admin
Administrator
Firefox OS i Mozilla-s është një system operimi për smartphone. Nuk pritet të jetë i disponueshëm si sistem për laptop apo PC por gjithsesi, Mozilla po planifikon të nxjerrë një version të Firefox OS për tablet. Firefox OS nuk është një sistem që e instalon vetë në pajisjen tënde. Është sistem operimi që vjen që në fillim me pajisjen kur e blen.
Mozilla është një organizatë jo-fitimprurëse e dedikuar për ta përmirësuar rrjetin, ndryshe nga kompani të tjera të shfletuesve (si Microsoft, Google dhe Apple) qe janë kompani përfituese. Mozilla e sheh Firefox OS si një konkurrencë të fortë në tregun e smartphoneve.
Mozilla beson se një program i bazuar në rrjetin e hapur dhe do që të zëvëndësojë aplikacionet e zakonshme me ato të bazuara në shfletues që janë të ndërtuara në standarde të hapura. Kjo është një çështje gjithnjë e më shumë mes kompjuterave desktop dhe laptop, ku njerëzit kalojnë shumicën e kohës në shfletues. Pavarësisht nëse është kontroll emailesh apo shikim videosh, njerëzit më së shumti e bëjnë në një shfletues, dhe ka një mundësi shumë të mirë që ata të jenë duke përdorur Firefox për këtë gjë.
Gjithsesi, përdoruesit e smartphone dhe tablet shpenzojnë shumicën e kohës së tyre në aplikacionet që janë në sistem. Këto aplikacione duhet të shkruhen specifikisht për secilën platform dhe janë përgjithësisht të shpërndara në dyqane aplikacionesh. Apple, Google dhe Microsoft kanë secila ekosistemin e tyre me aplikacionet e tyre që punojnë vetëm në sistemet e tyre të operimit.
Mozilla do që të krijojë një sistem operimi mobile të bazuar në standarded e rrjetit, duke sjelle aplikacionet e klasit të parë në botën e telefonëve dhe duke luftuar kundër trendit drejt ekosistemit proprietar me aplikacionet e tyre të papërshtatshme.
Si është ndryshe Firefox OS?
Siç mund ta prisni duke marrë parasysh emrin e Firefox OS dhe vizionin e Mozilla, Firefox OS nuk punon vetëm aplikacionet e ndërtuara për të. Në të vërtetë, çdo aplikacion në Firefox OS është një aplikacion i ndërtuar në rrjet në HTML dhe JavaScript. Shumica e këtyre aplikacioneve mund të punojnë ekzekutohen lokalisht por ato mbeten të shkruara në teknologjinë e rrjetit.
Për ta përmbushur këtë, Mozilla ka shtuar një varietet API-s që lejojnë aplikacionet e rrjetit të përshtaten me veçantitë e hardëare. Për shembull, në Firefox OS, gjithçka që sheh një përdorues kur shtyp numra për të telefonuar, është e gjitha e shkruar në HTML dhe JavaScript. Ato ekzekutohen lokalisht por janë teknologji rrjeti të implementuara. Teorikisht, ju mund të “klikoni Vieë Source” kur shtypni butonat për të parë kodin e tij, ashtu siç mund të shihni kodin burim të një faqeje në rrjet.
Mozilla siguron dyqanin e saj për aplikacione në formën e Firefox Marketplace që është burimi zyrtar i aplikacioneve të Firefox OS. Operatorët telefonikë mund të krijojnë gjithashtu dyqanet e tyre të aplikacioneve të Firefox OS. Edhe aplikacionet e rrjetit mund të aksesohen nga jashstë dyqanit ashtu si faqet tipike të internetit.
Mozilla gjithashtu do që këto aplikacione të jetë portable. Për shembull, Mozilla krijon një version Firefox me të gjitha veçantitë për Android. Në teori, një ditë ju mund të instaloni Firefox për Android dhe të keni akses në Firefox Marketplace për të përdorur aplikacionet e Firefox OS në Android.
Burim: https://www.howtogeek.com/177330/wait-firefox-is-an-operating-system-now-firefox-os-explained/
Artikulli i plote...