Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

Amerikanët urinuan mbi Kur´an dhe na keqtrajtuan seksualisht

31 05 2005

Muhamed Mazouz është njëri prej pesë Marokianëve që përjetuan Guantanamon. Pas tepër se tri viteve e gjysmë të arrestimit në Pakistan, Kandahar, Bagram dhe Guantanamo, ai posa u lirua me kusht, derisa pret vendimin e gjyqit më 4 Korrik 2005. Në këtë intervju eksluziv, dhënë gazetës marokiane La Gazette du Maroc, ai pasqyron të gjitha fazat e burgosjes së tij, torturave, paraleleve me burgun Abu Ghurajb dhe fatin e dhymbëdhjetë Marokianëve tjerë, të cilët ende mbahen nga Amerikanët.

La Gazette du Maroc (LGM): Ju jeni arrestuar në Pakistan, paditë konfirmojnë se kjo ka ndodhur në Afghanistan. Ç´farë ndodhi me të vërtetë?

Realiteti, të cilin e njohin të gjithë është se, unë u arrestova në Pakistan. Unë shkova atje për t´u martuar. Ka qenë saktësisht më 26 Gusht 2001. Unë kam qenë banor i Londrës viteve të kaluara dhe nuk kisha dokumente qëndrimi. Duhej të isha i martuar me nështetase Angleze, e cila duhej të kishte origjinë Pakistane, Indiane apo Marokiane. Kjo do të ishte mundësia e vetme, e cila mua do të më mundësonte lejen pë qendrim legal. Kishte qenë kader që të lidh miqësi me një Pakistanez. Gjatë kalimit të kohës, kuptova se ai kishte një motër, e cila kishte qenë në moshë martese dhe unë e kërkova për martesë. Familja e saj pranuan dhe ne vendosëm që të shkojmë në Pakistan për të festuar këtë bashkim. U martuam dhe gjërat vijuan normalisht. Këtu më duhet të theksoj se, unë kisha një vizë një mujorëshe. Katër ditë para kthimit tonë, mua më ndalën derisa isha duke shëtitur me shokun tim (sh.p. tani vëllau i gruas) në rrugët e Karaçit. Në këto momente, derisa jam duke folur, unë ende nuk di asgjë për gruan time. Nuk di as ku ta kontaktoj atë. Kam humbur çdo gjurmë të saj prej ditës kur policia Pakistaneze më arrestoi.

LGM: Para se të merremi me shkaqet e arrestimit tuaj, ne do të dëshironim të bisedojmë pakë rreth qëndrimit tuaj në Rusi - është e vërtetë apo jo?

Po, është e vërtetë. Kam jetuar në Rusi një kohë dhe më saktësisht, në Leningrad. Isha regjistruar në Universitetin e Marinës, para se të ndërroja drejtimin në Universitetin e Arkitekturës. Kam arritur në Rusi më 8 Mars 1998. Ende më kujtohet.

LGM: Për ç´farë arsye jeni arrestuar në Pakistan?

Situata është e thjeshtë. Unë jam Arab, paraqitja ime fizike tregon qartë në këtë dhe në atë kohë ajo zonë ishte në zierje e sipër. Në atë ditë, unë dhe kunati im ishim duke shëtitur në rrugët e Karaçit. Neve na u afruan, në një mënyrë të papritur, policia Pakisatneze, e cila kërkoi nga unë dokumentet identifikuese. Policët morrën dokumetet e mia dhe pasi kuptuan se prej nga jam, kërkuan që të shkoj me ta për të më marrur në pyetje. Unë u pajtova pa bërë aspak rezistencë. Ata qartë u deklaruan ndaj meje se, kjo marrje në pyejte në zyret e tyre do të zgjasë vetëm 15 minuta. Këto 15 minuta u shndërruan në 4 vite xhehennemi në mes të Kandaharit, Nagramit dhe Guantanamos.

LGM: Në ç´farë kushte jeni marrur në pyetje në Pakistan?

Kam kaluar katër ditë në stacionin policor. Pastaj, shumë shpejtë jam transferuar në një burg ku qëndrova 26 ditë. Pyetjet ishin gjithnjë të njëjta: pse gjendem në Pakistan? Cilat libra kam lexuar? A është familja ime Muslimane? A jam anëtar i ndonjë grupi apo organizate Islame?... Për mua, kjo ishte hera e parë që të merrem në pyetje nga policia. Unë isha në të njejtën kohë i befasuar dhe i tronditur për tërë atë që po ndodhte para syve të mi. Pasi më transferuan në një burg tjetër, takova një Arab tjetër me emrin Kohat. Unë, poashtu, takova Uzbekë dhe Taxhiikë. Mu aty filluan torturat. Ishte koha e fundit të vitit 2001, më saktë muaji Dhjetor.

LGM: Ç´farë forma torturash i jeni nënshtruar?

U jam nënshtruar të gjitha llojeve të torturave prej autoriteteve Pakistaneze, edhepse policia nuk kishte ngritur asnjë akuzë kundër meje. Jam torturuar dhe nuk nuk dija as arsyen e arrestimit tim. Askush nuk më ka treguar shkakun për prezencën time në këtë burg të tmerrshëm. Na kanë rrahur, shkelur me këmbë, na kanë mbajtur pa ushqim, pa ujë, nuk kemi qenë në gjendje të pastrohemi, të shkurtojmë mjekrrën dhe flokët, të ngjitur njëri me tjetrin, nën rrethana jo njerëzore. Gjëja më me rëndësi për t´u cekur këtu është fakti se, të gjithë ishim të lidhur me zinxhirë hekuri dhe me një bastun çeliku i lidhur midis këmbëve dhe brezit tonë. Kjo me të vërtetë na ka paralizuar. Ishte sikur të kishim pasur një bastun të ngulitur në trupin tonë. Hanim me të, kryenim nevojat tona natyrore me të dhe kjo zgjati me javë. Ata na i hoqën këto prangje hekuri në ditën e fundit para se të transferohemi për në Kandahar. Më duhet të theksoj se, gjatë kësaj periudhe, nuk kam takuar asnjë Marokian.

LGM: Në ç´farë kushte jeni transferuar në Kandahar?

Më kujtohet dita kur polica Pakistaneze na tregoi se, një delegacion i Amnesty Intrencaional kishte ardhur për të na parë. Pasi që unë njoh gjuhën Angleze, kisha mundësi të konfirmoj disa herë se, njerëzit që ishin aty për të na pyetur, nuk ishin përfaqësues të ndonjë organizate humanitare fare. Në të vërtetë, agjentat e FBI-së dhe CIA-së ishin ata që erdhën për verifikime para fazës së fundit. Të njejtën ditë, rrth orës 22, ata na morrën një nga një dhe na dhanë rroba tjera, një lloj veshje e kaltër një pjesëshe. Ne ishim të mbyllur në afërsi të aeroportit dhe njëherë në një vend, neve na dorëzuan disa njerëzve tjerë. Në bazë të erës së njeriut i cili më morri mua, e dija se nuk ishte Pakistanez. Atje, neve na mbuluan me thasë. Mirëpo, para kësaj, më lejoni të ju sqaroj se si ata na mbyllën sytë. Në fillim, ata na vendosën një meterial mbi të cilin ata vendosën një shiritë të dytë shumë ngushtë, pastaj, mbi këta dy shirita ata vendosën një fashë ngjitëse para se të na mbulojnë kokat tona me thasë. Dhe ashtu, përreth qafës ata e ngushtuan edhe më tepër me një pé shumë të fortë. Më ishte e pamundur të marr frymë dhe dëgjova zërin e një gruaje, e cila na urdhëroi që të heshtnim dhe të mos provojmë asgjë që do t´i trazonte ata. Në aeroplan, ne ishim të vensdosur njëri pran tjetrit, të lidhur me tel hekuri, të lidhur fortë përreth duarve tona. Ne ishim të lidhur gjunjazi me aeroplanin përfundi nesh, të vendosur në atë mënyrë që të evitohet mundësia e edhe lëvizjes më t# vogël. Pas një kohe, aerolpani zbriti në Kandahar; qyteti i torturave.

LGM: Në ç´farë kushte keni arritur në Kandahar?

Kemi arritur natën. Ishim të pranguar si kafshët, njëri duke tërhequr tjetrin gjatë ecjes. Na hoqën sandalet tona dhe na përplasën përtokë, me fytyrë përtokë. Kemi qëndrua në këtë pozitë tepër se 4 orë. Ishte dimër, koha ishte e akullt dhe ne gjendeshim plotësiht lakuriq në tokë, duke u dridhur. Na është thënë të mos lëviznim, e as të dridheshim. Ata ma urdhëruan që, thjesht, mos të bëjmë asnjë lëvizje. Mos Lëviz; ishte urdhëri që mos të bëhet asnjë lëvizje sado e vogël. Qartë, kjo ishte e pamundur në atë ftohtësi. Nuk kishim ç´të bëjmë. Të gjithë dridheshim prej koke deri te këmbët. Andaj, ushtarët në kuptimin e plotë të fjalës kërcenin përmbi ne, me çizme në fytyrë apo kurriz, na përplasnin përtokë. Sikurse të gjithë, edhe unë lëviza dhe kështu një ushtar më qëlloi me një goditje të tij me çizme në mes kofshëve të mia. E dija se dëshironte të mi dërrmonte testikujt, mirëpo, godotitja mi kurseu gjenitaliet për disa centimetra. Në të gjitha peripetitë e torturave që kam përjetuar gjatë katër viteve, atë gositje nuk do ta harrojë sa të jem gjallë. Pas katër orëve qëndrimi në tokë, ata na hodhën nëpër qeli pa rrobat tona. Jemi kontrolluar ashtu lakuriq nën rrethana poshtëruese, derisa ushtarët na përqeshnin dhe na provokonin. Pastaj, ata filluan të na marrin në pyetje. Emri juaj, prej nga jeni, ç´farë bënit këtu, a faleni, cilin e njihni, ç´farë mendoni rreth sulmeve, a keni takuar Sheikh Usamen...


LGM: A ju ka vizituar Kryqi i Kuq në Kandahar?

Po. Kanë qenë në ditën pas arritjes sonë në Kandahar. Por, dua të theksoj një fakt, të cilin lexuesit tuaj dhe opinioni publik duhet ta dijnë. Kryqi i Kuq nuk ka bërë asgjë gjatë tërë kohës së qëndrimit tonë në Afghanistan apo në Guantanamo. Prezenca e tyre ka qenë e kotë. E vetmja gjë që ata kanë bërë ishte përcjellja e ca letrave. Unë jam i bindur se, ata ishin atje për t´u shërbyer Amerikanëve dhe për t´u ndihmuar atyre. Thënë shkurt, Kryqi i Kuq mjaftohej me luajtjen e një roli të postierit dhe kjo ishte e tëra.

Ne mbetëm atje për shumë ditë pa çfarëdo higjiene, deri në atë masë sa që secili prej nesh kishte pamjen e një egërsire: me flokë të gjata dhe të papastërta, trup të zi si rezultat i palarjes, thonjë të gjatë dhe të ndyer, gjembat na i kishin kapluar fytyrat dhe na jipnin një pamje të njerëzve të çmendur. Atmosfera ishte e neveritshme. Ne ishim tepër se njëzet persona, në një qeli të vogël të mbështjellur me batanie për tu mbrojtur nga të ftohtit e padurueshëm. Kishim kova të palara prej hekuri për pije dhe në mëngjes, prej të ftohtit, uji ishte shndërruar në akull. Ne kishim dy ngrënie të vogla, një në mesditë dhe tjetra në mesnatë. Qëllimi ishte që të lihemi të urritur prej zgjimit në agim deri në mesditë. Në mbrëmje, ata na zgjonin prej gjumi për të ngrënë në mesantë. Thirrjet ishin momentet më të vështira. Ata mund të na thërrisnin në çdo kohë. Ne qendronim atje, ba batanie, duke u dridhur në borë me orë të tëra. Pastaj, kur atyre iu tekej prap, përsëri bënin thirrje.


LGM: Dhe marrjet në pyetje?

Marrjet në pyetje ishin të përdtitshme, të ndërmarra prej Amerikanëve me përkthyes Arab, të cilët bashkëpunonin me ta. Ato bëheshin në tenda, në praninë e të gjithë të arrestuarve tjerë dhe shpeshherë, në fillim neve na rrihnin, fytyrë përtokë, nga ushtarët e çmendur, para se të fillonin të na merrnin në pyetje. Ekzistonte një teknikë precize, e cila përbëhej prej hudhjes së të burgosurit përtokë, kërcimit mbi kurrizin e tij dhe dërrmimit të krahërorit të tij para rrahjes. Shumë prej nesh kishin thyerje shpatullash dhe ishim të detyruar të përballohemi me të ftohtit dhe urinë, pa ndonjë medikim, deri në deportacionin tonë në Guantanamo. Marrjet në pyetje mund të zgjasnin me orë të pafundta. Atje, ata përdorën metoda të jashtëzakonshme të torturimit. Para së gjithash, përdorej elektro-shoku, i cili na shkaktonte dhimbje të pashembullta. Pastaj, ata na hodhën në rezervoar të mëdhenjë uji, për të na përmbytur në ujë. Ata, poashtu, kishin shprehi të vendosin paçavra të pista, të mbushura me të gjitha ato gjëra të neveritshme që mund të imagjinoni, në gojë dhe në fytyrë. Na mbanin pa namaz, pa ushqim, pa ujë, pa rrobe, pa batanie, me ditë të tëra.

LGM: Pas kësaj, ju jeni transferuar në Bagram?

Burgu i Bagramit është motra binjake e Abu Ghurajbit në Irak. Pa dhënë tepër detale, ne kemi përjetuar të njejtat tortura, keqtrajtimet e njejta fizike dhe psikologjike, të cilat i kanë përjetuar të burgosurit në Irak. E dini, kur jam kthyer në Maroko dhe kisha mundësi të lexojë revistat, u njoftova me atë që të burgosurit në Irak kishin përjetuar në Abu Ghurajb, që ishin të njejtat metoda dhe të njejtat keqtrajtime. Sot, unë mendoj se, Bagrami ka qenë laboratoriumi, i cili ka parapërgatitur rrugën për Abu Ghurajb. Ne ishim në qeli individuale dhe kjo është shumë me rëndësi, sepse kështu ata mund të provonin çdo gjë tek të burgosurit pa ditur ndokush se çka ka ndodhur. Ne jemi poshtëruar në trupin tonë, jemi detyruar që të zhvishemi para tjerëve. Edhe më keq, ata dërgonin ushtare femra, të cilat provokonin të burgosurit duke ua prekur gjenitaliet, duke u zhveshur para tyre ose duke pasur marrëdhënie seksuale me ushtarët tjerë para nesh. Ne kemi parë edhe më keq se kjo dhe shumë të burgosur janë dhunuar dhe kanë bërë çdo gjë që kanë munudr për ta fshehur atë. Mirëpo, ne e dinim atë që ata kishin përjetuar në duart e ushtarëve. Janë përdorur edhe metoda tjera, si vjerrja me pranga në shufra hekuri të fiksuara në mure. Ne mund të mbaheshim të privuar nga gjumi me netë të tëra.

Pastaj, ata filluan fazën e injeksioneve. Herë pas here, ata na injektonin produkte të cilat na bënin të çmendur. Më vonë, ne mësuam se ato kishin qenë injkesione të cilat shkaktonin histeri. Shumë prej të burgosurve ishin krejtësisht të dalur mendësh. Të tjerë pësuan sëmundje lëkure, infeke dermale, sëmundje të veshkëve, komplikime të mëlçisë, kokëdhimbje....

LGM: Ç´farë trajtimi ishte i rezervuar për Kur´anin?

Këtu, unë dua të tërheq vëmendjen ashtu që tërë bota ta dijë se deri ku kanë shkuar Amerikanët për të na poshtërsuar dhe tallur me principet tona elementare. Kjo ka të bëjë me veprimet e tyre ndaj Kur´anit. Është përdorur çdo gjë për t´a nëçmuar deri në asgjë. Ata kanë urinuar mbi të, ata e kanë shqyer; ata e kanë prerë me gërshërë në praninë tonë. Ata kanë kryer nevojën e madhe mbi të dhe na e kanë lyer fytyrën me të. Po, e tërë kjo duhet të thuhet, ashtu që bota Muslimane të kuptoj se ç´farë shkalle të urrejtjes ky Libër i Shenjtë shkakton tek ta. Unë nuk mund ta kuptoj se si ka ardhur deri te kjo. Një ditë, dhe në prezencë të Kryqit të Kuq, ata morrën të gjithë Kur´anat e të burgosurve për t´i shqyer në prani të të gjithë neve. Ata silleshin ndaj këtij Libri të Shenjtë sikur të ishte fjala për ndonjë objekt vulgar. Kur ne protestuam, ne u torturuam shumë keq. Ç´do herë kur ata silleshin në këtë mënyrë ndaj Kur´anit, ne ngriteshim dhe, natyrisht, dënoheshim ashpër. Ishte një qark i ligë. Format tjera të torturave përmbanin lëshimin e qenve kundër neve kur ne ishim lakuriq, gjatë larjes në grupe, apo gjatë marrjeve në pyetje. Qejt ishin të egërsuar për kësisoj pune dhe disa herë të burgosurit pësonin kafshime të rrezikshme. Ne çmendashim, njëkohësisht duke ndier frikë, histeri, duke dëgjuar klithmat e të tjerëve, duke duruar ftohtësi, uri dhe kokëdhembje të forta. Sa më përket mua, unë isha në grupin e parë që kemi arritur dhe të fundit të largohemi. Kam përjetuar të gjitha.

LGM: Pas gjashtë muajve në mes Kandaharit dhe Bagramit, ju jeni transferuar në Guantanamo. Si ndodhi kjo?

Unë mund të them se, në mes Kandaharit dhe Begramit, unë kam përjetuar akullin e dimrit dhe të vapën e verës. Jam thirrur për marrje në pyetje më 14 Qershor 2002 dhe ne u ngarkuam në aeroplana për në Guantanamo më 15 Qershor. Është ky udhëtim, të cilin nuk do ta harrojë tërë jetën. Së pari, ishte udhëtim që zgjati tepër se 24 orë. Ne ishim të pranguar mirë, të lidhur për dyshemenë e aeroplanit, të lidhur me zingjirë me njëri tjetrin. Ata na vënë lloje syzash mbi shiritat tonë për të bllokuar të pamurit, siedhe dëgjojëse të mëdha për të na penguar nga të dëgjuarit. Na vendosën shirit ngjitës në gojat tona dhe një material në hundët tona, para se të na mbulojnë kokat dhe pastaj përfunduan duke na e shtrënguar atë përreth qafave tona, sikurse kishin vepruar gjatë udhëtimit tonë të parë për në Kandahar. Ne, poashtu, kishim të veshura doreza të lidhura në duar, për të na penguar nga lëvizja. Thënë shkurt, ata na kishin shkatëruar të gjitha shqisat tona: as të shohim, as të dëgjojmë, as të folim, as të ndiejmë, e as të lëvizim gishtat.

LGM: Si mësuar se do të transferoheni në Guantanamo?

Udhëtimet kishin filluar me arritjen tonë në Kandahar. Ne dëgjuam biseda rreth këtyre lëvizjeve. Pas disa muajve, ne patëm mundësi të kontaktojmë me disa prej rojeve, të cilët ne i pyetëm rreth këtyre udhëtimeve. Përmes tyre ne mësuam se destinacioni kishte qenë Guantanamo në Kubë. Para arritjes në Guantanamo, unë nuk kisha takuar asnjë Marokian, as në Kandahar e as në Bagram. Gjatë këtij udhëtimi ne nuk kishim as ushqim, e as mundësi që të kryejmë nevojat tona natyrore. Ushtarët i detyruan të burgosurit që të veshin pelena, për të evituar çfarëdo aksidenti. Në raste të lodhjes, ushtarët vinin të na rrahin për të na detyruar të qëndrojmë drejtë.

LGM: Ne mësuam se marrjet në pyetje kanë filluar në ditën e arritjes suaj në Guantanamo

Po, është e vërtetë. Posa arritëm, ata na hodhën nën diellin Karibik. Ne ishim pa rrobe, lakuriq. Mbetëm ashtu me orë të tëra. Mëpas, na morrën për të na pyetur. Një natë në aeroplan, të lidhur dhe pa ushqim, orë të tëra në diell dhe pastaj menjëherë në tortura dhe marrje në pyetje. Sa më përket mua, ata nuk kishin përgjigje tjetër prej meje, përveç të vjellurit, si rezultat i vuajtjeve prej kokëdhimbjes dhe rraskapitjes. Ata më dërguan mua, me gjatësi prej 2m., në një qeli me përmasa 1.80m.

LGM: Si keni jetuar gjatë tepër se dy vite e gjysmë në Guantanamo?

Secili prej nesh ishte në një qeli të veten dhe ishin në gjendje të dalim për të ecur dy herë në javë nga 15 minuta. Ne ishim plotësisht të izoluar nga njëri tjetri, e edhe në rastet e daljes ishim të detyruar të ecim larg njëri tjetrit në disatancë prej disa metrave. Ne nuk kishim mundësi as të vraponim apo në merreshim me sport. Ishte e pamundur të takoj ndonjë Marokian tjetër, pasi që ishim të izoluar. Mirëpo, ne e dinim përmes deklaratave të të burgosurve tjerë që kishin ardhur prej sektorëve tjerë se, ishte një Marokian prej Safi në atë sektor dhe një prej Berkane në sektor tjetër. Ne pyetëm rreth përshrkimit të sakt të Marokianëve, për të mundur t´i njofim prej së largu dhe t´u japim ndonjë shenjë. Në këtë mënyrë isha në gjendje të njoh Abdellah Tabarekun, Ibrahim Benchekroun, Chekkouri dhe Muhamed Aouzar. Fshehurazi, larg shikimeve të ushtarëve të cilët na ruanin, ne përpiqeshim të bëjmë shenja dhe pritnim ditën kur do të na ofrohej mundësia për t´u takuar në sektorin e njejtë për të ndërruar ndonjë fjalë. Ndonjëherë na gjenin atje dhe na torturonin ashpër rojet, të cilët kishin ndaluar çdo tentim bashkimi mes nesh.

LGM: Ç´farë kishit si pajisje për jetesë në Guantanamo?

Një batanie, një dyshek me trashësi prej 5cm dhe Kur´anin. Kohë pas kohe, na jepnin një peshqir të vogël dhe dush, atëherë kur u tekej ushtarëve, dhe një brushë të vogël për dhëmbë. Sa i përket Kur´anit, më duhet të theksoj se, unë jam penduar rreth faktit që ata na kanë dhënë Librin e Shenjtë për lexim. Pastaj ata e përdorën atë si metodë torturimi, në të njejtën mënyrë si e kishin përdorur në Bagram, për të na shtyer në tërbim. Kjo ishte lojë për ta. Ata vinin një ditë për të na marrur atë, dhe na e sjellnin prap një ditë tjetër, pastaj vinin prap dhe na e merrnin dhe kështu gjatë tërë kohës së qëndrimit tonë atje, duke mos harruar të gjitha aspektet tjera, të cilat i kam përshkruar më lartë. Natyrisht, ne u përgjigjëm me greva urie, britma, tentime vetvrasjeje, goditje dhe çdo herë na përgjaknin duke na rrahur. Ata, poashtu, dinin të vinin dhe të na rruanin kokën dhe mjekrrën, na detyronin të hamë atë që ata dëshironin, na jepnin injeksione dhe na hudhnin në izolim. Ne kërkonim nga ata që të na torturojnë fizikisht, por mos ta prekin Kur´anin, por nuk kishim mundësi të bëjmë asgjë. Qëllimi i tyre ishte që të na lëndojnë përmes asaj që për ne ishte më e vlefshme.

LGM: A ishit ju viktimë e injeksioneve të dhunshme?

Neve na kanë dhënë çfarëdo. Unë mendoja se ky është fati im dhe pritja me durim. Por, në të vërtetë, sëmundjet na sollën telashet më të mëdha. Për shkak të këtyre injeksioneve, shumë prej nesh ishin sëmurë. Disa vuanin nga mëlçia, tjerët nga veshkët, tjerët u bënë histerikë dhe tjerët astmatikë sikurse unë prej qëndrimit tim atje. Disa tjerë ishin gjithnjë anemik dhe me çdo injeksion, ata ishin në dyer të vdekjes. Unë nuk po flas për problemet e lëkurës, prej të cilave pothuasje secili prej nesh vuante, siedhe reumatizmi si rezultat i të ftohtit dhe lagështisë.

LGM: Ndërsa problemi i hemorroideve. A është e vërtetë se shumë kanë pasur plasje të rënda hemorrodiale?

Gjithësesi. Secili prej nesh ka pasur këtë lloj të infektimit dhe unë mendoj se kjo ka qenë e pritur prej tyre, ashtu që të na poshtërsojnë edhe më tepër. Disa kanë pasur operime për të evituar dhimbjet. Amerikanët talleshin me ne duke folur rreth mënyrës se si i kanë trajtuar gjenitaliet e të burgosurve. Ata e dinin se, për një Musliman nuk ka poshtërsi më të madhe se të lejojë që një mashkull tjetër të prekë anusin e tij dhe ata kanë bërë çdo gjë të mundshme, ashtu që ne të gjithë të sëmuhemi. Disave u kanë injektuar injeksione anale, duke përdorur gypa të gjatë të cilët i fusnin nga prapa. Të gjithë ne kishim komplikime si pasojë e këtyre injeksioneve dhe ne kurrë nuk e kemi kuptuar se, pse ne ishim kafshët eksperimetuese të një laboratoriumi të tillë sekret. Është e qartë se, ne të gjithë ishim në nivel tejet të ultë psikologjik pas të gjitha torturave të tilla, derisa kjo i shtyu disa prej nesh në tentime vetëvrasjeje. Për ata, tortura fizike përbën pjesë të së kaluarës. Ata provuan edhe forma tjera të keqtrajtimit mbi ne, të cilat ndikuan tek ne më tepër sesa rrahjet. Sa më përket mua, unë jam kthyer me astmë. Më duhej të kthehem në shtëpi, për të qenë në gjendje të ndihem më mirë dhe të marrë frymë.

LGM: A ka pasur raste të çmendurisë dhe tentime të vetëvrasjes?

Natyrisht, dhe ne e dinim. Para syve tanë, njeriu u çmend. Ata nuk mund t´a përballonin shokun. Këtu dua të them se atje ende gjendet një Marokian, i cili ra në çmenduri. Është e nevojshme që të ndërmarrim diçka rreth tij. Është e nevojshme që bota ta dijë se ai është keqtrajtuar, mjekuar keq dhe se është urgjente për t´a shpëtuar.


--------------------------------------------------------------------------------

burimi: LGM (La Gazette du Maroc)
 

klevis2000

Primus registratum
Re: Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

attachment.php



Massive anti-U.S. demonstrations raged across the Muslim world from Gaza to Indonesia on Friday, protesting against the U.S soldiers’ ‘desecration’ of Qur’an at Guantanamo Bay.


A report recently published at The Newsweek magazine showed that U.S. interrogators at Guantanamo Bay had put copies of the Qur’an on toilets, in at least one case flushing it down.


In Afghanistan, nine people were killed in Friday protests, bringing to 16 the number of Afghans killed over the past three days in the country's worst anti-American demonstrations since the fall of Taliban regime.


More anti-U.S. protests took place in Pakistan, which called on the U.S. to launch an immediate investigation into The Newsweek magazine report.


In Indonesia, the world's most populous Muslim nation, hundreds of people held a peaceful protest.


Also in Gaza, thousands of Palestinians took to the streets in a protest organized by Hamas resistance movement.


Also hundreds Palestinians held protests in the West Bank city of Hebron.


"The Holy Qur’an was defiled by the dirtiest of hands, by American hands," shouted one of the protesters at the Jabalya refugee camp in Gaza Strip.


According to reporters present at the scene, some protesters burned U.S. and Israeli flags.


On Thursday, U.S. Secretary of State Condoleezza Rice urged the Muslim nations to resist calls for violence, saying that the U.S. authorities are investigating the Qur’an "desecration" report.


Analysts say that the recent scandal of U.S. soldiers abusing the Holy Qur’an hurts the United States' reputation, already damaged with the release of disgracing photographs a year ago, showing U.S. military personnel abusing and torturing Iraqi inmates at Abu Ghraib jail.


Indonesia said those responsible must receive a "deserved punishment" for their "immoral action."


And Saudi Arabia, the birthplace of Islam, said it was following the issue with "deep indignation."


"Demonstrations serve no purpose, we should do something practical. I am ready to blow myself up for the sake of my religion to embrace martyrdom," said Mohamed Ghafoor, 18, a student protesting, Pakistan.


In its report released on May 9, The Newsweek quoted sources as saying that investigators probing abuse cases at Guantanamo found that interrogators "had placed copies of the Qur’an on toilets, and in at least one case flushed a holy book down the toilet."


Currently, about 500 prisoners, mostly captured in Afghanistan and Pakistan, are held by the U.S. at Guantanamo Bay.


Analysts say that this was the worst anti-U.S. protests in Afghanistan since Americans invaded the country.


During weekly Friday prayers in Afghanistan, Islamic clerics told worshipers that protests over the desecration of Qur’an were justified.


At least 100 people were wounded in Afghanistan protests that were held over the past three days.


Agencies

2005-05-14 00:05:21
 

balforum

Primus registratum
Re: Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

Mire ua bejne ketyre marokaneve se njeres me te ndyre ketu ne evrope nuk do kete.vetem per vjedhje e vrasje e kane mendje.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

Ke parë ti Chaon të njëjtën gjë thonë edhe për shqiptarët :shrug: . Imagjino kur takon një europian këtej dhe sapo i thua që je shqiptar tërhiqet me vrap :smash: .
Nuk them që arabët nuk janë rracë e degjeneruar por nuk duhet të gjykojmë për sa kohë që jemi vetë për tu gjykuar.
Protestat janë shenja demokracie, zakone perëndimore që po çajnë lindjen.
 

deist

Primus registratum
Re: Protestat e muslimaneve neper bote per dhunimin e kuranit

Aktet heroike te ushtareve amerikane ne poshterimin e librit te Satanes ose Shejtanit. Nuk ma merr mendja se Amerikanet e kane bere kete dhe nese e kane bere IU LUMTE.
 
Top