Kjo ndodh sepse si shqiptare, rrugen drejt Europes e kuptojme edhe me ndryshimin e gjuhes! Ceshtja ne fjale eshte nje problem goxha i madh por qe rralle here diskutohet neper media per te mos thene fare. Natyrisht, nje nder mediat qe i dha nje dore te mire ketij problemi ka qene pikerisht Top Channel dhe me vone te tjerat ju pershtaten. Duke qene se ky stacion ndiqet anembane (fale edhe platformes se pare qe doli, Digitalb) atehere ndikimi eshte me i madh.
Ajo qe duhet te behet e qarte eshte qe marrja e fjaleve te huaja mund te behet por ne rrethana te vecanta. Nese mendojme qe ne fushen shkencore pjesen me te madhe te zbulimeve i kryejne amerikanet dhe u japin emertimet e tyre, atehere tentativat per ti pershtatur ne gjuhen shqipe jane gati te pashpresa dhe si pasoje je i detyruar me perdorur ate fjale (shembulli me i mire dhe i thjeshte eshte fjala kompjuter). Ne kete rast, nuk mund te konsiderohet si tentative per te ndryshuar gjuhen. Nga ana tjeter kur degjon fjale si iniciohet ose kur thote Reis Cico "alzohem ne mengjes" atehere kupton qe cdo tentative eshte e kote!
Ketu nje rol te rendesishem duhet te luajne gjuhetaret qe duhet te mundohen te kontrollojne kete fluks fjalesh qe futen ne gjuhen shqipe dhe aty ku duhet ta lejojne dhe aty ku nuk duhet ta ndalojne. Problemi pastaj qendron se si me i shperndare keto vendime ne menyre qe te gjithe mediat ti ndjekin!
Te gjitha keto gjera tregojne qe nuk ekziston nje mekanizem qe mund ti beje balle ketij problemi dhe si pasoje perdite e me teper do te ndeshemi me keto fjale. Duhet te kihet parasysh qe jane brezi i ri ata qe do te ndikohen me teper nga keto fjale dhe fjalet e vjetra do te harrohen, ndoshta edhe duke i cilesuar si "fjale te kohes se xhaxhit"!