Re: Protestat "Nano ik"
parlamenti Tiranë
Sharje dhe fyerje ekstreme që i përmban vetëm fjalori i rrugës, kanë dominuar për më shumë se gjysmë ore seancën e djeshme të Parlamentit shqiptar.
Duke harruar se ku janë dhe se çfarë përfaqësojnë, ligjvënësit shqiptarë kanë dhënë dje një spektakël të vërtetë të përdorimit të fjalorit banal ndaj njëri-tjetrit. Gjithçka ka nisur kur kryetari i PLL-së, Ekrem Spahia, ka fyer në mënyrë ekstreme deputetët e mazhorancës, të cilët kanë reaguar mjaft ashpër kundër tij. Katër herë radhazi Spahia ka përsëritur një tekst fyes, të huazuar nga një e përditshme, përshtatur nga vetë ai. “Po përmend atë që ka shkruar Nikollë Lesi në gazetën e tij për kryetarin tuaj, duke pohuar atë që ka dëgjuar nga Nano. Juve ju kujtohet mirë çfarë ju ka thënë Nano. Ju nuk jeni burra. Pse bëni sikur Nano po ju kalëron nënën me të vertetë dhe, në fakt, është duke iu kalëruar nënën”
. Kështu u është drejtuar për katër herë radhazi Spahia, deputetëve socialistë duke startuar një komedi të denjë vetëm për rrugën. Ndërkohë që Spahia u përsëriste tekstin e mësipërm deputetëve të mazhorancës, kryetari i Parlamentit i kërkonte atij të largohej nga foltorja, duke i hequr të drejtën e fjalës. Spahia ka vazhduar të njëjtin tekst dhe i pari që ka reaguar ka qënë ministri i Bujqësisë, Agron Duka, i cili me zemërim është nisur për të goditur Spahinë, duke e shoqëruar me të shara ekstreme. Menjëherë janë sulur të gjithë deputetët e mazhorancës duke sharë me të njëjtën gjuhë banale dhe duke shkaktuar një kaos të vërtetë në sallë. Një numër i madh truprojash ka ndërhyrë duke shmangur kontaktet fizike mes deputetëve. Deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë tërhequr Spahinë duke e larguar nga podiumi për të qetësuar situatën.
“Dueli”
Të ndarë si në dy fronte kundërshtare lufte, deputetët e pozitës, në një krah, dhe ata të opozitës, në krahun tjetër, kanë shkëmbyer fyerje dhe klithma histerike. Në këtë mënyrë deputetët kanë zhvlerësuar ekstremisht tempullin e drejtësisë shqiptare, duke i dhënë pamjen e një zënke mes “të fortësh”. Të sharat nuk kanë pushuar për asnjë moment, madje janë parë edhe blloqe e stilolapsa të fluturojnë drejt Spahisë. Sherri ka filluar të marrë përmasa më të zgjeruara kur deputetët e mazhorancës kanë fajësuar Berishën si nxitës të qëndrimit të Spahisë. Një debat mjaft i ashpër mes ministrit të Financave, Arben Malaj, dhe kryetarit të opozitës, Sali Berisha, ka zëvendësuar për pak momente sulmet e deputetëve socialistë ndaj Spahisë, i cili, i rrethuar nga deputetët e opozitës, ishte ulur në vendin e tij. Më pas deputetët e opozitës janë larguar nga salla dhe kryetari i Parlamentit ka dhënë si dënim ndaj Spahisë përjashtimin për 15 ditë nga seancat parlamentare. Kryetari i Parlamentit ka dhënë gjysmë ore pushim për të vazhduar më tej me miratimin e projektligjeve të përfshira në rendin e ditës. Gjatë pushimit, deputetët socialistë ishin ende të irrituar dhe kanë kërkuar nga Pëllumbi dënim ekstrem për Spahinë, largimin nga Parlamenti me një afat kohor gjashtë muaj.
Debat ka pasur edhe mes Mediut e Dokles, lidhur me një interpelancë mbi akuzat për trafik organesh nga Shqipëria për në Greqi dhe Itali, por tonet kanë qenë shumë më të buta se në debatet e mëparshme.
Menjëherë pas këtyre zënkave opozita është larguar, ndërkohë që mazhoranca ka vazhduar dikutimin e projekligjeve, duke miratuar Saulin në krye të Gjykatës Kushtetuese, ligjin për “Statusin e jetimit”, ligjin “Për strehimin”, si dhe atë për dhënien me koncesion të terminalit të naftës në portin e Vlorës.
replikat
Ekrem Spahia: Para se të bëhej debat për projektligjin mbi marrëveshjen me qeverinë italiane, duhej të diskutohej sërish për të përndjekurit politikë. Ju keni premtuar se do ta sillni në qershor, por nuk keni për ta bërë. Ju nuk doni ta bëni dhe po i gënjeni ish të përndjekurit. Por, nëse nuk do ta bëni, ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj tyre dhe bashkë me ata do t´iu rrëzojmë. Më vjen keq që duhet të përmend atë që ka shkruar Nikollë Lesi në gazetën e tij për kryetarin tuaj. Juve ju kujtohet mirë çfarë ju ka thënë Nano. Ai ju ka thënë ju se do t´ua kalërojë nënën dhe ua ka kalëruar. Ai ka thënë, dhe ia vlen ta përmendësh, se këtij populli edhe ju sikur është duke ua kalëruar nënën. Ju nuk jeni burra. Pse bëni sikur Nano po iu kalëron nanën me të vërtetë, dhe është duke jua kalëruar nanën (e përsërit katër herë)
.
Agron Duka: Kë shan ti ore të …. Nënë e motër e robt...
Ku do të futesh o bir kurve <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> , (dhe nxiton ta godasë, por vetëm rojet e Kuvendit e shkëpusin nga një sherr i drejtpërdrejtë).
Taulant Dedja: Kujt ia shan nënën ti ore legen katundar. Ore të … nënën, motrën…. e kë të kesh <img src="/pf/images/graemlins/mad.gif" alt="" /> .
Gazmir Bizhga: ….nënën e motrat e çfarë të mban pragu i derës…. :rockband:
Musa Ulqini: O zotëri, më ngadalë, kë fyen deri në këtë pikë. Ti nuk ke familje, s´të vjen zor…
Arben Malaj: O legen, o maskara kë shan ashtu ti, kështu të ka mësuar mbreti ty?! Ai nuk shan, përse shan ti, apo të ka nxit Berisha të bësh këto veprime. Turp të kesh!
Sali Berisha: Rri aty dhe turp të kini ju.
Arben Malaj: Ti ke djegur Shqipërinë e do të djegësh edhe Parlamentin o kriminel!
Sali Berisha: Ju jeni kriminelët, ju jeni hajdutët e këtij populli dhe ju e dogjët Shqipërinë dhe po vazhdoni ta digjni…
-----------------------
no comment