PS-Berishës: Në Kuvend, pas hetimit të kutive
Partia Socialiste i përgjigjet ftesave të vazhdueshme të kreut të qeverisë për pjesëmarrje ne Kuvend, duke ripërsëritur se do të kthehet vetëm pas plotësimit të kushteve të vendosura prej saj.
Në emër të PS-së, deputeti Taulant Balla ka përsëritur edhe njëherë sot vendimin e palëkundur të forcës që përfaqëson se opozita socialiste është e bindur t’i shkojë deri në fund hetimit të kutive të votimit.
“Ne nuk po bojkotojmë institucionet demokratike, nuk po bojkotojmë një parlament demokratik, ne jemi në këtë marrëdhënie të kushtëzuar për të mbrojtur themelin e institucioneve demokratike, pra zgjedhjet dhe votën e lirë. Nuk mund të kthehemi në atë parlament, nëse nuk na respektohet e drejta jonë, e shkruar në Kushtetutë dhe në ligj, për të zbardhur të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit”- tha ai, sot gjatë një konference për shtyp.
PS-ja, ka theksuar Balla, i ripërsërit Sali Berishës kushtet legjitime, realizimi i të cilave është themelor, jo vetëm për forcën tonë politike, por për vendosjen e demokracisë në këtë vend.
Sipas tij, socialistët do të jenë në Parlament vetëm atëherë kur të na garantohet hetimi i kutive të votimit, rikthimi në punë i opozitarëve, ndëshkimi me ligj i urdhëruesve të lirimit nga burgjet të kriminelëve që bënë fushatë dhe presion për të votuar pushtetin.
“Qytetarët shqiptarë na kanë dhënë përgjegjësinë e madhe për të mbrojtur demokracinë dhe demokracia mbrohet duke respektuar votën. As Sali Berisha dhe as ndonjë mjeran tjetër që vrapon pas karriges dhe interesave nuk mund të na ndalë ne nga angazhimi ynë historik për t’i rikthyer institucioneve demokratike legjitimitetin e munguar”- tha më tej ai. Balla ka deklaruar se PS do të përdorë çdo mjet veprim që mbron demokracinë.

19 shtator
Kryeministri vijon me inaugurime rrugësh

MAMURRAS- Kryeministri Sali Berisha i ka bërë sërish thirrje kreut të socialistëve Edi Rama për të kthyer deputetet në sallën e parlamentit.

Deklaratën ai e ka bërë sot gjatë inaugurimit të rrugës Fushë-Mamurras, gjatë fjalës përshëndetëse për të cilën u ndal te ftesa e përsëritur për opozitën.

“Ftoj zotin Rama të mos pengojë partinë e tij të hyjë në parlament, aty është vendi i debatit konstruktiv, është vendi i vendimeve, por, mbi të gjitha, është vendi i reformave që prekin çdo qytetar dhe familje shqiptare, sepse kanë të bëjnë me të ardhmen europiane të tyre dhe të fëmijëve të tyre”- tha Berisha.

Rruga e inauguruar është me gjatësi 9 kilometra dhe investim të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 65 milion lekë.

dt 18 shtator
Rama nga Gjirokastra: Jo në kuvend pa transparencën e kutive

GJIROKASTËR- Lideri i socialistëve, Edi Rama ka ritheksuar nga Gjirokastra qëndrimin e prerë të PS-së për të mos hyrë në atë që ai e ka quajtur kuvendi i atyre që i mohuan Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjedhje të lira. Ndërkohë që situatën aktuale e ka quajtur si një lojë të organizuar nga Fatos Nano, Sali Berisha e Ilir Meta në kurriz të shqiptarëve.
Deklaratat e kryesocialistit u bënë në Gjirokastër, gjatë takimit me anëtarët e degës lokale të Partisë Socialiste, në prag të zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike.
Rama ka deklaruar se forca politike që i drejton është fituese e zgjedhjeve të 28 qershorit, por rezultati real u është mohuar nga shteti në shërbim të pushtetit, ndërsa ka rikërkuar edhe njëherë hapje të të gjitha kutive të dyshuara të votimit. “Mos hapja e dhjetëra kutive të dyshuara dhe duke e detyruar këtë refuzim nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor është një arsye që ne sot të refuzojmë legjitimitetin e parlamentit, të refuzojmë të drejtën e pakushtëzuar të parlamentit dhe qeverisë për të udhëhequr këtë vend në katër vitet e ardhshme”- tha ai.
Sipas Ramës, PS është e detyruar përpara atyre që e kanë votuar në 28 qershor dhe Kushtetutës të mbajë qëndrim të prerë, të vendosur dhe që ka të bëjë drejtpërdrejtë me legjitimitetin.
“Nëse raporti i arbitrit thotë që 30 për qind e procesit të numërimit u krye keq dhe shumë keq, kjo konfirmon ilegjitimitetin e tyre. Ne duam hapjen e të gjitha kutive të votimit për t’i dhënë fund korrupsionit dhe abuzimeve elektorale”, ka deklaruar Rama. Ai ka akuzuar madje edhe kreun e LSI- së Ilir Meta, që sipas Ramës mori votat e 83 mijë të majtëve me premtimin për të larguar përfundimisht Berishën nga pushteti dhe po i përdor ato për ta mbajtur në pushtet.

Reagimi, PS: S’hyjmë në kuvendin e rezultateve të deformuara

TIRANË- Partia Socialiste ka përsëritur sërish sot qëndrimin e saj të palëkundur për të mos qenë pjesë e parlamentit, që ajo e konsideron prodhim të rezultateve të deformuara dhe të kutive të mbyllura.

Gjatë një konferencë për shtyp, deputeti socialist, Blendi Klosi ka deklaruar se forca që përfaqëson nuk kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, por kërkojmë zbardhjen e së vërtetës së 28 qershorit.
“Nuk mund të ketë mision më legjitim për një opozitë demokratike sesa mbrojtja e votës, ligjit e Kushtetutës”- tha ai, duke e quajtur betimin e djeshëm të qeverisë shfaqje hipokrite të degradimit të tejskajshëm, jo vetëm për shqiptarët që votuan përsëri në shumicë që Sali Berisha të mos e qeveriste më këtë vend, dhe të shkonte në pension politik, por dhe për të gjithë ata njerëz të ndershëm që kërkojnë që ky vend të qeveriset nëpërmjet votës së lirë.

“Sali Berisha me ministra të kërkuar nga drejtësia dhe me ministra që mashtruan popullin opozitar nuk mund të qeverisë dot në mënyrë demokratike vendin dhe prandaj Partia Socialiste është çdo ditë dhe më e vendosur të vazhdojë misionin e saj historik, atë të rezistencës demokratike në plotësim të standardeve të munguara”- tha ai, duke shtuar se .

“Sali Berisha i trembet së vërtetës së kutive të votimit të cilat i mban peng në mënyrë të kundraligjshme”. Sipas Klosit PS është vendosur në rrugën e saj legjitime për të mos lejuar që ligjit të kthehet në një letër pa vlerë, që zgjedhjet të kthehen në një proces të korruptuar që tufat e kriminelëve të lejohen të dalin nga burgjet për fushatë elektorale, që drejtuesit e shtetit të përdorin postet dhe fondet publike për fushatë elektorale; që njerëzit të largohen nga puna pse nuk rreshtohen me pushtetin.

‘Mendimi ndryshe’ i PS-së, kërkon hyrjen në Parlament

TIRANË- Deputetët e PS-së, ‘Lëvizja për mendim ndryshe’ kanë kërkuar sot që kolegët e tyre ti kthehen jetës parlamentare. Ben Blushi u shpreh se “bojkoti cënon rëndë imazhin e PS-së duke e kthyer atë në qëndrime të vjetra e të tejkaluara”.

Ai tha se kjo lëvizje është e bindur se bojkoti i parlamentit po imponohet nga zgjedhjet brenda PS-së ndërsa vendi ka nevojë për një opozitë në parlament për tu vënë përballë një qeverie që nuk garanton reforma dhe proces të shpejtë të integrimit të vendit.

“Ne i kërkojmë grupit parlamentar të PS-së të lexojnë me qetësi e realizëm të gjitha qëndrimet e faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet, dhe kërkesën e tyre unike për praninë opozitare në Kuvend”, u shpreh Blushi në një konferencë për shtyp.

Më tej ai shtoi se nuk i trembet lëvizjes përjashtuese brenda PS për atë dhe deputetët mbështetës të tij. Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani, janë disa nga deputetët e PS-së që janë grupuar në këtë lëvizje dhe kundërshtojnë politikën që ndjek lideri i tyre Rama.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22770. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22770