Dakord atehere.
Ne teresine e shkrimit ne fjale, edhe une mendoj se ai shkrim ishte shume me teper me permbajtje me natyre filozofike sesa psikologjike. Mund te mos biem te tere dakord ne lidhje me cfare do te duhet te kuptojme me fjalen filozofi dhe cfare do kuptojme me fjalen psikologji, por ne vija te pergjithshme nje shkrim qe permban ne menyre te bollshme alegori, ekuivalentime midis reales dhe sureales, realitetit dhe fantazise, apo qe synon te ndertoje ura midis cfare quajme objektive dhe subjektive, kjo eshte shume me afer filozofise sesa psikologjise. Psikologjia e studion mendimin njerezor, filozofia flirton me mendimin njerezor.
Megjithate, per te mos ngelur ne kufijte e qesharakes - sic eshte etiketuar nderhyrja ketu pak me lart - temen ne fjale po e levizim perseri atje ku ishte. Sidomos nese tema eshte hapur per te sherbyer me teper si zone meditimi me teper sesa diskutimi.