Pronat Came URGJENTE ! ! !

kameleoni

Primus registratum
Pronat Came URGJENTE ! ! !

Greqia ka nxjerre nje ligj per shpronesimin e tokave te cameve qe do hyje ne fuqi se shpejti.

Klithma e tyre nuk degjohet nga askush.

Cohuni shqiptare prej gjumit cohuni dhe ne nje bese te gjithe shtrengohuni.

Poshte Greqia.Rrofte Shqiperia e Bashkuar e Lire dhe e Lulezuar
 

regele

Forumium maestatis
Re: Pronat Came URGJENTE ! ! !

SI Jeronim de Rada na fole! /pf/images/graemlins/smile.gif

Cfare propozon?
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Pronat Came URGJENTE ! ! !

Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve
Gjykata e Lartë greke vendos të nxjerrë në ankand pasuritë e sekuestruara të shqiptarëve të dëbuar nga vendi fqinj

Shiten pasuritë e shqiptarëve në Greqi. Sipas kryeprokurorit të Gjykatës së lartë Greke, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet, pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit
Nga Artur Bibe, Athinë

Kryeprokurori i Gjykatës së Lartë greke, Dhimitris Linos i kërkoi dje trupit gjykues të saj shitjen e pasurive të shtetasve shqiptarë, pasuritë e të cilëve janë sekuestruar nga shteti, pasi i ka shpallur armiq të vendit.
Një vendim i tillë duket se do të acarojë marrëdhëniet mes dy shteteve, të cilat kanë pezulluar çështjen delikate të çamëve të dëbuar nga vendi fqinj. Kjo lëvizje po ndërmirret në një kohë kur Greqia është duke aprovuar ligjin e ri për emigrantët sipas kritereve të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërkohë që shteti helen është akuzuar vazhdimisht si shkelës i të drejtave të njeriut dhe si një shoqëri me racizëm të theksuar. Seanca e kësaj gjykate përfundoi mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe duket se trupi gjykues do të aprovojë kërkesën e kryeprokurorit grek. Sipas kryeprokurorit Linos, shitja e këtyre pasurive mund të bëhet pasi është e bazuar në Ligjin 2636, mbi bllokimin dhe sekuestrimin e pasurive të armiqve të vendit. Ky ligj është formuluar në vitin 1940 dhe është ende në fuqi, ndonëse kushtetuta greke është ndryshuar e përshtatur me realitetin disa herë. Gjykata e Lartë shqyrtoi rastin e një qytetari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, pasuria e të cilit ishte sekuestruar në vitin 1940, në kohën kur Greqia ishte e implikuar në Luftën e Dytë Botërore, sipas ligjit 2636/1940 në qytetin e Selanikut. Në vitin 1967, ajo është trashëguar te fëmijët e pronarit të parë dhe në vitin 1993, shteti grek e kishte dhënë për ndërtimin e një qendre tregtare, por pa qenë posedues i ligjshëm i kësaj pasurie. Ky është rasti i parë që nga viti 1940, që gjykata vendos të shesë pasuritë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë shpallur armiq nga një gjykatë ushtarake e posaçme që në vitin 1940 deri në vitin 1946, vit ky kur përfundoi dhe deportimi i popullsisë Çame. Ndonëse midis dy vendeve ka një traktat miqësie të firmosur prej kryeministrave Berisha dhe Papandreu, ende të dy vendet ndodhen tipikisht në gjendje lufte. Duket se ky precedent do të jetë ngërçi i ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Të gjitha qeveritë e mëparshme të të dy vendeve nuk guxuan ta preknin këtë temë, e cila fsheh në vetvete histori dhe drama të mijëra familjeve. Ndonëse nuk bëhet fjalë vetëm për pasuritë e çamëve, por për pasuritë e mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me krahinën e Çamërisë, dëshira e politikanëve duket se ka qenë inekzistente për të hapur një ndër temat, e cila prej vitesh mban peng miqësinë mes dy vendeve. Pronat e shqiptarëve në Greqi, shtrihen kryesisht në zonën e Selanikut, Follorinë, Janinë e deri në Larisa. Ato janë kryesisht dyqane, shtëpi banimi, por edhe mijëra hektarë tokë dhe kullota. Qeveria greke e pas luftës liroi nga sekuestroja pasuritë e atyre që e filluan atë luftë (gjermanëve, italianëve), por harroi pasuritë e atyre që luftuan kundër okupatorit, ose që ishin viktimat e kësaj lufte.

-----------------
Denoncim Greqisë në Gjykatën e Strasburgut


Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka është shprehur se qevreia shqiptare duhet ta denoncojë shtetin grek në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut lidhur me vendimin për të shitur pronat e sekuestruara të shqiptarëve që janë cilësuar si armiq dhe janë dëbuar nga shteti fqinj. Lidhur me këtë fakt, Ceka është shprehur se shteti helen ka bërë një ngatërresë të qëllimtë për këtë çështje, pasi edhe pse është hequr Ligji i Luftës nuk është rrëzuar dekreti mbretëror në bazë të të cilit janë sekuestruar pronat e shqiptarëve të cilësuar si armiq. Kreu i Aleancës Demokratike ka theksuar se “ Qeveria shqiptare duhet ta denoncojë këtë veprim në gjykatën e Strasburgut, pasi ky vendim është kundër të gjitha parimeve demokratike të një shteti bashkëkohor Evropian. Kjo e bërë mbi dekretin mbeteror, i cili nuk është hedhur poshtë dhe mendoj se është një ngatërresë e qëllimtë. Vlerësoj se Greqia ka shkelur me të dyja këmbët rregullat e një vendi demokratik”. Sipas Cekës qeveria shqiptare, por edhe parlamenti duhet të rikonsiderojnë qëndrimet për të reaguar saktësisht për një çështje të tillë. Ai është shprehur i mendimit se vendimi më i drejtë është ai i denoncimit të shtetit helen në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut. Përveç kësaj, Ceka theksoi se të drejtat e shqiptarëve dhe të pronave të tyre legjitimë duhet të mbrohen me forcë nga qeveria shqiptare, e cila është e detyruar të ndërmarrë denoncimin e këtyre shkeljeve.





Ligji i Luftës, ende në fuqi


Janë rishfaqur kontradiktat e vjetra mes Greqisë fqinje dhe vendit tonë për një nga çëshjtjet më të mprehta që shqetëson të dyja vendet. Një ligj i hyrë në fuqi në vitin 1949 në bazë të të cili Greqia e konsideroi Shqipërinë si vend pushtues dhe armik, bëri që dy vendet të ishin ligjërisht në gjendje lufte deri në traktatin e miqësisë të nënshkruar pas viteve ‘90 po nga kryeministri aktual Sali Berisha. Mirëpo edhe pse traktati i miqësisë u nënshkrua me vullnetin e të dyja palëve, kjo duket se nuk i dha zgjidhje përfundimtare ligjit të luftës, i cili vazhdon të ketë ndikime dhe të përdoret nga institucionet greke të drejtësisë. Pikërisht konsiderimi në bazë të këtij ligji i shtetasve grekë me kombësi shqiptare si armiq është mbështetja që Gjykata e Lartë greke gjen për të interpretuar shitjen e pronave të sekuestruara në Greqi. Nuk dihet nëse parlamenti grek do të ndërmarrë ndonjë veprim për të shfuqizuar Ligjin e Luftës, ndërkohë që shenjat tregojnë dukshëm vullnetin për ta shfrytëzuar në dëm të interesave të shqiptarëve

expres
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Pronat Came URGJENTE ! ! !

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
pse nuk bejne padi gjyqi ne STASBURG Camet??

[/ QUOTE ]

Edhe une kete mendoj!!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Pronat Came URGJENTE ! ! !

...dhe mali hesht...

Kjo ceshtje ne fakt nuk i perket shtetit shqipetar (ne kutpimin e shtetit juridik) por personave te interesuar ne keto prona (se per prona e para behet fjale e jo per atdhetarizem).

Ne mund te merremi me kete ceshjtje e ta trajtojne si nje ushtrim mendor apo mund te pozicionohemi si mbrojtes te se drejtes se prones private pavaresisht shtetesise. Ne gjithashtu mund te solidarizohemi me keta shtetas greke me prejadhje shqipetare e ti mbeshtesim me prani ne protestat publike nderkombetare apo me para per avokatet e gjyqet e propoganden.

Shqiperia nga ana e saj ka hequr cdo perngese per realizimin e interesave te tyre me nenshkrimin e traktatit te miqesise me greqine.

Une kam pershtypjen se egzistojne mundesite juridike per te rimarre ato prona.

llogjika eshte e thjeshte

armiqve i sekuestrohen pronat (ligj 1)
shqipetaret konsiderohen armiq (ligj 2)
shqipetareve i sekuestrohen pronat (efekti ligjor)
shqipetaret e greken jane miq (efekti i traktatit)
shqipetare nuk jane armiq (kusht i nevojshem per te neutralizuar efektin e ligjit te meparshem e per te qene pronare)
shqipetareve nuk i sekuestohen pronat (sot nuk i sekuestrohen. A ka efekt retroaktiv?)

ceshtja per tu sqaruar mbetet: ishin shpronesuar apo thjesht sekuestruar????????????????
I eshte hequr plotesisht e drejta e pronesise apo i eshte hequr perkohesisht nje pjese e kesasj te drejte (e drejta per ta gezuar pronen ...)??????????????????
 

Leopardii

Primus registratum
Re: Pronat Came URGJENTE ! ! !

Flet Servet Mehmeti, kryetar i përgjithshëm i shoqatës atdhetare “Çamëria”

Mehmeti: Papulias ka pirë gjirin e një nëne çame


Thoma Nika

Cili është opsioni që ju propozoni për zgjidhjen e çështjes çame?
Mënyra e zgjidhjes është fare e thjeshtë. Që të hiqen të gjitha pengesat. Ne kërkojmë të na njihet e drejta e rikthimit në trojet dhe në shtëpitë tona.
Pse keni zgjedhur këtë moment sot (dje)?
Nuk është ky monemt i vetëm. Ne vazhdimisht kemi kërkuar edhe përmes rezolutës për Çamërinë dhe mendojmë se ky moment është shumë i rëndësishëm, se janë dy burra shteti që pritet të bisedojnë. Nisemi edhe nga fakti tjetër se zoti Papulias ishte i pari ministër i Jashtëm i Greqisë që shkeli Shqipërinë pas transformimeve, dhe kishte qëllime shumë pozitive në marrëdhëniet e ardhshme me vendin tonë. Vlerësojmë edhe faktin se zoti Papulias e di më mirë se kushdo historinë e Çamërisë, se vetë është nga Voshtina e Janinës. Bile është e njohur që ai ka pirë gjirin e një nëne çame, siç është e ëma e Fuat Boçit, aktorit të mirënjohur të Fierit, me të cilin janë takuar në hapjen e parë të kufijve mes dy vendeve.
Ç’mendoni për qëndrimin e sotëm të shtetit grek?
Personalisht zoti Papulias është i njohur si personalitet politik me vizione evropiane, prandaj e mirëprisnim mbajtjen e takimit mes burrave të dy shteteve fqinje. Ndërkohë, kemi të drejtat tona për të kërkuar që të korrigjohet ajo padrejtësi dhe qëndrim i ngrirë që vazhdon të mbahet nga shteti grek. Ne nuk e ngatërrojmë qëndrimin e shtetit grek me veprimet zerviste të vitit 1944. Por është në detyrën dhe nderin e tij, që, bazuar mbi të gjitha ligjet njerëzore, por dhe në konventën ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, që të marrë nismë të përbashkët me qeverinë shqiptare për të ofruar zgjidhje.
Çfarë prisni nga dita e sotme?
Ne, një komunitet shumë i madh, i djegur shpirtërisht, autoktonë, duam që, nëse nisin bisedimet, të jemi pjesë e tyre. Është absurde të mbahet një qëndrim zvarritës. Ndaj kemi një besim se të durrat e shtetit do ta vendosin problemin tonë në axhendën e tyre.
Shteti grek me veprimin e tij për zgjidhjen e problemit çam do të pastronte një njollë të errët të historisë së tij demokratike, që forcat e errëta kryen në fund të Luftës së Dytë Botërore ndaj shtetasve të vet, popullsisë së martirizuar çame.
Cili është argumenti mbi të cilin ju ngrini pretendimin për dyshtetësinë?
Ne shtetësinë greke e kemi pasur. Madje deri në vitin 1944, kur ne u përzumë me dhunë, e gëzonim dyshtetësinë. Shteti grek na ka hequr veç pronësisë, edhe shtetësinë. Ndërsa shtetësia shqiptare na u dha masivisht në vitin 1953, pa kërkesë. Prandaj ne e pretendojmë dyshtetësinë, se kërkojmë të rikthehemi në shtëpitë tona, të gëzojmë të drejtat e tokave dhe pasurive e njëherësh t’u nënshtrohemi të gjitha ligjeve demokratike që ka ai shtet.
E gjykoni keq ju atë pjesë të Çamërisë që vazhdon të jetojë atje dhe nuk guxon të shfaqë origjinën e vet?
Vetë fjala nuk guxojmë përmban edhe përgjigjen. Nuk guxojnë, sepse ndalohen, por po të shkosh sot në familjet ortodokse çame, dëgjon të flitet shqipja e dialektit çam. U bë ndaj tyre një politikë asimiluese, por gjaku nuk humbet. Ndërsa ndaj popullsisë myslimane çame u përdor stategjia e shkatërrimit etnik.
Pse ata patën fat të ndryshëm nga juaji?
Ata ishin ortodoksë dhe shteti grek fenë e ka pasur dhe e ka flamur. Procesi i asimilimit të tyre është menduar më i arritshëm se sa për pjesën tjetër, myslimane.
Qëndron ideja se ju i rezistuat asaj politike për të mos u asimiluar apo akuza për bashkëpunim me pushtuesin?
E para qëndron, e dyta nuk ka asnjë bazë. Ajo është një tymnajë që përdoret. Gjermania më vete dhe Italia në bosht pushtuan botën, por janë nga vendet më të zhvilluara të botës. Rumania dhe Bullgaria u bënë aleate të fashizmit dhe nuk vuajnë asnjë pasojë. Në Greqi ata që kanë bashkëpunuar me fashizmin, qoftë dhe qeveria e Metaksait, janë ku e ku me trajtimin që na bëhet ne. Në se njerëz të veçantë nga ne, për rezistencë ndaj genocidit, kanë kryer edhe ndonjë veprim, kjo nuk do të thotë se popullsia çame është bashkëpunëtore me fashizmin, që fëmijët 2, 3, 5 e 15-vjeçarë bashkëpunuan me fashizmin. Një qëndrim i tillë është i rrallë në Evropë dhe të vjen keq për këtë.
U zhgënjyet nga moszhvillimi i takimit?
Me sa duket, zotin Papulias e kanë informuar keq këshilltarët e këqij, për të mos u përballur me drejtësinë çame.
 
Top