PROPOZIM PER KRYETARIN E BASHKISE ELBASAN

fjorent

Primus registratum
PROPOZIM PER KRYETARIN E BASHKISE ELBASAN

Meqe Bashkia Elbasan nuk ka ende nje website, gje te cilen edhe adoleshentet e kane tashme e jo nje institucion zyrtar si bashkia, bej nje propozim nepermjet Albforumit me shprese se do te mund te lexohet, megjithese dyshoj.
Meqe Elbasani paguan 100% energjine elektrike dhe ka nderprerje te energjise me te larte se Shkodra e qytete te tjera qe nuk paguajne as 25% i propozoj kryetarit te bashkise te ftoje qytetaret e lodhur te Elbasanit te bllokojne rruget kryesore qe lidhin Elbasanin me Tiranen dhe rrethet e tjera deri ne nje shperndarje me te drejte energjise.
Meqe populli thote mire qe po nuk qave nuk te jep gji nena ka ardhur koha qe pas premtimeve e fjaleve te turpshme te kesaj qeverie qe po kthehet ne nje kenete qe po na merr nen vete te gjitheve shpresoj qe thirrja te degjohet dhe qe me mijra elbasanas te bllokojne Kerraben e rruget e tjera nese kerkesat mese legjitime per me pak nderprerje te realizohen.
Nuk kerkojme energji 24 ore sepse jemi te vetedisjshem per driteshkurtesine e politikave energjitike te te gjitha qeverive nga 1990 e ketej, por te pakten te mos e hame ne kurriz te te tjereve qe nuk paguajne e marrin me shume energji se ne.
 

krifi

Primus registratum
Re: PROPOZIM PER KRYETARIN E BASHKISE ELBASAN

Ok.Jam shume dakort.
Diku lexova se bashkia e Elbasanit po pergatitet te organizoje protesta popullore ku ne krye do jete Kryetatari aktual i Bashkise.Shpresojme se ne kete vend primitiv do filloje te degjohet zeri i qytetareve.
Une besoj se per ju ne Elbasan po fillon te fryje nje ere e re.
Duhet t'ia dini per nder "PS DHE NANOS" qe kishin besim se Elbasani do votonte per PS se po ta kishin me dyshim do ma gezojshit edhe per 3-vjet ate komunistin qe ka lujt volejboll.Ne ne Tiron e Durres e hongrem(do zoti bohet nonji gjo).
 
Top