Pse shkruajne keq femrat?

Pse shkruajne keq femrat?

Pse shkruajnë keq femrat?



Gilmana Bushati
Të paktën pse shkruajnë më keq se meshkujt? Këto pyetje bëhen gjithnjë duke pasur parasysh nivelin e vlerësimit të artit të krijuar nga ato (vetëm nëntë shkrimtare kanë marrë ndër vite çmimin Nobel). Historiku i këtij vlerësimi tregon disnivelin mes vlerësimeve të bëra apo të dhëna për shkrimtaret dhe shkrimtarët. Nuk besoj se kjo vjen si pasojë vetëm e diskriminimit të vazhdueshëm të racës së femrave. Në fakt, është e vështirë të përcaktosh se cila është e vërteta absolute për përgjigjet e këtyre dy pyetjeve. Sigurisht që shkrimtaret as nuk do t’i përgjigjeshin, madje nuk do të donin ta dëgjonin, edhe pse të gjitha të dhënat flasin për inferioritetin e saj në arte, e më shumti në krijimtarinë letrare.

Në këtë gjini, ashtu si dhe në shumë të tjera, ajo arriti të ishte personazh i jashtëzakonshëm, pra subjekt. Por në ndryshim nga ky pozicion, dmth. si krijuese, ajo, në përgjithësi, nuk i arriti majat. Njihen pak emra të veçantë shkrimtaresh, të vlerësuarat numërohen me gishta, madje ky vlerësim apo njohje shpesh është bërë për hir të ashtuquajturës barazi gjinore, të përfshirjes së saj me pahir në krijueset më të mira, pasi përndryshe shkrimtaret realisht të vlerësuara për veprën e tyre do të ishin më pak se sa janë tani. Ndërsa shkrimtarët bënë historinë e letërsisë, ishin e janë promotorë të lindjes së rrymave të reja dhe vlerat e tyre i mbijetojnë shekujve. Është e vërtetë se sot, numri i shkrimtareve "të shumëshitura” apo “best-sellers” është i madh, por nuk mjafton vetëm kjo. Kjo kategori shkrimtaresh, por edhe shkrimtarësh ka ekzistuar gjithnjë dhe kjo situatë do të përsëritet edhe në të ardhmen. Por kjo nuk do të thotë që të gjitha shkrimtaret të trajtojnë tema qaramane, romantike, me dashuri të paarritshme, pra si telenovela të shkruara. Sigurisht që nuk duhet të mungojë ky tip shkrimtarjeje, pasi një pjesë e shoqërisë, kryesisht gratë, mbi të gjitha ato shtëpiaket, apo ato që nuk duan të lodhen shumë nga leximi, pra kjo pjesë e shoqërisë ka nevojë për të lexuar dhe duhet një lloj letërsie edhe për to. Si kjo e vërtetë ekziston edhe e vërteta tjetër, ajo që lexuesi, pavarësisht nga mbytja me konsumizëm, kërkon të lexojë letërsi klasike, po kërkon letërsi të mirë, po kërkon diçka tjetër dhe pikërisht ky lexues paracakton fatin e shkrimtareve nëse do të vazhdojnë të jenë apo jo. Shkrimtaret nuk e përdorin mirë fjalën dhe gjuhën, ndërsa shkrimtarët, ndonëse disa prej tyre janë nën nivelin e shkrimtareve, dinë ta përdorin gjuhën, fjalën dhe vendosin atë mënyrë komunikimi që e afron lexuesin, që ky afrim të mos i mungojë lexuesit edhe sikur t’i kthehet leximit të një vepre edhe pas njëqind vitesh. A është e hidhur kjo e vërtetë? Sigurisht që po. Sepse shkrimtaret nuk mund ta pranojnë kurrë një diskriminim të tillë, një ndarje të tillë, sepse ata nuk ndryshojnë shumë nga një pjesë e mirë e shkrimtarëve që vetëm rrahin gjoksin se janë ato dhe askush tjetër. Nuk janë të vetëdijshme për pozicionin në të cilin ndodhen, nuk punojnë për të qenë realisht shkrimtare, ato vetkënaqen shpejt nga vlerësimet që u bëhen. Nuk e di se çka u mungoi atyre, apo u mungon shkrimtareve të jenë një pjesëzës në përmasa më të vogla një të Virginia Woolf, Sylvia Plath, Flannery O’Connor, apo një Natalia Ginsburg, ose për t’u afruar edhe më shumë në moshë e vite një Margaret Mazantini. Ajo që i bashkon këto shkrimtare është se në veprat e tyre ditën të ishin vetvetja. Sigurisht që ka mjaft shembuj për t’u përmendur, por u mjaftuam me kaq. Nëse do të ishte njëfarë ngushëllimi për shkrimtaret duhet thënë se as shkrimtarët nuk i afrohen shembujve të sipërpërmendur dhe jo më t’i krahasojmë me të ngjashmit e tyre në kohë dhe me të sotshmit. Por shembujt nuk duhen marrë si ngushëllim, por si një pikë a kufi në të cilin nuk do të arrijmë dhe që hë për hë as nuk e shohim e jo më ta kalojmë. Eshtë e qartë se diskriminimi i parë i gruas erdhi nga Zoti, i cili nuk pranoi ta krijonte, por këputi një brinjë burri dhe e nxori në dritë, pra edhe fakti se nuk e nxorri nga ndonjë element tjetër i trupit është njëlloj përbuzjeje fillestare që ka gruaja në krahasim me burrin. Por në kohët moderne, gruaja, që nuk ishte e aftë gjatë shekujve të vendoste dinjitetin e vet, ka zgjedhur si lloj pavarësie vetëdiskriminimin: ajo vendos të mos jetë qenia më e lartë riprodhuese dhe pret që fëmijën ta marrë të gatshëm nga një epruvetë. Madje nismëtarja e prodhimit të fëmijës në epruvetë është pikërisht një grua. Mendojeni sikur ky proces të jetë i ngjashëm edhe për krijimin tjetër, atë letrar. Ky pozicion është një pështjellim historik, biblik, psikik, pra që gruaja nuk merr përsipër të jetë ajo për të cilën u krijua nga një veprim pak makabër, pra shkyerja e njërës brinjë nga trupi, sigurisht që do t’i ketë lënë shenja domethënëse burrit të parë. Ndërsa në procesin e saj krijues ajo përpiqet të marrë një pozicion tjetër, atë të joinferiores, sepse në atë moment ajo nuk e ndjen veten të tillë dhe në atë moment, ajo nuk është e tillë. Eshtë krijuese e mirëfilltë dhe mbështetet te frymëzimi, te kultura e saj e të shkruarit dhe e të menduarit të gjërave. Por gjithësesi edhe duke mbajtur njëfarë pozicioni në procesin e krijimit, përsëri libraritë mbushen me libra të krijueseve, që nga ata të moshës tepër të re, adoleshtente e deri tek mosha më e pjekur apo dhe e plakur, që herë herë mund edhe të quhen shkrimtare. Një pjese të mirë të këtyre shkrimtareve u mungon ndërgjegja e lartë, e cila dikton momentin se kur duhet të dorëzohet sepse nuk mund të shkruajë më gjëra me vlerë. Përkundrazi ato e vazhdojnë këtë krijimtari, ndërsa kritika vazhdon t’i vlerësojë me të njëjtat fjalë shambllone që ngrejnë lart sakrificën e gruas që do të bëhet edhe shkrimtare, juritë vazhdojnë t’i japin çmime vlerave të dyshimta që krijuara nga këto shkrimtare dhe përfundimi është se as kritika, as dhënia e marrja e çmimeve nuk do të jenë momente të vlerësuara në të ardhmen. Asnjë shkrimtare nuk do të ishte e lumtur nëse nipi apo mbesa e saj do t’i thonë një ditë se “kush të ka dhënë çmim me këtë që ke shkruar?". Ekziston edhe një kategori tjetër e krijueseve që e braktisin krijimtarinë. Jo ngaqë ndërgjegjësohen se nuk mund të shkruajnë apo se nuk i vlerësojnë siç duhet, por braktisja vjen për shkaqe të tjera të jashtme, për një realitet pak më komod apo për plotësimin e kushtit traditë, familje, shoqëri. Që të dyja këto kategori që nuk mund të jenë të ndara me thikë kanë një gjë të përbashkët: shkrimtaret a krijueset janë të bindura në vetvete se mund të krijojnë vlera të qëndrueshme, dhe kjo mund të jetë e vërtetë, por për aq kohë sa ato vlera nuk deklarohen, nuk shkruhen apo nuk thuhen nuk mund të quhen të tilla. Si çdo rregull edhe ky ka përjashtimet e veta. Por prapëseprapë përjashtimet mbeten tepër të pakta që të mund të vendosin një ekuilibër vlerash mes shkrimtareve dhe shkrimtarëve.
E megjithatë asnjë shkrimtar nuk do të mund ta shkruante “Letër një fëmije që kurrë s’u lind”, ashtu siç besoj se asnjë grua nuk do të mund ta shkruajë, as tani e as pas disa vitesh “Lehtësinë e papërballueshme të
qenies”.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Virginia Woolf do te jete permbysur ne varr.
Ndoshta kjo cupa duhet te lexoje "Nje dhome me vete", s'ka shume qe eshte botuar vec nja 70-80 vjet.

best-seller nuk eshte e barabarte me best quality!!!
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Pse shkruajne keq femrat?

"...rraces se femrave..."

kur kjo zonja/zonjusha te arrije te kuptoje ndryshimin midis fjaleve "rrace" dhe "gjini" atehere,ndoshta,do te arrije te shkruaje nje artikull per se mbari...si gazetare, jo si pseudokritike e letersise.
 

Dani83

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
E megjithatë asnjë shkrimtar nuk do të mund ta shkruante “Letër një fëmije që kurrë s’u lind”, ashtu siç besoj se asnjë grua nuk do të mund ta shkruajë, as tani e as pas disa vitesh “Lehtësinë e papërballueshme të
qenies”.

[/ QUOTE ]

une mendoj se ka nje te vertete brenda shkrimi i mesiperm.
nuk duhet te na mungoje gadishmeria te pranojme edhe mendime te reja duke dalur ndoshta edhe nga skemat tona.
eshte e dukshme qe mashkulli dhe femra nuk jane te "barabarte". ndoshta shprehja e duhur do te ish jane te "ndryshem". kjo sjell ne njohjen e problemit. vetem kur e njohim semundjen mund te filloj kurimi. femra duhet sipas meje, te afirmohet ne shoqeri me diversitetin e saj dhe jo duke kerkuar te jete si mashkulli dhe te bej si ai per te qene e "barabarte" me te.
vete diskriminimi i femres lind ne kerkesen qe te behet si apo e barabarte me mashkullin.

ky artikull mua me ben te mendoj se mashkulli dhe femra nuk jane te njejte.
"pse shkruajne keq femrat"?.. ajo ben jo mire ate qe bejne mire meshkujt dhe eshte e pa zevendesueshme ne ate qe eshte me e prirur te bej mire.
 

zog

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Jashte teme! Uroj te mos vazhdohet akoma ne kete drejtim sepse do fshihet cdo postim. Flm per mirekuptimin!

Ps : zog, evito ofendimet!!!
 

Blendi

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Nuk eshte cudi qe "Gilmana" te jete me te vertete ndonje mashkull seksist...ne qofte femer, do jete rritur pa nene.
Dhe pse e nis mbrapsht qe ne titull?
Pse shkruajne KEQ(?) femrat? KEQ? - tendenca eshte e qarte. Mund te ishte shprehur ne mijra menyra te tjera. Por Gilmana vertet shkruan shume keq. Edhe shkrimi ishte torture per tu lexuar.

Eshte e vertete qe truri i femres dhe i mashkullit nuk funksionojne ne te njejten menyre, por kjo nuk provon asgje, aq me pak nuk provon se meshkujt kontrollojne me mire gjuhen...nejse.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pse shkruajne keq femrat?

<font color="brown"> /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif C'po me shohin veshet ketej mua /pf/images/graemlins/eek.gif /pf/images/graemlins/eek.gif . Jo, them veshet, se edhe ajo qe ka shkruar artikullin s'besoj ta kete bere me ndonje hemisfere te lendes gri qe, do Zot, na gjendet te gjitheve.
Kete dallimin me meshkujve dhe femrave vetem ketu nuk doja ta shihja. Jam dakord qe mund te kete ndryshime ne gjetjen e subjekteve, menyren e trajtimi, kendin nga shikohet, por kjo qe ka shkruar "gazetarja" me siper eshte thjesht e papranueshme.
Me vjen keq, se u eshte referuar shkrimtareve nga letersia amerikane dhe duket nje ore larg qe nuk ia ka haberin.
Vetem duke permendur Virxhinia Ulfin ka rene ne kundershtim me veten. Jane te pakte meshkujt qe i afrohen stilit te saj te te shkruarit. Pastaj, nese do e kishte lexuar kete te fundit, vecanerisht, librin e saj "Nje dhome me vete", do e kishte kuptuar se perfshirja e shkrimtares brenda ne shkrim eshte vetem nje gafe trashanike.
Une asaj do t'i jepja edhe shembullin e Emili Dikinsonit. Eshte e paperseritshme. Motrat Bronte, Rossetti, Brown e shume te tjera e hedhin poshte teoremen qe paska krijuar me kaq mundim shkruesja e artikullit.

Une vertet nuk e di nga ka marre shkas kjo "kritike" e mbaruar per te bere kete shkrim, por vetem i tille nuk eshte. Nuk po futem me thelle ne ato qe shkruan edhe per orientimin e femres ne krijimtari apo mospranimin e saj per t'iu nenshtruar pozicionit qe ka qe prej lindjes (kjo ishte thagme fare). Nejse, bie dakord me ate qe ka thene se, edhe nga formulimi, te torturon ta lexosh si shkrim.
</font>
 

Juela

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

me fal po ky artikull ka qene kryekeput kunder Rudina XHunges dhe kjo shifet ne fjaline e fundit te artikullit, "letra nje femije qe s'lindi kurre" i cili bazohet tek libri i Xhunges "Sikur Ana...". Problemi i gazetareve ne Shqiperi esthe qe duan te marrin persiper te bejne kritike por ngaqe nuk duan te jene te drejperdrejte dhe i bien rrotull e rrotull...duke nxjerr disa teza te cuditshme...megjithate...une besoj ne nje gje qe dikur Robert Schwartz ia ka thene nj emikut tim " Femrat shkruajne me UNE, meshkujt me Ai"....dhe nga kjo kuptohet edhe ndryshimi pak ne menyren e te shkruarit, por absolutisht femrat nuk shkruajne me keq...nese flet per femrat shqptare...dueht te dihet nje gje...meshkujt kane me mundesi te rrezikojne ne shkrim dmth duke u bere me seksuale, me te drejperdrejte, me te ashper, me te dhunshem, dhe kjo sepse pasi ata mbarojne librin askush si pyet ne konferenca shtypi "U bazove tek jeta jote " apo askush nuk diskuton mbrapa kraheve "ua ai paska bere seks me gjithe keto veta" etj etj...ndersa per femrat ndodh ndryshe...pastaj kur behet fjala per letersine boterore...duhet perseri te merret parasysh fakti qe psh ne periudhat me te arta te letersise boterore, femrat as nuk lejoheshin te shkonin ne shkolle e jo me tej te shkruanin...nje shembull eshte filmi Little Women...me Winona Ryder ku aktorja eshte nje shkrimtare dhe e vetmja femer ne NY ne nje circle burrash...dhe qe mezi pranohej nga te tjeret....po qe normalisht shkruante me mire se shume meshkuj..(Louisa May Alcott eshte shkrimtarja ne realitet.Femra te mira ka plot...nje femer mori Nobel vitin e kaluar, nje austriake...Toni MOrrison, nje shkrimtare qe une adhuroj ka marre nobel dhe ka nje stil teper te rralle...Virginia u permend, Sylvia Plath, Harriet Beecher Stowe shkruajti Uncle Tom's Cabin dhe per te jgithe ata qe kane studiuar ne Amerike, e dine se cfare impakti ka ai liber edhe esot e kesaj dite...ai u shkruajt gjate kohes se luftes civile dhe denonconte skllaverine...po emily dickinson, po edith wharton, po Emily Bronte, Jane Austin po mary Shelley qe shkruajti Frankestein...po Sapho...poetja e famshme ne kohen e greqise se lashte...po shkritmare italiane sa ke te mira plot..c'mon ajo gaztarja as e ka idene fare te letersise edhe ato qe ka permendur i ka marre ne google...ka bere thjesht nje shkrim te ceket me nje argument qe nuk qendron per te dale tek ajo qe thashe me siper "Sme pelqen XHunga"...femrat nuk shkruajne me keq...se meshkujt...thjesht kane qene me pak...dhe jo prej epruvetave apo dolen nga brinjet e mashkullit, (si shkrim kristian me duket e jo shkrim gazete te pavarur)...po per shkak te kushteve te ndryshme historike e rrethanore...
 

Erolina

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Parukiere, nuk mendoj se eshte marre mundimi te jete kunder Rudina Xhunges. "Sikur Ana..." eshte nje kopjim i shemtuar i librit te Oriana Falliacit "Lettera a un bambino mai nato".
Besoj se ketij libri i referohej per lartesi stili femeror hapesja e temes.
Xhunga per te krahasuar diferencat krijuese mashkull-femer? Kopjuese po...ne teper, nuk mund te shkoje(te pakten deri tani).
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Ne qofte se tema hapet ne menyre negative dihet shume mire fundi.
Nuk e di kush eshte Gilmana Bushati (emer i sajuar?)
Nuk la lufte gjinishe ne krijimtari,ka ndoshta shkrimtare te te dyja gjinive,te mire ose me pak te mire
Doja vetem te shtoja emrat e femrave ruse,shkrimtare te mrekullueshme,plot jete dhe vuajtje,plot dashuri dhe mençuri

Nuk e di a jane te botuara ne shqip
Ana Akhmatova (une i kam lexuar edhe te pershtatura ne shqip por nuk kane shkuar akoma per botim)
Helena Roerich
Nina Gorlanova
Elena Arseneva etj etj
Vetem per nder te ketyre femrave kjo teme nuk duhej te hapej
 

Argi

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Nuk shkruajne femrat keq!!!!!!Jane disa te tilla si ajo me larte qe merr shembull RudinaXhungen per te na perfaqesuar femrat dhe eshte vertete per te te ardhur shume keq.Rudina Xhunga te perfaqesoje shkrimtaret femra.Saaaaaaaaaa KEQQQQQQQ!Whatever Jane shume femra te medha qe do te mund ta vertetonin se sa e gabuar eshte vajza ne mendimin e saj....
 

ujku81

Primus registratum
Re: Pse shkruajne keq femrat?

Eshte idiotesi te mendosh qe femrat shkruajne keq dhe meshkujt shkruajne mire. Po te nisesh me kete logjike do perfundosh te thuash edhe se femrat lexojne keq kurse meshkujt lexojne mire.
Sinqerisht kur pashe titullin mendova se mos e kishte "shkruajne keq" qe e kane shkrimin e keq, po ajo teta ja ka fut kot.
Sinqerisht nuk ja vlen me te diskutohet, te gjitha postimet jane kunder.
 
Top