Re: Proposimi i Rugoves per himn te shtetit te Kosoves
shume shkrim i urte ky ma poshte:
Shkruan: Arben Çokaj
Një shkrim i z. Godo mundohet të ngreje një pyetje: Pse z. Rugova nuk vjen
në Shqipëri?
Nuk e di nëse z. Rugova do i pergjigjet z. Godo, i cili ka zgjedhur
çuditërisht gazetën ³Koha Jone² për të publikuar shqetësimin e tij, kur
dihet roli i kësaj gazete në ngjarjet e 1997-s. Por këto ditë, pas një
interviste në gazetën ³Bota Sot², Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova ka
sqaruar ndërmjet tjerash se, Kosova ka mundësi që të dalë me një flamur të
saj, i cili do ketë edhe një himn tjetër, nga ai që ka flamuri i sotëm
shqiptar.
Në pamje të parë, kjo gjë duket disi ekstreme, dhe nuk ka dyshim që do
priten reagime të ndryshme në këtë drejtim, por nëse i shohim gjërat në një
prizëm më të gjërë, atëherë e kuptojmë që, nëse Kosova do jetë shtet në
vete, asaj i duhet të ketë shenja të veçanta dalluese, përfshirë këtu edhe
flamurin dhe himnin kombëtar - ndonëse ne jemi në fakt i njëjti komb. Kosova
përpiqet tashmë të krijojë një identitet të vetin, i cili duhet të jetë larg
imazhit të keq, që Shqipëria ka dhënë në 50 vjetët e komunizmit dhe në këto
vitet e fundit të tranzicionit demokratik, ku shteti shqiptar u thye në
kurriz nga bandat politike greko-komuniste të armatosura më 1997.
Janë pikërisht këta terroristë politikë të reformuar (sa të jenë në pushtet,
se kur janë në opozitë kthehen në antikushtetues), që sot vazhdojnë ta
mbajnë peng Shqipërinë, nën një tutelë të kuqe, pa asnjë prespekivë të hapur
e demokratike. Ndoshta kësaj ia ka frikën Presidenti Rugova, dhe nuk është
për t¹u çuditur, pse z. Rugova nuk shkon në Shqipëri.
Nga ana tjeter, të gjithë e morëm vesh se delegacioni nga Kosova, i kryesuar
nga kryeministri Rexhepi dhe i ftuar nga shteti shqiptar për të festuar
festën e Flamurit, u poshtërua paskajshmërisht, kur nuk u prit as në
aeroportin e Rinasit nga administrata protokollare e Ministrisë sonë të
Jashtme. Po të ishte edhe z. Rugova me këtë delegacion, atëherë do bëhet
pyetja: A mos vallë presidenti Rugova ia ka për borxh këtë papërgjegjshmëri
ekstreme shtetit të sotem shqiptar, për një fyerje kaq banale ndaj
përfaqësuesve të Kosovës? Jo, Rugova nuk jua jep shancin ta fyeni zotërinj
të ministrisë së jashtme shqiptare, se ai është paksa më largpamës se ju!
Ky rast pa precedent, në radhë të parë nuk është traditë shqiptare dhe nuk
mund të justifikohet me pushimin e dy zyrtarëve nga puna, të cilët në fund
të fundit marrin urdhëresë kur duhet të presin apo përcjellin zyrtarisht
dikë. Por përsëri nuk duhet të çuditemi nga nomeklatura e kuqe e sotme në
Shqipëri, që veç shqiptarë nuk dinë të jenë. Mos ndoshta fyerja e fundit
ndaj delegacionit kosovar, fsheh ndonjë pabesi të radhës nga vizita e z.
Meta në Beograd? Apo mos ndoshta qeveria serbe po mundohet të përdorë sot si
kalë troje shtetin e pamoral të sotëm shqiptar, që të minojë rrugën e
Kosovës drejt pavarësisë?... Dhe pasojat nga të përgjëruarit e sllavëve në
Shqipëri tashmë dihen...
Dihet gjithashtu se është meritë e shqiptarëve të Kosovës, e përjekjeve dsa
vjeçare të LDK-së dhe të lidërve të saj, e sidomos e z. Ibrahim Rugova, që
Kosova mundi të çlirohej nga serbët me ndërhyrjen e NATO-s, dhe po ecën më e
sigurtë se asnjëherë, drejt pavarësisë së saj. Sa punë bëhet realisht nga
shteti i sotëm shqiptar, që këto aspirata për liri e pavarësi, të ushqyera
ndër dekada nga popullsia shqiptare e Kosovës, të mbështeten diplomatikisht
hapur e me guxim, për të drejtën e patjetërsueshme të popullit të Kosovës,
që të jetojë i lirë? Pse duhet të bëhemi pre e mendimit për ³Shqipëri të
madhe² apo terma të tjerë dashakeqës, që janë pjellë e kuzhinës
anti-shqiptare e shoviniste serbe e greke? Shqiptarët nuk kanë pse të
tregojnë takt në mbrojtjen e të drejtave të veta fundamentale, pasi kjo e
drejtë njihet ndërkombëtarisht. Dhe mbrojtja hapur e të drejtës së Kosovës
për pavarësi nuk përbën aspak precedent për t¹u kritikuar, përkundrazi, kjo
është një shenjë e një civilizimi të lartë dhe e një respeki të merituar, që
duhet të tregojmë për vetveten.
Kosova ka zgjedhur tashmë vetë rrugën e saj për një shtet të pavarur. Këtij
obcioni duhet t¹i përmbahet secili prej nesh që mendon demokratikisht, pasi
kjo është zgjedhja e popullit të Kosovës në referendumin e tij për pavarësi.
Janë liderët e sotëm të Kosovës, ata që përcaktojnë normat shoqërore,
simbolet kombëtare dhe rrugën nëpër të cilën do kalojë pavarësia e Kosovës,
e cila nuk duket se do jetë më tepër e gjatë. Kushtet janë pjekur tashmë,
dhe Kosova ka dhënë prova të mjaftueshme se është e aftë të qëndrojë në
këmbë si shtet i pavarur.
Presidenti Rugova e di fort mirë se ku i ka miqtë e tij, ai nuk ka ngurruar
dhe nuk do ngurrojë asnjëherë t¹i pyesë miqtë e tij e të Kosovës për ndihmë,
nëse e sheh të arsyeshme. Ndoshta kështu ka bërë edhe para se të vendoste,
që ta festonte ditën e flamurit në Prishtinë. Por z. Rugova nuk do prishet
me popullin shqiptar të Shqipërisë, sepse ata sot vazhdojnë të jenë të
uzurpuar që nga viti 1997 nga bandat anti-shtet. Socialistët shqiptarë,
duhet në radhë të parë, të mësojnë të respektojnë normat demokratike të një
shteti të lirë, dhe rotacionin demokratik në bazë të votave të lira të
zgjedhësve, atëherë të kërkojnë që dikush tjetër t¹i respektojë ata. Nuk ka
dyshim, që marëveshja e fundit pozitë-opozitë është një fillim i mirë për
qetësimin e politikës shqiptare në përgjithësi, por nuk duhet harruar se kjo
është vetëm fillimi. Duhet një punë e madhe që Shqipëria të ndërtojë vlera
demokratike përkundër anti-vlerave të deritanishme. Dhe kjo mund të fillojë
vetëm me zgjedhjet e ardhëshme, ku do mund të dëshmohet se votat e lira të
zgjedhësve do respekohen, ashtu siç ka ndodhur edhe në Kosovë.
Kosova ka qenë e pushtuar nga serbët, dhe si e tillë trashëgon një
prapambetje në drejtime të ndryshme të organizimit të një shteti. Por
përsëri, Kosova ka treguar këto vite, se populli i saj e do lirinë, e do
demokracinë dhe i respekton njerëzit që punojnë për të. Populli i Kosovës
është një ndër popujt më optimistë të botës, dhe ky optimizëm nuk vjen
vetvetiu, por vjen nga një besim i madh që ai popull ka për të ardhmen e
vet, një besim tek liderët politikë të saj, që asnjëherë nuk e tradhëtuan
besimin e këtij populli, një besim për ato liderë, që e kanë ideal të
shenjtë shtetësinë e Kosovës e nuk e shohin karrierën politike të tyre si
një mjet banal për mbushjen e xhepave me para. E këtu, roli i z. Rugova, si
kreu më i rëndësishëm i shtetësisë kosovare ka qenë dhe është i
pakontestueshëm e i pazëvendësueshëm.
Rugova me siguri do vijë në Shqipëri një ditë, kur miqtë e tij atje të jenë
më të shumtë në numër se armiqtë, dhe kur shteti shqiptar të ketë provuar
qartë se punon për kombin e vet, dhe për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve.