Propozimet e Edi Rames per modernizimin e PS.
Propozimet e Rames: <span style="font-weight: bold">
1- Sistemi i ndertimit te ketyre konferencave, eshte nje sistem qe duhet te jete hera e fundit ne PS, qe funksionon. Ne Kongresin e ardhshem zgjedhor, pas ketij Kongresi, do te na duhet, nese duam vertete ta reformojme dhe modernizojme kete parti. Te parashikojme qysh ne kete Kongres ndryshime statutore, qe te na bejne te mundur ndryshimin e ketij sistemi.
2- Duhet institucionalizuar mendimin ndryshe. Te behet e mundur qe njehere e mire ne kete parti ata qe mendojne ndryshe, apo ata qe konkurojne te mos shikohen si kercenim per partine, por te respektohen si nje pasuri e partise.
3- Duke pasur platforma, ne nuk konkurojme per karrige, duke votuar per platforma nuk votojme per Mbretin, por votojme per perfaqesuesin e asaj shumice qe garanton platforma fituese, por e asaj shumice qe eshte njekohesisht e detyruar te integroje ne platformen fituese te gjitha idete racioonale dhe kontributet e platfomrave komplomentare. Pasi ne arrijme ne kete platforme sinteze, nuk ka me deputete qe te dale e te thote qe nuk e votoj me qeverine.
4- Duhet te forcohet roli i anetaresise apo Grupit Parlamentar. Kjo eshte pjese e reformimit te ketij sistemi, i cili e ka bere rrugen e vet, e ka konsumuar vetveten.
5- Duhet minimalisht te dyfishohet numri i delegateve te Kongresit dhe duhet hapur rruga, natyrisht jo per kete Kongres, por per Kongresin e ardhshem, qe te triumfoj metodologjia demokratike, e bazuar ne parimin "nje anetar, nje vote".
6- Ne statut duhet te sanksionohet se kryetari i partise duhet te ndryshoje ne momentin qe partia humbet zgjedhjet legjislative, por duhet qe kjo ide te implementohet, sepse kjo e ben kryetarin e partise plotesisht sherbetor te pushtetit te partise dhe plotesisht te kontrollueshem nga anetaresia ne baze te rezultatit qe sjell.
7. Duhet konsultuar anetaresia per prioritetet e medha politike, por fakti tregon se edhe kjo ide nuk eshte implementuar dhe per kete mjafton te shikojme familjen e shprishur te te majtes.
8. Ne kete prag Kongresi te analizohen disa gafa politike qe kemi bere.
9. Aleancat duan platformen e tyre.
10. Na duhet nje fondacion politik, na duhen qendrat kulturore dhe politike te partise ne te gjitha qytetet, na duhen komisionet e eksperteve te partise.
</span>