pse???????kush??????? pse ai ????????
lexoni artikullin dhe me thoni nese jeni dakort
une jam kunder
Autoriteti, mungesa që çertifikon kriza
AGIM BAÇI
Të gjithë kemi nevojë për referenca. Kur i referohemi diçkaje, sidomos kur duam të bindim dikë tjetër, të gjithë rrekemi të gjejmë një emër apo një argument sa më të besueshëm. Dhe, shpeshherë suksesi me bashkëbiseduesit apo me eprorët që kërkojmë t’i bindim varet pikërisht nga ajo të cilës i jemi referuar.
Varur nga ky këndvështrim, shqetësimi im nuk ka të bëjë më shumë me marrëdhëniet mes individëve, por mes shoqërisë dhe shtetit, e më pas edhe mes shoqërisë dhe politikës. Pra, pyetja ime është shumë e thjeshtë: A kemi ne autoritete të cilëve mund t’i referohemi për atë çka na preokupon si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen? Pra, a kemi mundur ne të ndërtojmë një grup, që rëndom quhet elitë, që të jetë autoritare në dhënien e zgjidhjeve?
Ngërçet politike, mungesa e ideve, rraskapitja ekonomike, janë pjesë e realitetit, të cilat prej kohësh nuk përbëjnë lajm për askënd prej nesh. Vende të tjera në botë kanë ditur të ndërtojnë institucione të tilla, të pakontestueshme prej një shumice të konsiderueshme, institucione që japin zgjidhje atëherë kur të zgjedhurit apo të emëruarit nuk munden më të ecin përpara. Pra, vende të zhvilluara kanë gjithnjë “në kasafortë” zgjidhjen nëpërmjet të pakonsumuarve, zgjidhjen nëpërmjet atyre që marrin tituj nderimi dhe paguhen “për të qenë të qetë e të qartë atëherë kur të tjerët kanë humbur toruan”. Po ne, a kemi të tilla institucione, të tilla figura me përgjegjësi që mund të bëjnë të heshtin mendjet e nxehta të atyre që na drejtojnë? A kemi ne institucione dhe figura që t’u rikthejnë shpresën atyre që e kanë humbur për të jetuar të qetë këtu? Eshtë e vërtetë që ne kemi disa institucione që i paguajmë si të tilla. Kemi akademikë dhe profesorë. Por është po kaq e vërtetë që asnjëherë nuk kemi patur mundësinë që zgjidhjet t’i kemi nëpërmjet një rruge të tillë e prej njerëzve të tillë. Mund të akuzojmë gjithë ditën politikën. Mund të bindim këdo që politika e ka mbytur një zë të tillë dhe i ka detyruar të firmosin zgjidhjet e sugjeruara prej tyre. Por pikërisht këtu është edhe gabimi për të cilin ende nuk po gjejmë zgjidhje. Të justifikosh dikë është diçka, por justifikimi nuk ka asnjë vlerë përballë asaj që na duhet, nuk vlen për nesër. Sepse, ata që i paguajmë si vlera, janë pikërisht për ditë të tilla, që njerëzit të kenë një derë për të dalë nga pesimizmi, nga mungesa e shpresës. Pra, ata që paguajmë për vlera mund të kuptohen vetëm nëse qëndrojnë si të tillë. Nëse ata që i paguajmë në emër të vlerave nuk munden t’i shmangen dhunës që ushtron mbi ta politika, ose duhet të futen vetë në politikë, ose të heqin dorë nga të qëndruarit në pozicionin e të paanshmit.
Shqiptarët kanë nevojë për një autoritet që t’i referohen, një autoritet që do të mund t’i rikthejë optimizmin se ajo që u përket shqiptarëve është përtej asaj që na shfaqet. Për aq kohë sa ne nuk do të kemi autoritete të besueshme, për aq kohë sa do të kemi elitën “bisht politike”, atëherë ne nuk mund të pretendojmë për zgjidhje të drejta por vetëm për zgjidhje spontane. Nëse ne nuk nxitojmë të ndërtojmë një elitë të tillë- një elitë që do të dijë të thotë të vërtetën dhe zgjidhjet, atëherë në emër të kujt do të mund t’i drejtohemi fëmijëve shqiptarë që të qëndrojë këtu e të punojnë për Shqipërinë? Ne kemi nevojë për një autoritet - kemi nevojë për një autoritet të cilit të rinjtë e sotëm dhe fëmijët e nesërm të kenë arsye për t’iu bindur, të kenë arye për t’i ndjekur. Përndryshe, përveç viteve të sotme ne rrezikojmë të humbim edhe Shqipërinë e nesërme.
16/11/2003
KATEGORIA: Analiza