Pse e dua Shqiperine?

Pse e dua Shqiperine?

Pse e dua Shqipërinë?

Friday, 30 November 2007
Nga Edmond ÇAUSHI - Unë e dua Shqipërinë për atë plakun analfabet, i cili kur e pyetën se kush është më i zgjuar presidenti Bush, Berluskoni, Nano apo Berisha, pasi u mendua tha: Më të zgjuar se unë nuk janë ata?!.Unë e dua Shqipërinë, për atë që në mëngjes në pritjet që u zhvilluan në Vlorë me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë politikanët tanë ishin bashkë në tribunë, dhe në mbrëmje përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë për arsye që vetëm ata i dinë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që tek varrezat e dëshmorëve më 29 nëntor u vunë kurora me lule nga përfaqësuesit e opozitës, dhe që zoti Ndoka vendosi dhe ai lule si kryetar i PDK dhe jo si ministër?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi shkoi për vizitë me rastin e 29 nëntorit në familjet e dëshmorëve të luftës, Qemal Stafës dhe Mustafa Gjinishi, dhe tha se po vij për vizitë tek familja e dëshmorit të luftës Qemal Stafa, se Qemal Stafa ishte shumë i ri për t’u indoktrinuar nga idetë komuniste dhe unë vij dhe te shtëpia e mikut tim Veli Stafa?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ish-prokurori Sollaku në një emision televiziv na foli për takimin e përzemërt që kishte pasur me Xhozin?! Unë e dua Shqipërinë për nja dy-tre ministra që kur hyn zoti Berisha në sallën e mbledhjeve të qeveris, lëvizin pak nga vendi me një buzëqeshje gjysmë të fshehtë, kurse të tjerët ulin kokat mbi shkresat që kanë përpara?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zëvendësministri i Brendshëm në ceremonialin zyrtar të mbajtur në Vlorë për 95-vjetorin e Pavarësisë ishte para kryetarit të Opozitës?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që institucionet ndërkombëtare mendojnë për politikën tonë, e cila më shumë flet sesa punon?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që bashkëbiseduesi me të cilin po zhvillon një bisedë që e konsideron konfidenciale, ta ka regjistruar bisedën dhe e mban për një ditë të keqe për ta përdorur?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që pafytyrësia dhe mosmirënjohja janë kthyer në institucion?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ka blerë një diplomë në treg të zi dhe na shet leksione për demokracinë dhe ligjin?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që shqiponja në flamurin tone është me dy koka?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama para disa vitesh u shpall Kryebashkiaku më i mirë në botë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi bëri me rastin e festimeve në Pallatin e Brigadave kur ftoi ish-presidentin komunist zotin Ramiz Alia?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ka një shkrimtar të përmasave botërore si Ismail Kadare. Unë e dua Shqipërinë për atë që shkruan Dritëroi, se ne jemi pa brekë e me opinga dhe Berisha thotë që do ndërtojmë central bërthamor?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që po ndërton një rrugë, e cila është me përmasa faraonike krahasuar me këllqet e shtetit tonë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që shkollat zhvillojnë mësim pasdite, pasi nuk ka ambiente të mjaftueshme?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që ne e dimë se ç’është liria ngaqë dimë se çfarë ishte robëria. Unë e dua Shqipërinë për atë që një familje në Gramsh në mes të dimrit jeton në një kasolle me fëmijë dhe me pjesëtarë të moshuar dhe të paaftë?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama bën duke shëtitur Shqipërinë edhe pse ka një detyrë të rëndësishme shtetërore si Kryetar i bashkisë së Tiranës?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që është e mbushur me lokale kafene, pluhur dhe gropa?! Unë e dua Shqipërinë për atë që mendimet tona “të zgjuara”, të cilat mezi presim t’i hedhim ne “letër”, na i ndërpret mungesa e energjisë elektrike?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që fëmijët e mi kur vijnë dritat zihen se kush ta fryjë më parë qiririn për ta fikur?! Unë e dua Shqipërinë për atë që një shqiptar pasi emigroi në një vend të Bashkimit Europian kërkoi “strehim energjetik”?! Unë e dua Shqipërinë për atë që ka aq shumë parti, televizione dhe gazeta?! Unë e dua Shqipërinë për atë që polici i trafikut të shan në shtatëqind breza në mes të bulevardit të madh në Tiranë?! Unë e dua Shqipërinë për atë që thonë nëpër emisione televizive analistet tanë të nderuar?!. Unë e dua Shqipërinë për atë që z. Timothy Garton Ash ( profesor i studimeve Europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Botës së Lirë”) thotë se ai e do Europën : “jo me të njëjtën ndjesi që dua familjen time, sigurisht; asgjë nuk krahasohet me të. As edhe me ndjesinë si dua Anglinë, edhe pse në një ditë me shi i afrohet asaj ndjesie. Por ka një ndjesi kuptimplote, sipas së cilës mund të them se e dua Europën, me fjalë të tjera, se jam patriot europian. Historia jonë e re europiane nuk do të prodhojë kurrë atë lloj besnikërish krenare që qe karakteristike për shtetet komb të para-1914-s. Europa e sotme nuk është si ajo, fatmirësisht. Sipërmarrja jonë nuk ka nevojë apo as që e dëshiron atë lloj zjarri emocional. Europianësia mbetet një identitet dytësor, më i ftohtë. Europianëve sot nuk u bëhet thirrje të vdesin për Europën. Shumicës sonë as që i është bërë thirrje të rrojnë për Europën. Tërë ajo që lypset është ta lëmë Europën të rrojë”.

Marre nga gazeta SOT
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Pse e dua Shqiperine?

Une e dua Shqiperine per ate qe Sinani,Zenuni e Aqifi e quajne veten kengetare artiste. E dua Shqiperine per ate qe njerezit ngaterrojne emancipimin me degjenerimin. E dua Shqiperine per ate qe vendin e punes nuk e fiton i afti,por miku dhe srvili. E dua Shqiperine per ate qe historia e saj manipulohet sipas qejfit te politikaneve. E dua Shqiperine per ate qe ka njerez te thjeshte te cilet perpiqen te ndryshojne diçka per mire.
E dua Shqiperine per ate cka eshte per mua:femijeria ime,kujtimet e mia me te bukura,njerezit qe me kane dashur me shume,vendlindja qe nuk do te me ndryshoje ne asnje pashaporte.
 
Top