Protagonist, ne kurriz te Sadamit. Nga Sokol Balla

Klinton

Primus registratum
Protagonist, ne kurriz te Sadamit. Nga Sokol Balla

Protagonist, ne kurriz te Sadamit

Perse Nano i dha mend Shrederit dhe Shirakut? Kush i kerkoi te mbeshteste BE-ne, kunder qendrimit amerikan ndaj Gjykates Nderkombetare Penale? Perse kryeministri shqiptar ka braktisur Tiranen dhe po merret me kulisat e Uashingtonit dhe Brukselit? Tentativat e deshtuara per politika rajonale dhe nderkombetare, ose drama e politikanit, qe mendon se ne histori i kane lene nje vend te gabuar

Nga Sokol BALLA



Presidenti shqiptar Moisiu dhe mesic e Traikovski gjate samitit te Tiranes

Punonjesi i Pallatit te Brigadave ende kujton ne detaje rremujen dhe kaosin qe shkaktoi ardhja e shpures se kryeministrit ndersa vazhdonin punimet e samitit te tre presidenteve te merkuren e shkuar. Ai eshte deshmitar i perplasjes se dy stafeve, kur pasi doli nga takimi, kryeministri mbajti nje konference te improvizuar shtypi. "Fillimisht gazetaret u thirren ne sallen kryesore ku ishin flamujt, aty ku me pas u nenshkrua marreveshja. U vendosen mikrofonat dhe kamerat, por me pas, kur nderhyne pjesetare te stafit te Presidentit, te gjithe u zhvendosen ne nje salle tjeter. "Pati varje buzesh dhe sharje neper dhembe, por gjithsesi dukej se ishte vendosur qe Nano do te fliste".

Ne fakt keshtu ndodhi. Pas nje pyetje te huazuar nga zedhenesi, nje gazetare e TVSH, pyeti kryeministrin, sesi ai i komentonte kritikat qe shtypi dhe media i kishin bere qendrimin te tij shume pro luftes ne Irak. Zoti Nano nuk menoi te cilesonte amatoreske reagimet e shtypit, duke lene te kuptoje se pervec nje qendrimi tashme te njohur, publik dhe te natyrshem te Shqiperise, pro nje veprimi ushtarak amerikan ne Irak, fshiheshin gjera te tjera edhe me te medha, per te cilat opinioni nuk ishte ende i pergatitur:

"Europeizmi dhe atlantizmi jane dy komponentet themelore te veprimtarise se Republikes se Shqiperise dhe qeverise se saj ne marredheniet nderkombetare. Aleanca jone institucionale me SHBA dhe koalicionin global te luftes kunder terrorizmit eshte nje shtrat i logjikshem dhe nxites per rikonfirmimin e pozicionit politik te qeverise se Republikes se Shqiperise, ne mbeshtetje te rolit lider qe luan qeveria amerikane ne luften kunder terrorizmit dhe regjimeve diktatoriale qe ushqejne terrorizmin ne marredheniet nderkombetare. Eshte e nevojshme te theksoj me kete rast qe nuk mund te ndertohen marredheniet nderkombetare te Shqiperise apo cilido vend te Ballkanit si dhe programet dhe iniciativat e partneritetit politik me boten euroatlantike sipas kultures dhe mentalitetit te vjeter ballkanas, o me mua, o kunder meje. Besoj se interpretime te tilla amatoreske nuk mund te qendrojne as ne opinionin publik as ne procesin qe po shoqeron edhe opinioni publik edhe media te rezultateve te prekshme ne solidaritetin tone euroatlantik global me SHBA-ne dhe Bashkimin Evropian", perfundoi Nano.

Takimi tre palesh i Tiranes nxorri ne fakt ne pah percarjen qe egziston edhe mes vendeve te Europes lindore, ndaj ceshtjes se luftes apo jo ne Irak. Nxitimi i Nanos duket se lidhej njefaresoj edhe me deklaraten finale te takimit, ku tre presidentet nenshkruan nje tekst te kujdesshem, me afer pozicionit te Kombeve te Bashkuara, sesa te SHBA. Deklarata e samitit vinte vetem pak dite pasi kryeministri Nano kishte shkruar ne Boston Globe, qe ngjalli shume komente ne Tirane. Shefi i qeverise shqiptare me arrogancen e nje aleati historik te Amerikes, i kujtonte Shrederit dhe Shirakut ushtaret jenki te varrosur ne plazhin Omaha, diten e sulmit amerikan mbi Europe. Ai u thoshte dy lidereve perendimore se po te mos ishte per Uashingtonin, ato akoma do te ishin ne thundren e cizmes fashiste. Vetem pak dite me vone, te enjten ne mbremje, nje grup senatoresh amerikane, mes tyre dhe pro shqiptari Tom Lantosh, do te perdornin te njejtat argumenta pike per pike, ne deklaraten me te ashper bere ndonjehere nga Senati Amerikan, ndaj skeptikeve te luftes ne Bashkimin Europian. Po perse ky nxitim i kryeministrit? Cila ishte arsyeja e nje supermotivimi te tille? Cfare justifikonte vendosjen zyrtare te Shqiperise ne barrikaden provizore te konfliktit Amerike - Europe Perendimore? Burime diplomatike amerikane ne Tirane, ndersa vleresojne maksimalisht impenjimin e qeverise shqiptare ne kete debat, nenvizojne faktin se Shqiperia eshte nje pjese modeste ndonese moralisht e rendesishme e luftes ne Irak. Roli i Shqiperise eshte me i vleresuar ne luften kunder terrorit, ndersa sherbimet sekrete kane luajtur nje rol jo te paket ne eleminimin e celulave te rrezikshme integraliste qe strehoheshin ne Shqiperine e kaosit dhe rremujes rreth vitit 1997. Nga ana tjeter diplomate europerendimore kane mirekuptuar pozicionin e Tiranes ne kete debat. Dhe kjo per shume arsye. E para nderhyrja amerikane ne Kosove, nderroi rrjedhen e historise per shqiptaret. Dhe kjo nuk eshte hera e pare qe amerikanet shpetuan kombin e shqiponjave. Te gjithe ne ruajme nje veneracion te pashpjegueshem per presidentin Uillson, i cili shpetoi Shqiperine nga dezintegrimi ndoshta pa kthim. Shqiperia eshte nder vendet ku opinioni publik ne cdo sondazh ka shfaqur amerikanizem te theksuar, dhe nje deshire te madhe per integrimin ne NATO, mbi 95 perqind. Ambasadoret amerikane dhe qendrimi i tyre ne faza te caktuara te historise se re te Shqiperise se pas viteve 90, kane qene gjithmone vendimtare ne ecurine e ngjarjeve, kryesisht politike ne vend. Thuhet se nje milion vete u bashkuan ne sheshin Skenderbej me 6 qershor 1991, kur sekretari i atehershem i shtetit James Baker III, vizitoi Tiranen, ndersa enderra amerikane mbetet fiksimi i perjetshem i shqiptareve.

Debati per Irakun para se te mberrinte ne formen e tij origjinale ne Tirane, ka perfshire te gjithe vendet e Europes Lindore, te cilat njefaresoj kane mbajtur nje qendrim solid proamerikan, nisur nga motivimi se megjithese jodirekt te prekura nga ky konflikt, ato nuk mund te harronin, shtypjen e pergjakshme te revolucionit hungarez me 1954, pushtimin e Cekosllovakise me 1968, shtypjen e dhunshme te grevave ne Poloni ne fillim te viteve 1980, si dhe te gjithe regjimet diktatoriale kukulla qe kishin prapa mbeshtetjen ushtarake dhe politike te Bashkimit Sovietik. Dhe qe u rrezuan pas shembjes se murit te Berlinit dhe mbeshtetjes amerikane per revolucionet e kadifenjta. Vendet eurolindore po konsolidojne imazhin e ri proamerikan, perballe Europes se vjeter, "qe po zbehet", do te filozofonte para pak javesh Donald Ramsiflld.

Por te "vjetrit" Gjermania dhe Franca, nuk duket se shihnin ndonje problem ne pozicionimin e vendeve te tilla si Shqiperia pro Amerikes. Edhe per nje arsye tjeter. Ndersa po perplasen me Uashingtonin, pika e nxehte e sherrit mbetet me teper tek arroganca amerikane ndaj vendimmarrjes europiane, ndersa qofte Europa, qofte Amerika, jane dakort se regjimi i Sadamit, paraqet nje rrezik eminent per sigurine e te gjitha vendeve, si sponsori kryesor i terrorizmit nderkombetar dhe prodhuesi me i rrezikshem i armeve te shkaterrimit ne mase (ASHM). Nje perplasje kokoroshe sedrash te fryra dhe te prekura, qe nuk pritet as te ngadalesoje, dhe as te bllokoje nje sulm tashme te vendosur mbi Bagdad.

Por nuk eshte kjo hera e pare qe Shqiperia vendoset si sanduic mes Amerikes dhe Europes. Edhe kete here, roli i kryeministrit dhe kreut te maxhorances ka qene influencues. Konflikti ne Irak ka zbehur, por assesi arkivuar perplasjen mbi Gjykaten Nderkombetare Penale (GJNP), qe kundervuri ashper administraten e sapozgjedhur te presidentit Bush, me vendet europiane. Ne origjine nje nisem amerikane, por e braktisur prej tyre rruges, Gjykata Nderkombetare Penale, u kristalizua si ide pas nenshkrimit te Traktatit te Romes, edhe me firmen e Shqiperise. Shtetet e Bashkuara refuzuan ta nenshkruajne ate, duke pretenduar se kjo per ta ishte cedim i sovranitetit te gjykatave te tyre. Dhe jo vetem kaq. Shtetet e Bashkuara nxituan te shtojne presionin ndaj vendeve qe pas nenshkrimit, ratifikuan apo do te ratifikonin ne parlamente kete traktat, per te nenshkruar marreveshjet bilaterale per perjashtimin nga zbatimi i ketij traktati, te shtetasve amerikane. Ne Shqiperine nenshkruese, ky debat u be relativisht vone, ne prill 2002, si duket mu ne kohen kur Uashingtoni shtoi presionin per marreveshjen bilaterale. Presidenti i atehershem Meidani mblodhi me urgjence nje tryeze te rrumbullaket juristesh, konstitucionalistesh dhe specialistesh te se drejtes, per te marre mendim. Juristet paraqiten disa argumente, qe mund te nxirrnin si jo kompatibel me kushtetuten, Konventen e Romes. Se pari Krijimi i Gjykates Penale Nderkombetare cenonte pushtetin e gjyqesorit, te sanksionuar si te paprekshem ne Kushtetute. Si rrjedhim, ratifikimi i Konventes se Romes do te kerkonte ndryshimin e Kushtetutes ne kete pike. Nje pike tjeter e rendesishme lidhej me nje argument juridik, me mungesen e objektit te kesaj gjykate nderkombetare, cka mund te sillte perplasje edhe me Kodin Penal shqiptar. Pika e trete perfshihet ne ate qe juristet e quajne Gjeja e Gjykuar, ose Double Jeopardy. Me pak fjale, nese nje person eshte gjykuar e denuar per nje veper penale, ai nuk mund te denohej per te njejten veper penale, nga nje tjeter gjykate. Dhe kjo mund te sillte perplasjen e trete mes ligjit shqiptar dhe perqafimit te Gjykates Nderkombetare Penale.

Prej tryezes se Meidanit u sugjerua se rruga e vetme per te pjekur qiqrrat me mashe tjeter, ishte qe ceshtja si e tere te vleresohej nga Gjykata Kushtetuese. Ne fund te fundit kush tjeter mund te vinte pikat mbi i, nese Konventa e Romes prekte dhe cenonte sovranitetin e gjykatave, pushteti i te cilave shenjterohej nga kushtetuta?

Gjykata Kushtetuese dha verdiktin e saj ne tetor 2002, kohe kur ndodhen dy ngjarje, qe ne dukje nuk kane lidhje me njera tjetren. Se pari me 30 shtator 2002, Bashkimi Europian hodhi poshte propozimet amerikane per nenshkrimin e marreveshjeve dypaleshe te shteteve anetare me Uashingtonin, ne nje shenje tjeter acarimi me Shtetet e Bashkuara. Se dyti Ministria e jashtme e Shqiperise, me nje deklarate zyrtare beri publik qendrimin e Tiranes zyrtare pro nje nderhyrjeje ushtarake ne Irak, "...qofte edhe pa miratimin e Kombeve te Bashkuara". Duke mbrojtur tezen e vetembrojtjes, edhe jashte kufijve territoriale, Ministria e Jashtme, jo vetem vazhdonte ne linjen e vendimit te Fuqive te Medha per bombardimin e forcave serbe ne Kosove, por perqafonte pa rezerva tezen amerikane pas 11 shtatorit. I kesaj kohe eshte edhe nje memorandum i Human Rights Watch, qe i bente thirrje qeverise shqiptare te mos dorezohej perballe presionit te Uashingtonit.

Edhe njehere kryeministri Nano, duket se ka leshuar togen e kryeministrit te qeverise - ku bente pjese edhe Ministria e Jashtme qe leshoi deklaraten - per te rrembyer ate te protagonistit, te nje loje qe do te provohej se ishte e rende per kellqet e tij. Gjykata Kushtetuese e Fehmi Abdiut, do te vleresonte se Konventa e Romes, nuk binte ndesh me Kushtetuten e Shqiperise, duke i hapur keshtu rrugen procedurave te ratifikimit te saj ne parlamentin shqiptar. Kjo levizje europeiste, me shume sesa atlanteiste, pritet t'i kushtoje Shqiperise ratifikimin e Konventes se Romes, me pasoje ndoshta cenimin flagrant te Kushtetutes se vendit. Thuhet se teper influencues ne kete vendim ka qene edhe kryeministri Nano, i cili me pas i keshilluar edhe stafin e tij, thuhet se e ka kuptuar kete gabim. Por tashme teper vone. Procedurat e ratifikimit eventual pritet te perfundojne maksimumi deri ne mars.


Po cilat jane arsyet e ketyre kthesave, shpesh te panevojshme te kryeministrit? Nese Shtetet e Bashkuara pershendesin cdo mbeshtetje qe vjen nga Europa, pa dyshim qe nuk shohin tek Shqiperia nje partner strategjik dhe ushtarak te tille qe te shenoje kthese ne nje lufte ne Irak. Natyrisht qe edhe Bashkimi Europian kur mori vendimin per te hedhur poshte propozimet amerikane per Konventen e Romes, nuk kerkoi qe vende kandidate te radhes se fundit si Shqiperia, t'i mbanin ison. Ka shume momente qe te shtyjne te besosh se eshte protagonizmi i Nanos ai qe kerkon te jape dhe tregoje me shume se cfare i kerkohet. Qe e shtyjne te jete xheloz ndaj diplomacise shqiptare, dhe te tentoje t'i rrembeje asaj lavdine. Qe e shtyjne te shkoje paftuar si ne samitin e te merkures ne Pallatin e Kongreseve dhe te beje protagonistin ne nje samit ku nuk ishte i ftuar. Te tregohet ushtar i mire, kur eshte gjeneral i keq, europian perballe Uashingtonit, dhe proamerikan perkrah Berluskonit dhe perballe Romano Prodit. Ashtu si tentativat e tij pa sukses per te luajtur ne korridoret e Brukselit dhe gjetur hapesire mes berrylave te Kris Paten dhe Romano Prodit. Ashtu si slalomet e tij mes Uashingtonit dhe Brukselit, qe levizjeve te tija te pashpresa diplomatike, i vene perballe te njejtat teza te korrupsionit, krimit te organizuar dhe kontrabandes. Tentativa te guximshme por qe sigurisht kapercejne dukshem pozitat e Shqiperise, dhe ashtu si ne rastin e artikullit tek Boston Globe, kur ai i kujtoi Gjermanise dhe Frances plazhin Omaha, rrezikojne te japin imazhin donkishotesk te nje politikani, qe mendon se nuk i kane lene ne historine e globit, vendin e merituar.
 
Top