Pse jam kundër të drejtave të gay-ve
<span style="font-weight: bold">Pse jam kundër të drejtave të gay-ve?</span>
Nga David Eidensohn*
Pse unë jam kundër të drejtave të gay-ve? Jam, sepse unë kam një frikë të pashpjegueshme nga homoseksualët? A mos kam unë fobi nga homoseksualët, nga propaganda e lobit gay? A mos druhem dhe humbas kontrollin, kur përballem me homoseksualët? Unë nuk mendoj kështu, pasi kam punuar për dekada të tëra me njerëz shumë të sëmurë dhe homoseksualët janë ndër ata me më pak probleme. Disa nga njerëzit, me të cilët unë kam punuar, ishin aq të sëmurë, saqë mjekët refuzonin të merreshin më me të “sëmurët e mi”. Unë nuk mund t’i fajësoj ata, asfare.
Disa mund të mendojnë se unë e kundërshtoj lobin gay, sepse unë jam një ignoramus, i paarsimuar, dhe se nuk më ka zënë drita e ideve të mëdha. Ky nuk është shpjegim. Unë jam rritur në shtëpinë e një shkencëtari gjenial dhe teoritë e mia për kompjuterët, internetin, teknologjinë, problemet shoqërore, seksologjinë etj., janë vlerësuar dhe cilësuar gjeniale nga qeveria e SHBA, nga sektori privat dhe drejtuesit e këtij sektori. Unë e kam kaluar tërë jetën time duke studiuar, shkruar dhe menduar dhe punët e mia kanë njohur vlerësime të pakundërshtueshme.
Sepse unë, si vëllezërit dhe miqtë e mi, ecim në një hapësirë shumë të madhe mësimi, Talmud, Kabala, fizika, biologjia, filozofia, psikologjia etj., dhe është e pagjasë që padija të më ketë bërë mua të kundërshtoj lobin gay. Saktësisht, kundërshtimi i tyre është i vërtetë. Unë e kundërshtoj lobin gay, sepse një student i historisë moderne dhe i filozofisë e di që forcat që shtyjnë lobin gay janë të njëjtat që ngritën Stalinin dhe Hitlerin. Në të vërtetë unë dridhem kur shoh kolegë profesorë, intelektualë sekularistë, mediet ateiste, fëmijë me më shumë energji sesa dije të shkojnë gagaga pas të drejtave të gay-ve ose pothuajse pas gjithçkaje.
Askush prej tyre nuk kundërshtoi komunizmin dhe, nëse kundërshtuan Hitlerin, e bënë, sepse Hitleri kundërshtoi Stalinin. Këta mbrojtës të të drejtave … Jean Paul Sartre ishte një komunist radikal dhe Martin Hajdeger ishte një mbështetës i hershëm dhe entuziast i Hitlerit. Përveç dashurisë së Hajdegerit për Hitlerin, Sartre u ndikua shumë nga shkrimet e tij. Ajo që duan këta njerëz është të ri-shpikin botën, dhe këta duan ta bëjnë këtë duke më futur mua në burg, një azil mendor ose diçka tjetër. Jam unë kundër lobit gay, sepse, siç thonë ata, unë jam një njeri që urren, një nazist, një admirues i Hitlerit? Kjo është e pamundur, sepse gruaja ime ka lindur në Lida, geto në Poloni, dhe nazistët e vranë familjen e saj. Në të vërtetë, nëse unë kundërshtoj lobin gay, e bëj këtë sepse unë jam i trembur për vdekje nga Hitleri dhe besoj se lobi gay është një nga grupet që do të këndojë këngë propagande, derisa shoqëria të flejë dhe pastaj të marrë pushtetin dhe të shkatërrojë njerëzit si unë.
Lobi gay, siç e shoh unë këtë çështje, nuk kërkon të drejta për gay-të, ata po kërkojnë të marrin pushtetin si të gjitha grupet e tjera radikale sekulariste. Napoloni ishte një nga luftëtarët më të ashpër kundër monarkisë, derisa ai erdhi në pushtet dhe e deklaroi veten perandor.
Lobi gay nuk është në betejë për homoseksualitetin, ai është në betejë për ata që duan të shqyejnë familjen, fenë dhe botën. Miliona dollarët e industrisë së reklamave i shohin njerëzit fetarë si një kërcënim për fitimet e tyre. Ata bëjnë pará duke i mësuar fëmijët për seksin pa kufizime dhe bëjnë muzikë për vrasjen. Profesorët e kolegjeve që predikojnë përballë të rinjve besojnë se vetë ata mund të hapin derën e dijes dhe të mësimit. Ata kanë një interes të provuar t’i mësojnë fëmijët se tradita është e keqe, se prindërit janë matufë dhe se vetëm ata që besojë se “vet-erotizmi është spiritualitet” mund të mësojnë të vërtetën ashtu siç ajo është. Ky qëndrim shpërndahet në shkolla dhe sindikata mësuesish kudo. Unë dua që fëmijët e mi të rriten të shëndetshëm dhe të ndjekin inspirimin tim. Lobi gay kërkon t’i largojë fëmijët nga unë dhe në të vërtetë qeveria po lëviz pamëshirë drejt prindërve të nënshtruar. Një tekst për shkollat elementare ka një tregim për një të moshuar budalla dhe një të ri të zgjuar. Manuali i mësuesit shpjegon se ky mësim i mëson fëmijët se prindërit nuk janë aq të ditur dhe se të rinjtë me ide të reja janë.
Unë jam kundër lobit gay, sepse ne dhe ata së bashku nuk mundemi të lulëzojmë në të njëjtën shoqëri dhe unë nuk kam ndërmend të iki nga kjo botë para se të më vijë dekiku, as nuk kam ndërmend të lë fëmijën tim të vijë në këtë botë për të vuajtur dhe të më thotë: “Pse nuk u përpoqët ta ndalonit këtë?”
* David Eidensohn është një rabin mjaft i njohur hebre në ShBA dhe drejtues i organizatës “The National Non-Sectarian Council of Pro-Family Activists.”
Përktheu F. Zekthi
www.gazetatema.net