Protesta, Rama: Jemi në rrugë të mbarë. Bojkot zgjedhjeve të pjesshme
Lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se socialistët nuk do të jenë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme që do të mbahen në 15 nëntor.
Rama ka theksuar se për këtë do t’i drejtohet me një propozim Asamblesë së partisë, duke e argumentuar vendimin për bojkot me faktin se pjesëmarrja në këto zgjedhje do të ishte vetëm një Kjo, sipas Ramës do të ishte vetëm një zgjatim i procesit zgjedhor të deformuar të 28 qershorit.
Një ditë pas protestës për hapjen e kutive dhe transparencën e votës së qytetarëve,. Edi Rama gjatë një komunikimi me mediat është shprehur optimist për rrugën e drejtë në të cilën po ecet.
“Manifestimi i djeshëm tregoi se ne jemi në rrugën e duhur. Në kërkim të së drejtës tonë dhe në këtë rrugë përfaqësojmë një shumicë të madhe shqiptarësh. Po ashtu, edhe vetë procesi i mbledhjes së firmave të qytetarëve për të kërkuar këtij parlamenti të sunduar thellësisht në legjitimitetin e vet hapjen e kutive tregoi se jemi në një rrugë ku vullneti i njerëzve për të marrë pjesë është i plotë”- tha Rama sot në një konferencë për shtyp.
Ai konfirmoi atë që tha gjatë fjalimit në protestë, se mbledhja e firmave për projektligjin për hetimin parlamentar të zgjedhjeve po ecën gjithashtu shumë mirë. Sipas tij, aktualisht i janë bashkuar kësaj nisme 10 mijë firmëtarë, ndërkohë që kjo shifër sigurisht nuk do të mbetet me kaq.
“Protestat do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë ndërsa nesër do të vendoset se në cilin qytet do të zhvillohet protesta”- tha më tej ai.

Rama: Mitingje deri në hapjen e kutive

TIRANE – Një të drejtë që as nuk shitet e as nuk negociohet e ka quajtur lideri i socialistëve Edi Rama, të drejtën pë transparencën e zgjedhjeve parlamentare. Ai është shprehur i vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës për t’i kthyer shqiptarëve të drejtën, në grabitjen që iu bë votës së tyre.

Më poshtë është fjala e plotë e liderit të opozitës Edi Rama gjatë protestës së djeshme:

“…Sot fillon protesta jonë që nuk mbaron pa fituar të drejtën që të shohim votën tonë. Të dashur miq që keni ardhur sot këtu, sepse besoni në një Shqipëri të shqiptarëve dhe jo të pushtetarëve! Qytetare e qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, që sot jeni me sy te ky bulevard, sepse shpresoni në një Shqipëri ku shteti i të gjithëve nuk mund të jetë shërbëtor pushtetit të disave!

Të gjithë ju që e doni Evropën këtu, në Shqipërinë tonë, dhe që jeni të gatshëm të luftoni deri në fund, për liritë e të drejta që gëzon çdo qytetar evropian, duke filluar nga liria e të gjitha lirive, e drejta e të gjitha të drejtave, zgjedhje të lira e të ndershme si kudo në Europë, më lejoni t’ju them bindjen time:

Fati i kësaj beteje nuk është në duart e atyre që na detyruan të dalim sot këtu.

Fati i kësaj beteje është në zemrat tona! Fati i kësaj beteje nuk varet nga dëshira apo vullneti i satrapit të zgjedhjeve në Shqipëri!

Fati i kësaj beteje varet nga kurajoja jonë, për të luftuar për lirinë e votës dhe barazinë e para ligjit, nga vendosmëria jonë për të mos u tërhequr, përballë çdo presioni e padrejtësie që do na bëjnë në këtë rrugë, ku jemi me të drejtën e Zotit e të ligjit!

Fatin e kësaj beteje nuk e dikton dot një pushtet i korruptuar e korruptues që buron nga vjedhja e votës së popullit!

Fatin e kësaj beteje do ta diktojë e drejta që kemi me vete, e drejta që ka populli për tu ngritur në këmbë kur ligji shkelet me këmbë, e drejta që ka njeriu në demokraci për ta kërkuar me forcë lirinë e votës së tij, e drejta që ka cdo shqiptar e shqiptare sot për t’u bërë barrikadë njerëzore përballë pushtetit të manipulimit e të korrupsionit elektoral. Ne duam të shohim votën tonë.

Ne duam të hapim kutitë e votave tona.

Ne duam ta çlirojmë votën tonë nga presioni deformues i shtetit të bërë njësh me pushtetin.

Ky pushtet nuk vendos dot për ne, sepse ne, shumica e popullit nuk kemi vendosur për të! Nëqoftëse Sali Berisha do ta mbaj forcërisht mbyllur në burgun e kutive të votimit vendimin sovran të shumicës së popullit, ne do ta hapim pambarimisht valën e protestës së popullit mbi Shqipëri, do t’i bëjmë kudo thirrje popullit të mbrojë votën e vetë, do ta përballim pushtetin e hajdutëve të votës me pushtetin e sovranitetit të popullit.

Ne nuk kërkojmë të përmbysim me dhunë një pushtet të dalë nga dhunimi i votës, por kërkojmë që dhunimi i votës të mbarojë bashkë me këtë pushtet.

Ne kërkojmë që shteti të ndahet nga pushteti, një herë e mirë dhe kurrë më të mos përzihet me një betejë elektorale për llogari të pushtetit.

Kërkojmë që zgjedhjet e 28 qershorit dhe çdo element i paligjshëm që lidhet me to, të hetohet nga parlamenti për të mos u përsëritur kurrë.

Në rradhë të parë duke hapur kutitë e votimit në sytë e gjithë Shqipërisë!

Mospranimi për të hetuar në parlament dhunimin e zgjedhjeve, duke i dhënë opozitës të drejtën të hapë kutitë para popullit, është jo vetëm prova e frikës së madhe nga e vërteta, por edhe prova e së vërtetës së madhe që ne do të mbrojmë, pa frikë e as lodhje, në këtë betejë mes së shkuarës që ka marrë peng pushtetin dhe së ardhmes që mbahet peng në kutitë e 28 qershorit.

Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në parlament, për t’u bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të zgjedhjeve dhe, për pasojë, edhe në mbylljen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri për kushedi për sa e sa vjet të tjera.

Sepse nuk mund të ketë nesër zgjedhje të lira e të ndershme me Sali Berishën në pushtet, nëse sot pushteti i Sali Berishës nuk i hap rrugë hetimit të të gjithë mekanizmit kriminal që goditi lirinë dhe cenoi ndershmërinë e këtyre zgjedhje.

Kush shqetësohet nga mungesa jonë në parlament, duhet ta kuptoj se ne jemi edhe më të shqetësuar për këtë mungesë, e cila nuk është asgjë tjetër veç se dëshmia e një demokracie të rënë në boshllëkun e mungesës së standardeve në zgjedhje.

Në boshllëkun e mungesës së barazisë përpara ligjit.

Në boshllëkun e mungesës së ekuilibrave kushtetues mes pushteteve të pavarura që janë marrë peng në një dorë njëri pas tjetrit.

Ne jemi saktësisht po ata që e kthyen parlamentin e Shqipërisë në vendin e dialogut dhe konsensusit, dhe bëmë për vendin c’ka opozita nuk e kishte bërë asnjëherë në këto vite pluralizëm.

Ne jemi saktësisht po ata që morëm të gjitha përgëzimet e merituara nga miqtë e partnerët tanë ndërkombëtarë për dialogun e konsensusin që arritëm në parlament, duke lehtësuar rrugën e mbetur të Shqipërisë drejt NATO-s dhe duke dëshmuar aspiratën tonë për një politikë të re shqiptare larg konfliktit të sherrit tradicional me synim integrimin e plotë në BE.

Ne jemi saktësisht po ata që dhamë gjithë energjinë tonë pozitive për të pasur më në fund një Shqipëri ku vota hidhet po aq lirisht sa në një vend anëtar të NATO-s dhe numërohet po aq ndershmërisht sa në cdo vend të BE.

Ne jemi sot në rrugën e protestave dhe jo në rutinë e debatit parlamentar, sepse jemi po ata që ishim.

Jemi saktësisht po ata që kërkonim dhe kërkojmë, sot më shumë se kurrë, një politikë të re shqiptare.

Jemi saktësisht po ata që besonim dhe besojmë, sot më shumë se kurrë, se Shqipëria evropiane është një amanet i vjetër, që s’mund të tradhtohet duke pranuar të zvarritemi pa mbarim, kur Europa fluturon pa ndalim.

Jemi po ata që deshëm dhe duam, sot më shumë se kurrë, që e keqja e madhe që i është futur këtij vendi duke mos e lënë të zgjedhë lirisht as parlamentin e as qeverinë e tij,duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë.

Ne sot më shumë se kurrë nuk, mund t’i tradhtojmë vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar, me sakrifica të pashembullta, demokracia e atyre vendeve që gjithë jetën, dikur fshehtas e më pas haptas, i kemi parë me admirim si shembull për Shqipërinë dhe kemi dashur e duam t’i arrijmë.

Për ato vlera e parime,për lirinë e fjalës dhe të drejtën e votës së lirë në rradhë të parë, plot ndër ne këtu u përfshinë në lëvizjen kundër diktaturës komuniste qysh në kohën kur Sali Berisha ishte ende një sekretar i rëndomtë dhe servil me emër i atij regjimi gjakatar.

Sot më shumë se kurrë ne nuk mund të presim që ky palo diktator i vogël, me delirin e vjetër për pushtetin personal e me oreksin e ri për paratë e popullit, të na garantojë me dëshirën e tij liri e të drejta, për të cilat rrëzuam 20 vjet më parë monumentin e diktatorit të madh.

Për lirinë e fjalës dhe të drejtën e votës së lirë, në botën ku jetojmë, po edhe në Shqipërinë tonë,janë martirizuar jetë të pafundme njerëzish, janë sakrifikuar në liri e të drejta familje e gjenerata të tëra, janë bërë e bëhen sakrifica të mëdha e të vogla, që i bashkon të gjitha nevoja e pazëvendësueshme e njeriut për dinjitet.

TIRANË – “Dua të shoh votën time”. Me këte moto, Partia Socialiste filloi në orën 17:00 protestën për zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Mijera qyterarë ardhur nga gjithe Shqiperia, janë në Bulevard duke i kerkuar Kryeministrit hapjen e kutive. I pari ne miting foli deputeti i PS-se, Pandeli Majko, me pas Fiqiri Xibri, qytetare nga rrethe te ndryshme te vendit, mes tyre edhe studenti i arrestuar diten e zgjedhjeve ne Fier. Po keshtu lider te partive te majta dhe te qendres se djathte i bene thirrje Berishes te mos mbaj peng demokracine e vendit. Mitingu eshte duke vazhduar.

dt. 09 tetor

Përpara Kryeministrisë, të gjithë faktoret e kësaj proteste do t’i kërkojne Kryeministrit Berisha që te lejoje hapjen e kutive te votimit.

“Ftojmë në protestë, sot pasdite të gjithë ata që vazhdojnë të besojnë se qytetarët e ndershëm janë ende në shumicë dërrmuese përballë një pakice manipulatore në qeveri”, tha Sajmir Tahiri.

“Kjo është një betejë të cilën ne dhe shumica e shqiptarëve do ta fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane”, theksoi ai.

Partia Socialiste e mbështetur nga aleatët, nga disa parti të qendrës së djathtë, si dhe nga mjaft shoqata do të nisin të shtunën në kryeqytet protestat kunder manipulimit te rezultatit të zgjedhjeve. Më para Rama ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe nëse Kryeministri nuk i bindet vullnetit të shumicës së majtë për të zbardhur zgjedhjet e 28 qershorit, protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23877. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23877