Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

S6T6N6

Forumium maestatis
Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Here pas here pyes veten, a jane apo nuk jane ne binare keta ministrat e Sales. Kesaj rradhe po i referohem nje deklarate bombastike te ministrit Bumci bere dje per mediat gjate nje konference. Bumci thote se organi i akuzes duhet te kaloje nen vartesine e qeverise dhe te humbi pavaresine e parashikuar nga kushtetuta. Kjo vazhdon Bumci do te kete nje kosto por gjithsesi duhet bere...
Me keqardhje konstatoj se Berisha dhe ministrat e tij qe pas 11 shtatorit qe moren detyren nuk kane bere asnje pune konkrete ekzekutive por jane marre vetem me padi ndaj individeve dhe me atentate ndaj kushtetutes.
 

tntn

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

...kurse mua me duket se i vetmi sukses i prekshem i qeverise Berisha eshte lufta kunder bandave, e cila eshte vleresuar ne menyre te vazhdueshme nga BE. Deklarata e z.Bumci eshte e sinqerte.

Zoti Sollaku le te jape doreheqjen, derisa qeveria shprehet hapur se ka probleme bashkepunimi institucional me te. Eshte nje ceshtje sa etike, aq edhe institucionale.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

si more lal qeka e sinqerte. Si more te lejojme ngritjen e nje shteti policor. Ne luftuam per ta rrezuar sistemin totalitarist, tashti ta lejojme prap! A e di ti more zoteri se demokracia funksionon fale pavarsise te pushteteve dhe mandateve. A e di ti se nese do ti jepej ne dore akuza atij qe ka ne dore policine do behej nami?! Jam dakort shum me sintetikun. Ketu nuk e ka fajin buci por e ka saliu i cili eshte pjelle e nje sistemi te centralizuar, i mpiksur brenda llumit te komunizmit per me se 40 vjet duke u bere pjese e atij llumi. Si mund te presim ne qe nje llum i tille te pranoje bipolarizmin dhe pavaresine e pushteteve. Kur do shpetojme mor xhanem nga Envere te tille te ringjallur?!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

vertet ka propozuar kalimin e prokurorise nen kontrollin e qeverise???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

NEse ai merr persiper kostot e kesaj !!!!!!!! /pf/images/graemlins/smash.gif

Kryeprokurori tani per tani jep llogari ne parlament, dhe mund te shkarkohet nga presidenti me propozim te parlamentit. Ketu ngec cik puna, se derisa presidenti tek ne eshte produkt konsensusi i forcave politike, dhe do vazhdoje te jete ne te ardhmen, mundet qe te hezitoje ta beje kete.
Kryeprokurori ne varesi te ekzekutivit do te thote qe te kemi reforme sa here nderrohen pushtetet dhe mundesi me te medha per korrupsion.
 

MLK

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

E ça ka diktatura me teper!! Kur organi i akuzes e qe pergatit dosjet eshte ne duart e qeverise, qeveria mund te fusi brenda ke te doje, e kete mund ta perdori per çdo kundershtar politik /pf/images/graemlins/eek.gif
Cudi se ky Bumçi dukej si djal i zgjut!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

...pastaj ky muhabet eshte si qiqrrat ne hell sepse zoti bumci e di shume mire qe nje gje e tille do te behej vetem nese kushtetuta do ndryshohej, dhe qe kushtetuta te ndryshohet duhen 84 vota+referendum, numra qe maxhoranca nuk i ka. Atehere nga ky propozim cfare mbetet?! Mbetet thjeshte endrra e Enverit te vogel per te patur pushtet absolut mbi sistemin e fituar me gjak.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Mire mor lal, po edhe nga jurisprudenca po na del mjeshter tani?

Ca ka per tu habit ketu mor lal?

Ka forma te ndryshme qe zgjidhin problemin e qeverise dhe secila tenton te veproje sipas vendit. Per mendimin tim ndryshe nga ujku une besoj tek largimi i kompetencave nga nje institucion konsensual. Nje prokurori e ardhur nga nje president konsensual dtth nje prokurori ne heshtje e cila do te mbroje interesat e te dyja paleve. Eshte me mire te kemi nga nje reforme ne cdo kater vjet ku secili do te rraste ne burg hajdutet e pales tjeter sesa nje prokurori kukull, ashtu sic kemi edhe presidentin (kuptohet nganjehere del qarte se kukull e kujt eshte), qe do ti linte ujqerit rrotull melcise dhe as qe do ta ngrinte zerin.

Pastaj mos ia fusni kot me ndarjen e psuhteteve sespse prokuroria eshte tjeter gje nga pushteti gjyqesor. PO te ishte keshtu do ti binte qe eshe policine ta kishim me vete.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... Eshte me mire te kemi nga nje reforme ne cdo kater vjet ku secili do te rraste ne burg hajdutet e pales ...
Pastaj mos ia fusni kot me ndarjen e psuhteteve sespse prokuroria eshte tjeter gje nga pushteti gjyqesor. PO te ishte keshtu do ti binte qe eshe policine ta kishim me vete.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif /pf/images/graemlins/confused.gif

ia ke fut kot plako

1- cila eshte pala tjeter qe do vije pas 4 vitesh kur opozita ka perfunduar burgjeve??????!!!!!!! Nuk te mjaftoi enveri ty????!!!!

2- si more nuk qenka prokuroria pjese e gjyqesorit????!!!!
 

ujku81

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Gys me vjen keq por ke nje koncept shume te gabuar per funksionimin e drejtesise. Ashtu si e pershkruan ti nuk eshte drejtesi, sepse ne fund te fundit mileti nuk perfiton gje. Ata qe jane ne pushtet do vazhdojne te vjedhin, sepse pale kur denohen, dhe kane gjithmone kohe t'ja mbathin, ose ti sistemojne "letrat", para se ne pushtet te vije pala tjeter.
Ta siguroj se dhe prokurori i ri nuk do ta kete te lehte te formuloje akuzat per ish-pushtetaret dhe kam frike se do te denohen "peshqit e vegjel" dhe nuk do te preken realisht ata qe kan abuzuar me shume.

Qeveria ne pushtet duhet te frenoje korrupsionin e administrates se saj, se po u mor vetem me te kaluaren (edhe sikur te denohen ata te gjithe), dhe korrupsioni vazhdon te mbetet ne nivele te larta, cfare perfitojme ne??
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Cdo reforme e bere nga qeveria Berisha,shikohet me lupe nga nderkombetaret,deri tani gjitha redformat e Berishes jane duartrokitur ne Perendim.
Mirpo,kuqaloshet qe per 50 vjet e kthyen Shqiperine ne nje kamp internimi,tani fillojne e ulerasin per nje diktature te re,u dridhen leqet e kembeve,(normal se kane 8 vjet qe skan lene gje pa bere),kur dihet nga te gjithe qe qellimi i ksaj qeverie eshte vetem te fuse Shqiperine ne proceset Evropiane.
Qaramaneve e kuq po u duket era e m..tit si era e gjakut.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ia ke fut kot plako
1- cila eshte pala tjeter qe do vije pas 4 vitesh kur opozita ka perfunduar burgjeve??????!!!!!!! Nuk te mjaftoi enveri ty????!!!!
2- si more nuk qenka prokuroria pjese e gjyqesorit????!!!!

[/ QUOTE ]

O robo, ik e pyt nqs nuk di.
Prokuroria nuk hyn tek pushteti gjyqesor. Tek pushteti gjyqesor hyjne gjykatat. Prokuroria eshte organ i akuzes dhe eshte vec.
Po te ishte keshtu sic thu ti, Sala mund te kerkonte qe edhe gjykatat te vareshin nga qeveria, por nje gje e tille vertete qe eshte e paimagjinueshme.

Persa i perket pikes se pare, po te pergjigjem ashtu sic e do pergjigjen lloji i pyetjes qe shtron ti.
Edhe me dash sala me i fut ne burg te gjithe anetaret e pales kundershtare, nuk ka burgje per te gjithe. /pf/images/graemlins/shrug.gif

Ujk, e kam theksuar edhe here te tjera. Ajo qe une kam thene me lart nuk e them se eshte sistemi qe une e mendoj si me te mirin. Por duke pare kushtet e shqiperise, ku, te ndertosh institucione, dhe aq me teper te pavarura, eshte thuajse e pamundur, ky variant qe them une do te ishte gjeja me e mire e mundshme.

Une e shoh kete pune ne mes dy gjerash. Ne mes te nje prokurori kukull qe nuk kap asnje njeri, dhe nje prokurori qe fut ne burg hajdutet e pales kundershtare. E thene trashe, te pakten te fusesh gjysmen, ke bere gjysmen e punes, per t'ua lene kndershtareve te tu gjysmen tjeter, kur te vijne ne pushtet.

UNe e kam te qarte qe nuk eshte dhe aq e lehte te kapet sot hajduti, por deri diku dicka mund te behet. Ndersa ne rastin e nje kryeprokurori te zgjdhur nga nje president konsensual, i bie qe te mos kapet askush.

Mos mendo variantin me te mire, por ate me realist per kushtet e shqiperise.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Gys une e ti e shikojme nga kendveshtrime te ndryshme. Me fal, cfare fiton ky milet nga denimi vetem i te kaluares dhe vazhdimi ne po te njejten rruge. Gys,pash zotin, kemi qe nga krijimi i shtetit tone qe vetem denojme te kaluaren.
Dhe varianti qe thua ti nuk eshte me realisti. Nje prokuror i varur direkt nga kryeministri do te ishte vegel e tij jo vetem per kundershtaret por edhe konkurentet brenda partise. Keshtu qe do te ishte nje arme shume e fuqishme e tij per te ndejtur ne pushtet sa ti donte qejfi.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

Problemi i shqiptareve per mua eshte pikerisht se kane denuar te kaluaren dhe jo shkaktaret e se kaluares.

Pikerisht, per mua problemi eshte se nuk eshte denuar askush tamam ne kete vend.
Cfare fitojme!
Pikerisht japim shembuj, qe i bejne te tjeret te rezervohen. "Frika e ruan vreshtin".

Ne fakt Ujk, une nuk besoj dot se mund ta mbash dot gjate pushtetin nqs nuk mban drejtesine, ne kohet e sotme. Ka nje mori faktoresh qe e bejne kete. Kur nuk e mbajti dot Nano pushtetin, megjithe se kishte te gjitha institucionet te vetat, duke fillu nga KQZ-ja, Bashkite, Gjendja civile (qe i duhej per listat), policia, gjykatat, prokuroria etj..., eshte e qarte qe po abuzove rende, nuk mund ta mbash dot pushtetin.
Pastaj, njefare rotacioni garantohet edhe nga nderkombetaret.
Por problemi eshte qe rotacioni te mos kuptohet si rotacion te mundesise per te vjedhur, por si nje mjet kercenimi per hajdutet.

Ceshtja eshte se ne princip ti shikon si frike kryesore ne vend perqendrimin e pushtetit ne nje dore te vetme. Kurse per mua nuk eshte ketu problemi. Perkundrazi, une e shoh problemin me teper tek mungesa e njefare autoriteti. Per mua, nje dore e forte duhet, per ti bere zap te gjithe hajdutet qe i jane ngjitur si hiena pushtetit. Ne rast te kundert, per mua do te kishim anarki, ku hienat do te shinin sallate rehate, pasi "dora e forte" eshte paralizuar dhe ka veprim te kufizuar.
Napoleoni thoshte se "krimet kolektive nuk ngarkojne asnjeri me pergjegjesi. Pikerisht edhe shperndarja e pergjegjesive i ben gjerat lemsh ne nje vend me kulture te paket demokratike si Shqiperia. Ndersa kur e dime qe ia kemi varur kemboren njerit, dime edhe se kujt t'ia kerkojme llogarine. Nga shperndarja e pergjegjesive perfitojne me lehte hajdutet.

Nejse, nuk eshte e thene qe te biem dakort domosdoshmerisht.
 
H

harap

Guest
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

SA po vuan vjen keq per ty po 8 vjet kalojne shpejt
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Prokuroria ne vartesi te qeverise!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
o zot kush e ka votuar kete qeveri

[/ QUOTE ]

Hehe, sa filiozof kërkon të tregohesh.

Ka një të vërtetë në atë që thotë Gysi. Kjo s'do të thotë që të jetë ajo e mira. /pf/images/graemlins/winkwink.gif
 
Top