Pse preferohet Online-Shopping gjithnjë e më shumë

Pse preferohet Online-Shopping gjithnjë e më shumë

clickOnline-150x150.jpg
Para 10 vjetësh njerëzve u dukej e papërfytyrueshme të blinin on-line. Sot numri i klientëve që porosisin dhe blejnë mallra përmes internetit është në rritje të vazhdueshme dhe oferta është shumë e madhe.

“Pse porosis Online? Sepse nëntë nga 10 artikujt që dua t’i blej i gjej në internet më lirë se sa në dyqan. Sepse mund t’i blij edhe të shtunën në darkë në orën 11 të natës, sepse s’kam nevojë për shitësen që të më këshillojë dhe se është thjesht komode.” Tregon 40-vjeçari Rolli, i cili ka 12 vjet që porosit disa herë në muaj në internet. Përveç mungesës së kohës meshkujt mendojnë se e kanë më kollaj të porosisin në internet, sesa të bredhin nga një dyqan tek tjetri.

0,,3736887_1,00.jpg

Oferta pa fund, preferenca pa fund

Oferta e mallrave që tregtohen përmes internetit është thuajse e pafundme. Por edhe preferencat e klientëve për mallrat që blejnë në internet janë të ndryshme. Katarina, e cila është gjithashtu kliente e rregullt e on-line shopping, tregon se: “Zakonisht blen ble rroba ose prodhime kozmetike, ndonjëherë ndonjë medikament, këpucë apo CD.”

Kurse Rolli thotë se Online blen vetëm: “Libra, CDs, DVDs. por jo këpucë, apo pantallona, pra diçka që duhet ta provosh. Si dhe gjëra për përdorim të përditshëm.”

40-vjeçari i blen rrobat në mënyrën tradicionale, pra në dyqan. Në këtë mënyrë ai bën përjashtim nga statistika, sipas së cilës me 42 përqind veshjet janë mallrat që porositen më tepër përmes internetit. Ato ndiqen prej CD apo DVD-ve me 18 përqind.

0,,4089753_1,00.jpg

Ç’ndodh me të dhënat që jep ?

Një problem që lidhet me tregtinë on-line janë të dhënat personale, që duhet të japësh për të kryer një blerje. Edhe në këtë drejtim konsumatorët ndryshojnë nga njëri tjetri. Dikush është më skeptik dhe i kujdeshsëm, një tjetër jo: “Për mua është shumë e rëndësishme se ç’ndodh me të dhënat që jap. Po ashtu e rëndësishme është se sa janë kostot e dërgimit të mallit. Por ashtu shikoj nëse mund t’i besoj faqes, pra është një firmë e njohur, apo një sipërmarrje e panjohur”  – tregon Claudia, që është nëpunëse në një bankë.

Për Geraldin kanë prioritet të tjera gjëra: ”Zakonisht unë nuk i vë mend nëse e njoh apo nuk e njoh atë që bën ofertën në internet. Pra blej atë që më duket më e mirë dhe më e lirë.”

Ble më e mirë dhe më e lirë

Besimi në tregtinë online- është i pakufishëm, por pikërisht për këtë shkakton edhe probleme, p.sh. kur do të reklamosh diçka. Gjithësesi për ata që e njohin mirë këtë lloj fushe, bota e tregtisë virtuale duket mrekulli e vërtetë.

Rolli thotë se është bërë ekspert i tregtisë online dhe se shumë prodhime që porosit jashtë Gjermanisë janë më të lira se po t’i blesh këtu megjithëse çmimit të mallit i shtohet edhe ai i dërgimit me postë “Zakonisht gjërat që porosit në Angli janë më të lira se po t’i blesh në Gjermani. Po ashtu edhe një CD që e porosit në SHBA është megjithë shpenzimet për transportin më e lirë se në dyqan këtu në Gjermani.”

DW

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24114. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24114

Top