Protokollet me Serbinë, EULEX shpërfill Prishtinën zyrtare

Protokollet me Serbinë, EULEX shpërfill Prishtinën zyrtare

eulex_logo500x500-150x150.jpg
Misioni i BE ne Kosove, EULEX shpërfill hapur Prishtinen zyrtare duke njoftuar se bashkëpunimi me Serbinë do të zgjerohet jo vetëm në fushën policore, por edhe në sektorët e doganave dhe gjyqësisë. Lajmi jepet nga vetë zyrtarët e EULEX në Prishtinë, cituar nga mediat kosovare. Kështu sipas BBC, zëdhënësja e misionit EULEX, Kerin Limdal ka deklaruar se protokolle të tjera pritet të firmosen me Serbinë, por nënshkrimi i tyre nuk do të jetë i shpejtë. Sipas EULEX bashkëpunimi policor dhe gjyqesor nuk po behet vetem me Serbine por me gjithe vendet e rajonit. Dy ditë më parë ministrat e 27 vendeve anëtare të BE-së, i dhanë mbështetje misionit të EULEX-it në nënshkrimin e marrëveshjeve me Beogradin. Por EULEX thote se do vazhdoje te bisedoje me lideret e Kosoves edhe pse Prishtina nuk do te perfshihet ne nenshkrimin e protokolleve te tilla. Sipas BE-se, kushtetuta e Kosoves i jep te drejte EULEX te nenshkruaje marreveshje teknike me vende te tjera. Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dhënë një përgjigje të qartë kur është pyetur nëse Prishtina do të pranojë nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Por ai ka thene se institucionet e Kosovës do ta respektojnë Kushtetutën e vendit. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22160. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22160
 
Top