Pse femrat jane me te lumtura me meshkujt me pak atraktive

Hektor12

Locus omnem
Pse femrat jane me te lumtura me meshkuj me pak atraktiv?


82 çifte kishin marre pjese ne studimin, i cili per qellim kishte ta kuptoje pse femrat e bukura, me fame boterore, percaktohen per nje mashkull me pak atraktiv se vete ato.
Shume here kemi rastin te shohim nje çift, madje kjo ndodh edhe tek yjet dhe personalitetet e njohura, ne te cilat femra eshte shume me terheqese se sa mashkulli.

Shkencetaret e kane vertetuar se femrat gjithsesi se e dine fare mire se si dhe çfare veprojne. Studimi me i fundit sugjeron se femrat qe jane ne lidhje me nje mashkull me pak atraktiv jane me te lumtura. Hulumtuesit nga UCLA dhe universiteti Tennessee kishin grumbulluar 82 çifte, te cilet jone te martuar per nje vit dhe ata qe ne minimum njihen per tre vjet ne menyre qe t'i xhirojne se si ata zgjidhin problemet e tyre personale.

Meshkujt me terheqes gjate zgjidhjes se problemeve karshi partnereve shpreheshin me fjalet si "ky eshte problemi yt, ti merru me te", derisa ato me pak atraktiv me shume ishin munduar qe partnere t'ia bejne me dije se ata jane aty per partneren e tyre sa here qe ato kane nevoje. Nga ana tjeter, meshkujt e hijshem te vetedijshem se deshirohen edhe nga femrat e tjera, me se paku ishin munduar t'i zgjedhin problemet.-

Ne lidhjet ku te dy parteret ishin te hijshem, ofronin me pak mbeshtetje per njeri-tjetrin.
 
Top