Pse duhet hetuar Albtelekom?

Adriatik

Primus registratum
Pse duhet hetuar Albtelekom?

Pse duhet hetuar Albtelekom?
Oltion Rrumbullaku

Më në fund u hodh në eter lajmi që opozita ka depozituar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për kontrollin e veprimtarisë së kompanisë shtetërore Albtelekom. Meqënëse nuk pretendoj të zotëroj të vërtetën e vetme të ngjarjeve të ndodhura rrotull Albtelekom gjatë këtyre viteve të fundit, këtë analizë e kam bazuar në disa supozime që mendoj se janë më të mundshme në lidhje me situatën financiare të kësaj kompanie shtetërore.

Pak Histori
Rreth një vit më parë m’u kërkua të bëja një studim për situatën e tregut të telekomunikacioneve në Shqipëri për llogari të një institucioni ndërkombëtar. Përtej vështirësive të panumërta që ndesha në gjetjen e materialeve zyrtare të kufizuara vetëm në pak të dhëna të INSTAT-it dhe ndonjë hartim interesant në lidhje me “strategjinë kombëtare” të tregut të telekomunikacioneve, kryesisht u mbështeta në hulumtime të shtypit të përditshëm të viteve të fundit. Përveç optimizmit të tepërt të këtyre pseudo–strategjive të ndryshuara çdo vit është për t’u theksuar që parashikimet e pas 97ës shpreheshin që Albtelekom do të privatizohej që në vitin 2000. Ky vit shkoi si ky shkuan edhe të tjerë. Por gjatë gjithë kësaj kohe deri në fund të vitit 2003, nuk është përmendur më askund privatizimi i kësaj pasurie kombëtare.

Çfarë mund të ketë ndodhur?
Deri në vitin 2000 kompania shtetërore Albtelekom ishte në një gjendje të lakmueshme financiare me fitime që e tejkalonin shifrën e 4 miliardë lekëve (rreth 30 milionë dollarë). Në qoftë se do të privatizohej në ato momente ishte i pashmangshëm një përfitim nga privatizimi për më shumë se 200 milionë dollarë duke pasur parasysh ndër të tjera faktin se tregu i telekomunikacioneve është një treg shumë atraktiv me mundësi të pakufizuara rritjeje dhe zotërimi i rrjetit fiks në një shtet të caktuar i jep një gati - monopol natyror në tregun e telekomunikacioneve çdo kompanie që do të rezultonte fituese nga tenderi përkatës. Por, Albtelekom -i nuk u shit. Gjithçka u la në heshtje. Të vetmet gjurmë janë ato pseudostrategji të paravitit 2000 që ishin aq fantastiko – shkencore sa deklaronin se në vitin 2004 Albtelekom do të ketë rreth 500 mijë abonentë (momentalisht ka pak më shumë se gjysma e kësaj shumë).
Mirëpo fjalët e shkruara i mori era dhe në vitin 2000 AMC u privatizua dhe pas kësaj edhe aftësitë e drejtuesve të ekonomisë shqiptare pësuan “shndërrime” të rëndësishme që e lanë krejtësisht pas dore, me qëllim ose jo, privatizimin e Albtelekom -it. Gjatë kësaj kohe u nënshkrua edhe kontrata e famshme e interkonjeksionit midis Albtelekom dhe AMC i cila i siguronte kësaj të fundit 88% të faturës së bisedave midis këtyre dy operatorëve. Për një periudhë të caktuar, ndoshta ngaqë Albtelekom e konsideronte kontratën të parregullt, nuk u paguan detyrimet e lindura nga kjo kontratë. Këto bazohen në hulumtimet e shtypit të vitit 2001 ku vihet re një rritje të presionit të AMC kundrejt Albtelekom për të respektuar kontratën e nënshkruar dhe për të paguar borxhet e krijuara që në fillim të nënshkrimit të saj.
Më pas duke u rikthyer tek supozimet është shumë e mundur që Albtelekom u detyrua të pranonte pasojat e kontratës rreth fundit të vitit 2001 që përkon me ndryshimin e parë të çmimeve të Albtelekom (pas së cilës ishte një lajthitje të përdorej një telefon fiks për tu lidhur me celular për shkak të tarifës stratosferike) dhe njohjen si borxh për të paguar të detyrime të trafikut të mëparshëm të këtyre kompanive që nga viti 2000. Këto ndryshime sollën pasoja edhe në bilancin e deklaruar të
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Pse duhet hetuar Albtelekom?

Albtelekom, interkoneksioni në Shqipëri si në asnjë vend tjetër

Sipas një raporti të bërë nga unioni ndërkombëtar i telekomunikacioneve ITU (Internacional Telecommunication Union), marrëveshjet aktuale e interkoneksionit ndërmjet Albtelekomit dhe operatorëve celularë AMC dhe Vodafon jo vetëm që rezultojnë të pafavorshme për Albtelekomin, por rrezikojnë që të çojnë në një rrënim total të Albtelekomit. Parametrat financiarë të marrëveshjeve janë jashtë çdo standardi dhe për më tepër në kundërshtim me ligjin për telekomunikacionin.
Më poshtë është shkëputur një pjesë e raportit, i cili flet për Shqipërinë.
Marrrëveshja e interkoneksionit (I/C)
Ligji i telekomunikacionit shqiptar (neni 42, pika d) konstaton se “Organizatat me rëndësi strategjike kanë për detyrë t’i dërgojnë një kopje të marrëveshjes së tyre të interkoneksionit palëve të interesuara në rast se ato e kërkojnë”. Kjo do të thotë se marrëveshja e interkoneksionit ndërmjet AMC/ Vodafon dhe Albtelekomit dhe nga ana tjetër ndërmjet Albtelekomit dhe operatorëve rural duhet të disponohet nga të gjitha palët e interesuara.
Analiza e situatës së interkoneksionit është bazuar në dokumentet aktuale të marrëveshjes së interkoneksionit dhe në bisedimet me zyrtarë të Entit Regullator të Telekomunikacionit Shqiptar. Asnjë informacion për një analizë më të thellë të gjendjes aktuale të interkoneksionit nuk është i disponueshëm.

Marrëveshja e interkoneksionit përfshin tri lloje problemesh:
Problem ligjor
Ligji aktual i telekomunikacionit shqiptar (neni 46) konsiston se “Tarifat e interkoneksionit duhet të përcaktohen në bazë të kostos reale që vjen nga përdorimi i rrjetit”. Që të dyja llojet e marrëveshjeve të përmendura më lartë janë të bazuara në ndarjen e thjeshtë të të ardhurave. Prandaj këto marrëveshje të interkoneksionit janë në konflikt me ligjin e telekomunikacionit.
Tarifa diskriminuese dhe të paekuilibruara
Termat komerciale të marrëveshjes së Vodafon-Albetelekom - (edhe marrëveshja ndërmjet AMC-së dhe Albtelekomit është e ngjashme) tregojnë një situatë të paekuilibruar e cila vendos Albtelekomin në një pozicion të padrejtë.
Termat kryesorë të marrëveshjeve janë:
•Tarifat për telefonatat nga Albtelekomi drejt Vodafonit do të vendosen nga të dyja palët.
•Për telefonatat nga Vodafon drejt Albtelekomit tarifat vendosen nga vetë Vodafon.
Telefonatat brenda vendit
•Për telefonatat me fatura të plota nga Albtelekomi drejt Vodafonit, edhe kur konsumatori nuk ka paguar, Vodafon merr 88% të vlerës me faturë dhe në çdo rast 40 lekë për minutë (Ky trafik ishte 10.8 milionë minuta në gjashtëmujorin e parë të vitit 2003).
•Për telefonatat nga Vodafon drejt Albtelekomit, Vodafoni i paguan Albtelekomit 8% të tarifës së aplikueshme dhe në çdo rast Albtelekomi duhet të marrë të paktën 3 lekë për minutë (Ky trafik për gjysmën e parë të vitit 2003 ishte 4.3 milionë minuta).
Telefonatat ndërkombëtare
•Për telefonatat ndërkombëtare që vijnë nga jashtë të përcjellura nga Albtelekomi drejt Vodafonit, ky i fundit merr 84% të vlerës së tarifës dhe Albtelekomi merr 16%. (Ky trafik për gjysëm e parë të vitit 2003 ishtë 63.8 milionë minuta).
•Për telefonatat ndërkombëtare të bëra nga rrjeti Vodafon në vendet e huaja nëpërmjet Albtelekomit, ky merr koston e thirrjes, që do t’i paguhet operatorit te huaj, plus 10 për qind (ajo që realisht i mbetet Albtelekomit, sipas llogaritjeve, është më pak se 5 për qind e çmimit që ka paguar konsumatori). (Ky trafik për gjysmën e parë të vitit 2003 ishte 5.9 milionë minuta).
Trafiku tranzit i brendshëm (kombëtar)
•Nuk ka kompesim ekonomik për Albtelekomin në trafikun transit ndërmjet dy operatorëve të lëvizshëm (ky trafik për gjysmën e parë të vitit 2003 nga Vodafoni në AMC ishte 23.1 milionë minuta dhe nga AMC në Vodafon, 22.6 milionë minuta).
Periudha e marrëveshjes
Periudha e kontratës në marrëveshjën e interkoneksionit ndërmjet operatorëve të lëvizshëm dhe Albtelekomit është një periudhë fikse prej katër vjetësh. Kjo është një periudhë tejet e gjatë për zhvillimin e shpejtë që ka fusha e telekomunikacionit sot në botë. Periudha normale është një vit dhe pas një viti është e mundur të rinegociohet për përmbajtjen dhe çmimet e kontratës.

Zona të interkoneksionit ku nevojitet përmirësim
Marrëveshja aktuale e interkoneksionit ndërmjet AMC dhe Vodafon janë krejtësisht të pafavorshme për operatorin fiks Albtelekom. Duhet thënë se një shëmbull i tillë me marrëveshje kaq të padrejta për operaorë fiks nuk gjendet në Europë apo dhe më gjerë. Kjo jo vetëm që dëmton interesat publike në Shqipëri (pasi Albtelekomi zotërohet nga shteti), por krijon dhe risqe afatgjata në disa aspekte, për shembull:
-Marrëveshja aktuale e interkoneksionit ndërmjet Albtelekomit dhe operatorëve lëvizës mund të çojë në një rrënim total të Albtelekomit.
-Po ashtu dhe marrëveshja ndërmjet Albtelekomit dhe operatorëve privatë rural mund të bëjë që këta të fundit të mos të mund të mbijetojnë.
Situatat e përshkruara më sipër janë keqësuar për faktin se telefonatat po bëhen gjithnjë e më shumë brenda dhe ndërmjet rrjetit të lëvizshëm të telekomunikacionit.

Rekomandime
Duke pasur parasaysh ato çka u thanë më lart, rekomandohet si më poshtë:
1-Enti Regullator të nisë një inspektim të marrëveshjes aktuale të interkonektimit ndërmjet Albtelekomit dhe AMC-së dhe Albtelekomit dhe Vodafonit pasi këto marrëveshje dhunojnë Aktin e Telekomunikacionit dhe dëmtojnë interesat publike.
2-Enti Regullator të ndërmarrë analiza të thella të madhësisë së fondeve publike që kanë humbur për shkak të njëanësisë së këtyre kontratave dhe të ndërmarrë veprime të menjëhershme ligjore për të rigjetur fondet e humbura publike.
3-Në të ardhmen Enti Regullator duhet të kërkojë që operatorët provojnë lidhjen mes kostos dhe të çmimit të interkoneksionit. Kjo mund të mbështetet nga rregullore shtesë të përgatitura nga Enti Regullator i Telekomunikacioneve.
4-Zgjerimi i kompetencave të Entit Rregullator në monitorime ekonomike, kontrollin e operatorëve, veçanërisht në lidhje me marrëveshjet e interkoneksionit, si dhe në kontrollin e tarifave.
5-Enti Rregullator të hartojë një procedurë për konsultimet me publikun mbi hartimin e rregulloreve të reja apo vendimeve të rëndësishme.

Nga Biznesi
www.biznesi.com.al
 

Adriatik

Primus registratum
Re: Pse duhet hetuar Albtelekom?

Pse i “uli” çmimet Albtelekom
Oltion Rrumbullaku
Kaluan më shumë se dy muaj që nga ndryshimi i parë i çmimeve të kompanisë kryesore të telefonisë fikse Albtelecom. Çuditërisht kjo ishte rritja e parë e çmimeve gjatë vitit që shkoi që u pasua nga rritja e çmimeve nga KESH dhe pak më vonë edhe nga rritja e çmimit të bukës. Për hir të së vërtetës duhet pranuar që rritjet e çmimeve të dy kompanive shtetërore u trajtuan si një ngjarje pothuaj e vetme duke e larguar disi vëmendjen nga faktorët që shkaktuan në këtë rritje. Është për tu përshëndetur ndërhyrja e Lëvizjes “Mjaft” dhe Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve për të hedhur sadopak dritë mbi shkaqet e rritjes së çmimeve dhe për të tentuar sadopak transparencën e këtyre veprimeve. Në fakt, personalisht edhe në diskutimet e mia me aktorë kryesorë të ngjarjeve të mësipërme jam munduar të bëj një ndarje në mes të problematikës së rritjes së çmimeve të këtyre dy kompanive. Sidoqoftë nuk mund të bësh një ndarje të përgjigjeve gati arrogante të drejtuesve të këtyre kompanive që postin që zotërojnë e konsiderojnë një të drejtë të natyrshme që u jep monopolin e gjykimit dhe vendimit për aspekte të ndryshme në lidhje me këto kompani. Megjithatë duke u fokusuar vetëm tek Albtelekom, disa nga shkaqet kryesore të rritjes së çmimeve i kam përmendur në artikullin “Përse duhet hetuar Albtelekom” i botuar në këtë gazetë në datë 12 shkurt 2004 dhe në gazetën “Shekulli” një ditë më pas. Megjithatë ka mbetur akoma pak e qartë në publik përmasa e rritjes së çmimit të Albtelekom e cila varion nga deklaratat për mosndryshim të nivelit të çmimeve nga Albtelekom deri në deklaratat për rritje të disafishtë të dhëna nga Avokati i Popullit i mbështetur nga një grup akademikësh që studiuan këtë kompani.
Sa u rritën çmimet e Albtelekom?
Fillimisht në publikimin e çmimeve u përdor shprehja “Cilësi më e lartë me çmime më të ulta”!!! Është akoma e pakonceptueshme se për sa kohë mendonin drejtuesit e Albtelekom që opinioni publik do të vazhdonte të besonte në këto përralla “me mbret”. Më pas në një emision televiziv një nga funskionarët e Albtelekom i quajtur Ruben Herri vazhdoi të sajonte ulje çmimesh të shoqëruara edhe me fraza ironike të tipit “Njerëzit nuk duhet të gatuajnë me telefon”, etj.
Pse u shtrenjtuan bisedat lokale?
Përveç marrëveshjes së interkoneksionit nga viti 2000 deri në vitin 2003 kemi edhe ndryshim total të strukturës së trafikut të Albtelekom. Për fat të mirë, si pasojë e ngathtësisë tipike të institucioneve publike, Albtelekom nëpërmjet çmimeve të ekzagjeruara del pothuajse totalisht nga tregu i telefonatave ndërurbane dhe atyre ndërkombëtare duke u hapur tërësisht tregun kompanive celulare. Për pasojë të ardhurat e Albtelekom vareshin deri në masën 90 përqind nga trafiku i bisedave lokale dhe për pasojë edhe burimi kryesor i mundësisë për të fituar ose për të paguar detyrimet qe ka ndaj kompanive të shërbimit celular. Edhe më parë janë bërë rritje të çmimeve për shembull në fund të vitit 2001 me rreth 60 – 70 përqind, të cilat për fatin e mirë të drejtuesve të Albtelekom kaluan të pangacmuara mjaftueshëm nga opinioni i përgjithshëm publik. Pra, nuk kishin ndryshuar kostot e Albtelekom, por kompani po merrte të ardhura vetëm nga telefonatat lokale dhe me këtë strukturë të ndryshme mund të përballohej vetëm aktiviteti normal i kompanisë dhe jo borxhi gjidand që u detyrohej kompanive celulare.
Si u rritën çmimet për konsumatorin e varfër?
Gjatë rritjes së çmimeve për konsumatorët familjarë Albtelekom hoqi të gjitha lehtësitë e çmimeve të mëparshme që kishin të bënin me 150 impulse me çmim 1 lek për impuls (Një impuls për 4 deri në 6 minuta ose 0.2-0.25 lekë për minutë). Të gjitha bisedat lokale do të ishin 3 lekë për minutë duke hequr dorë realisht nga koncepti i impulsit (duke quajtur 1 impuls të barabartë me 1 lek). Për familjet në gjendje jo të mirë ekonomike që konsumonin më pak se 150 impulse çmimet u rritur në mënyrë stratosferike (Më parë për të folur katër deri gjashtë minuta nevojitej një impuls ose një lek ndërsa me çmimet e reja për 4 deri 6 minuta duhet të paguhen 12 deri në 18 lekë) me përqindje që variojnë nga 1200 – 1800 përqind. Për konsumin mbi 150 impulse çmimi i mëparshëm ka qenë 4 lekë për impuls (për 4 minuta) dhe është bërë 3 lekë për një minutë ose 12 lekë për 4 minuta. Pas ndryshimit të fundit të javës së shkuar krahasimi me tarifat e nëntorit është bërë edhe më i komplikuar.
Rritja e çmimeve për një familje të zakonshme
Përsëri duhen disa llogaritje të thjeshta për të shfaqur rritjen e vërtetë. Sipas deklarimeve të funksionarit të sipërpërmendur të Albtelekom konsumi mesatar i bisedave lokale para dhjetorit ishte më pak se 400 impulse që do të thotë 150 impulse me 1 lek/impulsi dhe 250 me 4 lek/impulsi dhe që llogariteshin në një faturë 1150 lekë pa TVSH dhe pa tarifë abonimi. Si rezulat i heqjes së lehtësive fillestare prej 150 impulsesh dhe vendosjes së një çmimi edhe më të lartë për të gjithë kohën e bisedës kemi një rritje të vlerës së faturës mesatare prej 500-600 përqind ose një fuqi blerëse e këtij malli të reduktuar 5 herë pas rritjes së çmimeve të dhjetorit dhe mesatarisht 400-500 përqind pas reduktimit modest të “Komitetit” të “halleve” ekonomike të popullit. Këto janë shifra të paimagjinueshme edhe për reformat e fillimit të tranzicionit. Një rritje 500 përqindëshe e çmimit mund të jetë e zakonshme vetëm në një vend hiperinflacionist i cili mund dhe po shkakton një zinxhir të rritjes së çmimeve që mund të jetë edhe i pandalshëm për strukturën e brishtë ekonomike të vendit tonë.
Efekti në inflacion-“qesharak”!
Megjithëse 90 përqind produktit që ofron Albtelekom pati një rritje prej 500 përqind atëherë mund te themi që produktet e Albtelekom minimalisht u bënë pesë herë më të shtrenjta, pavarësisht se autoritetet përkatëse u munduan të zvogëlojnë përmasat e rritjes në deklarimet e tyre. Në këtë kuadër prita me padurim njoftimin e INSTAT dhe Bankës së Shqipërisë (si institucione jo të lidhura me Albtelekom) mbi efektin e kësaj rritjeje në inflacion dhe përsëri u zhgënjeva. Kjo rritje e denjë për “Guiness”-in shqiptar paska dhënë vetëm një efekt rreth 0.6 përqind në inflacion e përkthyer me deklarimin që çmimet e Albtelekom janë rritur vetëm 60 përqind. Vërtetë këto institucione kanë një shportë që tenton të vlerësojë ndryshimin e çmimeve, por nëse kjo shportë dhe metodat e vlerësimit të ndryshimit të çmimeve japin rezultate gati 10 herë më të ulta se realiteti shqiptar atëherë për çfarë na duhet kjo shportë dhe si do të na ngushëllojë një inflacion i ulët kur shporta e mallrave që mund të blejmë zvogëlohet me shpejtësinë e dritës. Nga ana tjetër surprizë pozitive ishin ndërhyrjet vërtetë të pavarura të Avokatit të Popullit që realisht ndikoi në vlerësimin e duhur të këtyre “lajthitjeve” me çmimet.
Përse u ndryshuan përsëri çmimet?
Kohët e fundit është theksuar që Albtelekom ka një rënie të shitjeve të faturuara krahasuar me periudhën e mëparshme. Kjo është përgjigjia më e mirë që konsumatori shqiptar i jep lëvizjeve të “pakonceptueshme” të drejtuesve të sektorit publik në Shqipëri. Ishin këto sinjale që bindën drejtuesit me “korrespondencë” të qeverisë të kuptonin që rritja e tillë e çmimeve ishte tërësisht e gabuar dhe që populli shqiptar është realisht i varfër për të përballuar të tilla “lajthitje ekonomike”. Për më tepër borxhet e kësaj kompanie nuk mund t’i paguajë menjëherë konsumatori shqiptar pa u ndarë më parë përgjegjësitë përkatëse të gjithë aktorëve që morën pjesë në këtë mashtrim të mundshëm gjigand. Përdorja e një komiteti “ad hoc” të politikave ekonomike për ndryshimin e tarifave (sipas ligjit për Telekomunikacionin, një e drejtë e Albtelekom dhe ERT) në vend që të tregonte prioritetet e ekzekutivit shqiptar drejt politikave sociale, shfaqi edhe njëherë aktorët e mundshëm të situatës së parikuperueshme të Albtelekom. Sidoqoftë ndryshimi i fundit i çmimit është një trukim minimal i rritjes së mëparshme dhe kërkon të japë vetëm efekte psikologjike të turbullta në vetëdijen e dërrmuar të konsumatorit shqiptar.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Pse duhet hetuar Albtelekom?

Eh eshte fatkeqesi qe skandali me i madh ne Shqiperi i pas piramidave nuk kuptohet nga te gjithe sic duhet. Behet fjale per rreth 130 milione dollare qe i jane marre AlbT nga AMC dhe Vodafone.
Per popullin qe shkruan
Leopard mos u merr me BSH se eshte institucioni me serioz ne Shqiperi.
Asterisso ca thote obligacioni zero kupon.
 
Top