PS shpall rezultatin: Rama, kryetar i socialistëve me 93.3% të votave
y ditë pas votimeve të anëtarësisë socialiste, komisioni i zgjedhjeve në këtë parti shpalli rezultatin final, që rikonfirmon Edi Ramën në krye të PS-së.

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i këtij komisioni, Genc Gjonçaj deklaroi se votat e socialistëve i besuan Edi Ramës drejtimin e partisë edhe për 4 vitet e ardhshme.

“Në përfundim të procesit dhe administrimit përfundimtar të zgjedhjeve komisioni vendos të shpallë fitues për kryetar të PS-së, Edi Ramën, me 93.3% të votave”- tha Gjonçaj, duke shtuar se kandidati tjetër në këtë garë, Maqo Lakrori mori 6.7% të votave.

Ai ka falënderuar anëtarët e PS në gjithë vendin dhe anëtarët e komisioneve që u përfshinë dhe kontribuan në këtë proces me përgjegjshmëri.

Sipas tij, procesi ka qenë krejtësisht transparent dhe në përputhje të plotë me rregullat e zgjedhjeve.

Rezultatet paraprake, Rama në krye me mbi 90% të votave

TIRANË- Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka dhënë rezultatet paraprake të administruara në mënyrë operative nga 37 Komisionet Rajonale, që rikonfirmojnë Edi Ramën në krye të kësaj force politike edhe për 4 vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave të këtij komisioni, informacioni paraprak jo zyrtar rezulton se në zgjedhje morën pjesë rreth 56.000 anëtarë të PSSH së. I shprehur në përqindje pjesëmarrja e anëtarëve të PSSH-së rezulton se në këto zgjedhje ishte mbi 65 %.

“Për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51.000 anëtarë ose rreth 93% e anëtarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin Maqo Lakrori kanë votuar rreth 3700 anëtarë ose rreth 6.7 % e pjesëmarrësve në këtë proces”- thuhet në deklaratën që ka nxjerrë Komisioni i Zgjedhjeve në PS.

Deri në mesditë janë administruar procesverbalet dhe dokumentacioni zgjedhor të 20 komisioneve zgjedhore rajonale, materiale të cilat janë duke u administruar konform rregullave të Kodit Zgjedhor nga ky Komision. KZP është në pritje të dokumentacionit edhe të 17 rretheve për shkak të largësisë.

Nga të gjitha vëzhgimet dhe informacionet e ardhura pranë Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, është konstatuar se procesi është zhvilluar në normalitet të plotë dhe tërësisht në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të PSSH-së.

08.00
Edi Rama rikonformohet kryetar i PS-së

TIRANE- Edi Rama është rikonfirmuar si kryetar i Partisë Socialiste edhe për katër vitet e ardhshme. Ky ka qenë verdikti i shprehur nga anëtarësia socialiste, e cila ka zgjedhur dje për të dytën herë nëpërmjet parimit “një anëtar një votë” Ramën si kreun e saj.
Rikonfirmimi vjen pas rezultateve paraprake nga të gjitha rrethet e vendit, që nxjerrin fitues Ramën kundrejt Lakrorit, me një rezultat dërmues që në mënyrë të përafërt arrin në raportet 90 me 10 për qind. Ndërkohë që tashmë pritet vetem zyrtarizimi i rezultatit nga selia rozë.

Socialistët kanë votuar dje sipas parimit “Një anëtar një votë” për kreun e ri që do të drejtojë Partinë Socialiste në katër vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur ashtu siç edhe ishte parashikuar, në orën 08:00 të mëngjesit dhe ka vijuar deri në orën 16: 00 në 386 qendra votimi, në të 12 qarqet e vendit.
Vetëm në një qendër votimi, në komunën Shllak të Qarkut të Shkodrës, votimi nuk është zhvilluar për shkak të mostërheqjes në kohë të bazës materiale nga komisioni vendor i zgjedhjeve. Ndërkohë, siç edhe konfirmohet nga korrespondentët në të gjitha qarqet, procesi ka ecur normalisht dhe pa problematika, përveç disa pakënaqësive që kanë shfaqur disa anëtarë socialistë, të cilët nuk e kanë gjetur emrin në lista e votuesve. Megjithatë, siç edhe bëhet e ditur, numri i tyre ka qenë fare i papërfillshëm, çka nuk ka lënë shkas për kontestime të procesit. Dy kandidatët që konkurronin në këto zgjedhje, Lakrori dhe Rama, kanë votuar në Tiranë, ku dhe kanë vendbanimet e tyre. Kështu, Lakrori ka votuar rreth orës 10:00 në qendrën e votimit të hapur në njësinë nr. 9 të Tiranës, ndërsa Rama në njësinë bashkiake numër dy. Mësohet se pjesëmarrja në votim në 386 qendrat e votimit ka qenë tek rreth 70 për qind, ose e thënë me shifra të tjera, të drejtën e tyre të votës e kanë ushtruar rreth 55 mijë socialistë, nga 82 mijë e 177 që gjendeshin në lista. Nuk bëhet fjalë për të dhëna zyrtare, pasi Komisioni i Zgjedhjeve në Parti (KZP) nuk ka preferuar deri dje në mbrëmje që të jap rezultatet paraprake, qoftë për pjesëmarrjen ashtu edhe për vullnetin e shprehur prej socialistëve.

Gjithmonë duke iu referuar të dhënave jozyrtare, deri dje në orët e vona të mbrëmjes kishte përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në pjesën dërmuese të qarqeve, ku dhe kanë dalë rezultatet paraprake. Kështu, mësohet se në kryeqytet rreth 91 për qind e soclaistëve kishin votuar për Ramën dhe vetëm 0.9 për qind për kandidatin tjetër, Maqo Lakrori.

Ndërsa në zonën rurale të Tiranës, ose siç njihet në ndarjen organizative të PS-së, si Tirana fshat, 2112 socialistë kishin votuar për Edi Ramën dhe 254 votues për kandidatin Maqo Lakrori.

Ndërkohë që, një pjesëmarrje e lartë dhe një rezultat i thellë është shënuar në Qarkun e Fierit, ku nga 4059 votues 3877 prej tyre kishin votuar për Ramën dhe vetëm 182 për Lakrorin.

Një rezultat gjithashtu i thellë është shënuar edhe në Qarkun e Durrësit ku votat janë ndarë 2670 me 165 në favor të kreut aktual të PS-së. Gjithashtu, e njëjta situatë është paraqitur edhe në Shkodër, Tepelenë, Sarandë, Vlorë etj.

Rama: Berisha-Nano-Meta u munduan të bëjnë pis procesin

Kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka akuzuar dje treshen Berisha-Nano-Meta se janë përpjekur në vazhdimësi që të përbaltin dhe të delegjitimojnë procesin e zgjedhjeve për kreun e ri të kësaj force. Duke folur dje, pasi votoi në qendrën e votimit të ngritur në njësinë bashkiake numër dy në kryeqytet, Rama duke iu përgjigjur interesit të medias lidhur me ligjshmërinë e këtij procesi, u shpreh se gara ishte e natyrshme e njëkohësisht reale. “Ky është një proces i natyrshëm e njëkohësisht real e për këtë arsye ka qenë dhe një proces që ka patur vështirësitë e veta. Ashtu si kundër ka qenë një proces të cilin Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, kompania e tyre, altoparlantët e tyre kanë bërë çmos që ta përbaltin, kanë bërë çmos që ta cenojnë”, – tha Rama për mediat pasi votoi. Sipas tij, PS-ja është e vetmja forcë demokratike në vend, e cila aplikon realisht parimin “një anëtar një votë”, ndaj, ka thënë Rama, të gjithë kundërshtarët e saj janë përpjekur gjatë gjithë këtyre muajve ta zhvlerësojnë atë, duke e sulmuar pareshtur. “Kanë bërë çmos që ta zhvlerësojnë, sepse është një proces i bukur, një proces real, një proces që tregon në fakt se PS-ja është vërtet forca më e madhe e më demokratike në Shqipëri e se është pa asnjë dyshim një pengesë e pakapërcyeshme për projektin e tyre, për ta kthyer Shqipërinë në një skemë të mbyllur dhe për ta kthyer pushtetin e popullit në një pushtet interesash që s’kanë të bëjnë me interesat e popullit”, – u shpreh kryesocialisti, i cili vlerësoi faktin që anëtarësia mundet të shprehë vullnetin e saj për drejtuesin e ri. Ndërkohë që, rivali i Ramës në këtë garë, Maqo Lakrori, nuk ka preferuar të japë asnjë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23072. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23072