Re: Psikologji Kur'anore - ËNDËRRAT !
Në vijim citate nga Kur'ani në lidhje me temën :
>>E ai është që natën ua bëri petk, gjumin e pushim e ditën e bëri për
gjallërim. <<
Kur'an : Furkan 47
>>All-llahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes
së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i
është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është
caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e
caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon.<<
Kur'an : Zumer , 42
>>Së bashku me të hynë në burg dy të rinj. Njëri prej atyre dyve tha: "Unë
ëndërrova veten se po shtrydhi (rrush për) verë". E tjetri tha "Unë ëndërrova
se po bart mbi kokë një bukë nga e cila hanin shpezët". Na trego komentin e
saj, se ne të konsiderojmë nga komentuesit e mirë (të ëndërrave).
Tha: "nuk ju vjen juve ndonjë ushqim me të cilin ushqeheni, e që unë të mos e
dijë, t'ju përshkruaj atë para se t'ju vijë. Kjo është nga ajo çka më mësoi
Zoti im (nuk është fall e as prognozë). Unë kam braktisur fenë e një populli që
nuk e beson All-llahun as botën tjetër, e ata ishin jobesimtarë".
Unë ndoqa fenë e prindërve të mij: Ibrahimit, Is-hakut, Jakubit. Neve nuk na
takoi t'i përshkruajmë kurrë një send shok All-llahut. Ky (besim i drejtë)
është dhuratë e madhe nga All-llahu ndaj nesh dhe ndaj njerëzve, por shumica e
njerëzve nuk ia dinë vlerën.
O ju dy shokët e mij të burgut, a ësshtë më mirë të adhurohen zota të
ndryshëm ose All-llahu, i vetmi ngadhënjimtar?"
Ata që adhuroni përveq All-llahut, nuk janë tjetër vetëm se emra që i
pagëzuat ju dhe prindërit tuaj. All-llahu nuk shpalli ndonjë fakt për ta,
vendimi (në çështjen e adhurimit) nuk i takon kujt, pos All-llahut, e Ai
urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë. Kjo është feja e drejtë, por shumica
e njerëzve nuk e dinë.
O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t'i japë të verë zotëriut të
vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. çështja për
të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu).
E atij për të cilin besonte se është i shpëtuar i tha: "Më përkujto mua te
zotëriu yt". Po djali e vuri në harresë ta përkujtonte te zotëriu i tij, e për
këtë mbeti në burg disa vjet.
E (kur u afrua lirimi i Jusufit) mbreti tha: "Kam parë ëndërr shtatë lopë të
majme dhe shtatë lopë të dobëta që i hanin ato (të dobëtat, i gëlltitën ato të
majmet) dhe shtatë kallinj të gjelbër (që kishin lidhur frytin) e (shtatë) të
tjerë të tharë. O ju pari, nëse dini të interpretoni ëndrrën, më tregoni për
ëndërrën time!"
Ata (paria) thanë: "Ëndërra të përziera, e ne nuk dimë komentin e ëndërrave
të tilla".
E ai prej atyre dyve që shpëtoi (që i pat thënë Jusufi ta prmendë) e
përkujtoi pas një periudhe e tha: "Unë ju tregoj kuptimin e saj. Pra më lejoni
të shkoj (te Jusufi)".
(E dërguan te burgu, e ai tha) O Jusuf, o ti i drejti, na shpjego për shtatë
lopë të dobëta që i hanin shtatë lopë të majme, dhe shtatë kallinj të gjelbër
eshtatë të thatë, e ndoshta po kthehem te njerëzit (me përgjigjje), ashtu që
edhe ata të kuptojnë (vlerën dhe dijen tënde)!
Ai (Jusufi) tha: "Mbillni shtatë vjet vazhdimisht, e çka keni korrur lënie në
kallinj, pëveç një pakice nga e cila do të hani.
Pastaj, do të vijnë shtatë (vjet) të vështira (me skamje) që do të hanë atë
që keni ruajtur për to, përveç një pakice nga ajo që do ta ruani (në depo për
farë).
Mandej, pas asaj vjen një vit (i begatshëm) në të cilin njerëzve u bie shi
dhe në të cilin do të kenë të vjela (vit i begatshëm në përgjthësi)".<<
Kur'an : Jusuf 36 - 49
>>Zoti im, më dhuro mua (një fëmijë) prej të mirëve!
Ne e gëzuam atë me një djalë që do të jetë i butë (i sjëllshëm).
Dhe kur arriti ai (djalli) që së bashku me të (me Ibrahimin) të angazhohet në
punë, ai (Ibrahimi) tha: "O djali im, unë kam parë (jam urdhëruar) në ëndërr
të pres ty. Shiko pra, çka mendon ti?" Ai tha: "O babai im, punoje atë që
urdhërohesh, e ti do të më gjesh mua, nëse do All-llahu, prej të durueshmëve!"
E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe përmbysi atë në fytyrë (në
ballë).
Ne e thirrëm atë: "O Ibrahim!"
Ti tashmë e zbatove ëndrrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët!
Vërtet, kjo ishte sprovë e qartë.
Ne e shpaguam atë me një të therrur (kurban) të rëndësishëm.
Dhe ndaj tij Ne lamë përkujtim të mirë ndër popujt e ardhshëm.
Selam (shpëtim e paqe) pastë Ibrahimi!
Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit.
Vërtet, ai ishte nga robërit Tanë besimtarë.
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun, pejgamber prej të mirëve.
Dhe Ne i dhuruan bekim atij dhe Is-hakut e prej pasardhësve të atyre dyve do
të kenë punëmirë e të ndershëm, e edhe dëmtues t hapët të vetvetes. <<
Kur'an : Saffat 100 - 113