Re: Pse vajzat shqipetare nuk i tregojne famjiljes se kane te dashur
Shqipetare ,me vjen keq,nuk jemi kuptuar.
Pse vetem kur vendosin te fejohen duhen me nderhy prindrit.Ca eshte ky muhabet,jo serioz,jo ster-serioz.
Pse duhet te quhet tallje kur nje djale ndahet nga nje vajze?Kjo eshte prapambetje e theksuar.
Nuk duan te rrine me bashke dhe basta.
Vajza duhet te fejohet patjeter se "ngeli ne dere"thone prindrit.
Preferojne te martohet me nje qe ajo se do ,sesa te rrije e dashuruar me dike qe e do dhe ndihet mire me te.
Pse u dashka me u martu patjeter?
Mendimi i prinderve dhe opinioni eshte shume i prapambetur ne shqiperi dhe kam frike se do jete keshtu edhe per shume kohe.
Nje kusherires time i vinte zor se e pashe une me nje djale.
U skuq kur shkova tek shtepia e saj.Rrinte si ne gjemba.
Ndenja,hengra darke,folem dhe beme shaka,i dhashe te kuptonte se skisha ndermend ti tregoja njeriu.I shkriu gjaku te shkretes.
Kur e takova pas disa ditesh me falenderoi shume dhe filloi te me fliste per te dashurin:
"E dua",-me tha,"Kam qejf te rrij me te dhe nuk dua te fejohem derisa te njiohemi mire dhe te rritem dhe pak,por kam frike se mos ma marri vesh shtepia.Ai me ka thene se do te vije ne shtepi,ndersa une dua ta njoh mire dhe pastaj te vendos per martese.Tani per tani me pelqen te rrij keshtu,vetem se kam hallin e prinderve se po tju a them nuk do me kuptojne".
Sinqerisht i dhashe te drejte.Bej si te duash thashe ,shiko te miren tende,nuk quhet kur've ajo qe ka pasur nje apo dy te dashur.Iku koha e babaqemos.
Cte keqe ka sikur ai djali te hynte e dilte lirshem tek shtepia e saj,apo dhe ajo tek ai edhe pa qene te fejuar????
Jemi i vetmi vend ne Evrope ku gjera te tilla nuk jane normale.