Protestat "Nano ik"

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Historia e panjohur e vajzës nga familja Bezhani e Vlorës, e cila studioi dhe u diplomua për Drejtësi në Francë. Si u burgos nga komunistët dhe kalvari i vuajtjeve pas dënimit

Erifili Bezhani, vlonjatja e doktoruar në Marsejë, që fshinte rrugët e Tiranës

Nga Nini Mano


Portreti i Erifili Bezhanit, në vitet e fëmijërisë sime të hershme, në imazhin e përftuar ashtu, vjedhurazi bisedave të kujdesshme të të medhenjve, ishte thuajse i pakapshëm. E rritur dhe e shkolluar fillimisht në Greqi, e më pas në Francë, fotografitë e Erifilit në albumet e familjes, më kishin ofruar imazhin e personazhit magjepsës të tregimeve dhe novelave, treguar nga motra e saj, Evrinomi ne të vegjëlve, mbremjeve të gushtit, buzë detit, në lagjen Skelë, në Vlorë në mes të viteve 60-të. Vizioni I kalorëses së shkëlqyer, që rrugën nga lagja Goricë, ku banonte gjyshja, deri në Kala tek tezja, në Berat, e merrte me gallop të shpejtë, shumë ndryshe nga vajzat e tjera të së njejtës moshë, më afronin zanën e bukur të përrallave.

Me kalimin e viteve, kur e rritur, fillova të mërrja pjesë në bisedat e më të mëdhenjve, portreti i Erifilit nisi të paraqitej ashtu, sic ishte në të vërtetë: plot vitalitet, endrra dhe ambicje profesionale, që u thyen në mes papritur, për një shkak shumë të pakuptimtë: kundërvënia e shtetit ndaj koncepteve, përpjekje intelektuale të saj për shoqëri demokratike të vërtetë në Shqipëri.

Familja ku u rrit Erifili

Me jetën e Erifili Bezhanit lidhen histori të spikatura karakteresh shqiptare, por shumë të dhimbshme dhe tragjike të një familje me prejardhje të hershme intelektuale. Të tilla janë jetët e fëmijëve të Pavllo Bezhanit nga Vlora dhe Amalia Kolea nga Berati. Pavllo ishte bir I familjes së njohur Bezhani, familje e madhe, e pasur, me aktivitet të madh tregtar eksport-import në Vlorë, Greqi, Itali deri në Egjyptin e largët. Bezhanët njihen në historinë e zhvillimit të tregut financiar shqiptar, pasi që nga viti 1850 hapën të parën bankë private në Shqipëri, e njohur fillimisht si "Banka Pandeli & Lefter Bezhani". Ndërsa Amalia Kolea ishte vajza e vogël e avokatit nga Berati, Kristo Kolea, përfaqësues i Monopolit francez të duhaneve "La Regie Des Tabac" në perandorinë Otomane në teritorin Shqipëri, Greqi, Maqedoni. Amalia Bezhani ka qënë poete, e para vajzë shqiptare, e cila ka botuar poezitë e saj në revistën "Bleta Shqiptare", botim i komunitetit shqiptar të Misirit në Egjypt, në fund të shekullit XIX, kur jetonte me të vëllanë, patriotin Sotir Kolea. E mbetur e ve shpejt, në vitin 1918, Amalia Bezhani me mëncuri të vecantë, jo vetëm që drejtoi dhe zhvilloi biznesin e familjes brenda dhe jashtë vendit, por u kujdes për shkollimin sa më të mirë të 3 fëmijëve. Ndërsa vajzat, Erifili dhe Evrinomi studjuan dhe u diplomuan në universitetet e Francës, djali Aleko studjoi për Ekonomi në Romë, Itali në mes të viteve 30-të. Për të tre ushtrimi i profesionit në vendlindje, bashkë me idealin për të ndryshuar dhe përmirësuar bashkë me jetën, edhe konceptet e vjetra fanatike shqiptare, u ndërprenë në moshën më productive me ardhjen e PKSH-së në fuqi.

Kush ishte Erifili Bezhani

Erifili Bezhani lindi në Vlorë në 16.11.1910. Pas mbarimit të shkollës fillore në vendlindje, e ëma e dërgoi për shkollim në Korfuz. Pas mbarimit të shkollës së mesme, shkon në Francë me të motrën, ku studjon fillimisht për Letërsi Frenge dhe më pas kryen studimet në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e qytetit Alix-en-Provence, në 1939. Vazhdon me studime të mëtejshme deri sa merr edhe "Licenciee en Droit". Ushtron 2 vjet profesionin e avokates në Marsejë, në vitet 1941-42, ku fejohet me një avokat të njohur aristokrat francez. Kur ishte në kulmin e lumturisë, nga një fakeqësi e së motrës Evrinomi, e diplomuar edhe kjo si "Profesore e D'Etudes Francaises "në të njejtin Universitet, Erifili Bezhani lë pas gjithcka dhe e shoqëron atë për në Shqipëri. Ishte kohë lufte, dimër I vitit 1943, kur dy motrat zbritën në Portin e Vlorës për të mos u larguar më kurrë prej luftës deri në vdekje. Pas një qëndrimi në qytetin e lindjes, së bashku me nënën, dy motrat Bezhani largohen nga Vlora dhe në vitin 1944 vendosen në Tiranë. Gjenden shumë shpejt në qëndër të grupeve me intelektualë të dalluar shqiptarë, shkolluar në vende të ndryshme të Europës. Në vitet e para të clirimit, me fillimin e pushkatimeve të nëcionalitëve, Erifili kupton se ardhja e PKSH në krye të vendit, nuk ishte rruga që do të vendoste sistemin pluralist demokratik. Ajo ishte si shumë intelektualë, që bashkë me shkollimin universitar jashtë atdheut, kishin përvetësuar, për fatin e tyre të keq e tragjik, bashkë me normat e edukimit perëndimor, edhe modelin e shoqërive të verteta demokratike. "Eshtë një raprezalje e frikshme, jashtë shembullit të vendeve europiane, ndaj duhet ndalur", shprehej tek të afërmit e vet, Erifili Bezhani. Ajo aktivizohet në lëvizjen antikomuniste të grupimit "Bashkimi Demokrat", ku bënin pjesë anëtarë të grupit të Deputetëve, Liberal-demo-krateve, social-demokratët, etj. Miqtë e saj të përhershëm me të cilët shoqërohej, ishin intelektualë të njohur të kohës si Gjergj Kokoshi, Thoma Orogollai, doctor Isuf Hysenbegasi, Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli), Qenan Dibra, Musine Kokalari, etj. Veterania e LNCL-së, Andromaqi Nocka, kujton:" Erifili ishte demokrate në shpirt, ashtu sic duhet të jenë sot politikanët. Unë vija nga zonat e lira, rreth vitit 1945, kur takova pas shumë vitesh Erifili Bezhanin, ishte me Dhimitër Paskon, u ulëm në një local dhe të dy, mbaj mënd që bisedonin për politikë, rreth rrugëve për vendosjen e demokracisë. Jo vetëm në atë rast, por asnjëherë Erifili, nuk më tërhoqi vëmëndjen për bindjet e mia politike, sepse dinte të respektonte cdonjeri. I vetmi faj për të cilin u dënua Erifili ishte se guxoi të fliste hapur, me zë të lartë vazhdmisht për vendosjen e demokracisë dhe për nevojën e pluralizimit politik në Shqipëri. Kishte një fjalor të pasur që shoqëronte argumentat rreth këtyre ideve. Aty u kapën edhe në dënimin e saj". Për guximin dhe burrërinë që e kakrakterizonte Erifilin, ish-I dënuari plotik, Dr. Isuf Hysenbegasi ka lënë këtë kujtim:" Mes viteve 1945-46 një përfaqësues anglez bëri një takim me inteligjencën e Tiranës. Medis të tjerave, ai tha :"Ne Shqipërinë nuk do ta lëmë në duart e komunistëve". Në atë moment ndërhyri Erifili Bezhani duke thënë :"Shikoni Egjyptin që po ju rrëshqet nga duart, sa për fatin e Shqipërisë, ai është përcaktuar tashmë". "Kush jeni ju zonjë", e pyeti anglezi. "Jam një grua shqiptare", ju përgjigj Erifili Bezhani". Në 16 Maj,1947, pas arrestimeve të bujshme të grupit të Deputetëve, të liberal-demokratëve, etj, Erifili Bezhani arrestohet dhe nga fundi I vitit, dënohet me 20 vjet "heqje lirie" nga Gjykata Ushtarake e Tiranës. Dërgohet në burgun famëkeq të Burrelit, duke u rreshtuar në historinë e burgimeve antikomuniste në të 4 femrat e para shqiptare antikomunsite, që provuan bashkë me burgimin, edhe shijen e hidhur, torturat cnjerëzore. Ish I burgosuri politik, vlonjati Hysni Alimerko, shkruan në kujtimet e tij: " Erifili u dënua pothuajse në të njetjën kohë me Musine Kokolarin, Shega Këlcyrën dhe Nurie Koculin, bijë e Qazim Koculit. Ishin 4 fermat e para që u futën në burgun ferrë të Burrelit. Më vonë erdhën Drita Kosturi dhe Raile Luzi. Të gjitha ishin me karakter të fortë dhe të papërkulura". Drita Kosturi në kujtimet e saj rreth torturave që hiqnin të burgosurat gra në burrgun e Burrelit, përmënd qëndresën e Erifili Bezhanit dhe shoqeve të saj në burrgun e Burrelit:"Kam takuar shumë gra të burgosura me akuza politike, gra që përmbanin brenda vetes virtyte të larta të gruas shqiptare, të ushqyera nga tradita e brezave të tërë. Gra me karakter të fortë, me shpirt të gjerë demokratik, në të cilat krenaria mbyste dhimbjen për kushtet në të cilat ndodheshin. Janë nga ato gra të cilave lotët u gëlltiteshin nga sytë pa mundur t'u rreshqisnin faqeve, mes tyre Musine Kokalari, Erifili Bezhani, Frieda Sadedini e mjaft të tjera". Në Nëntor, 1951, kur vuante burgimin në Burrel, emri I Erifili Bezhanit përfshihet në listat e amnistisë të Presidiumit të Kuvendit Popullor, falë ndërhyrjes së miqve të vjetër të familjes si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, por edhe sepse familja e sajkishte mbështetur financiarisht luftën Nacional-Clirimtare. Që nga kjo kohë dhe deri në vdekje, nis etapa e dytë e mundimeve të Erifili Bezhanit për mbijetesë, me shumë mundime poshtërime dhe privime.

Privacionet pas burgut

Në vitin 1952, pas shumë ndërhyrje miqsh, hyn në Kolektivin e Avokatëve të Tiranës ku nis punën si e para femër avokate. Thoma Haxhistasa, një nga avokatët e mbetur gjallë të brezit të vjetër, I diplomuar në Firence, Itali në vitet 30-të, djalë teze me Erifili Bezhanin, kujton:"Erifili ishte në ato vite e vetmja avokate femër në punë. Si femër, dallohej për qetësi, burrëri dhe elokuencë të shkëlqyer, ndërsa si profesioniste, ndiqte vijën e ashpër të logjikës juridike në argumentimin e fakteve dhe provave. Falë aftësive intelektuale të lindur dhe të kultivuar me finesë, të forcës së brendshme të vecantë, dinte të bënte mbrojtje të pakundershtueshme. Brenda 1 viti në punë, u bë ndër avokatet më të kërkuara në Kolegjin e Avokatëve në Tiranë nga klientët". Në atë kohë u shfaqën hapur xhelozitë profesionale tek pjesa më maskiliste e kolegëve burra, që nuk mund ta konkurronin as profesionalisht. Punon vetëm një vit si avokate, pasi e përjashtojnë nga puna me motivacionin "e pa denjë dhe e pa zonja". Mban datën 13 Tetor,1953 Promemorja, që e para avokate femër, tepër e fyer, por edhe me krenari të vecantë, I drejton Këshillit Mbikqyrës të Avokatisë, ku me argumente llogjikë, kundërshton vendimin për përjashtimin nga puna, duke kërkuar që të dëgjohet mbrojtja e saj: "Unë nuk jam e paaftë! Aftësia dhe zotësia ime provohet prej sukseseve që kam pasur unë në punë, suksese morale dhe materiale. Kurrë nuk më është tërhequr vërejtja për punën time, për studimin e dosjeve, për përgatitjen e mbrojtjes, për paraqitjen e provave. …Prej punës sime, të gjitha paditë kanë ardhur në preferim nga njerëz të panjohur, të cilët nuk dinë as emrin tim, por vijnë e kërkojnë në Kolektivë "avokaten e trashë"… Përvec punës sime si avokate, kam punuar edhe për Ministrinë, pasi të gjitha përkthimet prej shqipes në frengjisht, i kam bërë unë jashtë orarit të punës dhe pa asnjë shpërblim. Gjithashtu jashtë orarit të punës, kam bërë edhe përkthime prej gjuhës ruse në shqip, prej nga ka përfituar e gjithë Kolektiva, si psh, Kodi Civil Sovjetik, që ka trajtë me të drejtën e trashëgimit. … Unë nuk jam e padenjë! Përsa I përket moralitetit, mua më njohin shumë dhe të gjithë e dinë se kam kaluar një jetë austere dhe monastike, një jetë të pastër dhe të qetë, kushtuar vetëm studimeve. Fama ime personale nuk ka as njollën më të vogël në këtë pikë. Përsa I përket cështjeve politike, unë vërtetë kam qënë në burg, por në kolektivat e avokatëve të Shqipërisë janë të shumtë ata që kanë qënë nëpër burgje për faje shumë më të mëdha se faji im, sepse unë me regjimet e së kaluarës nuk kam pasur asnjë lidhje dhe me okupatorët jo vetëm që nuk kam punuar, por i kam luftuar duke ndihmuar me të gjitha fuqitë e mia moralisht dhe materialisht Lëvizjen Nacional-Clirimtare. Deri sa pushteti më rehabilitoi duke më kthyer të gjitha të drejtat, edhe të votës, nuk ka asnjë arsye që të më ndalohet e drejta e profesionit. Drejtonjësi i Kolektivës… u kishte thënë disa kolegëve se unë u përjashtova se nuk kam triskën e Frontit…". Erifili Bezhanit nuk j'u dha triska e Frontit, c'ka e shpallte në fakt "armike të popullit", por e mbante edhe nën presionin e internimit, apo ridënimit. Që nga vitit 1953, Erifili Bezhani nuk mundi të punojë më asnjë ditë si avokate, profesion, të cilit I kishte kushtuar studimet, si dhe përvojën 2-vjecare si avokate në një nga qytetet më të mëdha të Francës, në Marsejë. Atë të drejtë që I dha shteti demokratik Francez, Erifili Bezhanit ja mohoi në vendlindje rregjimi komunist. Përpjekjet për t'u rifutur në Drejtësi, Erifili Bezhani nuk I rreshti deri në fund të jetës së vet. Në familjen Bezhani ruhet edhe një letër e saj e vitit 1956, drejtuar Hysni Kapos, mik I vjetër I familjes, ku I kërkon marrjen e triskave të Frontit për vete, mëmën dhe motrën dhe rifutjen në punë si avokate. Pas përvojës së tmershme të burgjeve komuniste, aspak e frikësuar, Erifili Bezhani nuk nguron t'I drejtohet Hysni Kapos me krenari, duke I vënë në dukje të vërtetën e familjes Bezhani për ndihmën materiale për luftën Nacional-Çlirimtare si dhe aftësinë e saj profesionale si avokatja, që nuk humbi asnjë proces gjyqësor gjatë ushtrimit të profesionit:"… Unë dua që ju ta dini cështjen mirë, se nuk vij tek ju si mik I familjes për të kërkuar një favor, por si udhëheqës për t'i kërkuar që të ushtrojë influencën e Tij me qëllim që të më jepen të drejtat që më takojnë në bazë të ligjeve të pushtetit popullor…".

Erifili përkthyese

Nevoja për jetesë, kur dyert e drejtësisë ju mbyllën, e futën Erifili Bezhanin në botën e përkthimeve. Falë njohurive të shkëlqyera të disa gjuhëve, si Frengjisht, Anglisht, Italisht, Greqisht dhe Rusisht (të cilën e mësoi shkëlqyeshëm gjatë burgut), punon si përkthyese për disa institucione të ndryshme. Lidh kontrata përkthimi me Shtëpinë botuese "Naim Frashëri", me institucione të tjera shkencore, me Legata të huaja në Tiranë. Botimi "Terminologji e Drejtësisë", "Metoda e gjuhës shqipe për të huajt", "Kodi Civili I BRSS", shumë të tjera që gjenden në ministrinë e Drejtësisë, "Studime të Akademisë Shkencave të BRSS", "Punime të Stalinit mbi Linguistikën"; "Historia e teatrit "Balshoi", "Historia e muzikës ruse"; recensione filmash, artikuj shtypi për Legatën Hungareze; "Kodi penal I RPSH", Ligje të ndryshme për Legatën e Polonisë; librin "Bota e atomit", botime në gazetën "Zëri I Rinisë" dhe në shumë organe të tjera të shtypit të kohës, mbajnë përkthimet e Erifili Bezhanit. Shumë miq dhe dashamirës, që vlerësonin vlerat dhe mëncurinë e saj, I hapën rrugën e kontratave. Por nuk ishte e thënë që të vazhdonte me përkthimet. Pas burgimit të saj, familjen e Erifilit, nënën dhe motrën, organet e pushtetit i larguan nga Rruga e Elbasanit, ku jetonin në një vilë dhe i cuan në bodrumet plot lagështirë të një shtëpie të vjetër në Lagjen 1 Maj, rruga "4 Dëshmorët", Nr.36 në një dhomë të vetme, ku me komshinjtë e tjerë përdornin të njejtin korridor si vend për gatim dhe një cezme të vetme. Njëri prej tyre, Sh.Z, polic injorant, por që për militantizëm komunist, dinte të bënte shumë mirë luftën e klasave, i shqetësonte vazhdimisht, deri sa në mes të vitit 1958, nuk i lejoi më të përdornin as cezmën, as vendin e gatimit. E ndjerë e privuar deri në poshtërim, Erifili Bezhani, pas shumë ankesash zyrtare në organet e pushtetit local, që rranë në vesh të shurdhët, nuk mundi ta përballojë atë dhe e hodhi në gjyq. Por mori vendimin vdekjeprurës më të fundit të pushtetit komunist: dënimin që të bënte punë të detyruar si fshesaxhije nëpër rrugët e Tiranës dhe vetëm në turnin e tretë! Pas 6 muajsh pune të tillë poshtëruese për nivelin e saj intelektual, sëmuret nga ulcera, shtrohet me urgjencë dhe në operim e sipër, vdes. Ishte data 15 Shkurt, 1959 kur mbylli sytë në në sallën e operacionit në spitalin e Tiranës. Erifili Bezhani. Ishte vetëm 49 vjec, avokate, e diplomuar për Drejtësi në francë, por jeta i rezervoi në vendlindje fat tragjik, si rrallë pak femra të shkolluara jashtë vendit. Përvecse kontributit si intelektuale në vendosjen e demokracisë pluraliste perëndimore në Shqipëri, apo dënimit politik dhe burgimit si shumë të tjerë, Erifili Bezhani vlen të kujtohet dhe njihet si shembull i rrallë emancipimi për brezin femëror shqiptar të viteve 30-të.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

undefined


undefined
More...


undefined
[Close]


undefined
[Close]


undefined



Burgu i Tiranës: Ja misteret e tij në vitin 1945


Xhemal Alimehmeti: "Kapitenit gjerman Helmut Mutte, Sigurimi shqiptar i mori një deklaratë, ku ai depononte bashkëpunimin e anglo-amerikanëve me komandën gjermane, të cilën sovjetikët e jugosllavët e përdorën deri në OKB"
Aty në burgun e vjetër të Tiranës tek Rruga "Mine Peza", kisha dhe Bahri Omarin e Kol Tromarën që të dy personalitete dhe njerëz me reputacion të madh në politikën shqiptare që nga fillimi i viteve 1920. Mbaj mënd se aty nga shkurti i vitit 1945, Bahriut i erdhi në takim gruaja e tij që ishte motra e Enver Hoxhës, të cilën e shoqëronte Nexhmija që sapo ishte martuar me Enverin.
Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut i prezantoi atij Nexhmijen duke i thënë se ishte nusja e Enverit dhe nga çantat që kishte me vete, nxorri disa peshqeshe të vogla të cilat çifti i porsamartuar sipas zakoneve gjirokastrite ja kishte bërë dhurata Bahriut. Bahriu nuk deshi që t` i merrte ato, por shoku i tij Kolë Tromara insistoj që ai nuk duhet t` jua kthente mbrapsht ato". Xhemal Alimehmeti një nga ish të burgosurit politik i cili u arrestua që me ardhjen e komunistëve në pushtet në dhjetorin e vitit 1944 dhe që vuajti për disa vjet dënimin në qelitë e burgut të Tiranës, tashmë në moshën 77 vjeçare ndonëse i lodhur e i drobitur nga peripecitë e një jete plotë vuajtje, me një memorje brilante si rrallë kush nga bashkmoshatarët e tij, dëshmon për "Gazetën" misteret e atij burgu famëkeq ku regjimi komunist në fuqi eleminoi shumë nga kundërshtarët e tij politik si ministra, deputetë, politikanë e ushtarakë të lartë që kishin shërbyer në qeveritë e ndryshme të shtetit shqiptar që nga koha e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Kolonel Fiqëri Dines nën pushtimin gjerman, si dhe shumë shtetas të huaj gjermanë, italianë, hungarezë, polakë, rusë të bardhë etj.

Kush është Xhemal Alimehmeti?

"Unë kam lindur në qytetin e Tiranës në vitin 1923, prej nga është dhe origjina e familjes sime. Babai im Hyseni ka qenë një tregtar i njohur manifakture dhe kemi banuar aty ku rruga e "Barrikadave" bashkohet me unazën e qytetit në një shtëpi që më pas na u sekuestrua nga regjimi komunist dhe u përdor si Befotrof deri nga viti 1990-të. Kam mbaruar gjimnazin e Tiranës në vitin 1943 dhe si shokë klase kam pasur disa nga emrat e njohur të Luftës dhe më pas të shtetit komunist si Manush Alimanin, Siri Kodrën, Ibrahim Uruçin, Skënder Begejën, Muhamer Spahiun, Prokop Murrën dhe Ramiz Alinë që u bë dhe President i Shqipërisë. Që në bankat e gjimnazit simpatizoja idetë nacionaliste dhe më pas mora pjesë aktive me rininë e Ballit Kombëtar duke u inkuadruar dhe me batalionin e rinisë "Besnik Çano", në përbërje të së cilit në verën e vitit 1944 kam luftuar deri në Kosovë".

Në ç` rrethana ndodhi arrestimi juaj dhe përse u akuzuat?

"Që akoma pa përfunduar lufta, në ditët e fundit të tetorit dhe fillimin e nëntorit të 1944-ës, komunistët dhe brigadat e tyre partizane që ishin vendosur në lagjet periferike të Tiranës, filluan arrestimet kundra kundërshtarëve të tyre politikë, të cilët ata i konsideronin si kriminelë, tradhëtarë dhe armiq të popullit. Duke e parë situatën në Tiranë, ku komunistët filluan arrestimet dhe pushkatimet pa gjygj, aty nga fundi i muajit nëntor 1944, unë u fsheha tek shtëpia e dajës tim Bim Keçit. Duke qenë se më datën 28 nëntor 1944, në mitungin e madh që u mbajt para hotel "Dajtit", ku partizanët festuan ditën e çlirimit të vendit, kryetari i qeverisë provizore Gjeneral-kolonel Enver Hoxha në fjalimin e tij shpalli një "amnisti" për të gjithë ata që nuk kishin lyer duart me gjak dhe nuk kishin bërë krime, unë mendova që të dilja e të mos rrija më i fshehur. Duke e konsideruar veten si një nga ata njerëz që duhet të fitonte nga ajo amnisti, bisedova me dajën tim Bim Keçin i cili vajti për të takuar Beqir Ballukun të cilin e kishte mik të ngushtë. Dajë Bimi shkoi tek Beqiri për ta pyetur nëse fitoja unë nga ajo amnisti dhe i tha: Xhemali është këtë dhe nuk e ka kapërcyer Adriatikun si shumë nga shokët e vet. Beqiri i tha Bimit se ai nuk dinte gjë për amnistinë, pasi kishte qenë në mal dhe përgjigjien për atë problem do t` ja jepte të nesërmen pasi të shikonte dokumentat për ata që konsideroheshin kriminelë lufte. Kur Dajë Bimi shkoi të nesërmen për të marrë përgjigjien, Beqiri i tha: Xhemali duhet të dalë e të mos rrijë i fshehur, pse do t` ja marrin për keq e do ta kërkojnë. Nisur nga kjo gjë, të nesërmen dola në bulevard dhe teksa isha duke shëtitur me shokun tim Rexhep Spahiu, (më pas futbollist i Kombëtares) më doli përpara një djalë i ri që ishte aktivist i lagjes dhe më tha se duhet të shkoja pas tij në Komandë, "ku më kërkonin për një sqarim". Kur shkova atje gjeta Xhavit Qesen dhe Ismail Çaushin të cilët i njihja e më njihnin dhe mbas disa pyetjeve ata më përcollën për në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit, (tek Selvija) ku komandonin Zija Kambo e kapiteni i parë Mihallaq Ziçishti".

Çfarë u bë më pas me ju?

"Në Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit (selvija) që ishte një vënd i llahtarshëm pasi aty janë torturuar me qindra njerëz, shumë prej të cilëve nuk dolën më të gjallë prej andej, kapiten Mihallaq Ziçishti më bëri presion duke më drejtuar dy tre herë revolen në kokë. Mbas tre ditësh më nxorrën në korridorin e bodrumeve dhe së bashku me tre të tjerë na lidhën dy nga dy dhe në errësirë të shoqëruar nga pesë roje të armatosura na nisën për në burgun e vjetër të Tiranës. Mua më lidhën me Muhamer Liçon që ishte avokat, kurse dy të tjerët ishin Zenel Bejko një fashatar i moshuar nga Libohova dhe Nuredin Çabej një djalë i ri nga Gjirokastra. Ndërsa ashtu të lidhur po ecnim drejt rrugës që sot quhet "Siri Kodra", avokat Liço më pyeti: Mos po na çojnë në Bregun e Lumit? Unë e kuptova në çast pyetjen e avokatit, se që në atë kohë Bregu i Lumit u bë vendi i pushkatimit të qindra fatëkeqëve që komunistët i quanin tradhëtarë e kriminelë. Më pas fatëkeqsisht atë fat pati dhe avokat Liço, por jo aty, atë e dërguan në Korçë dhe e pushkatuan".
Më lartë thatë se komunistët filluan arrestimet dhe pushkatimet që akoma pa u çliruar Tirana. Më konkretisht çfarë dini për këtë gjë
`"Po kjo është shumë e vërtetë. Duke filluar nga fundi i tetorit dhe fillimin e nëntorit 1944, përveç qindra të arrestuarëve, në Tiranë komunistët pushkatuan dhjetra vetë pa gjygje. Ndodhte që shumë prej tyre u pushkatuan në oborret e shtëpive, në sy të familjarëve. Kështu pas mbarimit të luftës, në bodrumet e hotel "Bristolit", u gjet një varr i përbashkët ku ishin pushkatuar pa gjygj dhe në mënyrë barbare një numër i madh qytetarësh. Shumica e tyre ishin intelektualë me prirje Perendimore si gazetari e publiçisti Nebil Çika, Aleks Mavraqi, vëllezërit Syrja e Vesim Kokalari, Ismail Petrela etj. Po kështu ato ditë janë pushkatuar dhe intelektualët Ali Panariti, Anton Fekeçi, Jakup Deliallisi, Muntaz Kokalari, Profesor Çoka, Akil Sakiqi, Lluka Xhumari e ushtarakët Boris Beleski Nazmi Uruçi, Hamit Greblleshi, Abdulla Saraçi, Sybi Topalli, Muharrem Liku, Rakip Kalenja etj. Po kështu mbaj mënd pushkatimin e kapiten Petraq Pekmezit në oborrin e shtëpisë së tij aty në breg të Lanës pranë lagjes "Ali Demi", i cili kishte shërbyer si përkthyes pranë Gestapos gjermane. Në tetorin e 1944-ës, Pekmezi kishte ndërmjetsuar midis shtabit partizan të Enver Hoxhës dhe gjermanëve për shkëmbimin e tre vajzave naziste (Elsa, Amri dhe Erna që ishin kapur rob nga partizanët) me dhjetë komunistë të kampit të Prishtinës. Pushkatimi i Pekmezit u bë sepse ai ishte i vetmi dëshmitar, i cli kishte dijeni për marveshjen që prishi Enver Hoxha, gjë që çoi në pushkatimin e 105 shqiptarëve të internuar të kampit të Prishtinës. Desha të them se burgu i parë që komunistët hapën për kundërshatërt e tyre politikë, ka qenë një kazermë ushtarake në malin e Dajtit që u hap nga partizanët akoma pa mbaruar lufta. Di se aty në atë burg në mes dhjetra të tjerëve ka qenë dhe Prokop Mima që më vonë u bë aktor i famshëm. Nga fillimi dhjetorit 1944, të gjithë ata të burgosur i transferuan për në Burgun e Vjetër të Tiranës".

Çfarë kushtesh kishte ai burg dhe kush ishte komandant i tij?

"Kuptohet, kushtet e jetesës të atij burgu ishin të mjerueshme, por për hir të vërtetës duhet të thënë se në vitet e para të pas luftës, neve na lejonin çdo lloj ushqimi që na sillte familja dhe takime me njerzit e afërm. Ndoshta kjo gjë ishte dhe e kondicionuar me faktin se në atë kohë në Shqipëri ndodheshin ende përfaqësitë e disa shteteve Perendimore dhe qeveria shqiptare kërkonte të njihej nga ato shtete. Me sa mbaj mënd fillimisht komandant i Burgut të Vjetër, ishte Aristidh Qëndro me origjinë nga Korça. Ai ishte një djalë i ri afër të 40-ve, e vinte i gjatë e pak si zeshkan. Atë njeri e njoha që ditën e parë kur më çuan në atë burg, sepse sjellja njerzore e tij më bëri shumë përshtypje. Habie e ime e madhe ishte se pas tre-katër javëve dhe atë njeri e sollën në qelitë tona si të arrestuar, pasi e kishin çarmatosur më parë. Aristidhi kishte qenë me grupin komunist të Korçës dhe shokë i ngusht i Zai Fundos, në atë fraksion që Enver Hoxha i quante "trockistë".

Ç` u bë më pas me Aristidh Qëndron?

"Mbaj mënd se një natë dimri të vitit 1946, përgjegjësi i rojeve të burgut thërriti me zë të fortë në korridor dy emra, Ndrekë Kodhelin (përkthyes i anglishtes në kohën e Monarkisë) e Aristidh Qëndron. Ai i lajmëroi ata që të bëheshin gati se do të transferoheshin në burgun e Burrelit që po bëhej gati për të pritur shumë nga të burgosurit politikë që kishin mbipopulluar burgjet e Tiranës. Në atë burg, Ndreka me Aristidhin nuk arritën kurrë, sepse siç mësuam më vonë nga disa ushtarakë të lartë që përfunduan në qelitë tona si të burgosur, me urdhër direkt të Enver Hoxhës, ata u pushkatuan rrugës me pretekstin se kishin dashur të arratiseshin".

Kush ishin njerzit që e "popullonin" atë burg?

"Asokohe burgu politik i Tiranës ishte një mozaik kombesh dhe popujsh, ku kishte gjermanë, italianë, polakë, hungarezë, rusë të bradhë etj. Nga gjermanët binte në sy një kolonel që gjatë luftës kishte shërbyer si Guvernator i Korfuzit, të cilët partizanët grekë e kishin kapur rob dhe jua kishin dorzuar atyre shqiptarë. Njëri nga kapitenët gjerman quhej Helmut Mutte. Ai ishte një burrë i gjatë dhe pak ezmer me moshë afër të 35-ve e me tipare të theksuara orientale, i cili zotëronte disa gjuhë të lindjes si turqisht, persisht, arabisht etj. Si agjent i special i Gestapos, ai gjatë luftës kishte shërbyer në prpavijat e aletatëve në Iran. Këtë njeri e thërritnin shpesh në zyrat e Ministrisë së Brendëshme, por askush, as dhe shokët e tij nuk e morën vesh të vërtetën pse e thërrisnin aty. Më vonë u mësua se Sigurimi shqiptar e kishte përpunuar atë dhe i kishte marrë një deklaratë në të cilën ai depononte se Misionet Aletate anglo-amerikane që kishin ardhur për të ndihmuar luftën partizane në Shqipëri, kishin pasur takime të fshehta me Komandën gjermane. Kjo deklaratë u shfrytëzua deri në OKB, nga përfaqsuesit e Bllokut Lindor, sidomos nga sovjetikët e jugosllavët. Po ashtu atë gjë e përmëndi dhe Enver Hoxha në Kongresin e Parë të PK. Shqiptare. Bashkë me kolonelin ishin dy tre kapitenë e tre ushtarë. Përveç të huajve, pjesa tjetër që përbënte dhe shumicën e të burgosurve që ishin aty, ishin ish funksionarë të lartë të regjimeve të kaluara, si ministra, deputetë, politikanë, prefetkë, e ish ushtarakë të lartë që kishin shërbyer që nga qevria e parë shqiptare e Ismail Qemalit e deri tek ajo e Fiqëri Dines nën pushtimin gjerman. Kështu mund të përmend Fejzi Alizotin, Terenc Toçin, Aqif Përmetin, Gustav Mirdashin, Koço Kotën, Hilmi Lekën, Reshit Mërlikën, Beqir Valterin, Javer Hurshitin, Dik Camin, Ismail Golemin, Zef Kadaren, Tahsim Bishqemin, Shyqëri Borshin, Daut Çarçanin, Kolë Tromarën, Bahri Omarin, Qemal Vrionin, Mihal Sherkon, Rrok Gerën, Tefik Mborjen, Sokrat Dodëbibën, Mihal Zallarin, Ndoc Naraçin e plot të tjerë qeveritarë të lartë numri i të cilëve arrinte afro 100 veta".


Eshtë thënë se në burgun e Tiranës asokohe kane qenëdhedisa kosovarë të cilët më pas u ekstraduan për në Jugosllavi. Si qëndron e vërteta rreth kësaj?


„ Po,kjo gjëështë më se e vërtetë. Mbaj mënd se asokohe në burgun
e Tiranës ishin të arrestuar dhe disa persona të cilët gjatë kohës së pushtimit kishin shërbyer në poste të larta
në administratën vendore të Kosovës. Një mbrëmje drejtori i burgut erdhi dhe me zë të lartë
lexoi një listë emrash të cilët i porositi që të bëheshin gati, pasi të nesërmen do të udhëtonin për në
Jugosllavi. Me sa më kujtohet në atë listë emrash mbaj mënd se ishin Bedri Pejani ish kryetari i Lidhjes së Dytë të
Prizërenit, Profesor Selman Riza, Qazim Bllaca, Muharrem Mitrovica dhe ushtarakët e lartë Qazim Komani, Fuat Dibra(Xhaferri), Sitki Shkupi, Xhelal Preveza e disa të tjerë që nuk më kujtohen. Të nesërmen e asaj nate ndodhi një ngjarje tepër e dhimbëshme. Ndërsa kamioni me rimorikio që do ti transportonte ata për në Jugosllavi kishte ardhur, urdhëri për ti nxjerrë ata në oborr po vononte. Mbas pak në oborrin e burgut u duk një ambulancë dhe nga pjesa e burgut Nr 2, dolën katër veta të cilët mbanin një trup njeriu të mbështjellë me një batanije dhe e ngarkuan atë në ambulancë. Ndërsa të tjerët të lidhur me pranga dy e nga dy i hypën në kamionin me rimorikio dhe i nisën për në Jugosllavi, nga ku siç kam mësuar më vonë shumë prej tyre nuk u kthyen më të gjallë. Të nesërmen e daljes tonë në ajrim, mësuam se ngjarjen që kishte ndodhur në burg. Njëri nga ata që ishte caktuar për të shkuar në Jugosllavi, quhej Riza Ferri dhe ishte nipi i patriotit të madh kosovar Jakup Ferrit. Rizai kishte helmuar veten dhe ishte ai që e nxorrën me batanie për në ambulancë. Dua të tregoj dialogun e Rizait në çastet e fundit të jetës me Komandantin e Brigadës së Mbrojtjes së Popullit majorin Zija Kambo. Kur e lajmëruan në telefon major Kambon, ai erdhi dhe e gjeti Rizanë akoma të gjallë. Rizai që ishte helmuar duke pirë një grusht të madh ilaçesh, ju drejtua atij duke i thënë:

A mor të poshtër, pse nuk na vrisni ju, por na dërgoni që të na vrasi Tito“.

Nga të burgosurit që ishin shtetas të huaj, kë ke pasur rastin të njohësh?

„ Siç thashë dhe më lart në atë burg asokohe kishte shumë shtetas të huaj dhe me disa prej tyre ne shiheshim shpesh sepse atëhere dyert e brendëshme të burgut nuk mbylleshin dhe ne komunikonim sa herë me ta. Nga këta mbaj mënd tre vajza gjermane të cilat i sollën në burg aty nga fundi i dhjetorit të vitit 1944. Siç thashë dhe më lart ato quheshin Elsa, Amri dhe Erna dhe ishin kapur rob nga partizënt teksa udhëtonin me një autokollonë gjermane
në rrugën Kukës-Prizëren Njëra prej tyre ishte sekretarja e Gjeneralit Fizztung kryekomandantit të forcave
gjermane në Shqipëri. Ndërsa dy të tjerat kishin punuar më duket në
shoqërinë gjermane të nxjerrjes së naftës në Kuçovë. Ne ishim në kontakt të përditshëm me to, sepse dhoma e
grave ishte ngjitur me dhomën tonë. Historinë e tyre e mësuan të gjithë të burgosurit sepse kishte lidhje me masakrën e ekzekutimit të 104 shqiptarëve që ishin të internuar në kampin e Prishtinës. Mbasi ato u kapën rob, shtabi gjerman nëpërmjet përkthyesit të tyre kapitenit Petraq Pekmezi, ndërhyri pranë shtabit partizan që asokohe ishte i vendosur në fshatin Priskë të Tiranës, që ti lironin duke i shkëmbyer me disa robër që ishin në kampin e
Prishtinës. Marëveshja u bë dhe gjermanët sipas kërkesës së shtabit të Enver Hoxhës i liruan dhjetë të internuar që ishin komunistë jugosllavë, por Enveri kërkoi që të liroheshin të gjithë shqiptarët që ishin atje. Pas kësaj gjermanët
të indinjuar për prishjen e marveshjes, pushkatuan 104 shqiptarët e kampit të Prishtinës. Ato tre vajza
qëndruan në burgjet e kampet e internimit në Shqipëri, deri nga viti 1956 kur u bë e mundur riatdhesimi i tyre mbas marveshjes Hrushov-Adenhauer. Këtë ngjarje ma ka treguar hollësisht profesori im i muzikës Luigj Filaj i cili kishte punuar si përkthyes pranë gjermanëve bashkë me kapiten Petraq Pekmezin të cilin me urdhër të Enver Hoxhës, tre ditë para çlirimit të Tiranës një grup partizanësh shkuan dhe e ekzekutuan në oborrin e shtëpisë tij aty në bregun e Lanës“.


Kë keni njohur tjetër aty në burg nga eksponentët kryesorë të politikës shqiptare të kohës së Zogut dhe të
pushtimit?

„Aty në burg siç thashë dhe më lart ishin një numër i madh prej tyre. Dua të kujtoj Ibrahim Biçakun, djalin e
patriotit të madh Aqif Pashë Elbasanit që kishte kryesuar Kongresin e Lushnjes, i cili kishte qenë Kryeministër
në kohën e pushtimit gjerman. Ibrahimi ishte i vetmi kryeministër nga ata që u quajtën kuisling, në të gjithë
Europën Lindore që nuk u pushkatua. Kjo gjë erdhi pasi në gjygjin e tij i doli si dëshmitar Myslym Peza, që në
atë kohë ishte zv / kryeministër dhe figura kryesore pas Enver Hoxhës. Myslymi deklaroi në gjygjë se gjatë kohës së luftës kur Ibrahim Biçaku ishte kryeministër, i kishte dërguar atij në Pezë dy kamionë me armatime, ushqime dhe veshmbathje, për partizanët e Pezës. Po kështu aty në burg kam pasur rastin të njoh nga afër dhe Bahri Omarin
kunatin e Enver Hoxhës dhe shokun e tij të ngushtë Kol Tromarën të cilët që nga viti 1920-të, ishin bërë të njohur si personalitete dhe njerëz me reputacion të madh në jetën politike shqiptare. Mbaj mënd se aty nga shkurti i vitit
1945, Bahriut i erdhi në takim gruaja e tij që ishte e motra e Enver Hoxhës, së bashku me Nexhmijen që sapo
ishte martuar me Enverin. Tek dhoma e takimeve, gruaja e Bariut e prezantoi burrin e saj me Nexhmijen duke i thënë se ajo ishte nusja e Enverit dhe nga çantat që kishte me vete, nxorri disa peshqeshe të vogla të cilat çifti i
porsamartuar jua kishte bërë peshqeshe sipas zakoneve gjirokastrite. Bahriu nuk deshi që t‘ i merrte fare
ato, por ju lut shoku i tij Kolë Tromara duke i thënë se nuk ishte mirë që tua kthente mbrapsht ato. Po kështu në
atë burg kam njohur dhe Osman Gazepin, një oficer i vjetër karriere që nga koha e Turqisëi cili për shumë kohë
kishte shërbyer si adjutant i Mbretit Zog me gradën e Kolonelit. Mbaj mënd aty nga gushti i vitit 1945, kur në radio po lexohej një artikull përkujtimor për dy vjetorin e Luftës së Barmashit kundër forcave gjermane, Osmani mu lut t’ja lexoja artikullin sepse vetë nuk lexonte dot. Mbasi ja mbarova artikullin ai më tha: Sa gënjejnë. Më pas ai më shpjegoi se në Luftën e Barmashit, në javën e parë të gushtit 1943, nuk kishin luftuar vetëm partizanët, të
cilët e braktisën frontin, por aty kishin bërë një luftë të madhe forcat e Ballit Kombëtar. Kjo gjë kishte ndodhur pas
një mbledhje në Vithkuq të Korçës ku kishin marrë pjesë eksponentët e Ballit Kombëtar, Kolë Tromara, avokat
Xhevdet Kapshtica dhe Faslli Frashëri. Për këtë gjë kishte dijeni dhe kryetari i Misionit anglez majori Maklin i cili
kishte ndjekur nga afër luftimet e forcave të Ballit Kombëtar që komandoheshin nga Maliq Dushari, Safet Butka, Qemal Burimi dhe komandanti i operacionit kapitenit me akademi Jani Dilo, i biri i patriotit Ilia Dilo Sheperi“.


Po nga klerikët a keni pasur në atë burg?


Nga klerikët në atë kohë ka pasur shumë në atë burg, por unë do të kujtoj disa prej tyre. I pari klerik që u
përplas në burgun politik të Tiranës, ishte Hafiz Sherif Langu i cili kishte qenë Kryetar i Komunitetit Myslyman në
Shqipëri, detyrë të cilën e kishte ushtruar dhe gjatë okupacionit. Ai rridhte nga një familje e nderuar dibrane
dhe kishte qenë për një kohë të gjatë Myfti në Shkup ku kishte marrë pjesë në shumë kuvende shqiptarësh i
njohur si antisllav, gjë e cila kishte çuar dhe në arrestimin e tij. Ai vuante shumë dhe mbas bëri pesë vjetë burg aty, e liruan pak para se të vdiste. Nuk do të më harrohet kurrë një natë e ftohtë dimri, kur u dëgjua hapja e derës kryesore të burgut. Mbas pak pamë se në korridor kishin hedhur dy qenije të gjalla të mbuluar me një batanije. Njeri nga ata ishte i veshur me kostum Kombëtar dhe në kokë mbante një fesë tonuz, kurse tjetrin e kishin futur në një thes dhe vetëm koka i dukej jashtë. I pari ishte Sulçe beg Bushati, një burrë i vjetër afër të 90-ve, të cilin e njohën nipërit e tij që ishin të burgosur aty, Shefkiu, Shyqëriu dhe Myfiti, kurse tjetri ishte shkrimtari dhe prifti
katolik Dom Lazër Shantoja. Nga torturat barbare që ju kishin bërë atyre, i kishin kthyer në kufoma të gjalla. Herë mbas here Dom Lazër Shantoja me një zë që të ngjallte keqardhje, ju lutej rojeve të burgut duke ju thënë: A mani bre burra, për hir të zotit më pushkatoni. Nga klerikët e tjerë kam njohur dhe Padër Mëshkallën. Kujtoj se një ditë ai po shëtiste në ajrim me dy djem të rinj. Nga penxherja e katit të dytë ata i pa kapiten Muço,
oficer i Ministrisë së Punëve të Brendëshme që shërbente dhe si hetues në burg. Mbasi mbaroi ajrosja, kapiten Muço së bashku me dy policë të tjerë që mbanin nga një kërbaç në dorë erdhi, brenda në qelinë e dy të rinjëve që ishin shoqëruar me Padër Mëshkallën. Ai ju kërkoi atyre se çfarë ju kishte thënë prifti dhe urdhëroi që ti rrihnin me kërbaç. Pas pak thirri dhe Padër Mëshkallën duke i kërkuar dhe atij se çfarë po ju thoshte të rinjëve në oborr.
Mbas përgjigjies së tij, kapiten Muçua urdhëroi dy policët që ta rrihnin dhe Padren e shkretë. Ndërsa ata e godisnin
atë, Mëshkalla i thoshte kapiten Muços: Si do të më kuptosh ti mor zotni që ke 13 muaj që më torturon, unë do të
vdisja i lumtur si Jezu Krishti, po të më kryqëzoje si atë. Asokohe në atë burg, klerikët nuk torturoheshin dhe vriteshin vetëm fizikisht, por ata poshtëroheshin dhe moralisht., Mbaj mënd se aty nga viti 1947, sollën të arrestuar dhe dy klerikët e mirënjohur që shërbenin në Tiranë, Kryepeshkopin Irene Banushi dhe patriotin e poetin Ibrahim Hafiz Dalliu. Kapiten Muçua që thashë më lart, donte të argëtohej me ta dhe çallmën e Hafiz Dalliut ja vuri në kokë Kryepeshkopit Banushi dhe pastaj mblodhi të burgosurit duke i pyetur se a i shkonte ajo. Nuk e harroj përgjigjien e Banushit që tha:

Nuk e di mor zoti kapiten, a e meritoj unë që të vë në kokën time çallmën e këtij patrioti të madh. Pas
kësaj, tërbimi i kapitenit ishte i madh dhe mjafton të them se Hafizit ja theu të gjithë dhëmbët“.


Gjatë asaj periudhe që ju keni qenë në atë burg, a është pushkatuar ndonjë i burgosur?

„ Po, vetëm gjatë vitit 1945 ishte e pamundur që çdoditë të mos pushkatoheshin pesë a gjashtë burra në ditë dhe shpesh herë edhe gra. Kështu në qershorin e atij viti janë pushkatuar në një ditë 13 veta. Ata i lidhën dy e nga dy në korridor dhe i trembëdhjeti prej tyre ishte një djalë i ri që nuk i kishte mbushur akoma të 20-at, i cili quhej Mustafa Vrapi. Qëlloi që atë ditë Mustafait i kishte ardhur nëna dhe e priste për takim tek porta e jashtëme. Ajo e pa djalin e saj të vetëm teksa skuadra e pushkatimit po e çonte në Bregun e Lumit për ta ekzekutuar. Ajo u vu mbrapa makinës dhe qante e bërtiste, por rojet e burgut e zbrapsën me forcë. Të gjitha këto skena, ne të burgosurit e tjerë i shikonim nga frengjitë e burgut. Në atë grup që po i çonin për ti pushkatuar ishin Major Murat Basha, Sure Ajazi, Hajredin Zogolli, Osman Taraku, Mersin Hasa, Xhelal Peza, Besim Pazari, Ibrahim Bodinaku, Avdulla Kusi etj. Mbasi i vunë në rresht dy e nga dy sikur të ishin ushtarë, ata i nisën për ti pushkatuar në Breg të Lumit. Atë çast ndodhi ajo që unë nuk do ta harroj kurrë. Ata të trembëdhjetë u mblodhën kokë më kokë dhe filluan të këndonin në kor Himnin e Flamurit dhe zërat e tyre u dëgjuan deri sa humbën nga sytë tanë, në drejtim të vëndit të ekzekutimit, i cili nuk ishte më larg se 20 minuta që aty dhe krismat e armëve dëgjoheshin fare qartë nga ne në burg“.
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

bukuroshe , clidhje ka kjo me temen "Nano ik"?
Megjithese jam plotesisht dakort me ato qe shkruan ti,
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

Ka plako dhe shume bile,Nanoja nuk ka lindur ne '90,dhe mbi te gjitha eshte vazhdues i denje i kauzes se Nenes Parti. :tipsy:
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Nuset, mjaft me Zonjën e Parë!


Elda Spaho

Të zbritura njëra pas tjetrës nga një furgon ngjyrë portokalli, nuset e “Mjaft”-it kanë qëndruar dje në mesditë në trotuarin karshi godinës së Kryeministrisë. Ku pak minuta më parë kishin mbërritur edhe përfaqësuesit kryesorë të lëvizjes sociale. Erjon Veliaj sigurisht. Në rresht, të trukuara dhe me kartona në duar, ato kanë provuar me radhë çizmen “protokoll”, vendosur mbi një jastëk të kuq. Sazet nuk kanë pushuar së rëni dhe nuk kanë munguar as grushtat me oriz. Gjithë kjo potere, edhe pse e rrethuar nga policët, ka shkaktuar jo pak habi dhe të qeshura tek kalimtarët, që shpejt kanë rrethuar nuset që hiqnin këpucët e tyre dhe provonin “Protokollin”. Kjo ishte mënyra e të thënit jo, që lëvizja sociale “Mjaft” organizoi dje ndaj ceremonialit të protokollit, i cili i dha disa ditë të parë gruas së kryeministrit favoret e të qënurit Zonjë e Parë e vendit. Jo më kot, në fund të shpinës së zhveshur së njërës prej nuseve, ishte ngjitur një letër “Mami! I can be first lady in Albania” (mami! Unë mund të bëhem Zonjë e Parë në Shqipëri”. Dhe ndërsa nuset vazhdonin të provonin çizmen, njëra nga përfaqësueset e “Mjaft”-it deklaroi për median pse -në e qartë të kësaj proteste “Jemi mbledhur nga të gjitha vendet për të provuar nëse bëhemi zonja të para. Të gjitha i plotësojmë kushtet”, -ka ironizuar ajo në fillim. “Shqipëria ka shumë probleme të tjera të rëndësishme për të zgjidhur para se të mendohet nëse duhet të ketë apo jo Zonjë të Parë”, -ka shtuar në fund.

------------------------------------
edhe nje motiv me shume per "Nano ik ", megjithese kupa eshte mbushur me kohe.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Në seancat gjyqësore të divorcit me Rexhinën është thënë se Nano ia kalon të gjithë pasurinë ish-bashkëshortes

Nano, mashtrim me lekët e burgut <img src="/pf/images/graemlins/laugh.gif" alt="" />

Xhoana në pasurinë e saj thotë se apartamentin e ka blerë me paratë e burgut që fitoi Nano

Shekulli

TIRANE- Bashkëshortja e kryeministrit, Xhoana Nano ka pasuri të paluajtshme dhe ka të drejta reale mbi to vetëm në një apartament banimi që ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku”. Në formularin e deklarimit të pasurisë, apartamenti me një sipërfaqe 260 metra katrorë është blerë 35000 dollarë, para këto që çifti kryeministror i ka përfituar nga shteti shqiptar në formë dëmshpërblimi për vitet e burgut të kreut të PS-së. “Apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit tim nga gjykata e rrethit Tiranë, me nr. vendimi 4170. dt 7. 12 2001”- thuhet në formularin që Xhoana Nano ka plotësuar në deklarimin e pasurisë së saj. Deri këtu nuk ka asnjë të keqe nëse nuk do t’i referoheshim deklaratave që vetë kryeministri ka bërë publike në lidhje me fatin e këtyre parave. Kushdo e mban mend një premtim të kryeministrit Fatos Nano të bërë pas shpalljes publikisht të dashurisë së tij të fshehtë, (deri në atë ditë për publikun) Xhoanën. Nano tha se e gjithë pasuria e tij e deriatëhershme i kalonte ish -bashkëshortes së tij, Rexhina Nanos. Në seancat gjyqësore të vjeshtës së vitit 2001 u diskutua edhe ndarja e pasurive të përbashkëta të ish -çiftit Fatos dhe Rexhina Nano, që sipas ligjit, duhet të vendoste gjykata për ndarjen e tyre. Porse kryetari i Partisë Socialiste disa kohë më parë se të zhvillohej seanca përfundimtare e ndarjes, deklaroi se e gjithë pasuria e përbashkët, do t’i kalonte ish –bashkëshortes dhe se ai nuk do të merrte asgjë me vete nga shtëpia. Gjithashtu në një nga këto seanca Fatos Nano pat kërkuar që të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e studimeve të larta të vajzës në Francë. Kërkesë kjo që u kundërshtua nga ish -bashkëshortja e tij, e cila i kërkoi kryetares së trupit gjykues, Pranvera Strakosha, që shpenzimet e shkollës së vajzës së tyre të ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet të dy prindërve.
Ndërkohë që Xhoana në deklaratat e saj ka bërë me dije se apartamenti i saj është blerë me paratë e burgut që bashkëshorti i saj vuajti në mënyrë të padrejtë. Avokati i Rexhina Nanos thotë se në ditët e seancave gjyqësore të ndarjes së çiftit është diskutuar për këto çështje, por që sipas tij, gjithçka i është lënë në mirëbesim palëve. Meçe thotë se kryeministri ka marrë përsipër shlyerjen e kredisë së apartamentit që jeton aktualisht ish -bashkëshortja e tij. Meçe saktëson se këtë detyrim e mori përsipër Fatos Nano ndërkohë që nuk përjashton mundësinë që kjo kredi e marrë nga shteti për blerjen e apartamentit të mund të jetë shlyer me paratë që ai përfitoi si dëmshpërblim nga burgu. Megjithatë avokati i Rexhina Nanos thotë se palët nuk kanë patur asnjë konflikt për ndarjen e pasurisë dhe pas ditës së përfundimit të gjyqit ai nuk ka komunikuar më me ish -bashkëshorten e kryeministrit, Rexhina Nano.
Apartamenti
Xhoana Nano në deklaratën e saj thotë se jeton në një apartament në një sipërfaqe prej 260 metra katror, i cili i ka kushtuar çiftit kryeministror 35000 $. Ndërkohë që pas vendosjes së tyre në zemër të kryeqytetit, në shtypin e përditshëm u tha e kundërtën e asaj që ka deklaruar First Lady, shkrime këto që nuk u përgënjeshtruan asaj kohe nga çifti i vitit 2001. Ndërtesa në fjalë ndodhet mu në zemër të Tiranës, pak metra larg Drejtorisë së Përgjithshme të ALBTELEKOM-it. Në atë zonë, ndër më të preferuarat e kryeqytetit, çmimet e apartamenteve të reja në vitin 2001 varionin nga 650 deri në 800 $ për metër katror. Prej këtej mund të nxirret menjëherë konkluzioni se sa kushton në të vërtetë apartamenti i Xhoana Nanos.
Në të dhënat që ajo ka deklaruar del se është pronare e një apartamenti prej 260 m2, i cili është tërësisht në pronësi të saj dhe që ka kushtuar 35 000 $ dhe nga një llogaritje e thjeshtë del se e gjithë kjo sipërfaqe është blerë me një çmim 135$/m2 dhe pikërisht në qendër të Tiranës. Sipas deklarimit të saj, apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit të saj nga gjykata e rrethit të Tiranës. Gjithashtu ajo ka deklaruar se është pronare e vetme e shoqërisë “Joy Travel” me një kapital prej 21654593 milionë lekë, e themeluar nga ajo dhe që është e regjistruar në gjykatën e Tiranës qysh në dt.6/10/1999. Dhe fitimi vjetor nga kjo shoqëri në milionë lekë është 25 654 012. Po kështu ajo deklaron se zotëron 50% të shoqërisë “Albacopter sh.p.k” me një kapital 1.186.000 lekë. Ajo shpjegon se kjo shoqëri është themeluar nga 2 ortakë, “Joy Travel sh.p.k” dhe AEROSERVICES SH.A, subjekt grek i themeluar qysh në vitin 1993. Sipas saj, helikopteri ZA-AER EC 120B COLIBRI është pronë e shoqërisë AEROSERVICES SH.A. Gjithashtu Xhoana Nano ka deklaruar se nga ky biznes ka humbje në vit, në milionë lekë 917.331 lekë. Ndërsa kryeministri Fatos Nano është pronar i një autoveture të dhuruar nga “ASA-AUTO STAR ALBANIA”, përfaqësues i “Mercedes Benzit” në Shqipëri. Gjithashtu ka rreth 60 mijë lekë të reja letra me vlerë, të shpërndara nga shteti, të cilat i mban në shtëpi. Kryeministri Nano ka të hapura katër llogari bankare, në dy prej të cilave nuk ka më asnjë depozitë. Ndërkaq ka në formën e Master Card/Euro Card 3139.07 euro në Bankën e Kursimeve dhe që i ka të gjitha nga kursimet vetjake si dhe në një tjetër llogari 23.64 euro edhe kjo në Bankën e Kursimeve. Shuma që kryeministri merr nga rroga si kryetar i qeverisë shkon në 2 635 000 lekë.
Nuk duhet të harrojmë se ish-kryeministrja e Anglisë, Margaret Thecer, ka banuar në një apartament prej 120 metrash katror në kohën që ushtronte funksionin e saj, ndërkohë që ish-presidenti francez, Fransua Miteran, në vetëm 250 metra katrorë. Ndërkohë që Rexhina jeton në ish-shtëpinë bashkëshortore së bashku me djalin Sokolin dhe me të atin e Fatosit, Thanas Nanon. I ati i kryetarit të Partisë Socialiste është shprehur publikisht se nuk e aprovon vendimin e të birit. Ai ka thënë se nuk miraton veprimin e të birit dhe se "nuk ka nuse për të ndarë". Rexhina aktualisht punon si ekonomiste në në një firmë kredish. Ndërsa djali i ish-çiftit Nano, Sokoli, punon në kompaninë e celularëve "Vodafone" dhe ka vendosur që të qëndrojë me të ëmën. Ndërkohë që vajza e çiftit Nano, Edlira studion për matematikë në Universitetin e Sorbonës në Francë.

Seancat e divorcit
Procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës së çiftit Fatos dhe Rexhina Nano ka filluar ditët e para të muajit tetor. Në të ka qenë e pranishme vetëm Evelina Qiriako, avokatja mbrojtëse e Fatos Nanos e cila ka paraqitur
aktpadinë e klientit të saj për t’u ndarë nga e shoqja. Ndërsa Rexhina nuk ka qenë prezente në atë seancë. Ajo u justifikua duke thënë se akoma nuk kishte gjetur avokatin mbrojtës.
Në seancën e dytë të procesit, e cila si paraardhësja u zhvillua në fshehtësinë më të madhe, Fatos Nano, refuzoi të pajtohej. Ai gjithshtu me anë të avokates Evelina Qiriako, refuzoi të tërhiqte aktpadinë, që do të sillte ndarjen bashkëshortore midis çiftit Fatos dhe Rexhina Nano. Pala e paditur, Rexhina Nano, as këtë herë nuk
ishte e pranishme në sallë. Ajo paraqiti një raport mjekësor ku thuhej se ishte e sëmurë.
Seanca e tretë e procesit u zhvillua më datë 27 tetor. Në këtë seancë ishte e pranishme Rexhina e shoqëruar nga djali Sokoli dhe avokati Vladimir Meçe. Duke qenë se pala e akuzuar merrte pjesë për herë të parë në proces asaj iu komunikua padia për divorc. Sipas Kodit të Procedurës Civile, në seancën e parë, gjithmonë synohet që të bëhet pajtimi i palëve. Gjykata i dha asaj mundësinë për t’u pajtuar me bashkëshortin. Rexhina e refuzoi këtë mundësi. Seanca e katërt dhe e fundit përpara vendimit të divorcit, u zhvilluan më datë 2 nëntor. Në këtë seancë të dyja palët lexuan nga një deklaratë. Rexhina në deklaratën e saj i kërkonte trupit gjykues që në vendimin përfundimtar të divorcit të specifikohej i kujt është faji për ndarjen. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja Evelina Qiriako. Gjithashtu u vendos që shpenzimet e shkollës së vajzës Edlirës, në Francë të paguhen në mënyrë të barabartë.
Më 7 nëntor u zhvillua seanca e fundit ku gjykata vendosi ndarjen bashkëshortore të çiftit Fatos dhe Rexhina Nano. Ata ishin martuar më datë 10 tetor të vitit 1974. Më 7 dhjetor gjykata e Tiranës jep një tjetër vendim në favor të kryeministrit shqiptar. Nëpërmjet një vendimi nr 4170 e shpall atë të pafajshëm për vitet e burgut të cilat i kreu gjatë viteve që vendi drejtohej nga Partia Demokratike.

Fatos Nano

Pasuria Vlera në milionë lekë Burimi
Autoveturë e tipit “Mercedes Benz” Dhuratë promorcionale nga ASA-AUTO STAR ALBANIA me president Basri Ruka, përfaqësues i “Mercedes Benz” në Shqipëri
Letra me vlerë 0.020.04 Të shpërndara nga shtetiTë shpërndara nga shteti
Llogari rrjedhëse MCEC (Master Card/Euro Card)Nr.0734 Drejtoria e Përgjithshme)Nr.17054 (dega Tiranë)Nr.19095 (dega Tiranë) 3139.0700.000.023.64 Kursime vetjake
Pagat komisione 2 635 000 Këshilli i Ministrave


Xhoana Nano

Pasuria Vlera në lekë Burimi
Apartament banimi 260 m2 35 000 USD Apartamenti është blerë me të ardhurat nga dëmshpërblimi për vuajtje të dënimit të padrejtë që iu njoh bashkëshortit tim nga gjykata e rrethit Tiranë me nr.vendimi 4170, dt.7.12.01
Shoqëria “JOY Travel sh.p.k” 100% kapital 21.654.593 lekëfitimi neto në vit25 654 012 lekë Themeluar nga ortaku i vetëm zotërues i 100% të kuotave regjistruar në gjykatën e rrethit të Tiranës me nr. Vendimi 22069 në datë.6.10.1999. kapitali është krijuar nga aktiviteti i shoqërisë
Shoqëria “Albacopter sh.p.k” me 50% kapital 1.186.00 Lek[ëDel me humbje – 917.331 lekë në vit Themeluar nga 2 ortakë zotërues nga 50% të kuotave “JOY Travel sh.p.k” dhe “AEROSERVICES sh.a”( subjekt grek themeluar më 9.04.1993 dhe publikuar në fletoren zyrtare dt.13.04.1993. nr.1212) rregjistruar në Gjykatën e Tiranës më dt.22.01.03, nr.vendimi 28882. Helikopteri ZA-AER EC 120B COLIBRI është pronë e shoqërisë “AEROSERVICES SH.A”


---------------------------------

sa mashtron ky dreq , na e shpifi
smash.gif
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Malesori Sali nuk do kuptoje asnjehere se funksionon politika dhe demokracia. Ai kujton se eshte akoma ne Tropoje dhe del shesheve dhe uluret si nje bishe maleve. Partija e tij Demokratike eshte nje grup e perbere nga fshatare dhe zagare qe i vine nga mbrapa per pak buke. Partija socialiste nuk ehste shume me e mire, por prap te pakten ajo nuk monopolizohet nga nje diktator i plutfuqishem si Sala dhe te pakten atje ka disa njerez pak si te ditur dhe te rafinuar. Po erhdi sala prapa ne fuqi, ta dini se e morren malet vendin tone. Gjithe klase jone politike ne fakt duhet hequr qafe se jane te gjithe komunistat e vjeter qe jane bere kapitalista te rinj dhe qe vazhdojne ti pine gjakun akoma vendit tone. Por Sala nuk duhet lejuar qe te vi prap ne pushtet se perndryshe do behemi Afrike fare.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Partija socialiste nuk ehste shume me e mire, por prap te pakten ajo nuk monopolizohet nga nje diktator i plutfuqishem si Sala dhe te pakten atje ka disa njerez pak si te ditur dhe te rafinuar
eek.gif

---------------------
po per te vjedhur e mashtruar.
 

entoni

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Nano eshte nje pis njeri dhe sa te jete ai ne krye te Shqiperise do jete keq dhe me keq
Te tjeret mund te bejne me mire? E ku i dihet, me keq se nano nuk besoj
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Asnjeri nga politikanet shqipetare eshte adapt ose i vullnetshem per te rregulluar vendin. Te gjithe e kane mendjen se si te pasurohen sa me shume. Prap si prap, PD eshte forca politike me inkompetente dhe fshatare e vendit. Po erdhen ata prap ne pushtet, do marim fund me verte. Ne rastin tone, per fat te keq, duhet te zgjedhim te keqen me te vogel, dhe Sala eshte e keqja me e madhe e vendit.
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ne rastin tone, per fat te keq, duhet te zgjedhim te keqen me te vogel, dhe Sala eshte e keqja me e madhe e vendit. <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" />
---------------------------


ate e vendos populli me voten e tij te "lire".


--------------------------------------
une jam i mendimit se Nano me klanin e tij jane e keqja me e madhe e ketij vendi .
--------------------------------------


pastaj pse duhet te zgjedhim midis Nanos e Berishes.???????
lozin piset ata te PS ,kur te japin vetem keto 2 alternativa, qe te rrine prap ne pushtet.
smash.gif


ka plot parti te tjera qe nuk kane qene ne pushtet(jane nja 25-30).
po fitoj PS me Nanon ne krye eshte sikur te thuash : vazhdoni keshtu sic keni vazhduar deri tani,dmth varferi per 3.5milion njerez e pasuri per "ATA"
smash.gif

ne duhet ti japim fund te KALUARES komuniste, duhen njerez te rinj qe nuk kane patur teseren e PPSh, per nje shqiperi te Re, qe te na coje ne evrope atje ku eshte edhe vendi qe na takon.
prandaj....................... MJAFT te kaluares me gjithe njerzit qe e perfaqesojne.
 

dalmat veneti

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Jam shume dakort. Por per dreq s'po del ndonje njeri ose njerez te rinj serioze qe duan ta cojne vendit tone aty ku duhet. Fati i Shqiptarit!!
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

dalmat veneti

I/e sapoardhur
Anetar/e # 8341

Shkruajtur më 29 Maj, 2004 16:17
--------------------------------------------------------------------------------
Jam shume dakort. Por per dreq s'po del ndonje njeri ose njerez te rinj serioze qe duan ta cojne vendit tone aty ku duhet. Fati i Shqiptarit!!

---............

po te kerkosh gjen <img src="/pf/images/graemlins/wink.gif" alt="" />
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Ku e merr me na ardh edhe nje her leket qe kishte koha e Berishes se sot nuk kishim ken ne Itali po ne vendin tone e jo ky Fatos hajduti po mirboll e kan da qe i dalin Zot
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

Hahahahahah,sa pashe foton e Tosit se di pse mu kujtua menjeher B***tha e pules
lol.gif
sleep.gif
 
Top