Protestat "Nano ik"

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

KRYETARI I SHTETIT TE FAKULTETI I DREJTESISE

"Qeveritarët nxisin Korrupsionin"
smash.gif


"Korrupsioni po sfidon ligjin, ndaj duhet vepruar"


--------------------------------------------------------------------------------



Akuza ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit, kërkesa për angazhime më serioze nga prokuroria, gjyqësori, dhe Inspektoriati i Lartë i kontrollit dhe deklarimit të pasurive, si dhe angazhim total edhe nga vetë të rinjtë. Këto ishin çështjet e trajtuara dje nga Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu gjatë takimit të zhvilluar me juristët e ardhshëm.

LAJMI

Kryetari i Shtetit Shqiptar, Alfred Moisiu, doli hapur dje me akuzat ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë, si të përfshirë dhe favorizues të korrupsionit gjatë një takimi që ai bëri me studentët e Fakultetit të Drejtësisë. "Korrupsioni është i prekshëm dhe po bëhet nga njerëz me pushtet"
smash.gif
, tha presidenti Moisiu, duke shprehur kështu shqetësimin e tij në lidhje me këtë fenomen aq të përmendur në fjalimet e "krerëve" të politikës. Ndërsa krerët e partive politike shohin zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si pengesën kryesore për integrimin e vednit tonë në BE, presidenti Moisiu shprehet ndryshe. "Kjo gjendje kërcënon jo vetëm ecjen tonë përpara e shpresat për të ardhmen, por edhe demokracinë e vlerat e saj", tha ai. Duke kujtuar vitet e humbura nën diktaturë, apo në tranzicion Presidenti nënvizoi se "tani nuk na lejohet që për shkak të një kategorie zyrtarësh të papërgjegjshëm të rrezikojmë humbjen e shpresës tek e ardhmja"
eek.gif
.
------------------------------


per ke e ka fjalen valle presidenti i republikes???????????
e duan te zgjidhen prap keta te PS ne parlament . <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" />
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

nuk kam degjuar me per fatine ketyre protestave te berishes!

si mbaruan keshtu?!

shpresoj te hapet nje teme tjeter "nano ik" qe mos kete te beje aspak me berishen e militantet e tij

nje teme serioze ku te kete vetem diskutime serioze
nje teme qe te mos kete dallavere por analiza te mirefillta
nje teme qe te mirembahet vazhdimisht nga moderatoret dhe te mos lejohen idiotesira qe shuajne interesin

shpresoj gjithashtu qe te kete ne kete forum persona te afte te berballojne nje diskutim ndertues. (une e di qe ka)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

-gene-
www.progresi.org
Anetar/e # 2044

Shkruajtur më 05 Qershor, 2004 20:49
--------------------------------------------------------------------------------
nuk kam degjuar me per fatine ketyre protestave te berishes!

si mbaruan keshtu?!



------------------------
mbaruan ne realitet por ne albforum vazhdojne akoma <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />
pastaj pa ndihmen e militanteve te berishes nuk e heqim dot nanon.
kjo eshte e bukura e demokracise , qe votat e nje profesori universiteti ka peshe njelloj si edhe vota e nje bariu analfabet (me gjithe respektin qe kam per kete pjese te shoqerise , e shume me pak respekt per ata qe e cuan ne kete shkalle shkollimi)
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

jua kam thene qe ky Tosi do ja fusi shqiptarve rendshem , tani do ti sjelli edhe ca plehra nga italia .
peshku mban ere nga koka e koka e eshte Tosi me klanin e tij.
Nano ik eshte bere gjithmone mese e nevojshme.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

BENZ: Nanos s'i kemi dhuruar makine
GJERMANI/ Pergenjeshtrohet deklarata e Nanos ne formularin e pasurise, per makinen private, se i eshte bere dhurate nga "Auto Star Albania", perfaqesuesja e Benz ne Tirane. Zedhenesja e kesaj firme, Ursula Merzig- Stein: "Koncerni yne i automobilave, nuk i ka dhuruar Kryeministrit te Shqiperise, kurrfare Benzi. Pohime per dicka te tille, nga kushdo qofshin ato, nuk qendrojne"

Mercedes Benz nuk i ka falur Fatos Nanos, makinen private te deklaruar prej tij ne formularin e pasurise, si dhurate nga "ASA- AUTO STAR ALBANIA", perfaqesuesja e kesaj firme ne Shqiperi. Lajmi eshte konfirmuar dje per "Korrieri" nga zedhenesja per mediat e Koncernit automobilistik te "Daimler Chrysler", firmes qe prodhon edhe makinen e famshme Mercedes Benz. Sipas saj, ky koncern nuk i ka dhuruar Kryeministrit te Shqiperise, kurrfare BENZ-i, asnjehere. Duke konfirmuar per here te pare zyrtarisht, dyshimin e gazetes sone, se kjo makine private superluksoze dhe e blinduar, i eshte dhuruar Nanos nga persona te tjere. Nje lajm qe duket se hedh drite me te plote, mbi faktin se kreu i qeverise ka mashtruar ne deklarimin e tij perpara Inspektoriatit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te zyrtareve te larte.

Ka rreth 2 jave qe kjo ceshtje eshte ne fokusin e debateve publike, mediatike dhe politike ne Shqiperi. Vete Presidenti i "Auto Star Albania" ne Tirane, zoti Basri Ruka nuk eshte prononcuar publikisht nese eshte kjo firme, qe i'a ka dhuruar makinen private Kryetarit te PS dhe Kryeministrit te vendit,- sic ka deklaruar ai me shkrim,- duke mos e pohuar dhe as mohuar kete fakt. Ne ndihme te tij, ka ardhur dje Ursula Merzig- Stein, zedhenesja per media e "Daimler Chrysler", koncerni prodhues edhe i Mercedes Benzit, me seli kryesore ne Shtutgart te Gjermanise. Pas kontaktit telefonik te henen e kesaj jave me zonjen Merzik- Stein, nga ana e gazetes "Korrieri", ajo kerkoi 2 dite kohe per te kontrolluar ne te gjitha pjeset dhe deget e aparatit gjigand te kesaj firme te njohur per automobilat, per te na kthyer nje pergjigje zyrtare. Dje, ajo i ka deklaruar gazetes sone se "nuk eshte e vertete qe "Daimler Chrysler t'i kete dhuruar ndonjehere dicka zotit Nano". Zonja Merzig- Stein e pyetur se perse Benzi ka preferuar,- sipas deklarates se Nanos,- te beje ne vitin 2001 nje BENZ dhurate me vlere 360 mije marka (rreth 160 mije EURO) Kryetarit te PS, ajo saktesoi: "Ne nuk e dime nese zoti Nano ishte vetem Kryetar partie ne vitin 2001 apo edhe kryeminister. Ne njerin apo edhe ne postin tjeter qe ishte apo eshte, mund t'ju them ne emer te koncernit "Daimler Chrysler" qe ne nuk dime asgje per dhurate te bere nga ne per te". Pra, "pohimet per dicka te tille, nga kushdoqofshin ato, nuk qendrojne", perfundoi zedhenesja e mediave e Benz, zonja Merzig- Stein.

Burimet e "Korrieri" thane se Mercedes BENZI SC 600, mund t'i jete bere dhurate Nanos ne vitin 2001, nga biznesmeni durrsak Leonard Koka. I pyetur per kete fakt nga gazeta, nese eshte ai dhuruesi i makines private te Nanos me vlere rreth 160 mije euro, Koka as e pohoi e as e mohoi kete fakt. Por, ai u shpreh se "nuk e mbaj mend, pasi une kam bere shume dhurata gjate ketyre viteve, madje deri edhe njerezve handikapate ne Shqiperi". Por, eshte veshtire te harrohet kur behen dhurata te ketyre permasave, ashtu si edhe Nano nuk mund te kete harruar kete gje. Megjithate, ajo qe eshte saktesuar zyrtarisht sot, eshte fakti se "Mercedes benzi", per rrjedhoje edhe filiali i saj ne Shqiperi "Auto star Albania", nuk jane dhuruesit e kesaj makine, sic ka deklaruar Kryeministri Fatos Nano ne formularin e dorezuar me firmen e tij, prane Inspektoriatit te Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive te zyrtareve te larte shqiptare.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Makina qe i shpetoi jeten kryesocialistit
Makina e shumeperfolur private e Kryeministrit, do te mbahet mend gjate, edhe per faktin se ajo i ka shpetuar jeten atij, me 11 gusht te vitit 2001. Fatos Nano, atehere vetem Kryetar i PS, ka qene vete ne timonin e Mercedes Benzit SC 600, duke udhetuar ne rrugen nacionale nga Tepelena drejt Ballshit, kur ka pesuar nje aksident te rende. Makina ka dale nga rruga prane fshatit Kras te Tepelenes dhe ka bere disa rrotullime spektakolare. Te dhenat teknike te makines se blinduar me sistem mbrojtje me dopjo airbag, beri qe jeta e kryesocialistit te shpetonte per mrekulli. Duke i lene si nje kujtim te hidhur te asaj nate te 3 viteve me pare, prerjen e 3 gishtave te mesit te dores se djathte, te cilat pas kurimit ne nje spital te Athines, i jane nenshtruar edhe nderhyrjeve plastike, duke sjelle nje rregullim te estetikes se tyre.


Pasuria e Nanos:
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />

Nje autoveture e tipit Mercedes Benz, qe i eshte bere dhurate
cry.gif


Dy letra me vlere te shperndara nga shteti me vlere 0.06 milione leke
sleep.gif


Llogari rrjedhese ne banke prej 3139.07 euro
eek.gif
<img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Paga e Kryeministrit eshte 2.635 milione leke ne vit :tipsy:
smash.gif

-----------------


<span style="font-weight: bold">MASHTRUS</span>
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

jam kurjoz se kush do te votoje per nanon edhe mbas gjithe ketyre Mashtrimeve qe ka bere ??
duhet te kene stomak te forte............
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Protestat "Nano ik"

Kush ju tha juve që Nano ka nevojë për votat tuaja? Për të voton e gjithë diaspora dhe gjithë të vdekurit!!! Për më tepër votat janë veç copa letrash apo jo?
Me ç'më duket mua o djema, Tosi do heq qafe se vetë nuk ka për të hik ai. Shamë Salën se gjoja nuk zbret maloku nga kali po ky dreq qeka mo keq se malokët. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Me ç'më duket mua o djema, Tosi do heq qafe se vetë nuk ka për të hik ai. Shamë Salën se gjoja nuk zbret maloku nga kali po ky dreq qeka mo keq se malokët
--------------------------------

ka malok edhe ne JUG , edhe ata jane me keq se keta te veriut te tipit Sale.
eksperienca 50 vjecare na ka treguar pikerisht kete. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

FAQE E PARE Qershor 30, 2004


PAS BLLOKIMIT TE 2.4 MILIONE EUROVE, TE ABDUL LATIF SALEH

Paratë e pista, hetim djalit të deputetes
Pronar i një firme ndërtimi, &quot;bleu&quot; truallin e jordanezit


--------------------------------------------------------------------------------

Artan Hoxha


TIRANE

Djali i një deputeteje të kualicionit të majtë
eek.gif
që qeveris vendin
smash.gif
është në hetim për blerjen e dy trojeve me vlerë 2.4 milionë euro, të cilat u depozituan në një bankë të nivelit të dytë për llogari të jordanezit Abdul Latif Saleh, i dyshuar për lidhje me Al Kaeda-n. Burime nga grupi hetimor pohuan se personi i mësipërm emri i të cilit nuk mund të jepet për arsye të sekretit hetimor, është një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimeve në kryeqytet. Grupi special që po heton tentativën e jordanezit Hamza Abu Rajan për të tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë në kryeqytet 2.4 milionë euro për llogari të Abdul Latif Saleh, ka zbuluar fakte të reja të cilat shtojnë dyshimet për një pastrim parash në shuma të mëdha. Nga hetimet e kryera rezulton se shuma e depozituar në bankë është përfituar prej shitjes së dy trojeve me sipërfaqje 1000 metër katror secili. Këto troje pretendohet se kanë qenë pronë e jordanezo-shqiptarit Saleh, të cilat ia ka shitur firmës së ndërtimit, pronë e djalit të deputetes. Burimi i cituar pohoi se depozita në bankë e jordanezit është krijuar nga derdhja e 2.4 milionë eurove, që është bërë prej firmës shqiptare të ndërtimit.
-------------------------


gjejeni gjeagjezen , i kujt eshte ky djale i nje deputeteje te majte ?? &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

pale kur te ikin nga pushteti Klani i Nanos sa pislliqe qe do dalin , kur prokuroria te beje punen e saj
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

eeeeeeee,vetem nje prokuror i guximshem i duhet ketij vendi dhe nje makine e blinduar per te!!!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Protestat "Nano ik"

Ore po sikur shanim Salën për lidhje me vendet arabe por kto dreq socialistësh i shesin bythën Al-Qaedas për dhjetë lek! Po pse shqiptarët do investojnë për të forcuar terrorizmin?
Gjegjëza për mua është e pazgjidhshme. Mezi pres që policia të nxjerri emrin e djalit të deputetes (më shumë mundësi ka të nxjerri djalin e deputetes) sepse unë nuk i njoh deputetët e Kuvendit Socialist... më falni Popullor &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; !
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Kryetari i PD-se Sali Berisha ka deklaruar per Tv Klani se opozita do kethej perseri vazhdimin e protastave &quot;Nano ik&quot;.
Kjo, tha ai, do behet per shkak se grupi qeveritar socialist me mendesite kriminale apo te inkriminimit total te mendesise se tyre, per shkak te aferave te pista me te cilat jane te lidhura,per shkak te klaneve te ekonomise kriminale, te cilat qendrojne prapa tyre,bejne qe te mos degjohen kambanat qe bien.
Berisha, deklaroj dje, se detyra kryesore e kuvendit te ardhshem eshte qe te punoj per integrimin e cila do jete prioritet i grupit parlamentar te PD-se.
Ne te njejten kohe , ai theksoj, se PD-ja ka kapacitetet e duhura per te fituar pushtetin ne zgjedjet e ardheshme, duke vene theksin edhe tek
ish drejtues te PD-se te larguar per arsye te ndryshme large vendit si E.Selami e te tjere.
 

LERTI

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

UNE THEM TE BEJNE NJE PROTESTE ME EMRIN : &quot;NANO
smash.gif
&amp; BERISHA
smash.gif
, ZHDUKUNI&quot; BESOJ SE KA ME SHUM KUPTIM ........ APO JO ?????
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Po ke te veme pastaj ne vend te Saliut?

Ke mendoni juve?

mendoni juve se mund te me vini mua?
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E pse jo? Ne fund te fundit shqiptaret kane nevoj
qe me ne fund ti drejtoj nje femer!
Pastaj me ato qe shkruan ne postime, mendoj se do besh me shume se Saliu e Fatosi te marr se bashku.

Keshtu mezi presim te votojme edhe per ty.
Urime!
 
Top