PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Deev

Primus registratum
PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

12 tetor 2003, nje kapitull i ri do te rinise per Shkoder Locen, gjithcka varet nga ne. NQS kemi kuptuar gjekafshe nga gjithe keto vite stermundimi, nqs kemi kuptuar se te ecesh me shpirtin troftian qe na karakterizon eshte vetem regres.
Nuk duhet te na interesoje se kush fiton, PD,PS, i majte a i djathte, katolik a mysliman e rendesishme eshte qe te fitoje Shkodra jone(varfanjakja, injoranjtja, regresistja, e pabesa). Duhet te fitoje ky qytet idhull per dhjetra mijera shkodrane neper bote.
Une zgjedhjen time e kam bere, kesaj radhe do votoj Leqenjzen.

1999-2003 plot kater vite qe arti shkodran po lundron ne oqeanin internetian
 

genci

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

deev ashtu duhet t'jete.. Shkodra duhet te fitojne, por kjo fitore nuk varet tek nje person.

Megjitheate une voten do ia jepja Artan Haxhit.
 

Garuzhda

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Une nuk e di se kandidat i ciles parti eshte Artan Haxhi, por e njaf si person dhe kam shume respekt per te. PRA EDHE VOTA IME SHTE PER TE.
 
H

harap

Guest
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

une per vete voten e kam sekret /pf/images/graemlins/wink.gif
por artan haxhi per mendimin tim do marr mbi 55 perqind ndersa gjergji si kalon te 20.
 

djal

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Fillimisht postuar nga HaRaP-BaCk:
[qb] une per vete voten e kam sekret /pf/images/graemlins/wink.gif
por artan haxhi per mendimin tim do marr mbi 55 perqind ndersa gjergji si kalon te 20. [/qb]
sa keq qe se paskam hell dhe une Kanditaturen se 25% qe si paska fitu asnjani i fitokam une /pf/images/graemlins/smile.gif
mirboll se vendin e dyte e merrkam une ja holla Gjergjit /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

bellisima

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Turi nuk e dija qe kishe hedh kandidature ti se do votoja per ty. Ciles parti i takon ti Tur apo je i drejtave t'njeriut [grave]? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

djal

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Fillimisht postuar nga Rebecca:
[QB] Turi nuk e dija qe kishe hedh kandidature ti se do votoja per ty. Ciles parti i takon ti Tur apo je i drejtave t'njeriut [grave]? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Becca une thash qe sa "keq qe nuk kam hell dhe une nje Kanditatur" se t`pakten Femrat ma kishin Dhan mu /pf/images/graemlins/smile.gif Kuptohet qe Voten /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 
A

Adami

Guest
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

votoni votoni se prape pa drita jeni kete dimer /pf/images/graemlins/smile.gif
 

djal

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

jo jo se kishte than Fatosi qe dotju sjell Drita e Uje sa te doni....nuk esht Genjeshtar aji /pf/images/graemlins/smile.gif zejeni sikur ka ken tuj fry ere ate dit kur ka fol Fatosi ne shkoder /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Oliver/Andi

Forumium praecox
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

hmmm kush asht kandidati i PPSH-se per shkodren tashi se kjo me intereson mu? /pf/images/graemlins/tongue.gif
Hajt pra Rrofte Partia ... dhe Shkodra e "kuqe"
 

eduart

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Oliver: kush te tha ty qe esht shkodra e kuqe more....!!!!!!!!
mos na n`gaterro me Katunar te gjithve /pf/images/graemlins/smile.gif
 

DFV

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Kam respekte per shkodren dhe per shkodranet qe jane karakterizuar si qyteti dhe qytetaret me shume kulture,por me vjen keq qe keto vitet e fundit jo vetem qe nuk ka shkuar perpara por ka bere hapa mbrapa kjo si rezultat i nje drejtimi pa ide nga njerez krjtesisht te pa afte.Une uroj qe shkodra e nje populli me kulture te mos bjer preh e njerzve pa kultur dhe pa ide,prandaj desheroj qe shkodranet te votojn per njeriun e mire dhe jo per partite sic eshte vepruar deri me sot.
 

edy

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

nuk besoj se vota jone do kete ndonji pesh te madhe sepse ata qe ne i quajme te ndershem e kane vendos tashme kush do te fitoje.
mne vjen keq per ju qe u besoni akoma ketyre gjerave!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

Gjino

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

jam dakort me Edyn ska randsi kush voton randsi ka kush i numron ato.Kshtu qe Shkodra dhe Shqipnia do gzoj gjithmon fatin e manipulimit.
 

Deev

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Per ata qe nuk jane ne Shkoder

Ne pak dite e mbushen Shkodren me postera e fletushka kandidadesh. Nder te tjera ne postera lexon parulla si "Njeni prej jush", Eja me ne etj etj.

Sikur te kandidoja une, parulla ime do te ishte

"VOTONI PER TE ARDHMEN TIME DHE ASAJ TE VELLASE TIM"
 

Diddy19

Su@mi
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

deev...me e sakte nga ana gramatikore do ishte "Votoni per te ardhmen time dhe ate te vellase tim"

Per ke do votoja?? Une per Gj.Leqejzen,jo sepse asht burre i mire fort,kam ndi boll te flitet per te dhe nga ky aspekt as qe krahasohet ndej fije me A.Harxhin.Per kete te fundit kam ndi se asht burre i mire,pedagog i zoti,familjar i mire po nder te tjera kam ndi se asht teper teper i urte...kurse Gj.Leqejzes thojne se nuk ia han qeni shkopin.Leqejza asht bos ,ka leke boll kurse A.Harxhi s ka as shpi dhe gjaja e pare qe ka me ba ka me kene me ble shpi per vedi.Mjafton te shofesh fushaten elektorale te Gj.Leqejzes dhe ta krahasosh me ate qe po ban A.Harxhi..Mjafton te shkosh ne Shkoder dhe Artanin mund ta shohesh ne rruge tu shku ne shpi vetem,kurse ky tjeter te pakten e ka nje eskorte me vedi,ka formu nje "klan" te vetin.Asht fushate elektorale z.Harxhi,mundoju me ia mbush mendjen te tjereve se e ke nje grup njerezish qe te perkrahin ..Ky as kshu manifesatash nuk ka vu lene ma teper...
Them se asht ma mire me votu per Gj.Leqejzen sepse ky si burre "i keq" qe asht ka me dite ndopak me marre ndonje fond nga qeveria e gjane te tilla.A.Harxhi duhet me ia nise cdo gja nga e para,ai as qe ia ka haberin politikes
Jena mesu me votu per keto kandidatet me mendimin "Po votoj per kete se asht prej nje familjet te mire"..njashtu sic bame me Bahri Boricin apo edhe me Ormir Rusin...Na qiten ne drite te dy se jane familje te vjetra shkodrane.Sidoqofte ky asht thjesht nje mendim qe kam kriju une ...une as mundem me votu po edhe me pa mujt s do kisha shku hic.Pak a shume gjanat tesh jane te caktume.
 

Karl_von_Ghega

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Do te fitoje Ai qe e meriton te drejtoje Shkodren , sepse gjithmone keshtu ka ndodhur .
 
A

Adami

Guest
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

Na qe diskutojme, sa veta prej nesh e njofim Gj.Liqejzen dhe sa A. Haxhin.Kur tham e njofim, mendoj kush i njef mire se me ca merren e ca bajne neper shkoder (noshta edhe ca kane ba)
Ah po Gjergji .................................
Ah po edhe Artani.............................
Meqe jena shkodran si eshte ma mire me ta dhane kafen dikush: vetem uje (pa sheqer e kafe), apo mos me ta dhane hic?
Flas gjithmone si shkodran qe jena, se dikush edhe mund te thojne:Te pakten te marr njate uje meqe kafen spo ma bijne.

Kush te jete i holle ta kapin kete qe thashe ma nalt, dhe kush jo lene krejt.

Te fitojne kush te dojne se gja ne drite nuk nxjerr ne Shkoder as i ndershmi e familja e vjeter, e as piliherdhi .

Kete ta varni vath ne vesh te tane.Noshta mas 20 vjeteve dicka ka me u ba, por jo tash.Eshte shume heret me fol per mireqenien e Shkoderloces tone qe e dum kaq shume
 

genci

Primus registratum
Re: PS vs PD, Leqejza vs Haxhi, Katolike vs Mysliman

INTERVISTË ME KANDIDATIN E P.DEMOKRATIKE PËR BASHKINË E SHKODRES PROF. Dr. ARTAN HAXHI



Shkodra, në Vizionin tim

Prof. Dr .Artan Haxhi
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës
Artan Esat Haxhi

· ka lindur më 2 gusht 1962 në Shkodër në një familje me tradita e vlera qytetare shkodrane.

·1982 – 1986 Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë Shqipe e Letërsi

·1986 – 1988 ka punuar për dy vjet si mësues i gjuhës dhe i letërsisë në shkollën e mesme Breglumi – Dukagjin

·1988 emërohet pedagog në Departamentin e Gjuhësisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku është shquar për një punë intensive shkencore dhe për një karrierë të suksesshme akademike.

·1993 e në vazhdim ka ushtruar detyra të rëndësishme drejtuese në USH, si: Drejtor i Departamentit të Gjuhësisë (1993 – 1995), Dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore(2002), Zëvendësrektor i Universitetit të Shkodrës ”Luigj Gurakuqi”( 1993 – sot).

·Është autor e bashkautor i dy monografive dhe i dy teksteve mësimore universitare. Autor e bashkautor i mjaft artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit, i mjaft kumtesave në aktivitete shkencore brenda e jashtë vendi. Ka mbajtur herë pas here ligjërata në Universitetet italiane, gjermane dhe universitetet shqiptare të rajonit (Kosovë, Maqedoni etj.)

·Ka kryer një sërë specializimesh e kualifikimesh jashtë vendi.

·1995 ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave filologjike

·1999 ka fituar titullin Profesor i Asociuar

·2003 ka fituar titullin Profesor.

Zotëron disa gjuhë të huaja (italisht, frëngjisht, anglisht, serbokroatisht).



- Cilat janë arsyet që ju shtynë të kandidoni?

Si çdo njeri i përgjegjshëm për vendin ku jeton mendova të jap kontributin tim që qyteti i Shkodrës të jetë një qytet ku mund të jetohet. Unë kam vullnetin për të bërë që gjërat të nisin të ndryshojnë. Duke pasur një vullnet të tillë, unë u angazhova në jetën politike të qytetit tonë, aq sa vendosa ndërpres karrierën komode universitare, për të kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë atë post që unë si qytetar e quaj më të vështirin dhe më me përgjegjësi, postin e të kryebashkiakut të Shkodrës.

- Alternativat që paraqisni para elektoratit tuaj?

Alternativat e programit tonë synojnë në përmirësimin e infrakstrukturës publike dhe të shërbimeve që lidhen me të,- në zhvillimin ekonomik vendor,- në zhvillimin social,- sigurinë civile etj Synojmë që përmes një strategjie për thithjen e të gjitha burimeve njerëzore e intelektuale të Shkodrës të gjithë së bashku do të bashkërendojmë e vëmë në jetë programe e projekte të cilat do të sigurojnë vazhdimësi intensive të punëve të nisura dhe të atyre që do të realizojmë në të ardhmen.Objektivat kryesore ku do të përqendrohemi në punën tonë në të ardhmen do të jenë : - Zbatimi konsekuent i ligjit dhe transparenca do të përshkojnë veprimtarinë e administratës gjatë këtij 3 – vjeçari. Tolerancë zero ndaj korrupsionit.

- Ndërtim i strukturave administrative në përputhje me kërkesat e kohës dhe në funksion të zgjidhjes së problemeve që e shqetësojnë Shkodrën sot. Ndershmëria dhe aftësia do të jenë kriteret bazë për organizimin e administratës së Bashkisë.

- Bashkëpunim intensiv me komunitetin në vendimmarrje dhe në aktivitete investimesh e shërbimesh. - Bashkëpunim me komunitetin e biznesit përmes programeve konkrete.- Krijimin e hapësirave e kushteve të favorshme për thithjen e investimeve të huaja.- Zgjidhjen e problemeve të mprehta në infrastrukturë (rrugë, ujë, kanalizime, trotuare, ndriçim i rrugëve, pastrim, gjelbërim etj.). - Bashkëpunim me institucione të huaja, me shoqata, donatorë e fondacione duke u krijuar atyre hapësira e kushte lehtësuese për financim.- Bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, kufitarë e rajonalë për realizimin e marrëdhënieve intensive tregtare, kulturore, artistike, sportive etj. - Vazhdimi i integrimit real të shtresës së të përndjekurve politikë në jetën shoqërore e ekonomike të qytetit. -Krijim i mundësive për të gjithë të riinjtë shkodranë për të kultivuar vlerat e tyre shkencore, kulturore, artistike e sportive, me qëllim që ata të luajnë një rol sa më aktiv në jetën e qytetit. -Rritje e rolit të gruas në të gjitha sferat e veprimtarisë dhe në të gjitha nivelet, për një integrim sa më të mirë të saj në të gjithë jetën shoqërore të qytetit. -Thithjen e mendimeve të kualifikuara dhe hartimin e projekteve të përbashkëta lokale e rajonale, kryesisht në bashkëpunim me Universitetin. - Shkodra të shndërrohet në një qytet turistik, duke shfrytëzuar resurset e mrekullueshme natyrore, kulturore e muzeale të saj.

Sa transparente dhe e sukseshme ka qenë Bashkia në këto tre vite?

- Kjo pyetje i është bërë Kryebashkiakut në detyrë, Rusi, dhe ai e ka dhënë përgjigjen e tij. Për më tepër mund t`i merret në mbyllje të mandatit të tij edhe një intervistë. Unë nga pozitat e një qytetari të kësaj Bashkie, në këto vite, kam konstatuar se qeverisja vendore ka qenë vazhdimisht e bllokuar nga qeverisja qendrore, e cila e ka përjashtuar Shkodrën nga planet e saj të zhvillimit. Gjithsesi ka pasur përpjekje të mira për kapërcimin e këtij hendikapi duke siguruar fonde nga bashkëpunimi me donatorë si dhe duke shfrytëzuar fondet e siguruara nga vetë Bashkia përmes sistemit të taksave lokale.



- Pikat e forta ku do të mbështeteni?

- Një program i besueshëm dhe i realizueshëm gjatë mandatit tre vjeçar. Mbështetja e një force të madhe politike, siç është Partia Demokratike, e cila është fituese në të gjitha zgjedhjet pluraliste. Vullneti dhe ndershmëria ime për të nisur dhe përfunduar projektet që do t`ia ndryshojnë faqen Shkodrës në të ardhmen. Mbi të gjitha besoj në komunitetin që përfaqësoj i cili është demokrat dhe i kulturuar, me prirje tradicionalisht perendimore.



- Cilat janë problemet jetike që ka Shkodra dhe çfarë zgjidhjesh do të bëni ju për to?

- Shkodra është ndër qytetet më varfëra të Shqipërisë, me probleme të mëdha sociale. Ashtu siç kam përmendur, problemet e qytetit të Shkodrës, janë po ato që kanë edhe qytetet e tjera, si problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, energjia elektrike, infrastruktura, papunësia, rendi etj. Sipas alternativave të programit tim elektoral, që e paraqita pak më sipër, këto probleme gradualisht do të gjejnë zgjidhje.

marre nga Gazeta Shkodra
 
Top