Protesta e opozitës. Basha: Vendi në udhëkryq të rrezikshëm

1779082_10203463402931642_975533630_n1-240x300.jpg
Protesta e opozitës. Basha: Vendi në udhëkryq të rrezikshëm.


U zhvillua për rreth 90 minuta në Tiranë protesta e partive opozitare, nën drejtimin e Partisë Demokratike.

Tubuesit qe erdhën nga te gjitha rrethet, u mblodhën fillimisht ne sheshin “Skenderbej”, ku 23 vjet me pare u rrezua busti i diktatorit Hoxha e me pas marshuan drejt bulevardit.

Ne fjalen e tij, kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha u shpreh se vendi, nen drejtimin e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit te Kuvendit Ilir Meta po shkon ne drejtim te pasigurt.

“23 vjet me pare qytetaret e ketij vendi rrezuan bustin e ish-diktatorit Hoxha duke shenuar nje dite te rendesishme ne historine shqiptare. Sot vendi ndodhet ne nje udhekryq te rrezikshem pasi shohim se cfare po ben Qeveria Rama-Meta, qe po shkaterron vlera te medha te ketij vendi”, u shpreh Basha.

Sipas tij, shteti ligjor, vota e lire, punesimi, aspirata europiane po demtohen nga Rama dhe Meta qe po thyejne ligjin dhe nuk po ndalen.

“Me kete dyshe horizonti i shpreses se shqiptareve. Sot jemi mbledhur me shume se kurre, para se e keqja te prese fundi, para se e keqja te humbasim statusin e vendit kandidat”, tha Basha.

50 police rreshtohen para Kryeministrisë

Policia e Shtetit përpara fillimit të protestës mori masa të forta sigurie, sidomos përgjate bulevardit ‘Deshmoret e Kombit’.

Rreth 50 police femra u rreshtuan ne kordonin perpara Kryeministrise, per te krijuar rrethin e pare te sigurise, perpara godines. Rrethi i dyte i sigurise ishin forcat e rendit dhe te sigurise publike ne Komisariatet e Tiranës.

Pothuajse te gjitha efektivat e rendit, ne komisariatet 1 dhe 4 paten pjesen me te madhe te kordonit te dyte. Te distancuar nga dy kordonet e sigurise se Kryeministrise ishin Forcat e Nderhyrjes se Shpejte qe ishin ne gatishmeri te ndonje akti te dhundshem te mundshem, gjate pas dhe protesters se opozites.

Gjithashtu i gjithe efektivi i policise rrugore ne Tirane eshte ne gatishmeri per bllokimin e te gjitha rrugeve nderlidhese me bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ per ndalim qarkullimin e automjeteve deri ne perfundimin e plote te protestes dhe shperndarjes se protestuesve.


Burimi: lajm-shqip.com
 
Top