Prostitucioni, policia arreston 3 vajza dhe pronarin e hotelit

Prostitucioni, policia arreston 3 vajza dhe pronarin e hotelit

Dyshohet qe në aksin rrugor Tiranë-Durrës, tre shtetaset siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel “Nevada”. Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga tre prostituta dhe pronarin e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Vajzat që dilnin në rrugë për prostitucion janë me inicialet Ç.Th, 22 vjec, lindur në Lushnjë dhe banuese në Laprakë; E.S, 16 vjec, lindur dhe banuese në Tiranë; B.L, 25 vjec po nga Tirana. </p>


Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet qe në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetaset e sipërcituara siguronin klientë dhe më pas kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt përfitimit, në hotel “Nevada”, me administrator shtetasin Alfred Bakia. Ky i fundit është në arrest me burg për veprën penale ‘Mbajtje të ambienteve për prostitucion’. Sipas policisë, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma e parave e përfituar nga ky aktivitetet prej 40 000 lekë, 4 telefona celular, 10 copë prezervativ./shekulli/</p>
cJ5JrYpOL9k

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26117. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26117
 
Top