Pse sna i dhane vizat
Ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj ti miratojme dhe ti quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike.

Nga Alqi Kociko

Pas nje bombardimi mediatik te pakten gjashtemujor nga ana e qeverise sone dhe pas nje ndjesie shprese te pergjithshme ne mes tone, se dita e bekuar me ne fund erdhi, Brukseli na e beri me hile. Europa nuk i liberalizoi vizat per shqiptaret, duke i bere sevap vetem Serbise, Malit te Zi dhe Maqedonise. Sigurisht, zhgenjimi yne merr me vete nje lloj ngushellimi qe e sjell bindja se se shpejti kjo dite do te vije; ne mos pas nje viti, pas dy vjetesh. Dhe kur vjen puna per te pritur per viza, e kemi treguar se kemi nje durim derri. Por zhgenjimi mbetet po ai, dhe keto dite frustrimi eshte projektuar ne dy drejtime: Zhgenjim ndaj garancise qe ka dhene vazhdimisht qeveria shqiptare, dhe nga ana tjeter ndaj hiles qe na beri Bashkimi Europian.

Duke u vene ne nje gare krahasimore me komshinjte fatlume, si ballkanas xheloze qe jemi, nuk eshte se nuk te krijohet pershtypja e padrejtesise. E kujt i dhane te drejten te levize pa vize neper Europe? Serbeve, ketyre shkaktareve te pergjakjes 10 vjecare te Ballkanit, ketij shteti qe edhe me paterica dhe i fashuar gjithkund, i bie gajdes se nacionalizmit te semure nderkohe qe plaget ekonomike dhe sociale i kullojne parreshtur. Malit te Zi, qe deri pak vite me pare ne vend te parajses se turizmit, media, politikane dhe prokurore europiane e portretizonin si parajsen e trafiqeve qe komandoheshin nga vete shtetaret kryesore; Maqedonise, ketij shteti qe mezi doli gjalle nga lufta e tete viteve te shkuar dhe qe sipas shume analisteve e politologeve, ende nuk i ka kaluar rreziku i shperberjes.

Perballe tyre eshte Shqiperia qe ka bere nje mal me reforma, qe u anetaresua ne NATO, qe nese dikur konsumonte siguri, tani eksporton stabilitet, qe pati rritje aq te qendrueshme ekonomike saqe nxorri jashte loje edhe FMN-ne dhe qe pajisi shtetasit e vet me karta identiteti. Por ja qe edhe sipas arsyetimit zyrtar te BE-se, kjo puna jone nuk eshte edhe aq e koklavitur. Ju or zoterinj, thote Brukseli, keni mangesi ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, procedurat e leshimit te pasaportave i keni problematike, po ashtu dhe menaxhimin e kufijve dhe emigracionit. Pak me shqip, do te thote se pasaporta mund te jete biometrike dhe elektronike, por nje kriminel mund te marre dy a me shume te tilla; ne kufijte tane hyne e dalin derri e dosa (me perjashtim te virusit), dhe po tua liberalizojme vizat, kete paaftesi tuajen do ua beni peshqesh vendeve te BE-se.

Dhe keshtu, ne jemi ne te njejten kategori dhe rradhe pritjeje me Bosnje-Hercegovinen. Vertet jemi kaq keq ne luften kunder krimit dhe trafiqeve? Vertet kushdo qe kerkohet nga ligji mund ta bleje nje pasaporte te paster dhe te shkoje kur ti teket, pa i thene njeri plac? Ky lajmi i mos-liberalizimit qe erdhi kete mesjave, u parapri nga plot lajme te tjera, sigurisht te mbizoteruara nga zgjedhjet dhe politika. Mes tyre, ra ne sy nje vendim i Gjykates se Larte, i paarsyetuar, per lirimin e nje personi te akuzuar per trafikimin e sasise me te madhe te heroines se kapur ndonjehere ne vend, plot 40 kilograme. Prokurorise se Krimeve te Renda i mbeten ne dore filmimet, fotografite dhe provat e tjera, e shokuar nga ky vendim. Edhe ne shume raste te tjera, organit te akuzes i kane mbetur neper rafte muaj e vite te tera hetimesh pas vendimeve heroike te kesaj natyre.

E pra, ne mund te ndertojme rruge, tec-e dhe hec-e sa te duam. Mund te hartojme projektligje qe tani u themi drafte e pastaj ti miratojme dhe ti quajme ligje, por perpara Brukselit do te jemi po ata problematike. Edhe atehere kur me nje vendim me shume politik sesa institucional, BE-ja te na i liberalizoje vizat, jam i bindur se pasaporta e shqiptarit do te keqyret me me skrupulozitet dhe mosbesim neper pikat kufitare, sesa ajo e malazezit, serbit dhe maqedonasit. Dhe per kete do te kontribuojne edhe raste si ky i fundit, kur Gjykata e Larte u kap me heroine. (klan)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27102. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27102