pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Familjarët:Të dënohen vrasësit, ndryshe marrim hak





--------------------------------------------------------------------------------

Aleksander Marku
Engjell Serjani
redaksia@gazetashqiptare.com

GREQI

Eshtë vrarë vetëm për një bluzë të kuqe me flamurin kombëtar? Duam drejtësi, duam dënimin maksimal për autorët ndryshe do të bëjmë vetgjyqësi”. Kështu kanë reaguar të afërmit e 17-vjeçarit Edison Jahjas, i cili u ekzekutua katër ditë më parë në Rethimnos të Kretës. Ata kanë mbetur të shtangur dhe me vështirësi janë bindur rreth arsyes absurde për të cilin humbi jetën Edisoni. Me të njëjtën mënyrë është komentuar kjo ngjarje edhe prej emigrantëve shqiptarë të cilët, janë indinjuar së tepërmi.

Protesta
Mijra emigrantë dje kanë mbushur sheshin para Prokurorisë së Rethomnos, duke protestuar ndaj këtij akti makabër. Ata kanë hedhur parrulla nëpërmjet të cilave dënonin racizmin dhe ksenofobinë greke, ndërsa në ambientet e brendshme të ndërtesës Prokurori i Rethomnos dha masën e sigurisë “burg pa afat” për 18-vjeçarin grek që kreu krimin. E njëjta masë sigurie u vendos edhe për të atin e autorit të krimit, i cili gjatë marrjes në pyetje ka tentuar të marrë përsipër autorësinë e vrasësit.

Vrasesit
Prokuroria ka arritur të zbardhë autorësinë e krimit vetëm pasi ka marrë në pyetje dëshmitarët okularë, të cilët kanë akuzuar 18-vjeçarin grek si autor të vrasjes. Ai akuzohet për “vrasje me paramendim”, ndërsa babai i tij për “bashkëpunim në vrasje me paramendim”. Pesë të akuzuarit e tjerë janë lënë të lirë, pasi kanë paguar një garanci pasurore prej 5 mijë Eurosh deri në zhvillimin e gjyqit. Midis tyre ishte edhe vëllai më i vogël i vrasësit, e dashura 28-vjeçare me shtetësi bullgare e autorit të krimit, si dhe tre të rinj të grek të cilët shoqëronin vrasësin 18-vjeçar. Gjatë deponimeve që kanë dhënë para hetuesve të Prokurorisë, personat që u lanë të lirë kundrejt garancive pasurore, deklaruan se në shtëpinë e të riut shqiptar kanë hyrë vetëm kur dëgjuan thirrjet e tij për ndihmë. Për disa orë emigrantët shqiptarë qendruan para zyrës së Prokurorit duke protestuar në mënyrë paqësore. Protestat vijuan edhe gjatë orëve të pasdites, kur emigrantët shqiptarë shpërndanë tek kalimtarët fletushka me përmbajtje antiraciste. Vepra e shëmtuar që kreu 18-vjeçari grek u dënua ashpër prej mediave greke dhe pjesës më të madhe të opinionit publik grek. Gjatë deklaratave që kanë dhënë, qytetarët grekë kanë mbajtur qendrim distancues dhe e kanë dënuar këtë krim të frikshëm, ndërsa një pjesë shumë e vogël e tyre është shprehur se “emigrantët shqiptar e kanë ngritur kokën pak si tepër”. Emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar se sot do të zhvillojnë protesta të mëdha në qytetet kryesore të Greqisë.

FAMILJARET
Prej trembëdhjetë vjetësh, në Kretë të Greqisë, jetojnë dhe punojnë 25 familje të fisit Jahaj, me mbi 60 pjesëtarë. “Erdhëm këtu për të ndërtuar një jetë më të mirë dhe gjatë këtyre viteve nuk kemi patur asnjë problem, jemi të gjithë me dokumenta të rregullta”. Kështu shprehet halla e Edisonit, 38-vjeçarja Luljeta Jahaj. Ajo tregon versionin e ngjarjes sipas rrëfimit që i ka treguar i vëllai, babai i Edisonit. “Im vëlla, më tregoi se e ka hapur derën e shtëpisë pasi ka dëgjuar trokitje rreth orës 05.00 të mëngjesit të datës 1 janar. Drejt tij janë turrur disa persona të cilët e kanë qëlluar menjëherë me grushta, shkelma dhe leva në trup. Tre prej tyre e kanë ruajtur, ndërsa katër të tjerë janë ngjitur në katin e dytë të banesës në kërkim të Edisonit, të cilin më pas e kanë ekzekutuar”, tregon ajo. “Nipi im punonte si pllakashtrues për të siguruar bukën e gojës si të gjithë njerëzit e ndershëm. Drejtësia greke duhet të japë dënimin maksimal për autorët e këtij krimi, ndryshe do të jemi të detyruar të bëjmë vetgjyqësi”, është shprehur Ylli, xhaxhai i viktimës. Me të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe nëna e 17-vjeçarit Salibeja. Familjarët e Edisonit kanë falenderuar emigrantët shqiptarë të cilët grumbulluan 5 mijë Euro duke hequr shpenzimet e funeralit, si dhe policinë greke e cila bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e shpejtë të autorëve të krimit.

VENDMI
Prokurori i Rethimnos, dje ka vendosur të lërë në dhomat e paraburgimit 18-vjeçarin grek që ekzekutoi 17-vjeçarin shqiptar Jahaj. I njëjti vendim u dha edhe për të atin e 18-vjeçarit grek.

BASHKEPUNETORET
Pesë të akuzuarit e tjerë për këtë vrasje janë lënë të lirë në këmbim të garancisë pasurore. Ata kanë paguar secili nga 5 mijë Euro, si garanci pasurore.

BERAT
KALLAMATE
Në muajin mars të vitit 2005, në Kallamatë të Greqisë u gjend i vrarë një 26-vjeçar, banues në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit. Ai u qëllua nga ushtarët grekë, ndërsa ishte duke udhëtuar në mënyrë klandestine në këtë vend.

MAMURRAS
ATHINE
Më 16 mars të vitit 2005, Ilir Frroku nga qyteti i Mamurrasit, emigrant në Greqi, u ekzekutua në një lokal në Athinë, sepse këndoi një këngë shqiptare. I riu shqiptar u ekzekutua ditën kur ishte duke festuar 26-vjetorin.

RACIZMI
ATHINE
Goditet me sende të forta dhe më pas autorët e krimit kanë tentuar ta djegin trupin e 30-vjeçarit Arben Lata. Viktima është gjendur në një pyll në afërsi të kryeqytetit helen. Të afërmit e tij deklaruan se Lata ishte viktimë e racizmit grek.

TIFOZI
ZAKINTHOS
Ishte nata e 4 shtatorit 2004 pas humbjes së kombëtares greke, në stadiumin “Qemal Stafa”. Emigranti Gramoz Palushi, 20 vjeç, ndërsa festonte fitoren e Kombëtares, është goditur me thikë në trup nga një tifoz grek në ishullin e Zakinthos.
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

EDHE NJE HERE:
hedhja ne ere e disa trageteve greke, autobomba ne rruget e athines dhe hedhja ne ere e disa kopshteve te kalamajve e ben grekun zap per nje jave dhe te shohim a thrin me te pafajshem ....dhe ju legenat qe me krahasoni me Hitlerin ju them se e kam per nder qe me quani ashtu.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

ottostrenksi thirrjet terroriste te tujat te cojne direkt e ne burg.

terrorizmi nuk ka sjell e nuk do te sjelli asgje.
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Leopardii, une jam shqiptar si ty, keshtu qe kam po aq te drejte te fals per kete teme po aq sa ty. Gjyqetaret greke, nuk jane me te ulet se ata shqiptar qe te nxjerrin nga burgu per 5000 euro dhe pse ke vrare njeri. Keshtu qe perpara se te ikim e te kerkojme llogari neper bote, le te kerkojme llogari ne vendin tone ku asgje nuk funksionon. Mua per vete nuk me duket me e poshter nje vrasje nga nje grek se sa nje vrasje nga nje shqiptar, pasi pasoja ne te dyja rastet eshte vdekja e nje njeriu.
 

963

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Rracizmi nuk eshte çeshtje vetem e Greqise, ai eshte çeshtje e te gjitha vendeve te pasura.Ne perendim sot nuk i duan refugjatet arabe dhe zezake. E njejta gje ne Greqi me shqiptaret.E vetmja menyre mbrojtje nga ana e shqiptareve atje eshte nenshtrimi, perndryshe ata do perfundojne te gjithe neper furra si ne kohen e Hitlerit.Shqiptaret atje duhet te ulin koken dhe te punojne sepse nuk kane zgjidhje tjeter. Ata se bejne dot ligjin ne vend te huaj.Ose te kthehen ne Shqiperi, keshtu ndihmojne ekonomine shqiptare.
 

hudra

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
EDHE NJE HERE:
hedhja ne ere e disa trageteve greke, autobomba ne rruget e athines dhe hedhja ne ere e disa kopshteve te kalamajve e ben grekun zap per nje jave dhe te shohim a thrin me te pafajshem ....dhe ju legenat qe me krahasoni me Hitlerin ju them se e kam per nder qe me quani ashtu.

[/ QUOTE ]
OTTO
A i ke pi ilacet per sot se qenke i nervozum o flori!
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

e shoh se ka shume ketu qe llapin, pyeti pak nenen e atij djalit qe theren greket si kec se cfare ndjen e pastaj mendoni cfare flisni........po nuk e ka fajin greku jo e kane fajin politikanet tane kurva qe i perdridhen grekut.....ato tanke qe kemi mjaftojne per te shku deri ne athine....
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Oto, ketu spo ve njeri ne diskutim aktin e atij grekut qe ka vra, as te atyre qe kan marre pjese, po metoden qe ti po do me perdor. A eshte kap nga policia ai, a eshte denuar si akt nga pushtetaret lokal, si te policise ashtu dhe te bashkise, ky pra eshte ligji grek, ça kerkon me shume! Gjakmarrja vazhdon te praktikohet vetem ne Shqiperi dhe eshte metode mesjetare e gjetjes se drejtesise.
 

OTTOSKORZENY

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

as une spo ve ne diskutim aktin e atij grekut po ceshtja qendron tjetersoj, kosova eshte e jona, gjysma e maqedonise dhe cameria.Nqse nuk na e japin vendin tone duhet tja marrim dhe nqse eshte nevoja me force se rruge tjeter nuk paska
 

MLK

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Otto, ty nuk po te japin pronat e gjyshit tat ne venit tat, ti po dashke me i hap lufte botes! Ik e hapi qeverise tate i here, masnej shohim per trojet jashte shqiperise.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Emigranti nuk pranon të firmosë kallëzimin nga frika e hakmarrjes


Kretë, grekët masakrojnë për vdekje shqiptarin




Marko Caka/Athinë
Tre shtetas grekë dhunojnë emigrantin shqiptar në ishullin e Kretës, aty ku ditën e dytë të këtij viti Edison Jahaj u ekzekutua me 17 thika në trup.

Sipas deklaratës së emigrantit shqiptar, ai është keqtrajtuar nga tre persona në qytetin Irakios të Kretës. Autorët e ngjarjes kanë qenë duke lëvizur me një makinë tip “Jeep Cheroce” 4/4. Ata kanë sulmuar shqiptarin, që prej vitesh jeton në lagjen “Nea Alikarnasu”, pasi i kanë bërë atij një ofertë për ta punësuar. Shqiptari, që shpeshherë dilte për të kërkuar punë në sheshin “Sinani” të qytetit ku jetonte, është përgjigjur pozitivisht ndaj ftesës së tre grekëve, të cilët kanë kërkuar që emigranti të shkonte bashkë me ta në vendin ku do të punonte. Më 4 janar, emigranti shqiptar që thotë se nuk mund të shpjegojë arsyen e sulmit, është nisur bashkë me tre grekët me makinë. Shoferi i mjetit kishte hapur derën e makinës dhe i kishte ofruar shqiptarit punë me 40 euro. Në kohën kur makina po afrohej për te vendi ku do të punonte emigranti, tre grekët i janë vërsulur shqiptarit dhe e kanë qëlluar për vdekje. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me makinën e tyre. Shqiptari që kishte mbetur i shtrirë përdhe arriti vetëm të njoftonte në celular gruan e tij. Ajo ka njoftuar ambulancën (EKAB), e cila ka dërguar shqiptarin në spitalin më të afërt. Policia tha se, me gjithë dhunën që kishte pësuar, shqiptari nuk ka pranuar të firmosë kërkesën për ndjekje penale ndaj autorëve të ngjarjes nga frika e një hakmarrjeje të mëvonshme. Ai ka thënë se, tre personat që e kanë sulmuar ishin të veshur me kostume shik dhe kishin një trup mesatarisht mbi 1 metër e 75 centimetra. Shqiptari i plagosur nuk kujton asgjë nga të dhënat e makinës, pasi nuk kishte dyshuar se do ta dhunonin. Banorët e zonës ku ndodhi ngjarja, dyqanxhinjtë nuk kanë njohur banorë vendas me karakteristikat e tre autorëve të ngjarjes.


panorama 06.01.06
 

Leopardii

Primus registratum
Re: pse moj Greqi e rreh kur ai kerkon copën e bukës ??

Prej vitit 1991, në Greqi u vranë 120 shqiptarë


Autori i Lajmit: Nga Athina, Shpëtim Zinxhiri
Bashkimi Europian nëpërmjet “Eurobaromentrit” dhe disa organizata të njohura ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e kanë cilësuar Greqinë, si vend ku shkelen rëndon të drejtat e emigrantëve dhe ku racizmi dallohet në nivel të lartë. Për këto veprime raciste kundra emigrantëve Greqia nuk ka mbetur jashtë vëmëndjes së opinionit ndërkombëtar, të cilët jçdo vit e kanë kritikuar ashpër. Vetëm për vitin 2000 ky vënd kritikohet nga Organizata Ndërkombëtare Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, si dhe nga Organizata Amerikane për të Drejtat e Njeriut “Human Rigts Ëatch”. Kritikë e ashpër është bërë në drejtim nga kjo organizatë, për të garantuar të drejtat e barabarta, konform sipas dispozitave ndërkombëtare për ndalimin e dallimeve racore, kombëtare dhe të besimit fetar, pasi ekzistenca e një dispozite të tillë është një detyrim për Greqinë. Nga raporti i Amnesty International më 5 tetor të 2005 del se Greqia është vendi ku shkelen të drejtat e njeriut, ku të huajt qëllohen me armë në kufi, nuk u jepet azil politik dhe mbahen në kushte të këqia. Shteti grek duhet të bindet ligjeve për të drejtat e njeriut...Mijëra njerëz nga Shqipëria dhe vënde të tjera vijnë në greqi për të kërkuar kushte më të mira jetese. Disa qëllohen dhe vriten, disa nuk u jepet menjëherë leja e hyrjes dhe e qëndrimi...Për këtë është krijuar një atmosferë racizmi dhe ksenofobisë në popullin grek...
Greqia, kampione në Europë për ksenofobi dhe racizëm
Për ndjenja ksenofobie dhe veprime raciste të grekëve kundra të huajve, për histerizën kundra shqiptarëve, Barometri i Komisionit Europian e ka renditur Greqinë në vënd të parë ku 71% e popullsisë janë kundra emigrantëve dhe në përgjithësi kundra shqiptarëve. Në vitin 1999 barometri vëndas tregon se 89.5% e popullsisë kërkojnë largimin e të gjithë emigrantëve. Gjatë emigracionit në Greqi popullit shqiptar i janë vrarë mbi 120 njerëz të pafajshëm, ku për çudinë e të gjithë shqiptarëve asnjë nga këta vrasës nuk janë dënuar nga drejtësia vëndase. Po t’i hedhim një sy statistikave të viteve të mëparshëm do të shohim se viktimat shqiptarë nuk kanë qenë vetëm të mekanizmit shtetëror, por më e keqja është se u la të lirë një pjesë të popullit të bëjnë krime.
Në 50 muaj 47 emigrantë të vrarë
Profili i krimeve në këtë vënd ka filluar që në vitet e para të emigracionit ku emigrantët ishin të pa mbrojtur nga askush, si nga vëndi i tyre ashtu edhe nga vëndi prites. Në periudhën nëndor 92 mars 97 janë vrarë 47 emigrantë, ku nga këta 45 ishin shqiptarë dhe 2 ciganë. Për këto vrasje janë kryer nga mekanizmi shtetërorë(policia) kundra emigrantëve 83 sulme, nga populli 67 sulme. Lidhur me këto vrasje, kryetari i i organizatës antiraciste për Europën, Takis Janopulos është shprehur se “këto shifra nuk mund t’i kundërshtojë dot më asnjë njeri, askush me gojën plot nuk mund të thotë se në Greqi nuk ka racizëm”. Deri më sot dy qeveritë kanë heshtur përpara 120 vrasjeve makabre. Por deri kur? Përse këto vrasje vihen në arshivë dhe nuk gjykohen vrasësit.?...



ballkan
 
Top