Re: PSP Playstation Portable ( nga Sony)
Sapo kemi publikuar ke
www.pcalbania.com kete artikull te zgjeruar mbi PSP
Pc Albania // PSP
Kerko ne kete faqe
PSP, artikull i zgjeruar N-1
Mund te themi qe PSP permban te gjithe eksperiencen dhe talentin e prodhuesit japonez Sony.
Design teper terheqes, vemendje gjer ne detajin me te vogel, duket qe ne shikim te pare qe eshte Sony.
Pjesen e perparme e ze display prej 4,3" inch ne formatin e gjere 16:9. Anash gjejme kontrolloret klasik te Playstation, ne anen e majte-poshte ndodhet nje joystick analogjik e ne pjesen e siperme dy butona qe sherbejne per te gjuajtur.
Ne pjesen e prapme kemi lexuesin e disqeve UMD (Universal Media Disc), qe eshte dhe formati qe Psp te detyron te perdoresh.
Ekrani i gjere dhe disku Umd bejne qe PSP te kete dimesionet 170 x 74 x 23 mm qe jane te mjaftueshme per nje dispozitiv te tille e qe nuk te rendohet kur e mban ne xhep.
UMD
Le te flasim si fillim per formatin e ri te disqeve qe Sony po perdor ke PSP.
Formati i ri eshte ne vija te trasha nje nderthurje e MiniDisc me Dvd.
Umd ka nje diameter prej 6 cm dhe eshte i mbeshtjelle ne nje kuti plastike ( i ngjashem me Floppy Disc). Kapaciteti i ketij disku te vogel arrin deri ne 1.8 GB qe do te thote me pak fjale sa 3 Cd normal. Kur e sheh te jep nje ndjenje kenaqesie por pastaj kujtohesh qe mund ta lexosh vetem me Psp se per momentin nuk kane dal lexues te tjere. Nuk eshte dhe aq "Universal" sa e mban veten per momentin. Kur e mban ne dore, duket cik delikat keshtu qe me mire nese e perdorni me kujdes. Le ta vertetojne te tjeret sesa duron ne kushte ekstreme.
Pyetja qe te lind eshte se pse Sony perdor kete format disku. Kohet e fundit po vihet re nje levizje ne drejtim te hard disk ose memorieve flash sa une po shpresoja qe Cd do te zhdukeshin.Eh! Nuk qenka e thene.
Pergjigja eshte thjesht ekonomike, kushton shume te memorizosh GB ne formatet e parapermendura e pastaj eshte me bukur kur perdor formatin tend qe nuk e ka njeri. Sony shpresonte ti veshtiresonte jeten Cracker-ave por sic e kemi permendur ne nje artikull precedent tashme UMD jane Crack-uar.
Memory Stick
Ke PSP gjejme dhe lexuesin e Memory Stick Duo, mbuluar pas nje kapaku te vogel. Kush shpresonte te perdorte memoriet precedente qe kishte blere ke Sony prape del i humbur. Edhe ne kete rast Sony perdor nje format te ri qe nuk eshte kompatibel me te meparshmit.
Memoriet flash nuk kane ate cmimin e larte qe kishin me pare por prape se prape Memory Stick Duo jane me te shtrenjta se motrat e saj SD.
512 MB Memory Stick kushtojne rreth 80 euro kurse ato SD rreth 50 euro. E per me shume une personalisht nuk di te kete ndonje kompjuter me lexues te tille. Me siguri qe Sony kerkon te shesi dhe lexuesit me vone.
Porta Usb
Kur e pashe porten Usb u gezova me te vertete. Keshtu qe te jepet mundesia te lidhesh PSP me kompjuterin me ane te portes Mini-Usb e mund te shohesh dhe skedat Memory Stick si memorie normale. U kursyen leket e lexuesit per memorie. Ehe.
Ky ishte artikulli i pare mbi PlayStation Portable dhe do te pasohet nga detajet e tjera te ketij dispozitivi qe personalisht e mbaj per gjene me interesante per momentin. Ne fushen e teknologjise kuptohet.
Shpresoj qe do te lexoni dhe vazhdimin ne artikullin e zgjeruar N-2.
Pershendetje te perzemerta nga Pc Albania.