PS: Ja çfarë na ndodhi sot në Thirrë dhe emrat e personave që ndërhynë

PS: Ja çfarë na ndodhi sot në Thirrë dhe emrat e personave që ndërhynë

UPDATE – Partia Socialiste sapo ka leshuar nje deklarate per shtyp ku sqaron rrethanat dhe qendrimin e saj lidhur me incidentin sot ne Tunelin e Thirres. Ne deklarate thuhet:

‘…13 deputetë të Partisë Socialiste ishin sot në tunelin Thirrë-Kalimash. Mungesa e informacionit zyrtar ka sjellë këtë vizitë të deputetëve në këtë vepër për t’u njohur më nga afër me të vërtetën atje. Deputetët socialistë kanë kërkuar informacion zyrtar nga përfaqësuesit e firmës Bechtel. Sipas menaxherit Daren Mort shembja në brendësi të tunelit e ka bërë e pamundur hyrjen në të.

Tuneli nuk ka mbaruar u shpreh menaxheri Daren Mort, kontrata jonë me qeverinë mbaron verën e ardhshme: “Ne kemi klientin tonë që bashkëpunojmë, që është Drejtoria e Rrugëve dhe për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos patur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje, është pjesa jugore dhe jo ajo pjesa që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme.”

Ndërsa deputetët socialistë po bisedonin me përfaqësuesit e firmës Bechtel nënkryetari i komunës së Fanit dhe disa persona të tjerë përfaqësues po ashtu të administratës së komunës kanë ndërhyrë duke krijuar një situatë jo normale, dhe duke iu kërkuar deputetëve socialistë të hyjnë në Kuvend.

Personat të cilët tentuan ndërhynë në bashkëbisedimin që deputetët socialistë po zhvillonin me përfaqësues të kompanisë ndërtuese janë:

Gegë Ceraj – Nënkryetar i komunës Fan
Ndue Frrokgjeta – babai kryetarit të komunës Fan
Ndue Toma- kryetar i PD Fan
Ndue Marku -veteriner i komunës Fan
Nikolin Gjaci- polic në komunën Fan

Deputetët Dokle dhe Braçe kanë deklaruar për mediat:

Deputeti i PS, Namik Dokle: “Ne si grup deputetësh ndaj erdhëm, që të merrnim informacion se çfarë ka ndodhur. Unë kam qenë dhe herë të tjera, e kam parë rrugën në ndërtim, por edhe pasi është ndërtuar dhe gjithmonë kam patur një ndjesi të dyfishtë: gëzim që po ndërtohej kjo rrugë, por trishtim për mënyrën se si ndërtohet kjo rrugë. Sepse nisi si rrugë kombëtare dhe përfundoi si rrugë elektorale. Nisi si projekt i shekullit dhe vazhdoi si korrupsion i shekullit. Nisi me teknologji moderne dhe për arsye elektorale, u shkelën të gjitha rregullat e teknologjisë moderne dhe ndodhi kjo që ka ndodhur. Është e thjeshtë që ne kërkojmë transparencë jo për ne deputetët, por transparencë për të gjithë shqiptarët, për taksapaguesit, për ata që e duan këtë rrugë, për ata që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që ta dinë çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe kur merr fund ky defekt i madh, që sipas specialistit amerikan është një defekt mjaft shqetësues dhe kanë ardhur edhe ekspertë ndërkombëtar për ta parë këtë gjë. Ne këtë kërkojmë, që tuneli të hapet sa më shpejtë dhe ka një paralelizëm pak absurd, që ndërkohë që është mbyllur dosja e zotit Basha është mbyllur edhe tuneli. Natyrisht që duhet një transparencë e madhe për të gjithë ata që janë të interesuar, ne prandaj kemi ardhur këtu, për t’u interesuar se si do të shkoj më tej. Besoj që duhet një punë e madhe që tuneli të hapet sa më shpejtë dhe ndërkohë duhet të hapet dosja e atyre që e shkaktuan këtë gjë.”

Deputeti i PS, Erion Braçe: “Ne erdhëm të gjithë këtu, nga një shqetësim i madh, që buron nga përgjegjësia e të gjithëve ne, edhe të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, por edhe e qytetarëve shqiptarë. Rruga në të cilën jemi, por edhe në tunelin që ishim është një vepër shumë e rëndësishme, që po financohet nga taksat e qytetarëve shqiptarë, dhe që për disa vjet do të vazhdoj të financohet nga taksat e qytetarëve shqiptar për shkak të borxheve që janë marrë për ndërtimin e rrugëve dhe do të mbarten në vitet në vazhdim. Nisur nga ky shqetësim i madh publik, ne erdhëm këtu të pyesim se çfarë ka ndodhur, të merrnim informacion të hollësishëm mbi atë që ka ndodhur në atë tunel dhe natyrisht, të kërkojmë nga kompania përgjegjëse që është kontraktuar nga ana qeverisë së Shqipërisë me paratë e taksave të shqiptarëve, që të përshpejtoj sa më shpejtë punime, të zbatoj kontratën dhe normalisht të bëj sa më parë funksionale rrugën. Ajo që ne morëm si shpjegim dhe që normalisht është shqetësim i madh, ka të bëj me faktin që këtu janë shkelur parametrat e kontratës, që do të thotë se pas zotërinjve që po ndërtojnë tunelin dhe rrugën vepra sipas kontratës duhej të përfundoj në verën e ardhshme dhe nxitimi politik, nxitimi elektoral ka sjellë këtë pasojë, që edhe ata sot e quajnë shumë të rëndë, që tuneli është shembur dhe që normalisht kërkon kohën e domosdoshme tani për të ardhur në parametrat optimal për të filluar ndërhyrjen në tunel dhe më pas për t’u bërë i kalueshëm, e për të sjellë siguri optimale që parashihet edhe në kontratë për të gjithë qytetarët shqiptar që do të konsumojnë e lëvizin në këtë rrugë. Ju e patë edhe një skenë më parë, të rrëzimit të tunelit. Pra, ndërhyrja e politikës, nxitimi për nevoja elektorale, për të fshehur nën ombrellën e fushatës korrupsionin marramendës që ka ndodhur me prokurimin publik dhe pastaj dhe me procedurat e zbatimit e ndërtimit, ku dje ju tregova një fakt se si është rritur kostoja, se sa ka qenë kostoja për 1 km, kanë bërë që ne të vijmë sot, e të shohim me keqardhje se si ky nxitim politik i padobishëm për qytetarët shqiptar përcjellin këtë lloj dëmi.”

UPDATE – ‘Ministri i punëve publike të familjes Berisha vijon ti ikë detyrimit kushtetues e ligjor për informimin e publikut lidhur me shembjen e tunelit të Kalimashit, ndërkohë që reagimet e tij nervoze forcojnë bindjen se ky zotëri arrogant dhe i famshëm për gafat e shpifjet e tij ka humbur qetësinë, përballë të vërtetës që fsheh’.

Kjo eshte deklarata e pare zyrtare e PS lidhur me ngjarjen e sotme kur nje grup deputetesh te opozites nuk jane lejuar te hyjne te shohin situaten ne Tunelin e Thirres.

‘E verteta mund të vonojë po nuk do harrojë, sepse plaga e rëndë që korrupsioni ka hapur në atë rrugë as mund të mbulohet me gënjeshtra as mund të shërohet pa shkuar edhe Olldashi para drejtësisë bashkë me Bashën, – thuhet ne deklaraten e selise roze

Ministri Olldashi ka ironizuar vizitën e deputetëve socialistë në Kalimash duke u shprehur se përshëndes ekspeditën socialiste që më në fund vendosi të shohë nga afër veprën më të madhe publike në vend. Sipas tij, socialistët duhet të kenë dalë me përshtypjet më të mira për rrugën të cilat do t’ia përcjellin edhe liderit të PS-së, Rama.

Me heret, nje grup prej 4-5 personash, shkuan deri ne prag te nje konfrontimi fizik me deputetet. Para kamerave ata nderprisnin shpjegimet e nje zedhenesi te huaj te firmes para grupit te deputeteve duke u thene atyre me ton hakerryes: ‘Cfare doni ketu ju?’ Pamjet u transmetuan nga disa televizione prane qeverise shoqeruar me titujt: ‘Banoret e Thirres i kerkojne PS-se te kthehet ne Parlament..’

TIRANË – Disa deputetë të Partisë Socialiste kanë shkuar sot në tunelin e Thirrës në Kalimash. Mësohet se deputetët janë penguar të shohin nga afër shembjen në tunel për shkaqe sigurie.

Në Kalimash gjenden deputetët: Ilir Beqja, Namik Dokle dhe Shegysh Ligori, Erjon Braçe, Asllan Dogjani, Besnik Bare, Eglantina Gjermeni, Gazmir Bizhga, Hazir Gashi, Qemal Minxhozi, Sadri Abazi, Gjovalin Kadeli, Edmond Prenga dhe Gjokë Jaku. Vendimi i tyre për të shkuar në Kalimash vjen pas shembjes së tunelit.

PS ka denoncuar disa here abuzimet me fondet ne vepren me te madhe publike ne vend. Dje Brace ka bere publike fakte të reja mbi abuzimet e bëra në aksin Rrëshen-Kalimash, pjesë e autostradës Durrës-Kukës. Duke iu referuar referencës së Ministrisë së Financave, ai tregoi se kostoja për një kilometër, në 6 muajt e parë të vitit, është rritur nga 826 mln lekë në 1.5 mld lekë të rinj, ose nga 8.9 mln usd në 16.3 mld usd!

“Pa asnjë shkak të treguar, në kushtet kur çmimet e materialeve të ndërtimit pësuan rënie drastike, mbi të gjitha, kur materializimi në rrugë ka qenë vetëm 50 % ndërsa shpenzimi 93%! Ky është shpërdorimi i parave të shqiptarëve për të cilin ne nuk gëzohemi, por kemi të gjithë të drejtën shqiptare ta denoncojmë”- tha Braçe, duke i bërë apel Prokurorisë të nisë hetimet për krimin ekonomik.

Sipas Braçes, mjafton vetëm ky dokument i Ministrisë së Financave, që prokuroria të nis hetimet kryesisht, për të gjithë aktorët e këtij operacioni kriminal.
Ai ka theksuar se kanë qenë procedurat anti-ligjore, korruptive e kriminale- nga pikpamja penale, të Qeverisë e Sali Berishës në prokurimin e këtij operacioni kriminal.

“Këto procedura kanë shtuar kostot në mënyrë marramendëse në ndërtimin e kësaj rruge, të cilat, janë materializuar në shpërdorime po kaq të mëdha të parave publike të shqiptarëve. Njeherësh dhe në përfitime marramendëse për aktorët e këtij operacioni: Sali Berishën- si kumbari politik i tij, Lulzim Basha – si prokuruesi i këtij operacioni, Sokol Olldashi – si faturpaguesi dhe kompanitë në rolin e materializuesit”- tha ai.

Sipas tij, teknikisht, dëmi i shkaktuar në vepër është i pakthyeshëm, duke marrë me vete dhe sigurinë e veprës, e për këtë nevojitet padyshim hetim.

Shembja e tunelit, PS, kundërpërgjigje Olldashit

UPDATE – ‘Në një përpjekje të turpshme për të mos thënë përsëri të vërtetën ministri foli për shembje që kanë ndodhur në Francë, në Turqi, në Itali, në Zvicër, madje edhe në Kine, po nuk tha çfarë ka ndodhur konkretisht në tunelin e Kalimashit. Ndërkohë që ne i ri kërkojmë të thotë:
Çfarë volumesh janë shembur?
Pse janë shembur?
Cila është kostoja shtesë e këtyre volumeve?’

Keshtu thuhet ne nje deklarate per shtyp te saposhperndare per mediat nga zyra e shtypit prane PS ne pergjigje te deklarates se ministrit Sokol Olldashi.

‘…Si edhe të thotë po ashtu pse nuk jepet një informacion korrekt e i detajuar dhe pse nuk lejohet as media të bëjë detyrën e saj karshi publikut. Sa për paturpësinë e rrugaçërinë zotëria mund t’i gjejë me shumicë në gjuhën e tij tradicionalisht skandaloze, po kurrsesi në kërkesën e llogarisë së opozitës që do të bëhet përditë e më e fortë përballë kësaj keqqeverisjeje që po degradon përditë në keqbërje… – thuhet ne deklarate

Olldashi:

“Fenomeni gjeologjik që ndodh në tunelin e Thirrës ishte i paparashikuar dhe fenomene të paparashikuar në brendësi të maleve, në punime të tillë, janë të pritshëm”. Kështu është shprehur ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi pas kërkesës së kreut të PS-së, Edi rama drejtuar prokurorisë për hetimin e Berishës, Olldashit dhe Bashës lidhur me tunelin dhe shembjen e fundit në të.

Olldashi në deklaratën e tij ka numëruar situate të shumta ndodhur në botë, që nga tuneli i linjës së shpejtësisë së lartë Lion – Torino; tuneli i Driskos, në Egnatia Odos, pranë Igumenicës, në Greqi; tuneli i San Gothardit, mes Italisë dhe Zvicrës e deri te tuneli Cheinborg, në Zvicër.

Sipas Olldashit nuk ka asnjë lidhje mes fenomenit gjeologjik dhe kalendarit të punimeve në rrugë. Ai i ka cilësuar gënjështra të paturpshme deklaratat e Ramës “për gjoja kosto qindramilionëshe” duke i quajtur ato pa bazë, po në fakt nuk ka dhënë asnjë shifër rreth kostos në fjalë.

DICITURAT FOTO GALERI

1,2,3,5 – Deputetet e PS ne Kalimash

4 – Berisha e Olldashi ne segmentin Kalimash-Morine, qershor 2008

nIfnGpGQoyg

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26373. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26373

Top