PS: Rritja e çmimit të energjisë do ti varfërojë më shumë shqiptarët

PS: Rritja e çmimit të energjisë do ti varfërojë më shumë shqiptarët

Kundërshtimi……Partia Socialiste jep alarmin për ndikimin negativ që do të ketë rritja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Një ditë pas bërjes publike të nismës së Operatorit të Sistemit të Shperndarjes, për ta rritur në masën e 23 përqindëve çmimin e energjisë elektrike, ka reaguar selia rozë, e cila ka evidentuar dhe efektet e drejtëpërdrejta që do të ndihen në xhepat e çdo shqiptari sipas çdo shtrese. Duke shprehur shqetësimin e Partisë Socialiste për këtë hap të këtij operatori, deputeti socialist, Ilir Beqja, ka theksuar se ndryshimi i propozuar për çmimin e energjisë do të prekë më shumë familjet me të ardhura të pakta dhe të mesme.</p>


“Jemi të shqetësuar sepse kjo rritje e re e çmimit të energjisë elektrike do të rëndojë drejtpërdrejt në buxhetet e familjeve të varfëra, e të familjeve me të ardhura të pakta apo me të ardhura të mesme”, – tha në deklaratën e vet Beqja. Sipas tij, shtrenjtimi i pritshëm me 23 % i çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, do të thotë që vetëm shtesa e shpenzimeve familjare nga rritja e pritshme e çmimit të energjisë do të bëjë zero rritjen e pensionit të datës 1 maj të njërit prej pensionistëve në një prej 230 mijë familje që përbëhen vetëm nga dy pensionistë.</p>


Gjithashtu, P.S. konstaton se vetëm shtesa që do të sjellë kjo rritje në shpenzimet familjare, do të marrë çerekun e këstit mujor të ndihmës ekonomike që merr një familje e varfër dhe 1/7 e këstit mujor të pagesës së papunësisë. Në rast se E.R.E. do të miratojë kërkesën e operatorit të sistemit të shperndarjes, atëherë sipas socialistëve, të prekur do të jenë edhe konsumatorët jofamiljarë që furnizohen me tension të ulët. Thënë ndryshe, me 20 % që pritet të rritet edhe kostoja e energjisë elektrike për shumicën dërrmuese të bizneseve të vogla, prodhuese apo tregtare, do të kemi si rrjedhojë dhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë, siç është edhe buka. “Nëse energjia elektrike përbën të paktën 30 % të kostos së prodhimit të bukës, shqiptarët duhet të përgatiten që si dhuratë për Vitin e Ri ta blenë bukën të paktën 5 % më shtrenjtë. Rritja e pritshme e çmimit të energjisë për biznesin e vogël, do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e mallrave dhe shërbimeve me pakicë, duke prodhuar kosto të reja shtesë për buxhetet familjare shqiptare”, – tha Beqja.(Shekulli)</p>
s2bBXLx7Q2g

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23435. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23435
 
Top