Provat e Komisionit Europian tregojnë bllokadën e Intel ndaj AMD

Provat e Komisionit Europian tregojnë bllokadën e Intel ndaj AMD

AMD.jpg

Pak muaj më parë, Intel u sanksionua nga Komisioni Europian i Konkurencës të paguante një gjobë prej mëse një miliardë euro për abuzim me pozicionin e tregut dhe dëmtim të konkurencës, por cilat janë disa nga provat kulmore?!</p>


Pas replikave të shkurtra të momentit çdo gje duket pak më e qete sot, por cili ishte shkaku i kësajë stuhie ndaj numrit një të CPUve x86 në botë? Komisioni Europian ka cituar në raportin e tij per publikun disa prej emaileve dhe provave të gjendura në to. Ndër të tjera, disa emaile nga Dell tregojnë hapur se uljet e skajshme të çmimeve nga Intel ishin shkaku kryesor i mospranimit të procesorëve nga konkurenti AMD. Një email drejtuar Dell sqaron hapur se kompanisë do ti pritet çdo lloj zbritje (e cila në atë kohë arrinte 50%) nëse në konfigurimet e tyre do të shtohen procesorë nga AMD.</p>


Uljet e çmimeve dhe jo superioriteti teknologjik kanë qënë gjithashtu arsyeja kryesore për të cilën HP ka përdorur mes viteve 2002 dhe 2005 për mëse 95 përqind të kompjuterave të sajë vetëm procesorë Intel. gjithashtu Intel vendoste kushtëzime në mënyrën se si HP duhej të shiste edhe pak kompjuterat me procesorë AMD që arrinte të prodhonte. HP duhej ti dorëzontë këto pajisje direkt tek blerësi dhe nuk mund ti shpërndante në distributorë apo rishitës. Një email i brendshëm i HP i Shtatorit 2004 thotë: “Nuk mund të përdorni linjën komerciale AMD në asnjë shtet, shitja duhet të bëhet direkt. Nëse ju zbulojnë, paratë e Intel (të çdo muaji) do të zhduken (ata do të prishnin kontratën). Rreziku është shumë i madh.”</p>


Intel vazhdon ende sot të kundërshtojë bazat ligjore dhe faktike të këtij hetimi, duke pretenduar se kompania ka vepruar mbi baza të shëndosha të biznesit dhe se pjesa më e madhe e emaileve të cituara janë të punonjësve të nivelit të ulët, jo në rrjedhën direkte të ngjarjeve. Shumë prej provave sipas Intel janë të paplota dhe komisioni ka mohuar prova të shumëta shfajsuese.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=789. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=789
 
Top