Promovohet ne Torino turizmi Shqiptar
Projekti "Të Rinjtë e Rrugës Egnatia"
Shqipëria do te ketë këtë vit zyrën e saj të parë të promovimit turistik jashtë kufijve të vendit. Kjo do të bëhet e mundur falë një nisme të Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare Vatra, përfaqësuese e bashkësisë Shqiptare të Torinos.
Zyra do të celet në kuadër të projektit "Të Rinjtë e Rrugës Egnatia" i cili parashikon gjithashtu edhe realizimin e një dokumentari mbi turizmin Shqiptar, një guide turistike në Italisht dhe në Anglisht si edhe të një siti web shumë gjuhësh.
Në prezantimin publik të këtij projekti në Torino mori pjesë edhe Zv. Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Suzana Turku. "Ky është një projekt entuziazmues" tha znj. Turku "i cili dëshmon për rëndësine e rolit të luajtur nga diaspora Shqiptare në zhvillimin e vëndit. Rritja e aftësisë projektuese dhe e peshës së investimeve nga ana e bashkësisë Shqiptare në diasporë do të gjejë të njejtën pergjigjje nga ana e qeverisë Shqiptare. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në partneritet me këto nisma për t'ju garantuar atyre një realizim të plotë dhe të suksesshëm, si edhe ecurinë e tyre në kohë. Bashkëpunimi me qeverinë Shqiptare do ti garantonte projektit bashkërendimin me nismat e tjera të rëndësishme në fushën e turizmit në Shqipëri."
Zyra e Torinos do të mbahet e hapur nga të rinj Shqiptarë, të cilët i perkasin brezit të dytë të emigrantëve që tashmë jetojnë, studjojnë e punojnë në Itali. Të rinjtë Shqiptarë, të arsimuar në Itali, do të kalojnë përmes një procesi trajnimi pjesë e të cilit është edhe një udhëtim njohës në Shqipëri. Itinerari i vizitës së tyre do të përfshijë sitet më të njohura turistike të vendit, si edhe ato potenciali i të cilave nuk është shfrytëzuar ende. Qëllimi i vizitës në Shqipëri është grumbullimi i materialit për realizimin e dokumentarit, guidës dhe sitit ëeb, si edhe vendosja e kontakteve me operatorët e sektorit të turizmit dhe me institucionet vendore dhe qëndrore Shqiptare.
Dokumentari, guida dhe siti i internetit do të realizohen nga gazetarë dhe artistë profesionistë Italianë dhe Shqiptarë me kontributin financiar të bashkësisë Shqiptare në Torino, të përfaqësuar në këtë projekt nga Shoqata Vatra. Projekti realizohet në partneritet me Bashkinë e Torinos dhe me mbështetjen e Fondacionit bankar Compagnia di San Paolo.
Diaspora Shqiptare në Torino
Me mbi 40 mijë rezidentë të rregullt Piemonti është një nga rajonet europjane me prani më të madhe të qytetarëve Shqiptarë. Në shumë provinca të këtij rajoni si në Cuneo, Alessandria, Asti, etj. Shqiptarët përbëjnë bashkësinë e parë ndër të huajt. Në këtë rajon regjistrohet edhe një prani e lartë e studentëve Shqiptarë të rregjistruar në universitete, të cilët studjojnë kryesisht në degët e Mjekësisë, Juridikut, Turizmit, Ekonomisë dhe Shkencave Politike. Po kështu i lartë është edhe numri i bizneseve Shqiptare, rreth 2200. Shoqatat Shqiptare të këtij territori janë ndër më të organizuarat dhe më aktivet në jetën sociale dhe kulturore Italiane. Këtu është themeluar së fundmi edhe Federata e Shoqatave Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit. Prania e rëndësishme numerike dhe cilësore e qytetarëve Shqiptarë në Rajonin e Piemontit do të favorizojë nxitjen dhe intensifkimin e shkëmbimeve mes dy territoreve. Jo rastësisht Bashkia e Torinos, kryeqëndrës së Piemontit, është e para në Itali që i ka dedikuar një edicion në gjuhën Shqipe informacionit për bashkësinë Shqiptare. Në faqet e sitit web të bashkisë së Torinos, bashkëatdhetarët mund të informohen mbi të rejat më të fundit në gjuhën Shqipe.
Links:
Videokomunikata ne gjuhen Shqipe:
http://www.youtube.com/watch?v=fMdLORDn7Ng
Siti i Bashkise se Torinos ne Gjuhen Shqipe:
http://www.comune.torino.it/sq
Pershkrim i projektit (italisht):
http://www.comune.torino.it/sq/scoprire/i-ragazzi-di-via-egnatia-.shtml
Jehone ne mediat Italiane (Italisht):
Artikull:
http://www.comune.torino.it/cittagora/article_5449.shtml
Interviste radiofonike:
http://cittagora.top-ix.org/main.php?g2_itemId=2003
Videokomunikate:
http://it.youtube.com/watch?v=zasoLTO08Ts
Kontakte:
Associazione Culturale
Italo-Albanese Vatra
Via Piazzi 12,
10100, Torino
Tel. 0039 3393376951
Fax 0039 0116060412
Web: http://www.vatrashqiptare.com
E-mail: info@vatrashqiptare.com