Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

Sportdashesi

Primus registratum
Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

Marrur nga www.Sportdashesi.com


Rama deklaron se deshiron te luaj per Zvicren dhe jo per Shqiperine ne nje deklarate qe para nje viti ishte e kundert . Keshtu kur ai si lojtar cilesohej si i mire per kampionatin zviceran por jo te nje cilesie nderkombetare gje qe per Shqiperine nuk ekzistonte mbasi Kombetarja shqiptare vuante qofte dhe per lojtare te tille . Atehere Shqiperia nuk ia mbushte syrin , nuk e di ndoshta as ne vesh te trajnerit nuk ka shkuar emri i Rames mbasi atje njerezit qe merren me grumbullimin e informacionit rreth lojtareve jashte as qe punojne por e kane mendje ku te te manipulojne dhe te vjellin leke nga buxheti shteteror. Ata sigurisht sdo ta pranojne kurre kete akuze mbasi'e gjithe Shqiperia ndodhet ne kete batak ku ka rene . Kujt do ti shkonte mendja per Ramen ? Milaimi duke ditur se cfare lloj njerezisht kane perfunduar shqiptaret ( Si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove ) e kuptoi se nuk ka kohe per ti mbushur mendjen ketyreve njerezve "te trashe" dhe burokrat per talentin e tij. Eshte 27 vjec dhe me familje dhe me nje djale ( e quajne Arlind ) . Eshte ne kulmin e karrieres dhe ekonomia e tregut te lire thote qe te shfrytezohet sa me mire rasti kur del .Mosha nuk i premton pra neser zor se do te arrij nje nivel te till sado optimist te jete. Tashme eshte goleshenuesi me i mire dhe si i tille ben thirrje drejt Shqiperise dhe Kosoves qe ta degjojne por kurrkush atje nuk e degjon mbasi secili sheh biznesin e vet ( me mashtrime dhe sa do para do te vjeli ) . Keshtu del ajo qe mjaft mire e dinte se s'do bente hajer me Shqiperine . Atehere hedh syte nga kombetrja zvicerane. Sigurisht per zviceranet nje lojtar i tille per momentin si goleshenuesi me i mire i kampionatit zviceran ja vlente te luaj per ngjyrat e saj. I behen kerkesat dhe ai sheh se i hapet drita jeshile per nje jete te mire nga ana ekonomike . Kete drite "jeshile" kane pare dhe Pirro Dhima , Luan Shabani , Agron Xhelili etj nga Greqia dhe menjehere e moren. Duke pasur si arsye se memedheu nuk mund tia plotesoje dot kerkesat qe kane si sportiste te nivelit te larte pranojne me mire qe te rrojne shume mire ekonomikisht dhe te kete nje te ardhur te sigurte ekonimike ne nje vend te huaj sesa te merren me ndjenjat nacionale. Tashti sesa e drejte eshte ky vendim eshte zgjedhje e secilit por e verteta hapur thote se secili nje nene ka ne kete bote dhe se nqs lind i varfer nuk mund te akuzosh nenen tende se rron i tille dhe ta mohosh kete nene per te shkuar ne nje shtepi me te mire dhe per te kaluar nje jete me te mire. Keto jane idete e familjes dhe te atdheut . Nqs nuk don ti kesh eshte puna e secilit . Mund te perdoresh lloj lloj arsyesh se pse nuk kerkon te jesh ne sherbim te atdheut tend por ne sherbim te te huajit . Sigurisht Rama sheh te ardhmen e femijeve te tij ne Zvicer ashtu si dhe Dhima,Shabani etj te tyret ne Greqi dhe shume te tjereve ne Gjermani , USA etj. Rendesi ka ajo qe ndodh perfundimisht dhe perfundimi i ketyreve historive eshte : MOHIM I VENDIT TEND ( dashur , padashur ) DHE INTERESI YT MBI GJITHCKA. Ose me mire eshte nje shprehje artistike ne nje film shqiptar ku i ndershmi pyet dredharakun " Por si ta haj turpin me buke ?!" dhe dredharaku i pergjigjet "Shoqeroje dhe me nje gote vere dhe do ta pelqesh ate " . Pra fjalet jane te teperta . Se "Te lartit" shqiptare mohuan Ramen (kur ai donte) kete nuk mund ta mohojme dhe ne por dhe qe Rama tashme mohon Shqiperine ( kur asaj ju hapen veshet) dhe per kete nuk mund ta themi jo. Tashme interesi familjar dhe ekonomik e ven Ramen te luaj kunder Shqiperise dhe te gezoj Zvicren ne rast fitore ne ndeshjet per Evropianin dhe hedhe poshte dhe ate pak krenari shqiptare qe ka ngelur dhe te hidheroj shqiptaret. Milaim Rama pa dyshim ka pasur ndjenja te medha atdhedashurie per Kosoven dhe Shqiperine ashtu si shumica qe thote se jane dhe ata atdhetar. Por e verteta del ne pah atehere kur vihet ne prove dhe kalon ne veshtiresi . Atehere llafet i merr era dhe ngel e verteta . Pra secili duhet te kaloj provat e veshtira per te treguar sesa atdhetar eshte . Para disa vitesh mijra kosovare lane shtepite e pasura te tyre ne Gjermani , Zvicer , Australi , Amerike per te dhene jeten per lirine e Kosoves ndersa sot disa vendosin ne kandar : Te perfaqesosh atdheun tend qe te lindi dhe te rriti ( shume pak veta e kane kete nder te perfaqesimit ) apo dike tjeter qe te paguan me mire ? .
Ky artikull ndoshta nuk do ti pelqej dikujt sepse dhe ne jeten e tyre te perditshme kane marrur vendime te tilla por duam nuk duam nje rruge te drejte ka dhe qindra te shtrember .
 

Guest
Re: Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

Per arsye financiare besoj /pf/images/graemlins/wink.gif
 

aurel

Primus registratum
Re: Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

prototipe ke te drejte per arsye financiare por kush shet atdheun ka shitur veten e tij.
 

Kusho83

Primus registratum
Re: Pse keshtu RAMA ? Kur secili e ndesh ne jete atehere vete i jep pergjigje

Po lere ti o Sportdashesi me kete milaim ramen, se ne shumicen e forumeve (Diskutime.com, ForumiShqiptar.com edhe ketu) ti ke hapur nje teme per ate shkerdhatin. Mos na çaj koken me ate budalla.

Mos ma merr per sherr, por per tradhetar te tille nuk ia vlen te flasish.
 
Top