Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

MLK

Jam dakort me llogjiken tende, por ajo vlen vetem ne EU; USA; Kanada; Australi; Japoni edhe ne ndonje vend te ngjashem me keto.

Per Shqiperine,Rusine, Iranin, Kinen, edhe shumicen e vendeve te botes prokuroria,gjykata, policia dhe gjithcka tjeter i perket "Sulltanit".

Nikoll Lesi e perdori Asin qe kishte ne dore vetem ateher kur nuk kishte nga tja mbante dhe ceshte me kryesorja, ne mes te parlamentit shqiptar para 1,5 milion teleshikuesish. Kjo gje i shpetoj jeten.
Perndryshe Nikolles i ishte ngritur lapidari ne mes te Tiranes ( si te ndjerit Azem Hajdari).

Meqenese permenda lapidaret, po te tregoj nje lajm te rende qe degjova sot ne lajme.


Presidentit te federates se boksit shqiptar, zv-president te TOP ALBANIA RADIO, biznesmen i fuqishem ( Restorant"Juvenilia" te liqeni, eksklizivitetin per LORI KAFE, firme ndertimi etj.), ish-shef policie i forcave speciale te ndjerit Vaidin Lame i kane bere rreth ores 01:30 me dt.28.02.2005 nje atentat me bombe te telekomanduar.
Eksplozivi ishte vene ne ashensorin e pallatit dhe kur ashensori ka ndaluar ne katin e 5 (aty kishte banesen i ndjeri) ka shperthyer.
Pra atentati eshte kryer nga specialiste dhe jo nga vrases ordiner.

Pse po e permend une ketu???

Po te kemi parasysh qe Vaidin Lame eshte mik i Pjerin Ndreut. Qe Vaidin Lame ka monopolin e kafese.Qe ka pjese tek Top Albania. Qe eshte mburoja e Tan Hoxhes (pronar i TOP CHANNEL TV).

Pra

qe ka prekur interesat ekonomike dhe ndoshta edhe politike te njerezve qe kane KUMBAR Fatos Nanon

ateher del se atentati ne mos nga KUMBARI, nga ndonje puthadores i KUMBARIT, do jete urdheruar.


Do zoti dhe Nano humb zgjedhjet ne vere, se perndryshe mjer ata qe nuk jane skllever ose qe nuk lene sumen tek ai.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

thua
eek.gif
eek.gif
eek.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

Isaac,
Mos u lini te manipuloheni nga lajmet neper media po vini llogjiken e reflektoni. Nuk kam qef te flas per njerez qe kane vdekur pasi e kam siklet ta bej kete dhe hasem ti kem po Azem Hajdarin 95% e atyre qe flasin nuk e kane njohur fare dhe se dine perse eshte vrare keshtu qe mos spekulojme me kete.
Se dyti kete Vajdinin qe thua ti as une nuk di gje perse e kane vrare pasi ne internet si ty e lexova po kur thua qe ishte shkou Pjerin Ndreut, dhe kid=shte kafen e nuk ishte skllav i Tosit i ben nje shkrutim aq te madh te personazhit te ketij njeriu qe te shtyn ne konkluzione teper te gabuara.
E verteta ndofta do te dali e shpresoj se jam per ligjin e shtetin e forte e jo xhungel pa ligje por mund te them qe Lame apo Lamaj ka ne kurriz shume krime per te cilat akuzohet ne heshtje.
Po te reflektoni vetem 2 minuta e kuptoni fare mire psene, pasi nuk ka njeri ne kete bote qe nga polic apo shef policie per disa vite me pas te jete multimilioner me dollare! Nuk e shifni qe ne Tirane gjithe bogyguardet apo ish, jane bere te gjithe pronare! Si ka mundesi qe ata qe kane qene roje jane bere me miliona! Lame te pakten sa di une, ka bere kerdine me toka qe ua kane marre katunareve ne Kashar me dhune me çmimin minimal te tregut dhe i kane shitur me çmimin maksimal.
Nuk kemi pare njeri te behet per 4 vite pune (e çfare pune!!) pronar i nje prej restoranteve me te mire te ktyeqytetit. Mos shkoni me opinionin e gazetave pasi eshte thuajse gjithnje i deformuar.
Nuk kisha ndermend te flas per kete ngjarje por e permenda te tregoj qe Lesi eshte po aq pusht sa Nano e te jeni te sigurte se gjithe jeten eshte mar vetem me intriga. Keta tipa jane pa karakter e oportunste dhe pse nuk mund te gjykoj nese jane te verteteta apo jo ato qe tha Lesi pasi skam asnje element. Megjithate mund te them se ky afar tregon dhe nje here nivelin e ulet e medioker ku eshte zhytur "drejtesia" shqiptare.
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

MLK

Ne njoftimet qe ka dhene media dje dhe sot ne lidhje me vrasjen e Vaidein Lames, nuk pashe ne asnjerin prej tyre, qe te lidhej atentati i tij direkt apo indirekt, me DON NANON.
Pra ato mendime qe une shfaqa me siper nuk i kam, se u manipulova nga medja.

Po mundohem ta perpunoj informacionin me llogjike ashtu si me keshillon.

Dhe me del se:

Ne tragjedine e 9 Janarit ishte Top Channel qe dha alarmin dhe qe doli me flamurin kunder qeverise. Si te mos mjaftonte kjo, gazetaret e Topit dhane pamje te Kryeministrit, qe vinte ne atdhe 3 dite mbas zise kombetare dhe zgerdhihej si debil.
Gjate protestave Nano Ik, ishte vetem Top Channel qe trnsmetonte LIVE nga 3-4 kamera te shperndara nga sheshi "Skenderbej" deri te korpusi i Universitetit.

Nuk kaloi as 2 muaj dhe ne lokal "Venecia" arrestohet Altin Lame (nipi Vaidinit) pronari i lokalit. Akuza ishte ne fillim armembajtje pa leje dhe pastaj per nje vrasje, qe ka ndodhur 4-5 vjet me pare. ( Ndoshta Altin Lame eshte me te vertete vrases,por koha e arrestimit koecidon me "kryengritjen" e Top Channel-it dhe zhveshjen e Pjerin Ndreut).


Pas kesaj Top Channel u tulat. Nuk jepte me asgje qe te gricte Nanon.

Kush e ka analizuar Nanon, e di shume mire, qe ai eshte prototipi i karakterit te peshtire. Nano mund te te ulet ne gjunje dhe te te puth kembet e te ti laj me lot,po qe se e ke nen vete.Ama mjer ai qe e le te lire,se po te hipi siper nuk njeh meshire dhe skrupull.

Keshtu pra.

Nano mer edhe me shume zemer nga kjo zbythje e Top Channel-it(pra e Vaidinit) dhe i ka kerkuar atij me siguri minimumi 60% te aksioneve te Topit(kete supozim e mbeshtes duke njohur fiksimin qe Nano ka, per tu bere si Berluskoni dhe duke e ditur se te njejten kerkese i ka bere edhe Lesit)

Vaidini ia hedh poshte kerkesen.

Nano e puth ne faqe.

Ne 15 Tetor 2004, i behet nje atentat Vaidinit.
Vaidini plagoset dhe ndoshta ashtu si Azem Hajdari,mendon se vdekja nuk do i afrohet me ne 50 vjetet e ardhshem.
Ndoshta ka numeruar cdo dite, ditet qe i kane mbetur Nanos ne pushtet.


-----------------------------
MLK

Me siper ti tregoje, ato qe mund te kene bere Lamet.
Ndoshta jane te verteta vetem gjysma, ndoshta te gjitha .(Edhe ti me te degjuar i ke)

Une nuk dua ti dal ne mbrojtje Lameve,me kete shkrim.

Por dua te them, se me nje siguri 90%, vrasesi i tij eshte KUMBARI.

Ti me thua te kem durim dhe te pres se e verteta do te dal.

O.k.

Do zoti dhe zbardhet kete here ky atentat e nuk mbetet si atentati i Florian Viles ( monopolistit te skrapit) apo i Ylli Pangos.
Qe jo vetem i vrane ose i plagosen,por per njerin thane se kishte gruan me dashnor dhe ky mund ta kishte vrare, kurse per tjetrin thane qe e kishte vene vet bomben.

Ka ndryshuar shprehja:
Te vrasin naten e te qajne diten.

Eshte kthyer:

Te vrasin naten dhe te permjerin diten.


smash.gif
smash.gif
smash.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

Ajo qe thashe ishte qe Lame ka shume gjera ne kurriz e kete sta them une po e di nje pjese e madhe ne Tirone, e ndryshe nga Vila qe kishte 12 vite qe kishte punuar me hekurin, Lame (ndjese paste se ka vdekur) nuk ishte mar me biznes po ishte shef policie per krimet e renda. Lame ka marre pjese ne forcat e policise ne gjirokaster kur u egzekutua nje person ne kerkim ne nje kohe qe ai ishte i rrethuar nga policia! E ne ate kohe mos gaboj Lame ishte me Pjerin Ndreun ne nje kohe qe ishte civil e nuk kishte asnje funksion ne policine e shtetit! Pra pistat jane te shumta keshtu qe nuk i duhet vene gishti vetem nje njeriu dhe pse keto qe shkruhen jane vetem hipozeta.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

Prill 14, 2005


Kryeprokurori në Kuvend për kërkesën e heqjes së imunitetit të deputetit demokristian

Sollaku: Materialet e Lesit të manipuluara
"S'ka fakte të mbështesë "trafiku e armëve" nga Nano


--------------------------------------------------------------------------------

Artemida Çollaku

Kryeprokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku deklaroi dje se materiali i paraqitur nga deputeti Nikollë Lesi, në të cilin akuzohej kryeministri Fatos Nano dhe ish-deputeti Fehmi Abdiu për trafik armësh, është i pavërtetë. Ai nënvizoi se Lesi ka sjellë në prokurori vetëm 5 fletë faksi që e kanë burimin e tyre nga "qytetari Mero Baze". Ndërkohë, në mbledhjen e Komisionit të Mandateve deputeti Lesi mungonte për arsye shëndetësore.

LAJMI

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Theodhori Sollaku ka kërkuar nga komisioni i Kuvendit që të japë vendimin e tij në lidhje me kërkesën e bërë për heqjen e mandatit të deputetit Lesi. Gjatë përgjigjeve të dhëna dje në Komisionin parlamentar të Mandateve, Sollaku deklaroi se materiali i paraqitur nga Lesi në parlament dhe më pas në prokurori është i rremë. "Nga hetimet e bëra nga prokuroria, shumë shpejt u duk qartë se askush nuk kishte argumente për të mbështetur një deklarim të tillë. Ne shpresonim që Lesi do të ndihmonte me dokumente", tha Sollaku. Këtë konkluzion kryeprokurori e argumentoi me faktin që deputeti Lesi nuk paraqiti asnjë kasetë në prokurori gjatë pyetjes së tij rreth deklaratave të bëra në parlament. "Për habinë e të gjithëve, Lesi dorëzoi në prokurori vetëm 5 fletë faksi që edhe nuk lexoheshin mirë. Ai më premtoi se nuk kishte materiale të tjera përveç fakseve, që ia kishte dhënë një person të cilin ai nuk e njihte", tha Sollaku.

Burimi i faksit
I pyetur nga anëtari i komisionit Lekë Çukaj nëse prokuroria kishte hetuar prejardhjen e faksit, Sollaku nënvizoi se nuk ishte e vërtetë se ky faks kishte ardhur nga një ambasadë mike. "Nuk është e vërtetë që materiali që Lesi lexoi në parlament ka ardhur me faks nga një ambasadë mike. Nga hetimet që ne bëmë, rezultoi se ky është i prejardhur me faks nga materiali i një shtetasi tjetër, Mero Baze, që e dispononte", tha Sollaku. Ai nënvizoi se ekspertiza ka provuar se materali që kishte në dorë Nikollë Lesi dhe që ai e dorëzoi në prokurori, "ishte materiali që vetë zoti Baze e dorëzoi në prokurori". Sollaku ka nënvizuar se materiali i paraqitur në prokurori nga Baze dhe Lesi ishte i manipuluar. "Kemi marrë ekspertët dhe i kemi vënë përballë materialit të paraqitur. Ai është i manipuluar, pasi i janë bërë fotokopjime në pjesën e parë dhe të fundit, të cilat hedhin dyshime se jemi para një dokumenti të manipuluar, gjë që është edhe në përgjigjen e dhënë nga ekspertët që e kanë studiuar", tha Sollaku. Ai nënvizoi se këtij materiali i del për zot vetëm një i dënuar me 15 vjet heqje lirie si pjesëtar i një organizate kriminale. "Por edhe pretendimet e tij janë të pavërteta, pasi në kohën që pretendohet të jetë bërë përgjimi, kryeministri nuk ka qenë në Shqipëri", tha Sollaku.

Shpjegimi
Kreu i prokurorëve ka shpjeguar se mënyra e të shprehurit në kërkesën e argumentuar që i është dërguar Kuvendit, është më se e saktë. Duke deklaruar edhe një herë se materiali i paraqitur nga deputeti Lesi ishte fotokopje, Sollaku nënvizoi se "ekspertët e kriminalistikës asnjëherë nuk japin mendime kategorike për fotokopje". "Kur ne kemi të bëjmë me materiale të cilat nuk janë origjinale, nuk kemi të drejtë të shprehemi në mënyrë kategorike", tha Sollaku. Sipas tij, i gjithë materiali është i manipuluar, pasi edhe firmat e ish-Prokurorit të Përgjithshëm "me sy të lirë duket se kanë dridhje, pavarësisht se jemi në një situatë që ekspertët nuk japin mendime kategorike, sepse janë në parimet e shkencës së kriminalistikës".
 

F_U_G

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

KRYEMINISTRI HAKMARRES, SOLLAKU I SHPERDORUAR

Prokurori i Pergjithshem i Republikes i sherben Nanos politikisht. Nuk ka prokuror ne bote qe e shpeton Fatos Nanon nga ndeshkimi per aksidentin e Shkallnuerit dhe trafiku i armeve

Kryeprokurori Theodhori Sollaku deklaroi dje ne mbledhjen e keshillit parlamentar te rregullores dhe mandatit se deputeti demokristian, Nikolle Lesi, ka kryer vepren penale te shpifjes. Materialet qe ka paraqitur ne Kuvend Lesi, sipas Sollakut jane te paverteta dhe nuk ekziston asnje kasete qe te implikoje kryeministrin Nano dhe ish-kryetarin e Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ne trafik armesh. Ne mbledhjen e djeshme te ketij keshilli duhej te ishte i pranishem dhe deputeti Lesi per te dhene argumentet e tij. Per kete arsye, anetaret opozitare te komisionit kerkuan qe mbledhja te shtyhej, pasi nuk mund te degjohej vetem varianti i paraqitur nga prokurori Sollaku. Megjithate, kryetari Servet Pellumbi vendosi qe te degjohen argumentet e sjella nga Sollaku dhe ky i fundit t'u pergjigjej pyetjeve te deputeteve ne menyre qe te dilej me pas ne nje perfundim. Sipas Sollakut, deputeti Lesi nuk e ka ndihmuar drejtesine, pasi ai "dorezoi pese flete faksi qe nuk lexohen mire. Ne te gjithe hetimet rezultoi se materiali nuk eshte i vertete". Prokurori i Pergjithshem vuri ne dukje gjithashtu se i gjithe materiali eshte i manipuluar. Sipas Sollakut, as firma e Sokol Kociut nuk eshte e vertete, edhe pse ky i fundit e ka pranuar vete nje gje te tille. Nje absurditet qe vetem nga akuza shqiptare mund ta degjosh. Vete Kociu thote me shkrim se eshte ai autori i pergjimit dhe transkriptimit te bisedes Nano-Abdiu, kurse Sollaku thote se "nuk duhet te jete e vertete"! Per prokurorin e Pergjithshem, kerkesa e bere nga ky institucion eshte e bazuar, pasi sipas tij ndodhemi para nje vepre penale te shpifjes. Sollaku i eshte pergjigjur nje sere pyetjesh te bera nga deputetet e keshillit, ku ne baze te te gjitha pergjigjeve qendronte fakti se sipas tij eshte shpifur per kryeministrin dhe ish-kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Pas variantit te degjuar dje nga Sollaku, komisioni vendosi te degjoje heren tjeter deputetin Lesi, per te vendosur me pas nese do te coje ose jo ne parlament kerkesen per heqjen e imunitetit te tij.
 

F_U_G

Primus registratum
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

KRYEMINISTRI HAKMARRES

Tashme eshte bere e qarte per opinionin publik se kryeministri Nano eshte nje hakmarres i pashoq ndaj deputetit Lesi, i cili prej tre vitesh ka guxuar te kritikoje e investigoje rreth bizneseve qindramilioneshe te gruas se kryeministrit, Xhoana Nano. Ka kritikuar politiken qe ndjek kryeministri ne administrimin e pushtetit dhe nuk ka bere asnje kompromis me te, ndonese shpesh i jane ofruar kompromise, qe edhe jane publikuar. Behet fjale per mesazhe dhe oferta qe zoti Nano ka hedhur ne drejtim te deputetit dhe botuesit Lesi. Nuk ka ndodhur ne historine e parlamenteve, qe per nje deputet te kerkohet dy here brenda tre muajve heqja e imunitetit. Vetem ne Shqiperi dhe kjo ne saje te uzurpimit qe zoti Nano u ka bere te gjithe pushteteve.

Shperdoroi vjet Gjykaten e Larte dhe deshtoi ne votimin ne Parlament, ku humbi thelle perballe Lesit. Atehere Nano urdheroi Prokurorin e Pergjithshem qe te bente edhe ai nje kerkese per heqjen e imunitetit te zotit Lesi. Ai e firmosi menjehere duke afirmuar me vullnet te qarte se eshte pjese e sofres se krimit dhe korrupsionit te Kryeministrit, por qe do te ndeshkohet pas zgjedhjeve. Ai dhe Nano. Shqiperia do te kete nevoje per nje tjeter kryeprokuror per te vendosur drejtesine ne radhe te pare mbi politiken e krimit dhe krimin ne politike. Zoti Sollaku mund e duhej te sillte per heqje imuniteti emra ministrash apo ish-ministrash te akuzuar si nga Nano, ashtu dhe nga Berisha, dhe qe asnjeri nuk i mbron dot per korrupsionin gjigant qe kane bere ne keto vite. Sollaku duhej te hetonte edhe aksidentin e Shkallnuerit, ku ne shkurt 2001 erdhi vdekja e Petrit Islamit, per te cilen akuzohet Fatos Nano. A ka me krim te peshtire se ky krim ne Shkallnuer? Mund t'i ndodhe aksidenti cdokujt, por te ndodhe qe ta hedhe kufomen e aksidentit ne kanal e te largohet, sic akuzohet kryeministri, kjo rralle ka bere vaki. Vetem kriminele te skaduar moralisht kane ne cv-te e tyre te tilla ngjarje. Pse Sollaku nuk beri arrestime ne kete rast te deklaruar nga Lesi ne Parlament, kur jane faktet e pakundershtueshme? Pse nuk solli ne Parlament edhe kerkesen per heqjen e imunitetit edhe per kryeministrin Nano dhe me pas drejtesia te vazhdonte hetimin ndaj Lesit, por dhe ndaj Nanos?

Si paska mundesi qe Sollaku na qenka bindur nga deklarata e Nanos dhe Abdiut se "ata qenkan te paster dhe nuk kane bere trafik armesh apo ndikuar ne zbutjen e denimeve ndaj tij"?! Ku ka shpifur deputeti Lesi, nderkohe qe ai ka lexuar nje material te cilin Sokol Kociu e pranon se e ka bere vete? Pra i zoti e pohon edhe me shkrim se "e kam pergjuar une ne hotel "Ronger"", kurse Sollaku thote "jo ka shpifur Lesi"! Kerkesa e kryeprokurorit ka nonsens juridik te theksuar, aqsa edhe sikur te kishte mbaruar Juridikun me korrespondence nuk duhej te bente nje gafe te tille ne shkresen qe ai i ka cuar Parlamentit.

E verteta eshte se Sollaku e di shume mire se ka bere nje budallallek juridik dhe nje turp per organin e tij te akuzes, por nuk ka rruge tjeter. I sherben Kryeministrit politikisht me kete kerkese per heqje imuniteti, pasi gjoja e "pastron" Nanon nga akuza publike e bere nga deputeti Lesi me 8 nentor 2004. Por nuk ka Zot qe e shpeton Kryeministrin nga ndeshkimi, pas zgjedhjeve, per krimet dhe korrupsionin qe ka bere ne keto vite. As edhe prokurorin e Pergjithshem nga shkarkimi, e jo vetem per kete rast, pasi ai duhej te luftonte krimin ne politike dhe nuk e ka bere. Perkundrazi, shpesh e me shpesh shnderrohet ne imunitet per te. Ai duhej te arrestonte ministra dhe deputete te korruptuar e prape nuk e ben. Sollaku e beri sherbimin e fundit per Nanon para zgjedhjeve. Mundesi te dyte nuk do te kete! Ne shtator, Shqiperia do te kete tjeter kryeminister dhe tjeter prokuror te Pergjithshem. Mundesia e vetme e karrieres se z.Sollaku, pasi te pergjigjet para drejtesise per shkeljet qe po ben, do te jete qe te behet avokat i Nanos, i cili me siguri do te kete nevoje te mbrohet juridikisht.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Prokuroaria: Nikolla mashtroi...

Fillimisht postuar nga F_U_G:
[qb] KRYEMINISTRI HAKMARRES, SOLLAKU I SHPERDORUAR

Prokurori i Pergjithshem i Republikes i sherben Nanos politikisht. Nuk ka prokuror ne bote qe e shpeton Fatos Nanon nga ndeshkimi per aksidentin e Shkallnuerit dhe trafiku i armeve

Kryeprokurori Theodhori Sollaku deklaroi dje ne mbledhjen e keshillit parlamentar te rregullores dhe mandatit se deputeti demokristian, Nikolle Lesi, ka kryer vepren penale te shpifjes. Materialet qe ka paraqitur ne Kuvend Lesi, sipas Sollakut jane te paverteta dhe nuk ekziston asnje kasete qe te implikoje kryeministrin Nano dhe ish-kryetarin e Gjykates Kushtetuese, Fehmi Abdiu, ne trafik armesh. Ne mbledhjen e djeshme te ketij keshilli duhej te ishte i pranishem dhe deputeti Lesi per te dhene argumentet e tij. Per kete arsye, anetaret opozitare te komisionit kerkuan qe mbledhja te shtyhej, pasi nuk mund te degjohej vetem varianti i paraqitur nga prokurori Sollaku. Megjithate, kryetari Servet Pellumbi vendosi qe te degjohen argumentet e sjella nga Sollaku dhe ky i fundit t'u pergjigjej pyetjeve te deputeteve ne menyre qe te dilej me pas ne nje perfundim. Sipas Sollakut, deputeti Lesi nuk e ka ndihmuar drejtesine, pasi ai "dorezoi pese flete faksi qe nuk lexohen mire. Ne te gjithe hetimet rezultoi se materiali nuk eshte i vertete". Prokurori i Pergjithshem vuri ne dukje gjithashtu se i gjithe materiali eshte i manipuluar. Sipas Sollakut, as firma e Sokol Kociut nuk eshte e vertete, edhe pse ky i fundit e ka pranuar vete nje gje te tille. Nje absurditet qe vetem nga akuza shqiptare mund ta degjosh. Vete Kociu thote me shkrim se eshte ai autori i pergjimit dhe transkriptimit te bisedes Nano-Abdiu, kurse Sollaku thote se "nuk duhet te jete e vertete"! Per prokurorin e Pergjithshem, kerkesa e bere nga ky institucion eshte e bazuar, pasi sipas tij ndodhemi para nje vepre penale te shpifjes. Sollaku i eshte pergjigjur nje sere pyetjesh te bera nga deputetet e keshillit, ku ne baze te te gjitha pergjigjeve qendronte fakti se sipas tij eshte shpifur per kryeministrin dhe ish-kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Pas variantit te degjuar dje nga Sollaku, komisioni vendosi te degjoje heren tjeter deputetin Lesi, per te vendosur me pas nese do te coje ose jo ne parlament kerkesen per heqjen e imunitetit te tij. [/qb]
Gjynah Sollaku qe e shperdoronka veten keshtu duke u bere krah i Fatos Nanos, qe per me shume votoi kunder zgjedhjes se tij ne kuvend para dy vitesh kur u dekretua nga Meidani. Me sa duket Sollak plehra ja paska me te futme atyne qe e zgjodhen Kryeprokuror: Metes, Nikolles dhe Sales
lol.gif
 
Top