PS3 tejkalon shitjet e Wii në Japoni

PS3 tejkalon shitjet e Wii në Japoni

PS3.jpg

Sony Playstation 3 ka tejkaluar pothuajse për pesë herë shitjet e Nintendo Wii në tregu japonez gjatë tri javëve të fundit deri më 20 shtator, falë versionit të ri dhe më të lirë.

Sipas hulumtimit të kryer nga publicisti i video lojërave Ascii Media Works, Sony ka arritur të shes 257.254 PS3 në tregun e saj shtëpiak brenda një periudhe tri-javore, gjersa Nintendo ka arritur në kuotën prej vetëm 52.229 Wii të shitura.

PS3 i ri është paraqitur në shitje me 1 shtator në Amerikën Veriore, Evropë dhe Azi, përveç Japonisë ku ka debutuar dy ditë më vonë. Çmimi i tij në Japoni është 29.980 jen (330 dollarë) kurse në Amerikën Veriore kushton vetëm 299 dollarë (çmim të ngjashëm ka edhe në Evropë).

Sikurse paraardhësi i tij, kjo platformë i lejon përdoruesit të luajnë lojëra dhe të lëshojnë filma në disqe Blu-ray, dhe përveç kësaj versioni më i hollë konsumon më pak energji.

Shumë shpejt pas shkurtimit të çmimit të PS3, Microsoft gjithashtu shkurtoi çmimin e konzolës së saj Xbox 360, gjë që u përcoll edhe nga Nintendo, kur gjatë të enjtes bëri të ditur reduktimin e çmimit të Wii për herë të parë që nga paraqitja në vitin 2006.

Nintendo ka shkaktuar telashe në shitje për Sony dhe Microsoft përmes platformës Wii, e cila është e drejtuar ka njerëzit që dëshirojnë të kenë një argëtim jo standard me lojëra.

Por kohëve të fundit paraqitja botërore e kësaj konzole është zbehur. Shitjet e Wii kanë rënë në 2.23 milion njësi të shitura në periudhën prill-qershor, në krahasim me 5.17 milion njësi të shitura në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Ascii, Microsoft ka arritur të shesë 17.716 Xbox 360 në Japoni, brenda tri javëve deri më 20 shtator. Kompania amerikane ka hasur në vështirësi për të arritur një përqindje më të madhe pjesëmarrëse në tregun Japonez.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=918. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=918

Top