Pse eshte Shqiperia me e avancuar ndaj Kosoves
Nga dy pjeset kryesore te trungut shqiptar, Kosova eshte duke mbetur me pas Shqiperise. Supremacia e ketej kufirit lidhet me avantazhin e gjuhes, letersise, politikes dhe historise, te cilat duken se po shijohen me shume, nga kufizimet e te shkuares dhe nga e ardhmja me e qete. Perndryshe ne Kosove, ne te njejten rruge, Kosovareve u duhet qe te gjejne me se pari,... Standartet e shumepritura
Ben Andoni
Shqiperia duket se endrren per supremacine ndaj Kosoves e ka filluar ne momentin, kur kioska e pare private me nje pronar kosovar, qe shiste nje esence limonate me tre ngjyra te ndryshme, u vendos perballe hotel "Dajtit" ne kryeqytet. Ishin ditet e para te ndryshimeve demokratike te fillimviteve '90-te dhe "vllaznit" kosovare, qe po benin biznes, duket se mbeten te fiksuar me imazhin e njerezve qe "te shisnin uje me boje", pak si shtrenjte. Ne te njejten kohe, kur rradha ne kioskat e tyre shtohej, drejt Tiranes u dynden makinat e markave te fundit me targat e Zvicres dhe Gjermanise, qe mbanin brenda kryesisht bashkatdhetare te permalluar dhe aventuriere fshatare, qe shikonin me cinizem Shqiperine, si vendin e tyre te ri te spekulimeve te rastit ...
Qe nga ajo kohe, bashke me ndryshimin e qendrimit ndaj kosovareve, filloi ideja se ne perketej kufirit, do te ishim me te mire!! Madje me cdo kusht. Shenjat e para "inkurajuese" u dhane nga shqiptaret perketej, qe shkuan jashte si emigrante: Ata tregonin me pathos bemat e tyre dhe fushemarrjet ndaj kosovareve, "qe kishin kohe, qe e shikonin boten". Duket se nje fryme e keqe frynte nga nje goje e prishur dhe derdhej ne mes dy kokave te shqiponjes kombetare, qe ashtu te ndara nuk mund te benin dot asgje.
Kadareja ishte i pari, qe duket se gjeti terrenin e humbur me bashkatdhetaret e tij kosovare. Ne dukje te pare, ishte me e lehte, qe edhe Shqiperia te afrohej nepermjet tij drejt gjysmes se mohuar prej dekadash. Por, nuk ndodhi keshtu. Ne drejtim te Akademise se Stockholmit, perkundrejt disa letrave negative per Kadarene, duhet te kishte dhe letra me autoresi kosovare, qe i mohonin cmimin e shumepritur. Nderkohe, letraret e tjere, cuditerisht, duket se nuk u beri shume pershtypje kjo hapje. Ishin vitet kur fryma kombetare, u zbeh ne trojet kombetare dhe filloi aklimatizimi me nje sistem te ri. E ndersa, shqiptaret punonin ne dukje te qete, kosovareve po i vinte mbi koke nje lufte e tmerrshme. Ishte koha, qe edhe letersia bashkekohore shqiptare, pavaresisht vleresimeve sporadike qe i beheshin, u duk se gjeti nje truall me te pershtatshem per zhvillimin e saj. Pervec Kadarese, edhe Fatos Kongoli, Ylljet Alickaj, Besnik Mustafaj, Fatos Lubonja, Bashkim Shehu e pak te tjere, mesyne drejt nje bote te re te letrave . Nje letersi, qe synonte te sillte nje imazh te ri, me ane te nje brezi te ri letraresh shqiptare. Rrokjetemat qe u trajtuan ishin te ndryshme, por kryesisht spikati, ajo qe mund te quhet si me atraktivja ndaj Shqiperise: Shperfytyrimi i njeriut ne nje rregjim absurd. Shtuar ketu me nje mungese te perhershme te letersise bashkekohore, shqiptaret munden qe te thithin ne vitet '90 te shekullit te shkuar, aq letersi, sa nuk kishin marre per dekada me rradhe. Per fat te keq, kjo fryme nuk mund te percillej ne Kosove. Atje, mund te lexoheshin prej kohesh autore, qe ne Shqiperi as nuk njiheshin dhe kushdo mund te blinte gjithshka qe nga kolanat e filozofeve te njohur dhe duke mbaruar tek autoret super te ndaluar. E ndersa, Shqiperia po merrte nje ecje te shpejt dhe pa u ndaluar, ne nje rruge te mohuar, Kosova nanuritej ne nje vendnumero.
Kjo fushe nuk mund te ecte, nese shqiptaret nuk do te ndryshonin edhe ne gjuhe. Duket se me aftesite e saj, shqipja standarte, eshte e zonja per te asimiluar te gjitha ndryshimet e kohes dhe madje edhe t'ia dale me sukses. Dhe, pavaresisht, ndikimeve te medha, shqipja u mbajt. Nje gje e tille u vertetua nje vit me pare, ne nje takim mbarekombetar per gjuhen standarde. Ku lufta e ashper per shqipen standarde, duket se u ruajt me shume ne sensin e shqiptareve te ketej kufirit. Ndersa u sulmua, nderkohe me furi nga shume studiues kosovare. Por pa fat. Nje fushate e filluar ne Kosove, ne mos gaboj nga Migjen Kelmendi duket se u tret, pa lene ndonje gjurme. Ne ditet tona, duket se edhe ne Kosove fale hapjes se madhe dhe lirise se viteve 2000, kosovaret jane afruar organikisht me afer shqipes standarte. Dhe, pavaresisht pretendimeve te ndryshme, se kosovaret e kane te veshtire pershtatjen me shqipen standarte, tashme mund te shikosh lehte, se kosovaret jane me afer saj. Nje arsye qe e justifikon kete eshte se ne Shqiperi ende jane nga gjuhetaret me te njohur shqiptare, qe kane kontribute te pamohueshme per gjuhen kombetare.
Per sa i perket politikes, avantazhi i Shqiperise eshte i dukshem. Shqiperia ka nje shtet qe funksionon prej 90 vjetesh. Dhe, pavaresisht nga luhatjet e tij, qe kane qene te kondicionuara nga situatat e ndryshme gjeopolitike, hera-heres jo te favorshme per shqiptaret, shteti ka funksionuar. Shqiptaret kane pasur nje shtet dhe jane menaxhuar me politikat e ketij shteti. Ndersa, per kosovaret ka qene nje gje ndryshe, ata vazhdimisht e kane kundershtuar shtetin e tyre, qe e kane pare si burimin e humbjes se identitetit dhe pavaresise se tyre te ligjshme. Madje, duket se kosovaret, e kane ende te veshtire, qe te mesohen edhe sot me idene e nje shteti te dyte shqiptar, qe gjithsesi, do te funksionoje me rregulla te tjera, me nje flamur dhe me nje himn te ri. Kesaj i shtohet mungesa e forces se formacioneve politike, vendimmarrja e te cilave ne Parlament eshte e paperfillshme, kundrejt subjekteve te OKB-se. Ne anen tjeter te kufirit, pavaresisht nivelit medioker te politikes te Tiranes, ajo perseri shikohet si nje faktor stabiliteti ne Ballkan, dhe eshte nje politike qe i referohen. Kjo u duk ne ngjarjet qe ndodhen ne Ish-Jugosllavi ne pergjithesi ne vitet e fundit te shekullit te shkuar. Po ashtu, politika e Tiranes, eshte referuese per probleme te ndryshme te Evropes Juglindore dhe Perendimi ka qene i hapur dhe eshte shprehur per nota pozitive, kur flitej nga Tirana zyrtare per kufizimin e emigranteve apo pakesimin e droges lindore ne drejtim te Perendimit.
E gjithe kjo situate tashme ne Kosove, ndiqet nga nje media e ashtuquajtur "dembele". Nje gjenerate krejt e re, qe duhej te perballej me parametra te tjere, per sa i perket ndryshimeve, qe po perjetonte Kosova. Por, duket se ky brez i ri i mungonte Kosoves, pervec pak emrave, qe jane referues per gazetarine shqiptare te dy aneve te kufirit. Kjo ishte arsyeja, qe nje numer i madh gazetaresh shqiptare, kane shkuar pas Luftes ne drejtim te Kosoves. Kuptohet duke shfrytezuar pagesat e mira dhe avantazhin e relativisht nje media me te lire te Shqiperise. Nga ana tjeter, shqiptaret jane rritur shume ne median vizive. Kjo fale ndikimit te mediave italiane dhe thithjes se lehte te programeve dhe ekspresioneve te ndryshme prej Italise. Nje gje e tille nuk duket ne Kosove. Pavaresisht se, kosovaret kane nje supremaci te dukshme ne zhvillimin grafik, fale nje kulture me te avancuar te artit grafik ne Kosove ne pergjithesi. Duhet thene se, impresioni i nje media shume "te ngadalte" ne Kosove, ne kuptimin figurativ, mbizoteron ne Shqiperi, ku gazetaret kosovare duken teper flegmatike. Nje gje e tille nuk ndodh me gazetaret shqiptare, qe jane me agresive dhe kane idera me te shumta. Kjo eshte menyra e tyre per te mbijetuar, ne xhunglen e televizioneve qe jane bere.
Perfundimisht, Shqiperia ne pergjithesi ka supremacine ndaj Kosoves, per shkak te virgjerise se pergjithshme dhe deshires per te rikuperuar. Ndersa, Kosova ka mbetur ende peng i te shkuares dhe i konsumimit pergjysem te shume gjerave, te ish-rregjimit te shkuar. Nderkohe, qe besohet se sa me i madh te jete kontakti, aq me i madh do te jete dhe zvogelim i diferencave.
Momentalisht, nga shqiptaret eshte zhdukur i imazhi i shkuar i limonates 3 lekeshe (kursi i vjeter i lekut) dhe Kosova eshte bere me e pranishme organikisht. Gjithsesi, shqiptaret duken se e aspirojne me shume te ardhmen, qe e kane me te lire sesa kosovaret, te cilet drejt saj, pike se pari, u duhet te fitojne luften e madhe me Standardet...