Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman
Intervistë me Gjergj Leqejzën, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër
Anila Dushi, Shekulli, 29.09.2003
Çfarë e ka shtyrë një biznesmen të suksesshëm si ju të kandidoni për kryetar Bashkie?
E kam thënë edhe në takime apo intervista të tjera. Unë jam pjesë e qytetit të Shkodrës dhe si i tillë përballem çdo ditë me gjendjen e vështirë ekonomike apo probleme sociale, të cilat detyrimisht të bëjnë të reflektosh, të marrësh përgjegjësitë që të takojnë. Unë vendosa të kandidaj për postin e kryetarit të Bashkisë së Shkodrës i bindur se vizioni im për Shkodrën, idetë e mia nxjerrjen e qytetit tim nga kjo gjendje, eksperienca ime qoftë në fushën e biznesit, qoftë njohuritë për problemet e pushtetit lokal, mund të shërbejnë për të ndryshuar shumë gjëra duke filluar nga menaxhimi ndryshe i vetë bashkisë, për të vijuar me një menaxhim ndryshe të burimeve profesionale dhe materiale që Shkodra në mënyrë të padiskutueshme i ka. Jam i bindur se defektet kryesore të pushtetit lokal në Shkodër kanë qënë pikërisht mungesa e menaxhimit të këtyre burimeve, mungesa e bashkëpunimit dhe mungesa e vizioneve dhe planeve konkrete të zhvillimit, duke u hequr shkodranëve shpresën për një të ardhme në qytetin e tyre. Shkodra meriton më shumë, pasi ka mundësi për më shumë. Prandaj shpresoj që të gjithë bashkë të arrijmë ndryshimin, të arrijmë t’u japim besim shkodranëve të punojnë, të ndërtojnë, të investojnë. T’i japim të ardhme asaj të shkuare me të cilën Shkodra dhe shkodranët krenohen përditë, por që politikat e papërgjegjshme e kanë lënë prapa. Unë besoj se Shkodra ka aftësi për ndryshim, unë besoj se ne mund të ndryshojmë. I kemi aftësitë, shanset dhe detyrimin qytetar për të tentuar t’i japim të ardhme së shkuarës sonë.
Shkodra është një qytet me probleme urbanistike të prekshme, ku ndërtimet me dhe pa leje janë pa plan. Si mendoni konkretisht ta zgjidhni këtë problem?
Kjo është krejt e vërtetë. Shkodra ka një plan urbanistik të miratuar që nga 1994, por që zhvillimi social-ekonomik dhe prespektivat e këtij zhvillimi diktojnë nevojën e hartimit të një plani të ri të përgjithshëm rregullues. Një plan i ri rregullues i miratuar me konsensusin dhe konsultimin e gjithë aktorëve të zhvillimit ekonomik, komunitetit, biznesit, i hartuar me ekspertizën ndërkombëtare do të mundësojë krijimin e atyre hapësirave të nevojshme për investime dhe ndërtime të reja për dhënien fund të masakrës urbane që po përjetojmë. Këtu e shikoj unë fillimin e punës për të zgjidhur përfundimisht problemet e Shkodrës, dhe jo vetëm ato urbanistike. Ne duhet t’i paraprijmë zhvillimit, ne duhet që të stimulojmë zhvillimin. Dhe kjo arrihet kur strukturat shtetërore orientojnë drejt (sipas një plani të përcaktuar), se si dhe ku do të ndërtohet, do të investohet. Kjo frenon ndërtimet pa leje dhe nxit një zhvillim të qëndrueshëm. Me arritjen e këtij objektivi primar që kam, me motivimin e një administrate të aftë dhe profesioniste do të arrijmë që brenda një kohe shumë të shkurtër të stabilizojmë dhënien e lejeve për sheshe ndërtime brenda një muaji nga paraqitja e kërkesës dhe jo të zvarriten kërkesat e investitorëve apo qytetarëve për vite sirtareve, të fillojmë legalizimin e atyre ndërtimeve pa leje që nuk janë ndërtuar në prona publike, nuk janë ndërtuar duke zaptuar pronën private të tjetrit apo nuk bien ndesh me këtë plan rregullues të qytetit. Kjo do të na mundësojë realizimin e objektivit tonë, duke minimizuar prishjet. Për mua ky është hapi më i rëndësishëm për fillimin e ndryshimit, hapi i parë dhe i sigurt i zhvillimit.
Infrastruktura rrugore, ndriçimi, kanalizimet, rrugët me gropa janë ndër problemet kryesore që ka sot Shkodra. Çfarë planesh keni për ta ndryshuar këtë gjendje?
Çdonjëri prej kandidatëve që paraqiten para qytetarit për të kërkuar votën premtojnë. Premtojnë shumë. Puna e tyre. Unë para bashkëqytetarëve të mi them vetëm kaq: Ne premtojmë ndërtimin unazës së qytetit dhe rikonstruksionin e plotë të 6 rrugëve të tjera kryesore me krejt rrjetin inxhinierik dhe rrugët e tjera brenda vijës së verdhë, ne nuk do t’i riveshim me asflat që të prishen pas shiut të parë, por dora-dorës do të ndërhyjmë në to, në mënyrë që Shkodra të shpëtojë një herë e mirë nga uji e balta. Në qytetin e Shkodrës ka mjaft të ardhur nga zonat rurale që akoma nuk janë legalizuar.
Çfarë projektesh keni për këtë dhe për sa kohë do t’i realizoni?
Ata nuk janë “të ardhur”, por bashkëqytetarët tanë. E përmenda edhe më lart. Në bashkëpunim edhe Agjencinë Kombëtare të Urbanizimit të Zonave Informale, me miratimin e një plani të përgjithshëm rregullues dhe plotësimin me bazën e nevojshme ligjore (miratimi i ligjit “Për legalizimet”), ne menjëherë do të fillojmë nga puna për evidentimin dhe legalizimin e atyre ndërtimeve që plotësojnë kushtet që përmenda edhe më lart për sa i përket titullit të pronësisë dhe planit rregullues. Nga fondi i grumbulluar prej legalizimeve dhe nga buxheti ynë do të ndërhyjmë në urbanizimin e shpejtë të këtyre zonave me rrjet inxhinierik, energji elektrike, rrjet ujësjellësi dhe shkolla e objekte të tjera social-kulturore.
Shkodra vuan nga plaget e rënda sociale, mungesa e energjisë elektrike, ujit. Si e shihni zgjidhjen e tyre?
Çdo zgjidhje fillon nga lufta kundër varfërisë dhe injorancës. Kemi rishfaqjen në mënyrë atavike të gjakmarrjes, e cila na kushton të gjithëve shumë dhembje dhe stres. Mbështetja e ligjit dhe përpjekjet tona të përbashkëta me institucionet arsimore, komunitetet fetare dhe OJF-të do të mundësojnë dhe një veprim të vazhdueshëm civil, jo vetëm sensibilizues. Për sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm, me gjithë mangësitë, Shkodra është ndër qytetet që ka një furnizim të kënaqshëm. Megjithatë, përmirësimi i situatës së furnizimit me ujë do të jetë i ndjeshëm dhe i shpejtë, kjo falë vënies së shpejtë në punë të rezervuarit të ri të qytetit me kapacitet 8000 m3, financim ky i qeverisë shqiptare dhe vazhdimit të bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe Qeverise Federale Austriake në fushën e investimit dhe menaxhimit për këtë problem. Për sa i përket energjisë elektrike është e vërtetë që qyteti i Shkodrës ka vite që vuan nga kufizimet e vazhdueshme, kjo falë mungesës së punës për ndërgjegjësimin e komunitetit, si dhe mungesës se organizimit të punës nga strukturat e KESH-it, veçanërisht në mënyrën e faturimit fiktiv aforfe. Puna ime si kryetar Bashkie do të synojë në përshpejtimin e vendosjes së kontatorëve për të gjithë konsumatorët, në mënyrë që gjithsecili të paguajë aq sa konsumon në rikonstruksionin e rrjetit të shpërndarjes të TU dhe TN, përfshirë rikonstruksion e gjithë kabinave elektrike, duke synuar që furnizuesi dhe konsumatori edhe në Shkodër të jenë partnerë që respektojnë rregullat e ekonomisë sociale të tregut.
Shkodra zë vendin e parë në Shqipëri për papunësi. Si mendoni ta zbusni këtë fenomen?
Shkodra ka një numër jashtëzakonisht të madh të papunësh. Megjithëse nuk është koha për analiza, gjykoj se ky numri 16800 ka brenda edhe shumë subjektivitet. Shpeshherë është spekuluar me këtë fakt. Pushteti vendor ka detyrimin moral dhe përgjegjësinë qytetare për punësimin e anëtarëve të komunitetit të tij, por jo detyrimin ligjor. Gjithsesi, pavarësisht kësaj, pushteti vendor mund të ndikojë indirekt në uljen e mëtejshme të këtij numri dhe zbutjen e varfërisë nëpërmjet krijimit të një klime të favorshme për investimet e huaja dhe vendase, stimulimin e biznesit të vogël dhe të mesëm me kushte lehtësuese për licensime dhe tarifa, pa lënë mënjanë edhe bashkëpunimin me shërbimet e punësimit, si ndërmjetësimin për punë, formimin profesional dhe projektet e ndryshme të nxitjes së punësimit.
Çfarë masash mendoni të merrni në drejtim të uljes së numrit të pastrehëve?
E kuptoj si një detyrim të pushtetit vendor për të marrë masa për strehimin e qytetarëve të tij. Prioritare gjykoj zgjidhjen e problemit të strehimit të qytetarëve që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. Nga studimet që kemi, rezultojnë rreth 824 familje të tilla, zgjidhja e problemit të të cilëve do t’i hapë rrugë përfundimatre zgidhjes së problemeve sociale që kanë lindur nga konfliktet e pronësisë, dhe zgjidhjen e problemit të punësimit për të pastrehët e tjerë. Këtë do ta arrijmë me investimet e Bashkisë dhe një partneritet me qytetarët e pastrehë, komunitetin e biznesit dhe organizma financiare.
Shkodra njihet si qyteti i vlerave artistike e kulturore të cilat aktualisht janë në heshtje. Sa do të punoni ju dhe si konkretisht për ringjalljen e këtyre vlerave?
Jam në dijeni të vështirësive që karakterizojnë jetën e institucioneve kulturore të Shkodrës dhe sidomos edhe vështirësive që karakterizojnë veprimtarinë e teatrit “Migjeni” të Shkodrës. Dëshiroj të theksoj se unë nuk e kuptoj kulturën jashtë prezencës së institucioneve të saj. Unë shpreh bindjen se këto vështirësi kanë ardhur nga një kujdes jo në lartësinë e kontributit që këto institucione kanë dhënë dhe japin për jetën artistike dhe kulturore të Shkodrës dhe Shqipërisë. Dëshiroj t’ ju prezantoj konceptin tim personal që arti dhe kultura në Shkodër nuk mund të ringrihen dhe të rigjallërohen nëse pushteti vendor dhe ai qendror nuk arrijnë të krijojnë mekanizma që të respektojë integritetin arstistik të institucioneve të artit dhe të kulturës që Shkodra sot aktualisht disponon. Këtë mund ta arrijmë nëpërmjet një menaxhimi ndryshe të institucioneve kulturore, duke aplikuar formulat e ekonomisë së tregut, një financimi permanent nga fondet e bashkisë, si dhe asistencë për hartimin e projekteve, mbështetjen, prezantimin dhe realizimin e tyre, koordinim më i mirë me institucionet qendrore, duke synuar rritjen e projekteve të miratuara, rritjen e bashkëpunimit me trupat e huaja, rritje e nivelit artistik, rritje e aftësisë konkurruese në tregun e vlerave teatrore. Kjo do t’i lejojë bashkisë të rrisë shpërblimin finaciar të artistëve dhe të sjellë para spektatorit trupa vendase dhe të huaja me emër.
Jeni një person i cili ka treguar në praktikë aftësi menaxhuese, drejtuese, si biznesmen ekonomist, por dhe si i vetmi person që ka mbajtur për një afat kohor 3-vjeçar postin e prefektit. Ku i mbështetni garancitë e realizimit të programit tuaj?
Unë vetë vij nga bota e biznesit. Vetë përvoja ime si ekonomist dhe menaxher më ka ndihmuar të eci përpara në biznes. Gërshetuar kjo edhe me një njohje të thellë të problemeve të pushtetit vendor gjatë tre vjetëve si prefekt i Qarkut, mendoj se ka plotësuar vizionin tim për pushtetin lokal. Një gjë e tillë e bën Gjergj Leqejzën që të fillojë 100% punën si kryetar Bashkie që ditën e parë. Nga ana tjetër, marrëdhëniet e mia me shtresën e biznesit, pushtetin qendror dhe investitorë të ndryshëm, platforma e bashkëpunimit tonë me ta, si dhe mbështetja e pakursyer e tyre janë një element i rëndësishëm në realizimin e objektivave të mia për ndërtimin e një Shkodre ndryshe, e një Shkodre më të mirë. Disa nga slloganët tuaj elektoralë janë: “T’i japim të ardhme të shkuarës sonë” dhe “As majtas, as djathtas, por në Shkodër”... Slloganet që përmendni, në fakt dhe në thleb kanë vetëm një kuptim: të gjithë bashkë të punojmë për Shkodrën! Jam i bindur se fituesi i 12 tetorit, kushdo qoftë ai, do të ketë të njëjtën filozofi pune. Të paktën unë shpresoj... Zoti kur krijoi njeriun e pajisi me dy duar për të mbijetuar.