Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Po lexoja kete artikull teper interesant mbi problemet e ngritura ditet e fundit ne lidhje me Universitetin e Vlores.
http://shteguidhive.blog.al/?p=11
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Liberalizimi i universiteteve i gjeti të papërgatitur shqiptarët. Dyert e hapura për këdo u kuptua si një ftesë për marrje diplome për të gjithë, pa dallim feje, race, lidhje familjare, gjinie dhe kryesisht pa dallim përgatitjeje. Mirëpo pavarësisht nga keqkuptimi, është e qartë se universiteti shtetëror zgjedh dhe mirë madje se kë do të pranojë si student/e dhe kë jo. Vërtet sot nuk ka më konkurse të cilat me një provim vendosnin fatin e dikujt pavarësisht prej cilësisë së përgatitjes në katër vite (gjë që u vu re, sidomos kur provimkonkursi u bë me zgjedhjen e alternativës së duhur, që rezultoi në pranimin e plot njerëzve të paaftë në shkolla që nuk i bënin dot!), por edhe mbledhja e pikëve dhe renditja e tyre nuk është gjë tjetër veç një formë përzgjedhjeje. Synon meritokracinë, por shumë prej nesh kanë dëgjuar histori fantastike kopjimi në provimet e maturës shtetërore dhe ato me zgjedhje. Me pak fjalë, dëshira “e mirë” nuk mjaftoi për të arritur cilësinë e dëshiruar.

Përveç shtrembërimit të rezultateve të konkursit, gjithashtu vihet re se caktimi i studentëve nëpër universitetet e Shqipërisë ndikohet nga fakti se Tirana vjel më të mirët, dhe se të mesmit dhe ata pa mbështetje përfundojnë të studiojnë cikël të ulët në Korçë, apo ndonjë degë tjetër në Lushnje, ku kërpudhat universitare po përpiqen të justifikojnë ekzistencën.

Në këtë situatë, kur Universiteti i Vlorës në autonomi të plotë të ligjëruar në dokumentet zyrtare sipas të cilave universitetet shtetërore gëzojnë autonomi, vendos ta ushtrojë këtë pushtet dhe të shtojë një kriter tjetër cilësie (studentët me mesatare nën 6 nuk do t’i rregjistrojë), pikërisht për të shmangur degradimin e shpresës për ndërtimin e një universiteti të mirëfilltë, reagimit janë të ashpra. Palët, përfshi dhe ministrinë e linjës, argumentojnë se nuk është e drejtë dhe se po diskriminohen të rinjtë, duke iu hequr të drejtën e studimit. Kjo është qesharake duke menduar se i gjithë sistemi është ndërtuar në bazë diskriminimi që caktohet nga pikët, dhe se disave iu mohohet Tirana, edhe pse është zgjedhja e tyre e parë. Nëse liberalizim do të thotë të futet kush të dojë, ku të dojë, atëherë pse shumë nuk fitojnë të drejtën për t’u futur në shkollën që është alternativa e tyre e parë?! Sepse nuk është e mundur, dhe sepse shkollat e larta duan të përzgjedhin. Në këtë situatë, Vlora ka të drejtë të zgjedhë të mos pranojë ata që mezi e kanë kaluar shkollën e mesme, që fatkeqësisht shpesh në Shqipëri do të thotë se janë dhe më dobët se ç’tregojnë notat e tyre.

Përveç të drejtës për të përzgjedhur studentë në një sistem i cili është në bosht përzgjedhës, Universiteti i Vlorës do të hyjë në historinë e shkollimit shqiptar, si universiteti i cili i pari bëri me dije hapur dëshirën për t’u përmirësuar, jo me fjalë, por me vepra. Shkolla shqipe po vuan më rëndë se kushdo pasojat e tranzicionit, dhe një 18 vjeçar/e futet në universitet, por nuk di të mendojë në mënyrë kritike dhe në plot raste as edhe të shkruajë gjuhën standarde shqipe, ndërkohë që mesataren e ka të lartë. Në një situatë kur edhe mesatarja e lartë nuk garanton cilësi, është e drejta e shkollës për të refuzuar ata që kanë mesataren e ulët. Vlora s’po bën gjë tjetër veç po refuzon të diskriminohet si shkollë e lartë e dorës së dytë, të cilës i dërgohen ata studentë që shkolla të tjera që pretendojnë se janë më të mira, nuk i pranojnë. Pra, refuzimi në fakt është ndaj vendimit të ministrisë për të çuar të dobtit në Vlorë, teksa më të mirën i çon gjetkë. Natyrisht, pas disa vitesh përvojë me modelin e maturës shtetërore Vlora ka kuptuar se si universitet i ri që është me studentë të dobët nuk ka asnjë shans për të dalë nga mediokriteti e për të ndërtuar një traditë universitare, me një fjalë: të bëhet UNIVERSITET. Kështu që refuzimi më duket mëse i drejtë. Kushdo, përfshi dhe një shkollë të lartë shtetërore si Universiteti “Ismail Qemali” ka të drejtë të synojë dhe përpiqet të bëhet cilësor.

Në fund të fundit, Ministria, me pushtetin që mbart, mund t’u caktojë të refuzuarve një tjetër vend, në një shkollë të lartë që i pranon gjithsesi. </div></div>
 

Al-Punk

Still here
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Faktikisht kam ndjekur debatin qe behej keto dite mbi kete ceshtje dhe ndonese ne Shqiperi ka shume motivime emocionale, u jap te drejte drejtuesve te atij Universiteti qe duan te perzgjedhin studentet qe do studiojne.
Nuk eshte se une kam shkelqyer ne Gjimnaz dhe kjo me jep mundesine te bej nje vleresim normal. Nese nuk arrin dot mesataren 6, atehere Universiteti eshte nje hale e madhe per cdo kend. Ose te pakten keshtu duhet te jete.

Ne Shqiperi nga ana tjeter ndeshim nje Ambicie boshe shkollimi. Ne shume vende te tjera nuk i jepet aq rendesi shkollimit sa deshires per te jetuar dhe per te bere ate qe cdokush do.

Nje zgjidhje qe nuk besoj se perceptohet fare nga Ministria e Arsimit te Shqiperise eshte qe ne Shqiperi gjithandej duhet te hapen SHKOLLA EDUKIMI PROFESIONAL. Elektriciste, Marangoze, Hidraulike dhe nje sere shkollash te tjera. Keto do i japin tregut te punes ne Shqiperi njerez te afte ne profesionin e tyre dhe jo deshtake te arsimuar qe bashkohen me militantet dhe drejtojne vendin ne dite e mevonshme.

Bravo Universiteti i Vlores!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Edhe une jam dakord me shkrimin e mesiperm. U bene shume vite qe degjoj sa majtas djathtas njerez qe bertasin per te drejten per t'u shkolluar dhe sa shume diskriminojne universitetet gjate perzgjedhjes. Keta njerez vetem jane duke mbuluar paaftesine e tyre per te studiuar. Kur dikush nuk merr dot 6 do te thote qe ka marre 5, ose ndryshe, qe ka mesuar sa per te kaluar klasen, katranjosa me shqelma per 5. Keta do te donit te punonin ne biznesin tuaj neser-pasneser?

Bravo Universiteti i Vlores!
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

StillM jam plotesisht dakord kur thua qe duhet hapur shkolla edukimi profesional kur ne nje kohe ne Shqiperi te gjithe jane muratore ,elektricista,bojaxhinj,karpentere, mekanike edhe doktore lopesh bashke.Ai qe ka mbaruar me 5 te iki se vetem te vjeli rrush ben kurse te Kristali ne Tirane na del jurist boti.
Kesaj i thone palle ariu ne Shqiperi
 

Al-Punk

Still here
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Vlore- Rektori i Universitetit te Vlores, &quot;Ismail Qemali&quot;, shfuqizon vendimin e marre nga Senati dhe urdhrin e tij per mos regjistrimin e studenteve fitues me mesataren nen 6. Tanush Shaska ka derguar nje e-mail tjeter nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ndodhet me pushime dhe pritej te mberrinte dje, ku ve ne dijeni vartesit se kishte komunikuar me Ministrine e Arsimit dhe Shkences per shtyrjen e afatit te regjistrimit. Por ky vendim i Shaskes eshte diskutuar dje me urgjence ne universitet dhe ka pasur nje deklarate te ashper te stafit te pedagogeve me nenshkrime ku kundershtonin rektorin. Ata kerkuan mbeshtetje nga organizmat nderkombetare per te mbrojtur autonomine dhe vendimin e Senatit, duke lene pezull deri mbremjen e djeshme fatin e rreth 800 studenteve ende te paregjistruar.

Urdhri i Shaskes ka dale me teper vonese, pasi vetem dje e-maili eshte publikuar ne faqen e internetit dhe derguar stafit te Universitetit &quot;Ismail Qemali&quot;. Nuk ka pasur asnje mundesi per te njoftuar studentet fitues qe te regjistroheshin ne sekretari, pasi rektori kishte njoftuar shtyrjen e afatit deri dje ne oren 17:00. Te interesuar ne universitet mesuam se nuk ishin kryer regjistrime. Por cuditerisht shifra qe jep rektori Shaska eshte e kundert me ate te MASH per maturantet me mesatare nen 6. Ne e-mailin e rektorit njoftohet se behet fjale per 168 studente qe do regjistrohen, ndersa mesohet se numri i tyre shkon ne rreth 800. Ne kete paqartesi te krijuar, nuk dihet ende se cila do te jete zgjidhja perfundimtare, pasi edhe stafi pedagogjik ka leshuar nje kunderdeklarate, ku braktis rektorin Shaska ne vendimin e tij. Kreu i universitetit citon ne e-mail se ka rene dakord me MASH-in qe vitin tjeter vendimi i Senatit te hyje ne fuqi dhe te mos pranohen me studente me mesataren nen 6-te.

Edhe pse dje ka qene dita e fundit e regjistrimeve dhe pranimeve prane universiteteve ne vend, kandidatet per studente ne Universitetin e Vlores, te cilet kane mesatare me ulet se 6, nuk u regjistruan. Nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences eshte dhene siguria se te gjithe keta studente, te cilet jane mbi 800, figurojne tashme te regjistruar prane universitetit. Por kjo pergjigje eshte e kunderta e deklaratave te dhena nga stafi akademik, se nuk mund te regjistrohen pikerisht per shkak te mesatares. Kane qene te shumte studentet, te cilet jane paraqitur dje edhe prane sekretariatit te universitetit per t'u regjistruar, por te njejten pergjigje kane marre.

Ne mbeshtetje te tyre mberriti dhe Zv/sekretari Politik i LSI-se, Besjan Pesha, i cili eshte shprehur dje nga Vlora, se kjo ceshtje eshte ne hapat e zgjidhjes. Pesha i ka bere nje apel edhe Universitetit te Vlores me qellim qe te jete sa me prane studenteve ne problemet e tyre, te cilat kane qene te shumta. Edhe perfaqesuesit e ministrise te gjendur per greven e urise ne qytetin e Vlores, mbremjen e te premtes kane siguruar se kjo ceshtje tashme eshte zgjidhur dhe studentet konsiderohen te regjistruar.

Ornela Hila



E-maili i rektorit, i derguar dje:

Shaska kthen mendje: Po regjistrimit

Te nderuar kolege,

dje i kam bere nje kerkese MASH per shtyrjen e regjistrimeve per maturantet edhe per diten e sotme. Me aprovimin e ministrit te Arsimit, ne sot (dje) kemi shtytur regjistrimin e maturanteve deri ne oren 17:00. Kjo eshte vetem per ata maturante me mesatare nen 6, te cilet nuk jane paraqitur per te shkruar emrat. Te gjithe te tjeret nuk ka nevoje qe te vijne me per t'u paraqitur sot. Per problemin e maturanteve me mesatare nen 6 ju njoftoj si me poshte:

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Prof. M. Tafaj, na ka dhene garanci te plote se te gjitha kushtet e vena nga UV per pranimet do te respektohen me rigorozitet ne vitin ne vazhdim. Ne frymen e bashkepunimit me MASH une kam dhene urdher qe regjistrimet te vazhdojne edhe sot (dje) per te gjithe ata maturante qe nuk jane paraqitur gjate javes. Mendoj se me garancine e Ministrit zgjidhet problemi yne kryesor, mbi pranimet ne UV. Ne do te regjistrojme maturantet me mesatare nen 6 te ketij viti, te cilet behen gjithsej 161. Dua gjithashtu te theksoj se ne kete proces UV ka ndjekur me perpikmeri ligjin dhe te gjitha afatet dhe une ne asnje menyre nuk po pranoj se ky ishte nje problem i krijuar nga UV. Shpresoj qe ne kete zgjidhje te problemit te kem mbeshtetjen e gjithe stafit akademik te UV-se.

Une ju garantoj se si Rektor i UV-se, do te vazhdoj te luftoj per autonomine akademike te UV-se, si edhe per problemin kryesor te hapjes se programeve te reja qe eshte bllokuar nga MASH. Besoj se do te kemi mbeshtetjen e Ministrit per zgjidhjen e gjithe problemeve te mbartura me MASH, vecanerisht ate te programeve te reja.

Pershendetje,

Rektori



Deklarate per shtyp e stafit pedagogjik: &quot;Jemi kunder rektorit, Te mos regjistrohen&quot;

&quot;Kjo deklarate behet per te kundershtuar vendimin e Rektorit per zgjatjen e afatit te regjistrimeve te maturanteve deri ne diten e diel, ne daten 4 tetor 2009. Ne si kolektiv pedagogjik i Universitetit &quot;Ismail Qemali&quot; te Vlores, e konsiderojme kete nje shkelje te rende te autonomise se Universitetit dhe neperkembje te autoritetit dhe dinjitetit te Senatit te UV-se, i cili eshte organi me i larte vendimmarres i Universitetit te Vlores. Ritheksojme qendrimin tone te meparshem, te deklaruar ne daten 23/09/2009, qe nuk mund te behet asnje kompromis me MASH ne kundershtim me vendimin e Senatit te UV-se, ne maj 2008. U bejme thirrje te gjitha institucioneve akademike, intelektualeve, opinionit publik, perfaqesive diplomatike dhe organizatave nderkombetare, qe ta perkrahin kauzen tone&quot;.

Stafi pedagogjik

Eustrat Zhupa

Ervin Ruci

Jorgo Mandili

Dorjan Tozaj

Lulezim Hajnaj

Petrit Taraj etj.





Kercenimi

Pas perfundimit te greves se studenteve te Juridikut qe fituan te drejten per nje diplome te nivelit te dyte, ka ardhur edhe kercenimi i studenteve me mesatare nen 6-te qe jane fitues te Matures Shteterore. Nese nuk regjistrohen, atehere ata do te nisin greven diten qe fillon viti akademik, 12 tetor.</div></div>


Tani Rektori thote Po le te futen, ndersa stafi akademik jo.
Ndersa studentet me mesatare nen 6 thone Greve Urie po nuk u futem (ne Juridik).
 

Al-Punk

Still here
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Ok nuk mund te mos rri pa i pare anen komike te kesaj situate.
Ata duan shkollim dhe nga arsimimi vetem te mira ka.

Skenari 1 do ishte:
Une them te futen ne greve-diturie, kuptohet edhe te hane.
Te marrin ca libra dhe ata qe duan me verte te bejne shkolle te rrine nja nje vit ne greve dhe te lexojne gjithe kohen. Familja kuptohet qe do i mbaje me buke. Ndersa ata qe duan te luajne letra gjate &quot;greves akademike&quot; (ekuivalente me vitin e pare akademik), le ti mbaje prap me buke familja.
Ministria e Arsimit meqe nuk e di cfare te beje, ne fund te vitit te Greves-se-Diturise te beje bilancin sa nga keta studente me mesataren nen 6 jane te afte ta kalojne vitin e pare me forcat e tyre.
Nga aq sa mbaj mend une nga shkolla ime, ka nje 10% qe mund ta beje kete gje. 90% te tjeret te kuptojne qe nuk zgjidhen keto gjera me greve dhe ta harxhojne vitin e dyte akademik duke punuar qe te lajne borxhet e prinderve.
 

tonce

Primus registratum
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Cdo gje varet nga KOSTOT.

Keta te universitetit te Vlores jane debila, perderisa nuk kuptojne qe: me shume studente = me shume para. Ne Itali nuk ekziston mesatarja per hyrjen ne Universitet. Ka fakultete ku behet konkurs sepse numri i nxenesve eshte i kufizuar (ne baze te kapacitetit didaktik dhe karrikeve per koke te fakultetit) ka dhe fakultete ku hyet pa ASNJE lloj konkursi.

Shqiperia duhet te diferencoje, shkallezoje tipologjite e nxenesve. Burse vetem atyre qe mbarojne me mesataren mbi 9.5, pavarsisht te ardhurave. Te gjithe te tjeret ME PAGESE te pakten vitin e pare shkollor, e burse per merite nga i dyti e tutje. Ata qe jane vertete te afte e te zellshem, dalin mbi te tjeret, hem ne nje klase me 20 nxenes, hem ne nje klase me 200 nxenes. Fakt!

Kush eshte i varfer dhe jo nxenes i dalluar, duhet te mjaftohet me shkollen e mesme, qe eshte lluks, perderisa te detyrueshme ne Shqiperi, ne mos gaboj, jane vetem 4 klasat e para. Ka nxenes qe deri ne te mesme nuk kane rezultate te mira, madje jane medioker nga ana e mesatares, POR, kane prirje per nje dege te caktuar e kur shkojne ne Universitet, nqs u lejohet, shpesh here ua kalojne dhe atyre qe kane ardhur me mesatare te larte nga e mesmja.
 

atman

Forumium maestatis
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Mire ata qe jane te varfer dhe nxenes jo te dalluar, mallkim patjeter, po ata qe jane te pasur dhe jo te dalluar?
 

tonce

Primus registratum
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Keta te tjeret paguajne taksat dhe kontribuojne keshtu per universitetin.
 

tonce

Primus registratum
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Diplomat do i blinin gjithsesi, ata qe jane te pasur dhe jo te afte nga ana shkollore. Ndaj çeshtja qe ti permend, nuk shtrohet fare.
 

aristokratja

Forumium praecox
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

Nje situate e vertete e treguar nga nje shoku im:

Ne nje bar nje djale rreth te 30-tave, po merrte gruan e tij ne telefon:

- Moj, per cfare e kam tamam tamam diplomen e shkolles se larte une, se du me fillu nji master.

Ideja eshte qe duhet te kete nje kriter pranimi, te pakten ne universitet publike, se ato private e kane vete ne dore, ose ndryshe shkolla e larte do behet si nje treg fshataresh:

-Hajde shkolla te larta, hajde mastera vetem per 2.000 Euro/viti!!!!
Dhe eshte e sigurt qe e merr diplomen, sapo paguan leket.
 

99999

Primus registratum
Re: Pse Universiteti i Vlorës ka të drejtë

le te marin te gjithe dipllome, c`fare te keqe ka; por varet se c`fare meson tek ajo shkolle ku futesh, sa i pergjigjesh tregut te punes me ato njohurite e mara. Kur dipllomen e ble me leke nuk di te punosh, kur ate e meriton shume shpejt do besh hajer.
 
Top