Propozimi: Pacientët e siguruar shërbim falas në spitalet private

Propozimi: Pacientët e siguruar shërbim falas në spitalet private

Sipas drejtoreshës së ISKSH-së, Hana do të ketë kontraktim edhe me spitalet private. Përfshihen pacientët në vendimmarrje

Spitalet private do të kenë kontratë me Institutin e Sigurimve të Kujdesit Shëndetësor dhe do të ofrojnë shërbim falas për pacientët e pasiguruar. Ky është propozimi i Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor sipas të cilit do të njihen kontibutet shëndetësore dhe në sistemin privat. Ndërkohë drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana pohoi se në draft – statusin e ri të ISKSH-së për herë të aprë do të përfshihe në vendimarrje edhe pacientët. Në këtë kuadër, ISKSH dhe projekti i GTZ-së, (Organizata Gjermane për Bashkëpunim Teknik) organizuan konferencën për statutin e ri të ISKSH-së, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor mbi te cilen mbështetet ISKSH.

Spitalet private
Nëse je i siguruar do të mund të marrësh shërbim shëndetësor falas edhe në spitalet private pasi këta të fundit do të kenë një kontratë me ISKSH-në. Drejtoresha e ISKSH-së, Hana pohoi se ky është një propozim dhe shpreson që do të ketë mbështetjen e qeverisë për ta miratuar. “Për herë të parë, projektligji dhe projekt – statuti parashikojnë kontratimin me shërbimin privat, duke futur elementin e konkurrencës, i cili padyshim do të sjellë një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, pohon Elvana Hana duke shtuar se Këshilli Administrativ nëpërmjet komisioneve teknike të krijuara prej tij luan një rol të rëndësishëm në proçesin e hartimit të paketave të shërbimeve që do të rimbursohen nga Institucioni gjithmonë duke u bazuar në aftësitë paguese të buxhetit. Ndërkohë ajo theksoi se për herë të parë do të krijohet regjistri i ri i dhënësve privatë të shërbimit, i cili do të përfshijë vetëm subjekte të licensuara dhe akredituara nga organet përkatëse për dhënien e shërbimit shëndetësor. Më tej sipas saj do të jetë Këshilli Administrativ i cili do të miratojë metodat dhe kriteret e kontraktimit për dhënësit e shërbimeve shëndetësore duke stimuluar aksesin e shërbimeve, efektivitetin e kostos së tyre dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj popullatës.

Pacientët
Për herë të parë, pacientët do të përfshihen në vendimmarrje nëpërmjet përfaqësuesve të tyre. Sipas draft – statutit, financimi i shërbimeve shëndetësore do të bëhet përmes paketave të mirëpërcaktuara të cilat do të përfshijnë: vizitat, ekzaminimet dhe trajtimet mjekësore në qendrat e kujdesit shëndetësor parësor publik dhe në spitalet publike. Drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana pohoi se Draft – statuti i ri, të cilin po diskutojnë në nivel ekspertësh, përcakton një proçes vendimmarrje transparent dhe gjithëpërfshirës pasi Këshilli Administrativ i ISKSH-së ka në përbërje të tij disa përfaqësues. Këta sipas saj kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtat dhe interesat e personave që paguajnë kontribute për sigurimin e detyruar shëndetësor, përfshirë edhe shtetin i cili zbaton politikat e tij; përfaqesues të pacientëve që përfitojnë sherbimet shëndetësore si dhe përfaqesuesit e dhënësve të shërbimeve shendetesore.
Për herë të parë, tha znj. Elvana Hana, pacientët do të përfshihen në vendimmarrje nëpërmjet përfaqësuesve të tyre

Në këtë kuadër, ISKSH dhe projekti i GTZ-se, (Organizata Gjermane për Bashkëpunim Teknik) organizuan konferencën për statutin e ri të ISKSH-së, me qëllim përmirësimin e kuadrit ligjor mbi të cilën mbështetet ISKSH. Projekti i GTZ-së sipas Hanës është zhvilluar ne baze indikatorësh dhe ka ofruar e pasqyruar një asistencë tekniko – ligjore duke dhënë një diagnozë të detajuar të metodologjisë, problematikave ligjore dhe rekomandimeve për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë dhe standarteve të shërbimeve te kujdesit shëndetësor. Në këtë kontekst vlen të sjellim në vëmendje se projekti ka sjellë modele shumë të rëndësishme në lidhje me sistemet e sigurimit shëndetësor të vendeve të BE, si dhe ka paraqitur një studim të detajuar mbi projektin këshillues të aplikimit të skemës së sigurimeve të detyrueshme të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. (shekulli)

7C5oBnO8VgM

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26597. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26597

Top