PROPOZIMI, TE HIQEN VIZAT PER BALLKANIN!
Nga Viron Gjymshana
Me ane te nje rezolute te vecante aprovuar ne seance plenare, Parlamenti Europian propozoi heqjen e vizave per qytetaret e vendeve te Europes Juglindore si dhe perfshirjen e ketyre vendeve ne politiken e tij te jashtme dhe te sigurise se perbashket. Keto propozime jane pjese e kontributit te PE-se ndaj politikes se re qe Komisioni Europian, dhe posacerisht Romano Prodi dhe Kris Patten kane promovuar javet e fundit ndaj rjonit ballkanik. Zyrtaret e larte te BE-se e kane perseritur disa here me radhe keto muajt e fundit se zgjerimi i Bashkimit Europian perfundon vetem pas anetaresimit edhe te vendeve ballkanike ne te.
Megjithate, duhet nenvizuar se deri me tani kemi te bejme me rekomandime te Parlamentit Europian dhe derisa ato te kthehen ne ligje do te duhet edhe firma e Keshillit te Ministrave te BE-se si dhe e Komisionit Europian. Keto rekomandime u bene gjate nje mbledhjeje te posacme kushtuar ardhmerise se integrimit te vendeve te Europes Juglindore ne Bashkimin Europian, e cila u organizua ne seline e Parlamentit Europian ne Strasburg. Ne kete takim moren pjese edhe perfaqesues te presidences se tanishme greke te BE-se, asaj te ardhshme italiane si dhe zyrtare te larte te Komisionit Europian.
Mbajtja e kesaj seance paraprin punimet e samitit europiano-ballkanik qe do te mbahet ne 21 qershor ne Selanik te Greqise. Ne perfundim te kesaj mbledhjeje Parlamenti Europian, i mbledhur ne seance plenare, aprovoi edhe nje rezolute, ne te cilen nder te tjera vihej ne dukje se integrimi i vendeve te Europes Juglindore ne BE do te kerkoje nje kohe relativisht te gjate, duke pasur parasysh situaten e veshtire politike, etnike, ekonomike dhe sociale ne keto vende. Por kjo prapambetje dhe kohezgjatje perben nje arsye me shume per parlamentaret europiane, qe ata te benin thirrje per nje forcim te metejshem te lidhjeve ndermjet rajonit ballkanik dhe vendeve te BE-se. Europarlamentaret Doris Pack, Joos Lagendajk, Johannes Svoboda dhe te tjere propozuan me kete rast nje seri masash dhe iniciativash qe do te ndihmonin ne afrimin me te shpejte te ketyre vendeve ne familjen europiane.
Nder propozimet e tyre, qe u perkrahen njezeri edhe nga asambleja e Parlamentit Europian, nenvizohej nevoja e vendosjes se kritereve apo standarDeve specifike per cdo vend ballkanik ne vecanti, nga shkalla e plotesimit te te cilave do te varet edhe data e anetaresimit te tyre ne BE; perfshirja e ketyre vendeve ne politiken e jashtme dhe te mbrojtjes te Bashkimit Europian si dhe ne programet e tij te edukimit dhe arsimimit te njohura si Leonardo dhe Sokrates. Nje propozim tjeter qe terheq vemendjen eshte edhe ai qe ka te beje me heqjen e regjimit te vizave per qytetaret ballkanas qe deshirojne te udhetojne ne vendet e Bashkimit Europian. Rezoluta u ben thirrje po ashtu vendeve ballkanike te ngrejne ne maksimum luften kunder krimit te organizuar, te forcojne bashkepunimin nderkufitar ne fushen e drejtesise dhe rendit, te nxisin kthimin e refugjateve dhe tembrojne te drejtat e pakicave.
Rezoluta e sapoaprovuar e Parlamentit Europian perben nje hap me shume ne mbeshtetjen e politikes se re qe Bashkimi Europian dhe posacerisht Romano Prodi dhe Kris Patten kane promovuar javet e fundit ndaj Ballkanit. Me 21 maj Komisioni Europian propozoi te ngreje ne nivelin e Partnershipit per Integrim marrdheniet ndermjet BE-se dhe vendeve ballkanike. Dhe tani Parlamenti Europian ben thirrje per krijimin e instrumentave dhe programeve te perbashketa ndermjet vendeve te Europes Juglindore me ato te BE-se. Radhen tani e ka samiti i Selanikut ku kryetaret e shteteve dhe qeverive te vendeve ballkanike do te takohen me homologet e tyre europiane.
Marre nga "Koha Jone"