PTK me shërbimet e veta në 17 lokacione të reja të Kosovës
Për herë të parë, Visar Bajraktari, banor i fshatit Isniq, do të mund të shfrytëzojë shërbimet e Telekomit të Kosovës, telefoninë fikse dhe internetin me gjithë kapacitetet e veta.

Thirrjen e parë të cilën e pranoi ai, ishte nga vet kryeshefi ekzekutiv i PTK-s, Shyqri Haxha.

Në këtë vendbanim gjinden gjithsej 1200 familje, të cilat prej ditës së enjte do të kenë mundësi të komunikojnë me pjesën tjetër të Kosovës dhe botës.

Inaugurimi i shtrirjes së rrjetit në 17 lokacione të Kosovës (projekt që kap shifrën mbi 10 milion euro), është bërë gjatë ditës së enjte, me çrast janë lansuar linjat e telefonisë fikse dhe internetit në fshatin Isniq (një prej tri vendeve të rajonit të Gjakovës, që ka përfituar nga ky projekt).

Përurimi i projektit të sotëm është edhe një dëshmi se, PTK jo vetëm në telefoninë mobile por edhe atë fikse është duke përparuar. Vetë fakti që këtu kemi kapacitete të internetit brezgjërë, do të thotë se ne po i afrohemi telekomit me standarde shumë të larta dhe shumë moderne, deklaroi CEO i PTK-së, Shyqri Haxha.

Centrali digjital i instaluar në fshatin Isniq, mundëson krijimin e mbi 1200 linjave telefonike dhe mbi 600 linja të internetit.

Adem Grabovci, zëvendësministër i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, ka uruar Kryshefin Ekzekutiv të PTK-së për punën e bërë.

E uroj KE e PTK për sukseset e vrullshme në drejtim të zhvillimin PTK-së. Në emrin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Transportit dhe Post Telekomunikacionit, i garantoj se gjithnjë do të jemi pranë tij, në mënyrë që të ecë me hapa edhe më të shpejt në zhvillimin e PTK-së dhe sukseseve të reja tha zëvendësministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit, Adem Grabovci.

Interesimi për këto shërbime të PTK-s është i pranishëm në këtë fshat, por ai është edhe më i madh në vende tjera. Pothuajse 90 përqind e kërkesave bëhen për të dy shërbimet, telefoni fikse dhe internet, gjersa vetëm 10 përqind kanë kërkuar vetëm shërbime të telefonisë fikse.

Interesimi për këto shërbime të Telekomunikacionit të Kosovës, në këtë fshat është, por edhe në lokacionet tjera është shumë i madh.

Rrjetat e sapo ndërtuara përkrahin shërbimin e zërit dhe të internetit me çmim shumë të volitshëm. Shumë shpejt në këto rrjeta pritet të ofrohet edhe produkti i televizionit përmes teknologjisë IPTV.

Gjatë ditëve të ardhshme, Posta dhe Telekomi i Kosovës pritet të bëjë inaugurimet nëpër vendet tjera.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=887. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=887
![PTK.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fteknologji.blog.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2FPTK.jpg&hash=4ce4680beb053c355b6732b02a35e76c)