Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënderbeun

H

harap

Guest
Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënderbeun

Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënderbeun

B. B

“Skënderbeu” vepër e autorëve akademikë Ali Aliu dhe Gane Todorovski, u promovua dje në një nga sallat kryesore të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë. Akademiku maqedonas Tomo Serafimovski mbajti fjalën përshëndetëse ndërkohë që një analizë të veprës paraqitën studiuesit Krum Tomavski dhe Ivan Kayanxhiev. Më pas u interpretuan fragmente nga libri nga aktorët Bajrush Mjaku dhe Kiril Ristovski. Gjithashtu në këtë takim promovues u interpretuan fragmente të operetës “Skanderbegu” i Antonio Vivaldit me interpretimin në flaut dhe violinë nga Jeta Starova dhe Ermal Mehmeti. Ky libër për heroin kombëtar u sponsorizua nga Akademia e Shkencës dhe Kulturës e Maqedonisë si dhe fondacioni Trifun Kostovski

08/04/2006
Gazeta Shekulli.
 

Legjionixx

Forumium maestatis
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënderbeun

Edhe une sot lexova per kete, me erdhi mire dhe u gezova ,
Me nje botim ne tre gjuhesh ( maqedonisht, shqip, anglisht ).Akademia e Maqedonise i dha vend te rendesishem ne programin e vet pervjetorit te Skenderbeut.

Me vone do ta vendosim edhe Bustin e Skendrbeut ne Shkup.
 

vshehu

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

Eshte nje rast i mire per tu promovuar figura e Skenderbeut tek popullata sllavo-maqedonase.
Sidoqofte mediumet sllavo-maqedonase kohen e fundit i bejne publicitet te madh vepres te nje autori sllavo-maqedon ne te cilen ay tenton te vertetoje prejardhjen sllavo-maqedone te Skenderbeut.
Duhet qe subjektet politike shqiptare ne Maqedoni te reagojne ashper kunder ketyre trillimeve, ashtu sic kane reaguar intelektualet shqiptare andej.

Tentime te njejta shihen edhe ne krijimin e nje imazhi slavo-maqedon per Nene Terezen dhe per Ferid Muradin dy nobelistet shqiptare me prejardhje nga Maqedonia. Ne kete aspekt nuk u harrua nga mediumet slavo-maqedone ti jepet mbulim i plote rastit te turpshem me bustin e Nene Terezes ne Shkoder.
 

zog

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Duhet qe subjektet politike shqiptare ne Maqedoni te reagojne ashper kunder ketyre trillimeve,

[/ QUOTE ]


nuk ka pse subjektet politike (te shqiptareve te maqedonise) te merren me çeshtje HISTORIKE. kjo eshte nje fushe qe nuk u perket e as nuk kane kompetenca. nuk mund te idealizohet ose politizohet mendimi kombetar ose qofte ky individual. neqofte se nje sllavo-maqedon mendon se skenderbeu ka qene sllav aq me mire per te. le te behet edhe "zoti" i tij. ç'te keqe ka ketu ?

ndersa ruajtja me xhelozi e force per cilindo devijim ideollogjik te "figurave" tona kombetare, frika mos na i rrembejne te tjeret ne çdo moment, tregon pasigurine tone jo vetem ne lidhje me origjinen e tyre te vertete por edhe ne kontributin e tyre sa i perket realisht çeshtjesh shqiptare si dhe mitizimin e tyre historik per perfitim kombetar.

pra shkurtimisht qe edhe ne ne nje moment te dhene historik, kemi vepruar po njesoj, si po mundohen te bejne sllavo-maqedonet e rinj per krijimin e identitetit te tyre kombetar e patriotik.

ps; perse nuk ka problem (e asnjeri nuk revoltohet) qe allahu (ose jezusi) eshte zoti perbashket tek arabet e shqiptaret (e maqedonise) ndersa skenderbeu te mos jete njesoj ? pra po nje "zot" i perbashket.

kush nga ju intelektualet ketu i jep pergjigje kesaj pyetjeje qe me shqeteson ?
 

vshehu

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

Nese ne vet nuk ngrihemi dhe te mbrojme figurat tona te shquara, as mos e mendojme se te tjeret do te bejne dicka te ngjashme. E di se sllavo-maqedonasit mundohen te formojne nje identitet te vetin kombetar, por kete e bejne duke vjedhur nga popujt e tjere perreth. Kjo ndodh shkaku i mungeses se heronjve kombetare per kete popull artificial, si dhe mospasja e nje identiteti kombetar, dhe historie me te vjeter se 15 vjecare.

Si per ilustrim:
Skenderbeu -&gt; sllavo maqedon; emrin e paska pas Gjorgji Kastriot Iskender
Nene Tereza -&gt; sllavo maqedonase; me vone e nderruan ne Vllehe vetem e vetem mos mbetet shqiptare
Ferid Muradi -&gt; sllavo maqedon; deri sa ay vete nuk e tha ne mediume se eshte shqiptar, te gjithe mediumet maqedonase e paraqitnin si sllavo-maqedon i ati i te cilit eshte shperngul ne SH.B.A. nga frika per jeten e familjes se tij prej bandave shqiptare ne rajonin e Gostivarit.
Personalitete te tjera ne kete liste jane edhe Ismail Kadare, familja Frasheri (sado apsurde qe eshte) e shume te tjere.
Pervec kesaj, tani para pak u botua edhe nje publikim tjeter nga Akademia e Shkencave te Maqedonise sipas te cilit slavo-maqedonasit qenkan pasardhes te drejtperdrejte te Ilireve, dhe shqiptaret qenkan te ardhur nga karpatet, nje vend ne Rusi i quajtur Albania !!!!

Derisa kjo fushate ne Maqedoni perkrahet mjaft nga partite politike nacionaliste si dhe intelegjenca sllavo-maqedonase, eshte e rralle te degjosh ndonje argument nga pala shqiptare.

Sa per efektin e ketyre trillimeve mund ta permendi nje rast me nje mik nga SH.B.A. te cilin me duhej shume gjate kohe qe ta bindi se kush eshte ne te vertete Nene Tereza.

P.S.,
Zoti eshte i te gjitheve. Qofte Allahu, Zoti, Ati i Shenjte... eshte nje fuqi e cila i takon te gjitheve dhe nuk mund te identifikohet nga nje popull.
Skenderbeu eshte heroj i yne kombetar, dhe si i tille njihet ne bote. Eshte pasuria jone kombetare.
 

zog

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nese ne vet nuk ngrihemi dhe te mbrojme figurat tona te shquara,

[/ QUOTE ]

s'ka nevoje skenderbeu per mbrojtjen tende. po ashtu sikur ajnshtajni per mbrojtjen e nje mesuesi fshati.

energjine qe harxhon per te mbrojt skenderbeun hidhe me mire te mbrosh veten, te arrish te besh diçka ne jete edhe ti, te te bejme per kete nje bust edhe ty, e te mos kemi nevoje edhe pas nje miliard vjetesh te vazhdojme e mbrojme skenderbeun gjithnje me force se na e vjedhin te huajt.

sidhe ti duhet te kuptosh fillimisht qe nuk vendosen ne nje linje skenderbeu, me neneterezen ose feridmurati.

keta te dy te fundit nuk kane jetuar asnje dite ne shqiperi, figura si keta shqiperia ka me mijera aneembane botes.

ajt pra me mend ne koke tjeterhere.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ndersa ruajtja me xhelozi e force per cilindo devijim ideollogjik te "figurave" tona kombetare, frika mos na i rrembejne te tjeret ne çdo moment, tregon pasigurine tone jo vetem ne lidhje me origjinen e tyre te vertete por edhe ne kontributin e tyre sa i perket realisht çeshtjesh shqiptare si dhe mitizimin e tyre historik per perfitim kombetar.

[/ QUOTE ]
Ruajtja me xhelozi e force eshte e vetemja menyre qe kemi per te ruajtur identitetin tone kombetar,kulturen, historine,prejardhjen perballe perjekjeve te ulta te fqinjeve tane per t'i pervetesuar apo ndryshuar ne favor te tyre.Me duket e kote te te kujtoj "vjedhjet" e grekerve.Te sillesh indiferent ne kete rast,nuk tregon gje tjeter veçse nje krenari boshe.

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
pra shkurtimisht qe edhe ne ne nje moment te dhene historik, kemi vepruar po njesoj, si po mundohen te bejne sllavo-maqedonet e rinj per krijimin e identitetit te tyre kombetar e patriotik.

[/ QUOTE ]
Ketu ia ke fut kot or mik!! Aq kot sa nuk lodhem te te kthej pergjigje.Shpresoj ta kuptosh vete.
 

vshehu

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

s'ka nevoje skenderbeu per mbrojtjen tende. po ashtu sikur ajnshtajni per mbrojtjen e nje mesuesi fshati.

Pikerisht Skenderbeu ka nevoje per mbrojtje nga ne sepse nuk eshte rrotull qe te flase ne emer te tij. Nje popull identifikohet nga gjuha, kultura, tradita dhe historia e tij. Nuk ka mbrojtje tjeter vec me xhelozi kur behet fjale per keto ceshtje.

pra shkurtimisht qe edhe ne ne nje moment te dhene historik, kemi vepruar po njesoj
Cilin heroj te ndonje kombi tjeter e kemi pervetesuar si tonin nese dhe ne kemi vepruar njejte?
 

zog

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ruajtja me xhelozi e force eshte e vetemja menyre qe kemi per te ruajtur identitetin tone kombetar,kulturen, historine,prejardhjen perballe perjekjeve te ulta te fqinjeve tane per t'i pervetesuar apo ndryshuar ne favor te tyre.Me duket e kote te te kujtoj "vjedhjet" e grekerve.Te sillesh indiferent ne kete rast,nuk tregon gje tjeter veçse nje krenari boshe.


[/ QUOTE ]

do te kisha deshire te me tregosh nje popull qe ka mundur me anen e propagandes (pra duke ruajtuar me xhelozi figurat kombetare ose krijuar te reja) ta shpetoje kombin e tij ?

pastaj skenderbeun e di dhe bufi (çdo enciklopedi ose liber te citosh) qe eshte shqiptar, s'ma ha mendja se na e vjedh kush. ndersa ato figurat qe na kane vjedh greket, ata vetem origjinen kishin shqiptare, per grekun luftuan.
keshtu ka vepruar turku, egjyptiani, italiani, austriaku, etj.

por me kryesorja ti duhet te kuptosh qellimin e diskutimit tim, IDENE KRYESORE te tij, qe fshihet ose qe s'shfaqet plotesisht nga fjalet e perdorura prej meje, e jo te qemtosh me imtesi keto, se asigjo kupton.

qellimi im ose ideja ime moj çike, eshte ky : energjia qe harxhohet vetem per te RUAJTUR ate qe tashme eshte ARRITUR, eshte energji e KOTE pra negative. ngaqe ajo nuk te shtyn perpara. bile as nuk ruan gje prej gjeje duke ndejtur i skotçuar ne nje vend. siç mund ta shohesh edhe vete as figura si skenderbeu nuk i bejne te lumtur shqiptaret, nuk i bejne ata te ndihen te gezuar, ta duan vendin, te mos e braktisin ate. me te gjithe popujt e vegjel e te mitizuar deri tek floket si ne, ndodh i njejti fenomen.

ndersa veshtro popujt e zhvilluar ata qe shkojne gjithnje perpara, s'kane as nevoje te ruajne asgje, vetvetiu ecja perpara i ruan gjerat.

nje popull imponohet vetem KULTURISHT.
 

zog

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Cilin heroj te ndonje kombi tjeter e kemi pervetesuar si tonin nese dhe ne kemi vepruar njejte?

[/ QUOTE ]

s'kemi pas nevoj te pervetesojme sepse jemi popull agresiv e qe prodhojme gjithnje figura te ndritura, jemi pra mbeshtet tek tonat. fjalen ta kisha qe duke u mbeshtet tek skenderbeu u krijua koncepti i shqiperise e i shqiptarit.

pra kjo mbeshtjetje nuk ekzistonte perpara tij.

e qe thua ti, maqedonet ndodhet sot ne te njejten pike qe ndodheshim NE ne epoken e rilindjes shqiptare ku figura mitike e skenderbeut sherbeu per te gjet nje krenari kombetare e krijuar nje klime te pershtatshme bashkimi kombetar.

ktu ta kisha fjalen pra.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

KULTURISHT?! Ndonjehere nuk e kuptoj pse ta var or curr /pf/images/graemlins/lol.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ndonjehere nuk e kuptoj pse ta var or curr /pf/images/graemlins/lol.gif

[/ QUOTE ]

ngaqe me dashuron /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

vshehu

Primus registratum
Re: Promovohet në Shkup një libër i ri për Skënder

Pajtohem plotesisht me ty kur thote se nuk ka se kush ta vjedhe Skenderbeun, dhe se duhet te tentojme te krijojme figura te reja me te cilat do te krenohemi.
Por kur flas per Skenderbeun mendoj edhe per shume figura te tjera te cilet tentohen te pervetesohen nga slavo-maqedonasit. Dhe per keto figura nuk e di dhe Bufi /pf/images/graemlins/smile.gif Ta dhashe shembullin e Nene Terezes, momentalisht jetoj ne SHBA dhe rralle kush e di se Nene Tereza eshte shqiptare.

Nga ana tjeter shpifjet e sllavo-maqedonasve ofendojne nje pjese te madhe te popullit shqiptar ne Maqedoni, dhe kur asnje nuk ngrihet ne mbrojtje te ketyre figurave, atehere eshte normale qe ajo pjese e popullates te ndjehet e braktisur.

Sidoqofte e kuptoj idene tende, por jane te shumte ato qe preken nga keto shpifje, sic dhe ka injorante shqiptare (ketu ne Maqedoni) qe edhe pranojne nje pjese te kesaj propagande.
 
Top