Prona në Orikum, zbardhet kontrata e Selmanllarit
10% e tokës së pahipotekuar u parable me 10 euro m2

Shtetasi Rahman Selmanllari rezulton të ketë firmosur për tokën në Orikum të Vlorës më 25 prill të vitit 2007. Kontrata e para shit-blerjes jep të dhënat lidhur me hapësirën e blerë nga Selmanllari dhe identitetin e shitësve të saj. Me cilësinë e palës shitëse janë paraqitur disa emra. I pari është Nabile Sinanaliaj, e bija e Sadik dhe e Hatixhesë, e datëlindjes 08.04.1921, lindur dhe banues në Dukat, Vlorë, e pajisur me certifikatë nr.6/94, lëshuar nga Bashkia Orikum, nr.serie 421006942, lëshuar më datë 24.04.2007. Emri i dytë është Gjinovefa Xhemali, e bija e Halim dhe e Sade, e datëlindjes 20.02.1938, lindur në Dukat dhe banuese në Vlorë, lagjja “Rilindja”, e pajisur me letërnjoftim personal nr: KD 389177. Emri i tretë është Dashamir Shabanaj, i datëlindjes 13.10.1940, lindur në Dukat të Vlorës dhe banues në Orikum. Shtetasi i katërt është Murat Shabanaj. Këta shtetas janë shndërruar në pronarë nga një vendim i datës 23 mars 2007 të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në tekstin e kontratës thuhet se “palët e paraqitura përpara noteres deklarojnë që 10% të sipërfaqes totale të njohjes së pronësisë 56,139 m2 e konkretisht: në kthim në natyrë 10% të sipërfaqes 52,035 m2 dhe 10% në rast kompensimi për pronën që ngelet me sipërfaqe 4,104 m2. Pra 10% sa më sipër cituar, ja shesin me procedurë paraprake blerësit Rahman Selmanllari”. Çmimi i shitjes në marrëveshje të palëve është deklaruar 10 euro për metër katror. Në kontratë thuhet se çmimi është likuiduar totalisht dhe palët në kontratë nuk kanë më detyrime financiare ndërmjet tyre. “Kontrata bëhet në kushtet që ende nuk ka përfunduar procedura. Pala shitëse merr përsipër përfundimin e dokumentacionit ligjor të regjistrimit, pra certifikimin e pronës dhe menjëherë pas saj kryerjen e procedurës definitive të shitblerjes pranë organit të noterisë”, shkruhet në kontratë. Dokumenti mban edhe firmat e palëve të përfshira në këtë marrëveshje parablerjeje. Nga të dhënat rezulton se pronarët kanë kryer certifikimin e tokës në maj të vitit 2007, vetëm një muaj pas nënshkrimit të kësaj kontrate parablerjeje. Dy ditë më parë, një grup banorësh që pretendojnë se po u zaptohet toka e përftuar nga ligji 7501, u përplasen me uniformat blu në Orikum, teksa kërkonin të ndërpritej ndërtimi i disa pallateve mbi këtë pronë.

Sipas dokumenteve të bëra publike nga banorët e Orikumit, një ndër pronarët ndërtues në tokën që po u zaptohet atyre rezulton të jetë Rahman Selmanllari, një personazh i përfolur si mik i djalit të Kryeministrit. Dokumenti tregon qartë se i fundit në listën e 7 personave që kanë nxjerrë lejen e ndërtimit në bashki figuron edhe emri i Rahman Selmanllarit. “Nuk e dimë sesi dolën këta njerëz si pronarë të kësaj toke, kur ajo nuk ka qenë asnjëherë në pronësinë e dikujt, dhe vetëm në vitin 1996 na është dhënë në përdorim ne, punonjësve të ish-Ndërmarrjes Bujqësore, bazuar në ligjin 7501″, thonë banorët e Orikumit.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25186. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25186