Re: Prostitutat e Paqeruajtesve ne Kosove
Nje artikull i ngjashem edhe tek "The Guardian"
Ian Traynor in Zagreb
Friday May 7, 2004
<span style="font-weight: bold">
http://www.guardian.co.uk/international/story/0,3604,1211214,00.html </span>
Permbledhje e shkurter:
Tregohet (qe ne titull) se NATO ushqen tregetine e mishit te bardhe.
Pra per te kenaqur deshirat e mijera paqeruajtesve + civileve te huaj qe erdhen ne Kosove pas 1999-s. Por vihet re nje renie ne klientelen e huaj qe ndersa 4 vjet me pare sillte 80% te fitimit per pronaret e bordellove, tashme eshte ne shifrat 20%.
Rreth 2000 gra mendohet se jane perfshire/detyruar ne kete lloj tregetie/biznesi. Nga 18 vende ne 1999-n ku ushtrohej profesioni me i lashte (prostitucioni), numri i shtepive "publike" ka shkuar ne 200.
Pervec rrembimit te vajzave kosovare ne Kosove perdoren edhe gra te rrembyera ne Moldavi,Ukraine, Rusi, Rumani dhe qe sillen permes territorit te Serbise.
Ky lulezim i tregetise se seksit ne Kosove i ngjan situates ne Bosnje pas 1995-s kur trupat e NATO-s u stacionuan aty. Permendet rasti i dy oficereve te huaj police te cileve iu hoq muniteti per t'u hetuar ne lidhje me veprimtarine e tyre. Po ashtu Amnesty International nuk ka gjetur raste te ndjekjes a denimit te ushtarakeve te vet nga vendet qe kane trupa ne Kosove. Raporti flet per ushtare amerikane, franceze, italiane e gjermane qe njihen per perfshirjen e tyre ne veprimtari kriminale.
Grate e vajzat e rrembyera mbahen ne kushte te keqia skllaveria dhe perdhunohen vazhdimisht nga "pronaret" me qellim mbajtjen nen kontroll si dhe per t'i detyruar te vazhdojne te punojne, ashtu sic edhe rrihen, mbahen me pistolete tek koka, u merren parate e fituara si dhe mbahen ne dhoma te erreta nga nuk mund te dalin perjashta.
<span style="font-weight: bold">Po keqesohet situata mbi vajzat e rrembyera brenda ne Kosove dhe nje grup mbeshtetes qe punon me vajzat viktima te kesaj tregetie pohon se nje e treta e kosovareve te perdoruara jane nen 14 vjec dhe 80% e numrit te pergjithshem jane nen 18 vjec.
Amnesty International pershendeti pohimin e Kombeve te Bashkuara se trupat e saj jane pjese e problemit te prostitucionit.</span>