Protesta e vendorëve, Rama-Berishës: Zgjidhje brenda 5 dhjetorit
UPDATE- Ndërkohë që në 5 njësi të vendit votohet për drejtuesit vendorë, të zgjedhurit e PS-së dhe partive opozitare i kanë bërë apel kreut të qeverisë të heqë dorë nga cenimi i autonomisë vendore.

Pas protestës para godinës qeveritare ata kanë nënshkruar një memorandum ku listohen një sërë kërkesash drejtuar qeverisë, të cilat duhet të shqyrtohen deri më 5 dhjetor.

“Ne kërkojmë angazhimin tuaj për plotësimin e 5 kushteve tona deri në 5 dhjetor”, deklaroi Rama, i cili foli i fundit në protestën e zhvilluar, duke theksuar se sot firmoset edhe apeli publik drejtuar Berishes, ku i kërkohet t’i jepet fund politikës antidemokratike, antikushtetuese dhe antiligjore ndaj pushtetit vendor.

Sipas tij, nga paaftësia e qeverisjes, qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, u shkaktohen gjithnjë e më shumë probleme. “Qeveria nuk do dhe nuk di t’i zgjidhe problemet”, – tha Rama.

Kërkesat e vendorëve janë: Anulimi i amendamentit për taksat vendore, anulimi i vendimit që i konsideron bizneset e vogla, si të mëdha, kompensimi i të ardhurave nga përgjysmimi arbitrar i taksave të biznesit, dhënia fund e praktikës së granteve për nevojat e funksioneve vendore dhe aplikimi i taksave të ndara.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit ka theksuar se tashmë kanë më pak të ardhura nga taksta e bizneseve, mbledhin 1/10 e asaj që mblidhnin deri dje. “Ky është diskretitim për kryetarët e bashkive dhe komunave të PS-së dhe aleatëve të saj”- tha ai, duke shtuar se bashkia e Pogradecit është klasifikuar si bashki socialiste e për këtë në 12 projekte të paraqitura ka përfituar vetëm 1.
“Në buxhetin e 2010, ne kemi 35% më pak të ardhura pra 100 milionë lekë të reja më pak”- tha më tej ai.

Protestuesit i tërheqin vëmendjen kryeministrit të vendit, Sali Berisha të mos cenojë autonominë e pushtetit vendor dhe të mos fusë duart në taksat vendore.

Protesta vjen pas disa takimeve që të zgjedhurit vendorë kanë bërë mes tyre, madje edhe pasi kanë njoftuar ndërkombëtarët lidhur me shqetësimet e fundit, të ndërhyrjes qeveritare të autonominë vendore.

Pak ditë më parë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, së bashku me krerë të bashkive opozitare në vend takuan Ian Micallef, Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Evropës.
Pas takimit Rama deklaroi se e kishte njohur Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale me të gjitha shqetësimet e pushtetit vendor në Shqipëri. “I shpreha Presidentit të Kongresit të Autoriteteve Lokale gjendjen alarmante të autonomisë vendore dhe presionin skandaloz të kësaj qeverie ndaj bashkive dhe komunave të opozitës në mënyrë të veçantë, por njëkohësisht edhe sjelljen tërësisht abuzive ndaj pushtetit vendor.
E njoftova për masat që ne po marrim, në drejtim të një proteste të fortë dhe të gjatë, deri kur qeveria të kthehet në rrugën e respektimit të autonomisë vendore, të Kartës Evropiane të Autonomisë, Kushtetutës dhe Ligjit dhe të heqë dorë nga keqtrajtimi i njësive vendore të opozitës si dhe nga rruga pa krye që bie në kundërshtim me procesin e decentralizimit të shëndetshëm, për të gjitha njësitë vendore të vendit dhe për vendin në tërësi”, u shpreh Rama. Micallef vizitoi Bashkinë e Tiranës në një kohë kur mes saj dhe qeverisë ka nisur një konflikt i ashpër në lidhje me një shesh ndërtimi pranë qendrës së kryeqytetit.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26741. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26741