Pse na djegin specat djeges?

Odea

Primus registratum
Pse na djegin specat djeges?

A e di ndonjeri arsyen se pse specat djeges na e djegin gojen kaq shume? Dhe jo vetem ate pjese te trupit por cdo gje tjeter qe ka kontakt me te.
Do doja shume te kisha nje pergjigje per kete.
Si dhe nqs ka mundesi te me thote dikush qe pse disa speca jane me djeges se te tjeret?


Odea
 

Odea

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

Fillimisht postuar nga Darien:
[qb] all you asked about and more
http://ushotstuff.com/Heat.Scale.htm [/qb]
hehehe, darieno, kur e lexon adresen e ketij websitit te duket sikur po flet per ne humans being very hot stuff lol
Nejse, thank you for the information rrusho.
It was very informative :thumbsup:


Odea
 

Darien

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

you are very welcome, pjeshke

tani na del pyetja: kush do na bëjë ca groshë me spec djegs të hamë ndonjë pjatë?
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Pse na djegin specat djeges?

Po nuk e moret seriozisht temen, po ju paralajmeroj se do e mbyll.

Keni plot tema te tjera per thashetheme.

Faleminderit.
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Pse na djegin specat djeges?

Ana Bluja je bo shume djegese /pf/images/graemlins/laugh.gif !!!

Une i kam fryk per vete se mbaj mend qe sa here behej fergese ne vere dhe kish qellu nonji 'gjegs' nuk hajsha nga sikleti asicik dreke se kishte helmatos gjithe kucin' /pf/images/graemlins/laugh.gif


/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pse na djegin specat djeges?

Une te them te drejten s'e mora vesh pse djegin specat :confused: asnje nuk na tha gje plus ca eshte kuci :rolleyes:
 

Darien

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

Kordelja,

shpjegimet janë tek ajo website, po janë anglisht
kur të kem kohë po e përkthej ndonjë fjali, po mbase na del ndonjë vullnetar tjetër që e përkthen më shpejt se mua
 

Guest
Re: Pse na djegin specat djeges?

ngaqe jane te shijshem /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Darien

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

matja e djegshmërisë
djegshmëria e specave djegës matet me njësinë skovill (Scoville, për nder të kimistit Wilbur Scoville, i cili u mor i pari me këto matje në 1912)

një nga llojet më të përhapura në Shqipëri janë specat kineze (siç u themi ne) ose tajlandeze (siç u thonë në disa vende të tjera); këto e kanë djegshmërinë 50 mijë - 100 mijë skovill; vetëm pak lloje janë më djegëse se këto (shiko tabelën tek http://ushotstuff.com/Heat.Scale.htm)

për këto rezultate matet përqindja e materialeve "djegës", prej të cilave më të përhapura janë kapsaicin dhe dihidrokapsaicin (përkthimi mund të jetë i pasaktë, më korigjoni ju kimistët po e ditët më mirë shqip)

Capsaicin
Code:
             H3CO
               ____       O            CH3
               /          |            |
           HO-<      >-C-N-C-(CH2)4-C=C-C-CH3
               ____/  | |          | | |
                      H2 H          H H H
Di-Hydrocapsaicin
Code:
             H3CO
               ____       O        CH3
               /          |        |
           HO-<      >-C-N-C-(CH2)6-C-CH3
               ____/  | |
                      H2 H
përveç këtyre ka edhe disa kapsaicinoide që gjenden në përqindje më të ulët; këtu futen nordihidrokapsaicin - dihydrocapsaicin me (CH2)5 në vend të (CH2)6, homokapsaicin - kapsaicin me (CH2)5 në vend të (CH2)4, dhe homodihidrokapsaicin - dihidrokapsaicin me (CH2)7 në vend të (CH2)6
...

kaq për tani, vazhdojmë përkthimin një herë tjetër
 

Darien

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

Pse na djegin

mirë që na djegin sepse kanë kapsaicinë, po pse e krijojnë atë ndjesi këto molekula?

Kapsaicina hap një derë në membranën e qelizave të gjuhës dhe gojës dhe në këtë mënyrë lejon kalçium të jonizuar të hyjë me shpejtësi në qelizë. Kjo përmbytje me jone kalçiumi jep sinjalin e dhimbjes që i transmetohet qelizës fqinje. E njëjta gjë ndodh kur qelizat vijnë në kontakt me një objekt të nxehtë. Djegia nga specat djegës dhe djegia nga nxehtësia janë të ngjashme në nivelin molekular, qelizor, dhe shqisor, prandaj truri i interpreton sinjalet pothuajse njëlloj.
 

Darien

Primus registratum
Re: Pse na djegin specat djeges?

lexova një artikull që kishte pak lidhje me këtë temë, prandaj po e shkruaj këtu

Chilli receptors detect heart attack pain

artikulli flet për një studim që shpjegon se i njëjti mekanizëm që lejon trupin të ndjejë sa na djegin specat djegës, e lejon edhe të ndjejë dhimbjen e zemrës si në infarkt dhe para-infarkt
 
Top